VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

VIDEO LAJM- ‘Foltorja’ Tropojë, Sali Berisha pritet në vendlindje me këngë e valle

By | December 1, 2021
blank

Komentet

blank

Mekeid Selmani i ngriti nga varret Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, Migjenin, Ernest Koliqin….

Sot në takimin e organizuar nga demokratët e Shkodrës në Pallatin e Sportit, Mekeid Selmani është vetëm 19 vjeçar, student i gazetarisë, bir i Shkodër Loces që ngriti peshë gjithë Shqipërinë, dëgjojeni ju lutem se do të merrni plot forca dhe entuziasëm !

 

blank

VIDEOLAJM- Protesta masive, shihni ‘lumin’ e njerëzve më 8 janar

Pas protestës masive të 8 janarit, mediat prestigjioze ndërkombëtare raportuan se mijëra njerëz ishin mbledhur përpara selisë së Partisë Demokratike.

Megjithatë, në mënyrë qesharake, mediat e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës nisën të flasin për qindra të pranishëm në protestë.

Madje përpjekja për të treguar se Berisha nuk ka mbështetës, u reflektua edhe në intervistën e zyrtarit amerikan të DASH, Gabriel Escobar. Ky i fundit u detyrua të pranojë se Berisha ka përkrahje masive.

Por mbi të gjitha janë pamjet që flasin. Kjo video tregon se sa masive ishte pjesëmarrja më 8 janar:

blank

Arrestimet në protestë- Vokshi: Janë bërë me lista të përgatitura. Gjata: Në PD kishte njerëz të armatosur

Deputetja Albana Vokshi dhe juristi Çlirim Gjata kanë komentuar për mediat arrestimet në protestën e 8 janarit 2022.

Vokshi theksoi se arrestimet janë të paligjshme dhe se janë bërë me lista të përgatitura.

Ndërsa, Gjata nga ana tjetër ka vlerësuar se brenda selisë të PD-së ka pasur njerëz të armatosur dhe se policia nuk është marrë me ta, për shkak të paktit që ekziston mes Ramës dhe Bashës për të mos i prekur.

Albana Vokshi: Arrestimet e kryera janë të paligjshme. Arrestimet janë bërë me lista të përgatitura nga selia blu, për të çuar deri në fund skenarin e bashkëpunimit Rama-Basha, për të mbajtur karrigen Lulzim Basha.

Në seli ka pasur njerëz të kërkuar nga policia dhe kriminelë, selia e PD u kthye në seli mercenarësh me pagesë. Të 18 arrestimet janë bërë me urdhër të Ramës dhe Bashës, por më 8 janar u tregua se opozita është e vendosur ndaj regjimit.

Çlirim Gjata: Policia nuk ka bërë asgjë për informacionet e sakta që ka pasur, në PD kishte njerëz të armatosur, që ishin gati të përdorin armë kundër demokratëve. Të 18 të arrestuarit dolën se nuk kishte prova për ndalim, vetë prokurori ka thënë se këtë e ka ndaluar policia, por se nuk ka asnjë provë për këtë. Ata as që kanë qenë në selinë e PD-së. Policia nuk ka bërë asgjë për grupin paramilitar që ka qenë në selinë e PD-së e asnjë nga ata nuk është ndaluar nga policia, sepse ka pasur bashkëpunim mes Bashës dhe policisë për këtë gjë.

blank

VIDEO- Belind Këlliçi: Po vuajmë pasojat e paktit të 17 majit

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, i ftuar në “A Show” u shpreh se sot Partia Demokratike po vuan pasojat e paktit të 17 majit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Këlliëi theksoi se edhe sot nuk ka transparencë për atë takim nga Lulzim Basha, i cili sipas tij është kthyer në një ushtar të Edi Ramës.

 

blank

(Video) Elvi Fundo tek A Show: Mediat blejnë heshtjen! Si mediat shqiptare paguhen nga kompanite e koncesionit korruptiv te inceneratoreve

Tek A Show me Adrian Krasta, gazetari Elvi Fundo  zberthyeu si mediat shqiptare paguhen nga kompanite e koncesionit korruptiv te inceneratoreve.

voal.ch

 

 

 

blank

blank

blank

VIDEO- Berisha për median amerikane: Qeveria e Sorosit po mbështet opozitën e kontrolluar me mercenarë vrasës kundër nesh

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, flet për gazetarin e njohur amerikan, L. Todd Wood, në emisionin e tij “Information Operation’ në CDMedia pas protestës së 8 janarit

TW: Ju lutem, na tregoni se çfarë po ndodh në vendin tuaj.

