VOAL

VOAL

VIDEO – Mediet italiane shkruajnë për arratisjen e Moisi Habilajt: Jetonte në zonën e kontrolluar nga bosi i Cosa Nostras!

January 12, 2021
blank

Komentet

blank

47 emra në garë- Ja lista e kandidatëve për anëtarë të Kryesisë së PD

47 emra janë kandidatë për anëtarë të Kryesisë së PD, listë e cila u miratua mbrëmë nga Komisioni i Rithemelimit. 

Lista do t’i propozohet për votim Këshillit Kombëtar në mbledhjen e të shtunës, në orën 11:00.

Në rend të ditës së punimeve të KK është zgjedhja e Kryesisë së PD dhe pika të tjera që lidhen me organizimin dhe drejtimin e PD.

Kandidatët për anëtarë Kryesie të PD

1 AGRON SHEHAJ
2 ALBINA DEDA
3 ALDO BUMCI
4 ARBEN IMAMI
5 ARBEN RISTANI
6 BARDH SPAHIA
7 BEDRI BLLOSHMI
8 BELIND KELLICI
9 BLEDI KASMI
10 BLENDI HIMCI
11 BUJAR NISHANI
12 CLIRIM GJATA
13 EDITH HARXHI
14 EDMOMD SPAHO
15 ELDA HOTI
16 ELEINA QIRICI
17 ENDIRA BUSHATI
18 ENNO BOZDO
19 ERALD KAPRI
20 ERVIN MINAROLLI
21 FATBARDHA KADIU
22 FLAMUR NOKA
23 FLORIANA GARO
24 FLORION MIMA
25 GENC DEROMEMAJ
26 GENC POLLO
27 GENT STRAZIMIRI
28 GRIGELS MUCOLLARI
29 INA ZHUPA
30 INDRIT HOXHA
31 ISUF CELA
32 IVI KASO
33 JOZEFINA TOPALLI
34 KASEM MAHMUTAJ
35 KELTIS KRUJA
36 KLEVIS BALLIU
37 LEDIANA FRATARI
38 LEDINA MANDIJA
39 LILJANA ELMAZI
40 LORENC LUKA
41 LUAN BACI
42 LUCIANO BOCI
43 MIMOZA HAJDARMATAJ
44 MIRELA TABAKU
45 OERD BYLYKBASHI
46 SORINA KOTI
47 TRITAN SHEHU

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit se votat për Kryesinë e re do të numërohen përpara kamerave.

Kandidatët, tha Berisha, janë figura me kontribute në PD dhe rithemelimin e kësaj force politike, por ka edhe të rinj.

blank

‘Riorganizimi i PD, jo i lehtë’- Hoxha: Disa individë presin pazar por koha e pazareve ka marrë fund

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Bled Markun, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ka komentuar zhvillimet e fundit në parti pasi ditën e nesërme zgjidhet anëtarësia.

Indrit Hoxha ka theksuar se nesër zgjidhet kryesia e re e PD-së e cila pas një jave vijon me zgjedhjen e nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm.

Për sa i përket bashkimit, Hoxha tha se disa individë brenda PD-së presin pazar por koha e pazareve ka marrë fund njëherë e mirë.

Hoxha: Kemi gati pesë muaj që jemi në proces riorganizimi brenda PD. Fillimisht u zgjodhën kryetarët e degëve, kryesive të degëve, u zgjodh Këshilli i ri Kombëtar dhe nesër zgjidhet kryesia e re e PD-së e cila pas një jave vijon me zgjedhjen e nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm.

Kjo nuk ka qënë një periudhë e lehtë për PD-në, kemi qënë në luftë me eksponentë të brendshëm të forcës sonë, në luftë politike me qeverinë por edhe me ambasadoren e amerikës, ku qëndrimet e saj kanë qënë të njëanshme.

Nesër me zgjedhjen e kryesisë së re të PD-së mbaron mandati i Komisionit të Rithemelimit.

Më vjen shumë keq që grupi parlamentar nuk vjen i unifikuar dhe në këtë garë që është kryesia e PD-së. Loja që po bëjnë disa deputetë shkon në dëm të PD-së. Unë nuk e prisja qëndrimin e Alibeaj pas zgjedhjeve të 6 marsit për të mbajtur këtë pozicion që po mban. Mendoja që Alibeaj do bënte një hap drejt bashkimit dhe unifikimit të grupit, por përkundrazi po ndodh e kundërta.

