Ne vitin 1993 shkova azil ne Gjermani në qytetin e Hamburgut.
Unë kisha me vete disa dokumenta të burgut që isha i dënuar 3 herë nga regjimi sërb,dhe po ashtu me kto dokumente e kisha të sigurt Azilin.
U dashke përkthyes me licenc dhe shkova te Muhamed Kelmendi pasi që veq ai kishte licenc i mori dokumentet i kqyri dhe më tha që një rresht kushton 4 Marka.
Kisha shumë fleta e kur i llogariti u çmimi shkonte më shumë se 3000 Marka.
Në ato momente vjen një shok dhe pa hallin tim e më tha hajde shkojmë te Donika Gervalla edhe ajo ka licenc edhe t’i ban shumë ma lire.
Shkuam te Donika na priti mirë edhe ja fillum bisedën se për çfarë kemi ardhë e tha ok, i mori e i kqyri krejt dhe më tha se para dy jave s’mundem me i perkthy. I thash ok e pyeta per çmim e tha kur t’i kryj bajm llaf për çmimin.
Shkoj tek Donika mbas dy jave në zyrën e saj dhe na priti shumë mirë më tha dokumentat i ke t’kryme edhe unë mendova se me 1000 Marka e msheli pazarin dhe e veti sa te kam borxh.
Ajo u ndal dhe më shikoi në sy e tha: qa po thu bre, besomeni në Zot ju betohem se më tha, ti asnje borxh s’ma ke po na ty t’kemi borxh ty se e kam lexu aktakuzen e i kam pa se çka paske hjek ti prej rinie nëpër burgje e shyqyr qe kemi ksi njerzish .
I nxorra 200 Marka thash t’ja la bakshish se më vike keq.
Veç ça s’mu idhnue, por prap më fali.
E më tha çfarë t‘ kesh nevojë LAJMROMU.
(Ju kisha lut që ta shpërndani kët Shkrimin tim,
Ta shofin dhe ta dijnë se kush është e DONIKA Jusuf GERRVALLA)
JU PERSHENDES,
Shaip Tërrnava