SB: Është e qartë se synimi është që ky vend të mbahet peng nga qeveria shqiptare me një mbështetje të fortë të ambasadores së SHBA-së në Tiranë. Pasi mua më shpallën non-grata, pa asnjë lloj fakti, prove, dëshmie, dokumenti 8 vjet pasi isha larguar nga pushteti, kur nuk isha akuzuar kurrë për korrupsion, por përkundrazi, isha lavdëruar për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, papritur u shënjestrova si një person non-grata dhe sikurse ju thashë, as unë as ndonjë person nga familja ime nuk ishte akuzuar nga askush. Tri javë pasi kisha humbur zgjedhjet filloi një kalvar i vërtetë. DASH më kërkoi që të mos hyja në parlament. Kryetari i partisë, i cili punonte nga afër me ambasadën e SHBA-së, shpresonte të krijonte një koalicion me qeverinë. Unë e kisha kundërshtuar këtë. Pikërisht këtu filloi lëvizja në parti. Kjo lëvizje përfundoi me heqjen nga pozicioni të kryetarit pas Konventës Kombëtare ku kishte anëtarë të zgjedhur më 11 dhjetor. Më pas u zhvillua referendumi më i madh që kemi pasur ndonjëherë ku votuan anëtarët e partisë. Më shumë se 90% e tyre votuan për të larguar kryetarin, por kryetari nuk e pranoi rezultatin e votimit. Nuk pranoi që ai nuk është më kryetar. Ai mblodhi mercenarë, vrasës të njohur, trafikantë droge, fondamentalistë nga ‘Vëllazëria Myslimane’ e vendeve të tjera në selinë e partisë dhe filloi procesin e blindimit të selisë. Kështu që ne dolëm në protestë për të rimarrë shtëpinë tonë, selinë që është shtëpia e anëtarëve të PD-së. Ishte një protestë paqësore. E kam thënë publikisht që dyert duhet të ishin të hapura. Këto janë dyert e shtëpisë sonë dhe asnjë nuk ka të drejtë të na pengojë të hyjmë brenda. Por, pa dhunë. Nuk duhej ushtruar asnjë formë dhune kundër askujt. Kjo ishte motoja jonë. Por pala tjetër bëri të kundërtën. Ata i përdorën mercenarët dhe vrasësit për të sulmuar protestuesit paqësorë në mënyrë brutale. Ata përdorën njësitë speciale të policisë, gazin lotsjellës, pluhur monoksid karboni, gjuajtën me gurë dhe armë të tjera. Për pasojë, ka 12 protestues paqësorë të lënduar. Asnjë nga policia, asnjë nga pala tjetër nuk është gërvishtur a lënduar.

Qeveria e Shqipërisë kërkon të emërojë kryetarin e partisë së opozitës nëpërmjet policisë, bandave, vrasësve të cilët gjenden brenda ndërtesës dhe duan të mbajnë për kryetar një kukull që nuk e ka më besimin e anëtarëve të partisë.

TW: Pra, opozita kundër qeverisë së mbështetur nga Sorosi po mbështetet nga qeveria sepse është opozitë e kontrolluar. Juve nuk po ju lejojnë të rimerrni partinë, pavarësisht se keni shumicën e votave.

SB: Po, kështu është. Kanë dalë disa deklarata se SHBA nuk do të merren me një person që është shpallur non-grata. Megjithatë, kjo nuk ndikoi kurrsesi te anëtarët e partisë sime. Megjithëse këto deklarata u përsëritën disa herë nga ambasadorja e SHBA-së dhe jo vetëm. Në fakt, procesi ishte procesi më demokratik që është para ndonjëherë. Si nuk arritën t’i bindnin anëtarët e PD-së që të mos mbështetnin Berishën dhe duke mbajtur me çfarëdo çmim këtë anëtar kukull, ata reaguan ashpër kundër protestuesve dhe as nuk u shprehën për faktin se selia e PD-së është kthyer në një çerdhe kriminelësh dhe personash që janë dënuar me 25 vjet për vrasje, trafikantë droge dhe fundamentalistë që kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut, etj. Ky është realiteti i pasigurt dhe i rrezikshëm. Megjithatë, ne do të vazhdojmë.

TW: Cili është plani i vazhdimit?