Nuk do habitesha nëse disa deputetë të dalë nga lista e PD-së votat e tyre të shkonin në shërbim të Edi Ramës, këto gjëra kanë ndodhur edhe më përpara. Situtata tregon se mund të ndodhin edhe tani.

Disa individë brenda PD-së presin pazar por koha e pazareve ka marrë fund njëherë e mirë.

Garancinë që do jenë apo s’do jenë në listë, e japin vetëm primaret brenda PDs-ë. Përcaktimet që bënte më parë kryetari i partisë nuk do të ndodhi më.

blank

Berisha: Po amnistohet mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe pronave!

Berisha denoncon Sado-Gjykatën: Rama tani i përvetëson pronat përmes ‘ushtarëve’ të tij!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë shtypi sot për të denoncuar, “me ashpërsinë më të madhe, siç u shpreh, “ vendimin e fundit të Edi Ramës, me të cilën ai dëshmon çdo ditë e më shumë, se Gjykatën e Lartë apo Sado-Gjykatën (tani e tutje do ta quani Sado-Gjykatë apo GjykataSadushi) e ka kapur përmes Sadushit të tij.”

“Përsa koordinohet në planin e masave, në mënyrën e dhënies së drejtësisë së shqiptarëve, Edi Rama dhe Sadushi i tij kanë zgjedhur drejtësinë sui generis për qytetarët shqiptarët dhe kjo është një histori e rëndë turpi, – theksoi Berisha.

“Edi Rama, përvetëson pronat e shqiptarëve përmes vendimeve të gjykatave dhe ushtarëve të tij në administratë.

Mungesa e transparencës, shkelja e ligjit janë parimet bazë të punës së tij të qeverisë së tij që pa dyshim do të filtrojë rekurset sipas porosive që Agaçi do të shpërndajë sipas urdhrave të Ramës, që tashmë me vendimin e tij vendos publikisht dhe haptas vendos kontrollin mbi sistemin gjyqësor,” nënvizoi kreu i PD-së në vazhdim.

‘Klane mafioze të tokave dhe territoreve’, Berisha: Qeveria po koordinohet me gjykatën dhe po krijon favore

Berisha theksoi se Rama tashmë ka treguar haptas se ka kapur sistemin gjyqësor.

Më tej Berisha u shpreh se qeveria në emër të Reformës në Drejtësi po koordinohet me Gjykatën e Lartë për të krijuar favore për persona dhe individë të caktuar.

“Me vendimin e tij tregon haptas kontrollin mbi sistemin gjyqësor. Në mungesë të transparence dhe dëmit kolosal që mund ti shkaktohet shtetit për rrjedhojë taksapaguesve shqiptarë, Këshilli i Ministrave vendos të heqë dorë nga rekurset për Gjykatën e Lartë për çështjen me natyre civile. Mafia e tmerrshme e tokave nuk shkon më në Gjykatë të Lartë. Ky vendim sipas Ramës është bërë me qëllim lehtësimin e stokut të çështjeve…Vlera ë kësaj tërheqje është miliard euro dëm për pasurinë publike dhe qytetarë shqiptarë. Në emër të Reformës në Drejtësi qeveria po koordinohet me Gjykatën e Lartë për të krijuar favore për persona dhe individë të caktuar. Pas këtij vendimi qëndrojnë klanet mafioze të tokave, të territoreve, të kontrabandës…Vlerësimi për rreth 3800 dosje do të bëhet nga ushtarët e partisë, e sigurtë dora e zezë e Delinës, dhe që të gjithë militantë të PS të klubit juridik Qemal Stafa do të përzgjedhë se kush do falet dhe kush nuk do të falet. Nuk ka nevojë për gjykatës. Prej 7 vitesh Gjykata e Lartë ka gjithsej 13 gjykatës pavarësisht stokut të tmerrshme, mazhoranca nuk plotëson vende,. Përse ? Sepse i do të gjithë të klonuar, allasadush, alladvoran….”, tha ai.

Berisha: Me tërheqjen e rekurseve, amnistohet mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe pronave!

