Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).
Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.
Në minutën e 69-të të finales Brazil-Uruguai , të zhvilluar në stadiumin gjigand “Marakana” të Rio De Zhaneiros, Mikuesi goditi traun e portës braziliane dhe pesë minuta më pas Skiafino ftoi Gixhan, i cili, i kërrsur, si një kalë gërmuq i legjendave, pasi çarmatosi mbrojtësin e majtë, Bigode , shënoi golin e dytë.
…Gjigandi “Marakana” hesht, tkurret, akullohet. Futbollistët në fushë janë të $oroditur dhe porta uruguajane u tretet sysh. Ndeshja ka mbaruar dhe hallku në shkallët e stadiumit nuk u beson syve. Për më tepër, ka nga ta që në çaste haluçinimi, pandehin se futbollistët do të reshtohen përsëri në fushë, për të filluar… pjesën e tretë!..
Por kur Zhyl Rimeja, presidenti i FIFA-s, u dhuron uruguajanëve kupën, gjithçka bëhet e e qartë.
Klithma brengosëse, deri në lotëri të paprashme… Për më keq, 56 infarkte në stadium në ato minuta. Rasti më patetik është ai i mbrojtësit brazilian, Danilo, që kërkon të vrasë veten. Por arrijnë ta shpëtojnë. Por jo 50 të tjerë që gjejnë mënyra të tjera që t’i japin përgjithmonë lamtumirën kësaj bote. Dhe jo nga skamja, mjerimi që mbështjell Brazilin…Por nga një humbje në fushën e futbollit. Dashuri verbuese deri në fanatizëm të skajshëm…
Mijëra sy nguliten mërishëm mbi urugujanin Gixha, që është shkaktari i kësaj llahtare. Po të mos ishte policia, vështirë se do te mbetej gjallë, bash si gjyqtari belg Langenus pas finales Uruguai-Argjentinë në Botërorin 1930. Por ai për nafakën e tij qe veshur me zhaketë dhe kilota. Kurse Gixha me fanellë e të mbathura sportive. Sidoqoftë, ai arrin gjallë me në atdhe. Dhe pritet si hero. Ashtu si uruguajani tjetër, Skiafino, që kujton:
”Shikoja nga fusha mijëra e mijëra që qanin me kuje në shkallët e stadiumit. Ata nga hidhërimi, kurse ne në vetevete nga gëzimi, duke menduar për famljet tona”.
Brazili është në zi. Uruguai, kur nuk e priste- kampion i botës për të dytën dhe të fundit deri tani.
Të dyja skuadrat luajtën në këtë finale historike më këta futbollistë:
Uruguai:
Maspoli, M.Gonzales, Tehera ,Gambeta,Varela, Andrade,Gixha,Perez,Miguez, Skiafino, Moran;
Brazili:
Barbosa, Augusto, Juvena, Bauer, Danilo, Bigode, Friaka, Zizinjo, Ademir , Zahir, Kiko
Gjyqtar- Reader,(Angli)