SB: Sipas vlerësimit tim modest, ky është një revolucion paqësor. Shqiptarët duan një opozitë të vërtetë. Shqiptarët e shohin se pluralizmi politik është në rrezik, prandaj ne do të realizojmë qëllimet tona. Nëse vazhdojnë në të njëjtën mënyrë, Shqipëria do të ngrihet në protestë kudo. Ne nuk jemi të gatshëm të sakrifikojmë pluralizmin në këtë vend. Vullneti i shumicës duhet të mbizotërojë. Pakica duhet të respektohet dhe duhet të respektojë vullnetin e shumicës. Këto janë rregullat bazë të një vendi demokratik dhe ne do të bëjmë çmos për t’i mbajtur gjallë ato.

TW: A ka pasur ndonjë veprim tjetër nga ambasada, apo ambasadorja Kim së afërmi?

SB: Çdo ditë. Në fjalimet e tij, kryetari kukull lexon komunikata, të cilat me siguri ia dërgon ambasadorja e SHBA-së. Për shembull, ai u thotë shqiptarëve se Berisha e di se shpallja non-grata është një proces i gjatë që shkon nga njëra agjenci në tjetrën. Mua më kërcënojnë me Thesarin. Unë u kam thënë që ta dërgojnë shpalljen sa më parë aty. Pse e kam thënë këtë? Nëse cilido institucion amerikan, apo shtetas amerikan arrin të sigurojë një provë të vetme për të vërtetuar akuzat në adresën time, unë jam i gatshëm të marr çdo vendim dhe unë ju ftoj ju dhe median e SHBA-së që të vini dhe të hetoni çdo gjë që është shkruar për mua. Por, pa asnjë provë a dëshmi, unë nuk do të heq kurrë dorë nga liritë dhe idealet e mia dhe do të vazhdoj betejën time. Prandaj, u thashë “shkoni sa më parë aty ku doni të shkoni”. Unë do të mbroj të drejtat e mia. Unë kam hapur gjyq në Gjykatën e Parisit dhe do të punoj natë e ditë për transparencën e këtij procesi që është i bazuar tërësisht në korrupsionin dhe lobimin e Ramës dhe Sorosit.

TW: A jeni kontaktuar nga diaspora jashtë vendit?

SB: Kam mbështetje të fuqishme prej tyre. U jam shumë mirënjohës. Unë kam përfaqësuar shqiptarët për dekada dhe patjetër që diaspora është shumë e motivuar për të gjetur të vërtetën, për të siguruar transparencë. Kjo është shprehur që nga maji deri tani. Asnjë provë nuk ka rrjedhur dhe as nuk është demonstruar. E di që kanë dosje, por probleme është se ato janë të falsifikuara. Unë ua kam kërkuar të më tregojnë prova. Jam i gatshëm të marr vendime kundër vetvetes. Megjithatë, asnjëherë nuk do të pranoj t’i përulem një mafieje të rrezikshme.

TW: Faleminderit për kohën tuaj. Do të flasim së shpejti për zhvillimin e ngjarjeve.

SB: Faleminderit. Ju uroj një vit të mbarë.

blank

Berisha publikon VIDEON- ‘Sokol Bizhga çirret si shtazë: gaz, gaz, gaz prapa shpinës së protestuesve’

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, publikoi videon ku shihet se si drejtuesi i FNSH, Sokol Bizhga, urdhëron të hidhet gaz lotsjellës, edhe pse protestuesit janë larguar.

Bizhga ishte personi që urdhëroi dhunën barbare mbi protestuesit demokratë.

“Sokol Bizhga çirret si shtazë: gaz, gaz, gaz, prapa shpinës së protestuesve, ndërkohë që polici i thotë: Pse gaz, ata po largohen!

PS: Sokol Bizhga është besëpreri që dorëzoi në duart e bandave të pavdekshmin Gjergj Mehmeti të cilin bandat e dogjën të gjallë në Sarandë!” shkruan Berisha.

blank

VIDEO- Basha kthen zyrat e FRPD-së në magazina, të rinjtë: PD nuk është pronë private

Të rinjtë e FRPD i kanë gjetur sërish dyert mbyllur në selinë blu. Ata kanë dhënë një deklaratë për mediat.