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka ngritur alarmin se me tërheqjen e rekurseve nga institucionet shtetërore, “mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe e pronave, amnistohet! Nuk shkon më në Gjykatën e Lartë. Mjafton të çoje “qesen” në Apel se sipër ia ka zgjidhur Rama në Gjykatën e Lartë”, theksoi ai gjatë konferencës për shtyp.

“Mungesë të plotë transparence pa asnjë analizë të detajuar të rasteve, – tha Berisha, – por edhe dëmit të madh kolosal që mund t’i shkaktohet shtetit, për rrjedhojë taksapaguasve shqiptarëvë, në shkelje të plotë të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave vendos që për të gjitha institucionet në vartësi të hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë për çështje me natyrë administrative apo civile.

Imagjinoni, pra, mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe e pronave, amnistohet! Nuk shkon më në Gjykatën e Lartë. Mjafton të çoje “qesen” në Apel se sipër ia ka zgjidhur Rama në Gjykatën e Lartë.

Ky vendim, sipas Ramës, është bërë “me qëllim lehtësimin e stokut të çështjeve të Gjykatës së Lartë dhe përllogaritet se numri i rekurseve nga të cilat do të tërhiqen institucionet shtetërore, të jetë 3800.. Por vlera e kësaj tërheqjeje është miliarda euro dëm për pasurinë publike dhe qytetarët shqiptarë.

Në emër të Reformës në Drejtësi, Qeveria po koordinohet më Sado-Gjykatën e Lartë për të krijuar favore për individë apo persona juridikë të caktuar. Ju garantoj se prapa këtij vendimi, qëndrojnë lobet, klanet mafioze të tokave , të territoreve, të kontrabandës dhe me radhë.”

Berisha: Rama, Don Agaçi dhe Fico do të vendosin kush falet e kush jo, janë bërë gjykatësit supremë

Nga selia blu, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Qeveria e Ramës ka hapur tenderin e madh të korrupsionit për tërheqjen nga rekurset për çështjet të ndryshme të klientëve të saj.

Sipas Berishës këto dosje do të kontrollohen nga Delina Fico me West Institute, që të gjithë militantë të PS të klubit juridik ‘Qemal Stafa’ të përzgjedhin se kush do falet dhe kush s’do falet.

Ai tha se stoku, në vend se të plotësohej gjykata me 19 gjykatës, përzgjidhet me falsifikime individë nga Rama dhe Agaçi për t’u vendosur në gjykatë.

Berisha: E sigurt dora e zezë e Delinës, me West Institute, që të gjithë militantë të PS të klubit juridik ‘Qemal Stafa’ do përzgjedhë përsosmërisht kundrejt barrëve të rënda, ryshfeteve etj., se kush do falet dhe kush s’do falet. S’ka nevojë për gjykatës. Tani dalin Delinistët. Prej 7 vitesh Gjykata e Lartë edhe sot funksionon nga 2-3 që kishte ka gjithsej 13 gjykatës pavarësisht stokut të tmerrshëm të dosjeve që janë krijuar. Mazhoranca nuk plotëson vendet pa asnjë pengesë nga askush tjetër. Pse e bën këtë, sepse do gjykatës të klonuar alla Sadush, si i thanë alla Dvoran, Dvorani është akoma lojtar rezervë.

Stoku, në vend se të plotësohej gjykata me 19 gjykatës, përzgjidhet me falsifikime individë nga Rama dhe Agaçi për t’u vendosur në gjykatë, por zgjidhja është gjetur o burra të hapim tenderin e fundit të turpshëm që të vjelim miliona, miliona, miliona euro në çështjet civile duke ua faturuar tërësisht këtë në kurriz qytetarëve shqiptarë, taksapaguesve shqiptarë. Shqipëria pushon së funksionuari si një shtet me drejtësi në 3 shkallë. Përkundrazi shkallë supreme e drejtësisë tani është Edi Rama dhe don Agaçio. Janë bërë tani gjykatësit supremë me këtë vendim turpi dhe antikushtetues.

Vrasjet, Berisha: Droga është bërë normë në Polici, Rama ka urdhëruar ndalimin e testit të drogës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pranoi sot se këta muaj pa protesta nga demokratët, kanë qënë kohë e humbur për PD-në, por se kjo parti e ka pasur të domosdoshme që ta shfrytëzonte këtë periudhë për riorganizimin e saj. Ai theksoi gjatë konferencës së sotme për shtyp se një arsye e fortë për protestë kanë qenë dy vrasjet e fundit të kryera nga policë të drogës.

