WHISKY ASHT ANTIVIRUS
Akademikët tanë perpara se me fillue me shkrue per “Historinë e lavdishme të Partisë” dhe “Rilindjes” saj, pijnë një gotë Whisky Antivirus. Fillon pastrimi trunit.
Historia del e saktë dhe nuk lejon hymjen e Virusit!
Ajo gotë i kjartëson mendjen, per mos me gabue datat!
Mbas saj gota e dytë i kujton fakte të tjera ma të sakta!
Zhduken dhe disa figura të dyshimta e shumë të vjetra.
Në se fillon thamja e fytit, me te fillon edhe harresa…
Gota e tretë i zhdukë çfaqjet e Virusit (thatsinës fytit e pakjartësinë e mendimeve) dhe, ia kjartëson pamjen, tue i forcue besimin tek vetja se: “Vetem Ashtu Asht!”
Edhe po pat dyshime, Whisky i jep guximin e shkrimit.
Në fund të shishes, libri asht i saktë dhe perputhet me faktet e shkrueme edhe nga Akademikët e Akademisë, së para vitit 1985, kur asht botue Fjalori Enciklopedik i Akademisë Antishkencore të Tiranës së tiranve…Amen
Melbourne, 2 Maji 2020.
Komentet