‘Ne jemi një grup të rinjsh nga kryesia anëtarë të FRPD erdhëm në zyrat e FRPD për të zhvilluar  një mbledhje pune, por siç e patë zyrat janë mbyllur dhe kthyer në magazinë. Logot e FRPD janë zhdukur. Është shokuese kjo që po ndodh. Unë jam Minushe Lazaj, jam në FRPD-në.

Kam kontribut 15-16 vitesh në forumet e PD-së dhe e punësuar në departamente të PD-së dhe sot nuk lejohem të hyjë. Zyra ime është bastisur. Është lyer me alkool për të fshirë gjurmët.

Është tragjike që PD është aset kombëtar dhe të shndërrohet në këtë derexhe nga ai që konsiderohet si lider europian.

Këlliçi e denoncoi bastisjen e zyrave të PD dhe policia nuk iu përgjigj, kurse thirrjes së Bashës menjëherë.

Pra, lëvizje me dy standarde.

Kjo është tragjike për Shqipërinë që po cenohet pluralizmi. Nëse zoti Basha ka dyshim mbi shumicën dërrmuese të demokratëve atëherë të kalojë në votëbesim. Kujt i trembet ai? Le ta kalojë në votë. PD nuk është pronë private, por e gjithë anëtarësisë së PD dhe formohet nga anëtarësia, jo nga kryetari që është sot e nesër vjen dikush tjetër’, tha anëtarja e FRPD-së Minushe Lazaj.

blank

VIDEO- 388 milionë euro detyrime, fatura stratosferike e gabimeve të qeverisë

Qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka akumuluar 388 milion euro detyrime si pasojë e humbjeve në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar. Shuma më e madhe që qeveria duhet të paguajë është 108 milion euro, ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi, pas mbylljes së Agon Channel. Shteti shqiptar ka qenë i paditur në 14 çështje, nga të cilat ka fituar vetëm 4, çka vendos në dyshim mënyrën sesi qeveria menaxhon kontratat

SYRI TV

Shteti shqiptar ka akumuluar një detyrim prej rreth 388 milionë euro nga humbjet e regjistruara në Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar gjatë periudhës 2015-2020, kohë në të cilën drejton qeverinë kryeministri Edi Rama.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se ky detyrim është krijuar nga dështimi në proceset gjyqësore të 5 çështjeve të Arbitrazhit. Një prej tyre është humbja e qeverisë Rama përballë biznesmenit italian, Françesko Beketi. Shqipëria detyrohet t’i paguajë ish-pronarit të “Agon Channel” një vlerë prej 108 milionë euro, pa përfshirë shpenzimet gjyqësore. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk e njeh dhe nuk ka për ta zbatuar vendimin e Arbitrazhit Ndërkombëtar kundër Beketit.

Por, kjo kokëfortësi e kryeministrit dhe qeverisë së tij rrezikon të rëndojë akoma më tej taksat e qytetarëve, për shkak të vlerës së kamatëvonesave. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar së fundmi rezultatet e auditimit të zhvilluar në institucionin e Avokaturës së Shtetit, ku ka konstatuar një seri të gjatë parregullsish sa u përket çështjeve të Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Vendimet e gjykatave ndërkombëtare bëhen të ekzekutueshme pasi të shprehen Gjykata e Apelit në Shqipëri. Sipas audituesve, Avokatura e Shtetit në thuajse të gjitha rastet nuk ka asnjë dijeni nëse gjykatat shqiptare të nivelit të dytë janë shprehur apo jo për ekzekutimin e këtyre vendimeve, me një faturë stratosferike prej afro 400 milionë euro.

KLSH konstaton se: “Avokatura e Shtetit nuk dispononte informacion të plotë mbi njohjen e këtyre vendimeve pranë Gjykatave të Apelit vendase, si dhe ecurisë së ekzekutimin të tyre. Kjo si rrjedhojë e mosthirrjes në gjykim nga këto gjykata apo dhe nga institucionet respektive si palë e interesuar”. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga auditimi rezultoi se, në gjykatat e huaja ndërkombëtare dhe arbitrazhin ndërkombëtar shteti shqiptar ka qenë si palë e paditur në 14 çështje gjyqësore. Nga këto rezultoi se janë gjykuar dhe dhënë vendimet për 9 çështje ndërsa 5 prej tyre presin gjykimin pranë këtyre gjykatave. Shteti shqiptar ka qenë palë e paditur në 14 çështje në gjykatat ndërkombëtare dhe arbitrazhin shqiptar, nga të cilat ka fituar vetëm 4 raste, duke dëshmuar për një problematikë shumë të madhe në mënyrën se si qeveria menaxhon kontratat, sidomos me kompani të huaja.

blank

VIDEO- Pamjet kur mercenarët e Lulzim Bashës hedhin xhama mbi kokat e demokratëve

Mercenarët e deputetit Lulzim Bashës, përveç se ishin të armatosur me gaz lotësjellës, shkopinj, hekura e sende të tjera të forta, për të goditur protestuesit kanë thyer edhe xhamat e selisë së PD-së.