Për mosfillimin e protestave, Berisha tha: “Është procesi që po kalon Partia Demokratike, një proces i domosdoshëm, jetik për rithemelimin e saj dhe asgjë tjetër. Keni shumë të drejtë, është një kohë e humbur për protesta. Mund t’ju them ju se mjafton dy vrasjet e fundit nga policë të droguar, njeri u ekzekutua brenda në komisariat, tjetri me probleme të shëndetit mendor, që s’kishte pasur agresivitet asnjëherë, të dy të droguar.

Droga është bërë normë në polici dhe Edi Rama ka urdhëruar ndalimin e testit të drogës, gjëja më absurde, më kriminale, më e paimagjinueshme dhe faktikisht të dy vrasjet janë të lidhura me drogën. Ndaj dhe ne …Nuk do të mbetet pa u dëgjuar edhe fjala jote për protesta. Po, po.”

 

Berisha: Gazment Bardhi të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan

Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën për shtyp ka komentuar edhe deklaratat e Gazment Bardhit për kandidatin demokarat të të përndjekurve. Berisha tha se ai duhet të japë shpjegime për vrasjen e ndodhur në Elbasan para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai i bëri thirrje Bardhit, “të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan”.

Sali Berisha: Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij, unë e kuptoj luftën që bën për të shpëtuar shpirtin, por prapë është i pashpresë, është i pashpresë.

Të zbardhë një herë të mos i thurë lavde SPAK se do i japim atë shans apo këtë shans, po të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan, e them sepse ai nuk ishte, askush s’është për t’u vrarë në konceptin tim, jo ne jemi vend pa dënim me vdekje. Bardhi … përgjegjës direkt politik për atë gjakderdhje në një lagje që mund të mos ketë pasur gjakderdhje ndonjëherë. Para se të rrijë të merret me këto të shkojë të japë sqarime.

SYRI.NET

blank

Turizmi: rriten 42% hyrjet e të huajve, më pak nga Kosova, 6-fish më shumë nga Greqia

Në katër muajt e parë të këtij viti, në vend kanë hyrë 1.07 milionë shtetas të huaj, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur pandemia ishte në kulmin e vet dhe lëvizjet vijonin të ishin të kufizuara, hyrjet e të huajve në vend janë rritur me 42%.

Rritja është ndikuar nga shtimi i ndjeshëm i hyrjeve nga të gjitha shtetet, me përjashtim të Kosovës, që ra me gati 14%.

Hyrjet nga Greqia u gjashtëfishuan, teksa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin pothuajse të paralizuara. Shtetasit nga Italia pothuajse u trefishuan, nga Spanja u pesëfishuan, nga Anglia u gjashtëfishuan.

Turizmi po i afrohet ndërkohë niveleve të parakrizës, teksa mbërritjet e të huajve ishin vetëm 3% më të ulëta sesa katërmujori i parë i vitit 2019, që dei tani ka qenë viti më i mirë historik për turizmin.

Në krahasim me periudhën e parapandemisë, në vend kanë hyrë më shumë shtetas italianë, anglezë gjermanë dhe nga Kosova.

Pesha e Kosovës ka rënë në katërt muajt e parë të këtij viti, si rrjedhojë e hyrjeve më të pakta nga shteti fqinjë dhe rritjes së ndjeshme të turistëve nga Europa. Për periudhën janar-prill 2022, shtetasit nga Kosova zinin 31% të totalit, nga 50% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Prill 2022, janë 832.920. Krahasuar me Prill 2021, ky tregues rezulton me një rritje 78,6%. Në Prill 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 402.051. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 66,8%.

Gjatë katërmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 6 herë, ndërsa Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme me 13,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021

Pothuajse dyfishohen dhe daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill 2022, janë 834.528 duke shënuar një rritje me 85,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill 2022 janë 449.294. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 2 herë. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Prill 2022, janë 385.234. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 75,5%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë katër muajve të parë të 2022, është 1.502.984 duke u rritur 52,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./MONITOR

blank

Vasili: Dendias e ka mirë me Ramën! Presin largimin e Metës për të na marrë detin

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ çështjen e detit me Greqinë dhe deklaratën e Dendias.

Vasili u shpreh se Dendias ka deklaruar se e ka çdo gjë në rregull me Ramën ndërsa presin largimin e Metës për të marrë detin.

