Irani ka bombarduar masivisht dje (6 mars) Kuvajtin me dronë dhe raketa balistike.
Shënjestra ishin kryesisht bazat amerikane në atë vend. Sulmi sipas raportimeve nga terreni përfshinte deri edhe përdorimin e raketave kruiz.
Sulmet e sotme dhe të kohëve të fundit kanë vrarë dy anëtarë të forcave të armatosura të Kuvajtit dhe një fëmijë, ndërsa numri i ushtarëve të plagosur është 67.
Ushtria iraniane njoftoi zyrtarisht se përdori 15 raketa lundruese në sulmet që synonin bazën ajrore amerikane Ali Al Salem në Kuvajt, si dhe anijet në veri të Oqeanit Indian.
Mbrojtja ajrore e Kuvajtit konfirmoi se sot u përball me valë të reja “raketash dhe dronësh armiqësorë” që hynë në hapësirën ajrore të vendit. Në total, që nga fillimi i armiqësive, janë zbuluar dhe kapur më shumë se 212 raketa balistike dhe 394 dronë.
Imazhet video dhe satelitore tregojnë shpërthime dhe të paktën katër pika impakti në bazën Ali Al Salem. Dëmtime u raportuan në pistën e uljes dhe në një depo karburanti, ndërsa forcat e stacionuara atje (amerikane dhe italiane) u strehuan në strehimore të fortifikuara.
Baza ajrore Ali al-Salem në Kuvajt ishte në qendër të tensionit, ndërsa videot që qarkulluan në mediat sociale kapën një raketë që shpërtheu në një distancë të shkurtër nga objekti.
Baza strehon një numër të konsiderueshëm forcash amerikane dhe është një pikë qendrore për operacionet amerikane në Lindjen e Mesme.
Imazhet nga zona tregojnë momentin e shpërthimit të fuqishëm, duke ngritur shqetësime në lidhje me sigurinë e instalimeve ushtarake.
Shtetet e Bashkuara njoftuan mbylljen e ambasadës së tyre në Kuvajt, ndërsa sipas informacioneve, është duke u zhvilluar edhe procesi i evakuimit të një pjese të personelit. gsh