Në videon e mëposhtme, shikohet se si mercenarët e Bashës të vendosur në katin e dytë të selisë së PD-së, thyejnë xhamat dhe ua hedhin mbi kokë demokratëve që po protestonin.

Për më shumë, shikoni pamjet:


blank

VIDEO- Komisioni i Rithemelimit njoftoi rikthimin dhe deklaratë nga selia, kyçet dera e oborrit të PD

SHQUP i kanë vënë kyçin derës hyrëse të selisë.

Siç shihet në videon që sjell gazetari Osman Stafa në redaksinë e “BalkanWeb”, dera kryesore e PD është kyçur me dry e zinxhir.

Gazetari Stafa raporton se ky veprim është ndërmarrë vetëm pak minuta më parë, teksa Komisioni i Rithemelimit njoftoi se do të shkonte në seli për të mbajtur një deklaratë sot në orën 14:00.

blank

VIDEO-SYRI TV- Kush i shkatërroi zyrat në katin e 2-të, kur protestuesit nuk u ngjitën atje?

Veç dyerve të blinduara që u hapën nga protestuesit, Policia ka konstatuar dëmtime të PD në katin e dytë, ku protestuesit nuk arritën të ngjiteshin. Oficerët e Policisë kanë ngritur pikëpyetje se kush e shkatërroi godinën në katin e dytë, në një kohë që protestuesit nuk arritën të ngjiteshin.

Gjithashtu në ambientet ku qëndroi Basha e personat e maskuar që dhunuan protestuesit, ishin zhdukur edhe bombolat e gazit lotsjellës dhe sprait që u përdorën kundër demokratëve. Veç shkatërrimit të zyrave në katin e dytë, ra në sy, që ishin hequr dhe nuk u gjetën nga policia mjetet e forta e sendet e kundërligjshme të përdorura nga njerëzit e Bashës ndaj protestuesve.

Nga SYRI TV

Përplasja mes protestuesve, mercenarëve të Bashës dhe policisë ka shkaktuar dëmtime të godinës së Partisë Demokratike. Veç dyerve të dëmtuara në katin e parë që u hapën nga protestuesit, bie në sy që edhe në katin e dytë të godinës janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në zyrat e deputetëve apo në sallën e mbledhjeve.

Policia ka ngritur pikëpyetje mbi këtë fakt, pasi sipas dëshmive të vetë deputetëve apo edhe zyrtarëve të tjerë që ndodheshin seli, protestuesit nuk u ngjitën në katin e dytë.

Nuk dihet se si dhe kush i shkatërroi zyrat në katin e dytë ku ndodheshin deputetët dhe mercenarët e maskuar të thirrur nga Lulzim Basha, por për të zbardhur këtë, Prokuroria ka sekuestruar edhe serverin e kamerave të godinës së Partisë Demokratike, për të parë se si ka rrjedhur ngjarja, apo kush ishin personat që hidhnin objekte të forta mbi protestuesit.

Një tjetër detaj që ka ngritur pikëpyetje tek Oficerët e Policisë, është përdorimi i gazit lotsjellës nga ana e personave të maskuar  ndaj protestuesve.

Edhe pse kamerat kanë fiksuar këta persona që përdornin spraj dhe gaz lotësjellës, policia nuk ka arritur të gjejë asnjë prej këtyre mjeteve në katin e dytë, madje edhe shkopinjtë që janë përdorur për të dhunuar nga protestuesit janë hequr, duke pastruar provat përpara se t’i siguronte policia.

Policia e Prokuroria pritët të kërkoj edhe pamjet nga mediat për të faktuar përdorimin e këtyre mjeteve të jashtëligjshme.

Edhe publikisht Lulzim Basha e mohoi përdorimin e sprajit dhe gazit lotsjellës, e duket se në të njëjtën linjë kanë qenë edhe disa prej mbështetësve të tij tashmë të arrestuar.

 


blank
blank
Send this to a friend