“Ministri grek thotë që e kemi çdo gjë në rregull me Ramën, dhe po presim të largohet ky President. Përballja shumë e fortë, bëhet fjalë për interesa kombëtare, kush i mbron këto interesa është problem për Ramën.

Ka thënë, ai ra dakord që të shkojmë në Hagë. Të ndryshosh nga një platformë në një tjetër, bëhet fjalë për kufijtë detarë, se duhet t’i drejtohesh Presidentit.

Këto marrëveshje nuk i njeh njeri. Ai vetë, ne nuk dimë cila është marrëveshja. Thotë ministri i Greqisë që mezi presim të iki ky President, që të na japë atë që duam.”-tha Vasili.

blank

Bylykbashi: Do të garoj për nënkryetar të Partisë Demokratike

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ se do të garojë për tu zgjedhur nënkryetar i Partisë Demokratike.

Ai theksoi se të shtunën mblidhet Këshilli Kombëtar për të zgjedhur Kryesinë e Partisë Demokratike.

Të shtunën mblidhet Këshilli Kombëtar për Kryesinë e PD dhe më tej.

Dallim i madh nga ajo që bëri Basha në kundërshtim të statutit, për të emëruar. Jam unë ai që e ndaj tha, ju ratifikoni me votë të hapur.

Nga këtu ecim përpara me votë të lirë. Do kandidoj për një nga funksionet në Kryesinë e PD.”-tha Bylykbashi.

syri.net

blank

‘Skavica’, banorët në protestë: Pasojat e HEC-it, si ato të genocidit

Shoqata kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës në Dibër zhvilloi protestën e radhës kundër ndërtimit të kësaj vepre. Banorët shprehen se Skavica është projekt korruptiv, ndërsa pasojat e saj për Dibrën do të jenë të ngjashme me ato të një genocidi lufte.

Syri Tv

Dhjetëra banorë të Dibrës zhvilluan protestën e radhës kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës.

Ata u shprehën se qeveria po tenton t`i mashtrojë, pasi prej 7 muajsh në Skavicë ka nisur puna për ndërtimin e hidrocentralit.

Sipas banorëve, vetëm rezistenca mund të ndalojë ndërtimin e hidrocentralit.

Banorët shprehen se ndërtimi i hidrocentralit do të ketë pasoja të mëdha për zonën, duke zhdukur 35 fshatra dhe mijëra hektarë tokë bujqësore, ndërsa projektin e cilësojnë si genocid për Dibrën.

Banorët shprehen se nuk janë kundër ndërtimit të veprave të mëdha publike, por Skavica sipas tyre është vepër korruptive.

Ata shprehen se do të përshkallëzojnë protestat e tyre nëse qeveria nuk i dëgjon për shqetësimin që ata ngrejnë.

blank

Zona e posaçme elektorale për diasporën- Berisha: Fyerje e madhe! Paralajmëroj Ramën dhe veglën e tij Alibeaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka konsideruar si antidemokratike dhe antishqiptare, idenë e Enkelejd Alibeaj për përfshirjen e diasporës shqiptare në një zonë të posaçme zgjedhore, duke e konsideruar Alibeajn si një vegël të kryeministrit Rama. Berisha paralajmëroi se kjo fyerje për shqiptarët nëpër botë do të hasë në një rezistencë mbarëkombëtare.

I pyetur sot nga gazetarët për këtë tezë të Alibeajt dhe grupimit të tij, Berisha tha:

“Përveç autoritetit që i jep Edi Rama, nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD-ja, – theksoi ai dhe shtoi: “Dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe, pikëpamjen e Ramës të konsiderimit të emigracionit dhe diasporës si një zonë e veçantë elektorale.

E paralajmëroj këtu, mos të luajë me liritë dhe të drejtën e miliona shqiptarëve që janë sot në të katër anët e botës. Ata do të ushtrojnë të drejtën e votës së tyre për kandidatët e qyteteve apo zonave të tyre të origjinës. Sot, teknologjia online e bën këtë 100% të mundshme.

