Liria është e imja e jotja
pasuri e patundshme
që nuk gërryhet nga brejtja
Liria është një ushtri e çarmatosur
nga urrejtja
Liria është e pastër
burim i pashtershëm drite
që ngop çdo bark të uritur
Liria është një ushtri e çarmatosur
nga çdo lloj frike
Liria është frymëzim
me sy të kthjellët si fëmija
që grish për të jetuar pa dallim
Liria është një ushtri e armatosur
vetëm nga dashuria
fund e fillim
4.07.2024
(Kjo poezi eshte perfshire ne librin poetik te autores Skaterr, Onufri 2024)