Çdo përpjekje që shprehu nëpërmjet veglës së tij, Alibeaj, për një zonë të veçantë për emigracionin është një përpjekje e mirëfilltë antidemokratike, antishqiptare, është një fyerje e madhe që i bëhet emigrantëve dhe diasporës në të katër anët e dheut. Do të hasë kjo në një rezistencë mbarë kombëtare”, theksoi Berisha. bw

blank

Berisha në seli gjatë mbledhjes së Alibeajt: Autoritetin ia jep Edi Rama, s’ka tjetër!

Kreu i PD-së, Sali Berisha shkoi në selinë blu gjatë kohës që aty ishte Enkelejd Alibeaj dhe deputetët e thirrur prej tij për raundin e tretë për presidentin. Berisha e quajti mbledhjen e 20 deputetëve një farsë që ndodh në sintoni me Edi Ramën.

“Përveç autoritetit që i jep Edi Rama, Aliubeaj nuk ka asnjë autoritet tjetër nga PD. Sot është sintonizimi i një farse të shpifur e zgjedhjes së presidentit të Republikës, nga Edi Rama me kaush opozitën” u shpreh Berisha.

Ndërkohë, duke iu referuar përpjekjeve të një dite më parë për të nxitur votimin e emigrantëve, Berisha sulmoi propozimin e Ramës për një zonë të veçantë elektorale për ta.

“Dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe idenë e Edi Ramës për ta quajtur zonë te vecantë elektorale, të mos luajë me shqiptarët qe janë në katër anët e botës. Ata do të votojnë per kandidatët e tyre në vendet e origjines. Çdo përpjekje qe shpreh permes veglës Alibeaj, është përpjekje antidemokratike, antishqiptare. Fyerje e madhe që iu bëhet emigrantëve. Do haset me rezistencë” tha Berisha. gsh

blank

Akademia e Shkencave kundër marrëveshjes së Butrintit, Gjinushi: Nuk na kanë pyetur

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka dalë kundër ligjit të miratuar në parlament për menaxhimin e parkut arkeologjik kombëtar të Butrintit. Në një konferencë me akademikë që u shndërrua në debat, kreu i akademisë pranoi se institucioni shkencor nuk është përfshirë në proces.

“Morëm dijeni për gjënë me pak vonesë. Nuk menduam që do e kalonin kaq shpejt. Së pari i takonte pikërisht qeverisë të konsultohej me Akademinë e të konsultohej me institutet përkatëse. Në menaxhimin shkencor po e quaj, pra hulumtim, restaurim etj, mbrojmë interesat a rolin e instituteve. Institutet ( Arkeologjia dhe Monumentet) s’mund të rrinë indiferente apo të pranojnë të përjashtohen. Personalisht, mendoj që këtu ka një boshllek, ka një anashkalim.”, tha Skënder Gjinushi.

Në dy orë konferencë, mes të tjerësh, arkeologu Neritan Ceka tha se arkeologu Richard Hodges në një artikull të 2012-ës e ka quajtur mit qytetërimin ilir. “Thotë për ne arkeologët “linja kryesore e kërkimit e mbështetur nga autoritetet ishte formimi i një miti të origjinës ilire. Unë nuk kam asgjë me Richard Hodges. Jemi në dy platforma të ndryshme, unë jam me UNESCO tani më thoni ju me kë është Richard Hodges. Ruajtjen e kujtesës dhe tërësisë territoriale. Ky është misioni që na ka dhënë UNESCO, dhe jo Enver Hoxha por kye zotëri kujton se na e ka dhënë Enver Hoxha.”, tha Ceka.

Ish-drejtori i Parkut të Butrintit, Auron Tare, ishte i ashpër me arkeologët dhe kujtoi se në proces specialistët shqiptarë janë lënë jashtë. “I bini vërdallë e vërdallë, pse I bini, se do kapni ndonjë projekt, ndonjë? Keni emrin e arkeologjisë shqiptare, qendrojini kësaj gjëje. Nuk lejohet në Amerikë një fondacion i huaj të ndryshojë ligjin, të bëjë planin e menaxhimit, të krijojë bordin, të fusë veten e vet, të marrë Butrintin e ta menaxhojë për vete. Në Amerikë nuk lejohet kjo punë, nuk lejohet! Pse e lejoni ju? Ja ku jeni, profesorë. Pse e lejoni ju?”, pohoi Tare.

 

Menaxhimi i Butrintit sipas ligjit të kaluar në parlament dhe ligjit të trashëgimisë, do të bëhet me një fondacion të krijuar me bashkëpunim privat e publik, me një bord prej pesë vetash, ku ministria e kulturës është pjesë.

(BalkanWeb)

blank

Dorëzohet Policia, kërkon ndihmë nga kolegët e Kosovës për finale e Conference League

Policia e Kosovës është nisur drejt Tiranës në ndihmë të policisë shqiptare, për një mbarëvajtje të sigurt të situatës së finales së madhe të Conference League, e cila do të luhet në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”.

Zëdhenësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar se për këtë ndeshje do të jetë edhe ndihma e tyre për efektivët e Tiranës.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, tha  Kelani.

syri.net

blank

Meta shtrëngon duart me Yuri Kim: Nuk ka asnjë problem mes nesh

Presidenti Ilir Meta, mbajti një fjalim në një konferencë me titull ‘Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan’, ku e ftuar është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Meta shtrëngoi duart me ambasadoren amerikane, përpara se të fliste në konferencë. Për herë të parë zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim kanë shtrënguar sot duart.

Meta tha që institucionet duhet të rrisin vigjilencën dhe të parandalojnë trafiqet e qenieve njerëzore, i cili në Ballkan është në nivele të larta. Meta bëri thirrje që viktimat e trafiqeve të trajtohen si qenie njerëzore, e jo si burim provash.

“Një pjesë e konsiderueshme e viktimave të identifikuara janë qytetarë nga rajoni ynë. Një sërë masash janë marrë prej vitesh, por trafiku i fëmijëve është ende i konsiderueshëm. Pandemia e COVID-19 i bëri më të ekspozuar fëmijët nga trafikimi. Masat duhet të integrohen në sistemin e fëmijëve, duke bashkuar shërbimet sociale dhe arsimore. Lufta kundër trafikimit duhet të bazohet në parandalimin e fenomenit. Në këtë situatë duhet të rrisim bashkëpunimin dhe koordinimin, nëpërmjet autoriteteve si dhe bashkëpunimin rajonal”.

“Nga ana tjetër duhet të jenë prioritet situata ekonomike në vendin tonë. Synimi i trafikantëve janë personat në vështirësi më të mëdha. Personat në nevojë të dëshpëruar për punë, ata që bien lehtë pre e trafikimit. Një ekonomi më gjithëpërfshirëse, sundimi i shtetit të së drejtës, jo vetëm do të përmirësonin jetën e qytetarëve tanë, por do të ulnin ndjeshëm trafiqet e çdo lloji. Kërkohet hetim për trafikantët, përfshirë bashkëpunëtorët. Nevojitet trajnim i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit dhe prokurorëve, për hetimin me shpejtësi”.

“Ka ende vend për përmirësime dhe ndërhyrje me rëndësi. Viktimat e trafikimit duhet të trajtohen si viktima të krimit. S’duhet të trajtohen si burim provash pasi janë qenie njerëzore. Liria ka rëndësi sepse njerëzit kanë rëndësi. Lufta për liri zhvillohet edhe në nivel globa. Mbrojtja e jetës është një mision që na përket të gjithëve. Ashtu siç ka thënë dhe Nënë Tereza: Kush shpëton një jetë, shpëton një botë të tërë”, u shpreh kreu i shtetit.

Në përfundim të forumit për trafikimin e qenieve njerëzore, ku u takua me ambasadoren Yuri Kim, presidenti Ilir Meta u pyet se cili bëri hapin e parë për shtrëngimin e duarve, duke i dhënë fund përplasjeve që kanë pasur për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas presidentit nuk ka asnjë problem mes tyre.

“Nuk shikoj asnjë problem në këtë drejtim përveç forcimit të mëtejshëm, bashkëpunimit kundër trafikut të qenieve njerëzore që është një problem tepër serioz dhe që vendi ynë e përjeton shumë për shkak të numrit të largimit të qytetarëve tanë, sidomos të rinjve për fat të keq të fëmijëve, të pashoqëruar nga prondërit. Është një pasojë e madhe për të gjithë shoqërinë tonë sepse shkatërron fëmijë, familje, por njëkohësisht edhe shteron shumë prej energjive më të mira të këtij vendi për zhvillim. Lufta kundër trafiqeve duhet të jetë prioritet për ne, për qeverinë. Ne e dimë që trafikimi është një krim ndërkombëtar”, tha Meta.

syri.net


Send this to a friend