Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).
Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.
Finalja e këtij botërori Hungari-Itali u zhvillua në stadiumin ”Kolomb” të Parisit. Nga shikuesit në fushë u prit me brohoritje ardhja e presidentit të Republikës franceze, Lebrun. Ndonëse nuk e njihte futbollin, ai kishte dëshirë që të nderonte organizatorët e botërorit dhe veçanërisht presidentin e FIFA-s Zhyl Rime, edhe ai francez.
Presidenti, me t’u ulur pranë Rimesë, dukë hedhur sytë nga futbollistët që po bënin nxemjen , pyeti me naivitet: ”Cilët janë fracezët në fushë?”.
Merret me mend hutimi i presidentit të FIFA-s, i cili arriti për çudi ta nxirte nga ky telash veten dhe presidentin e Republikës franceze që kishte bërë këtë goxha gafë, duke i dhënë këtë përgjigje të mençur:
”Francezët, shkëlqesi, përfaqësohen në fushë…nga gjyqtari”. Duke shqiptuar këto fjalë, tregoi në në fushë gjyqtarin Kapdëvil, që për fatin e tij të mirë ishte francez.
“Futbollin e kuptoj pak,- shpjegoi pas ndeshjes presidenti francez,- por pashë që italianët zhvilluan një ndeshje të bukur..”
Ndeshja u fitua nga skuadra “axurra” me rezultatin 3-1 dhe kështu ata për të dytën herë u bënë kampionë të botës.
Ata patën në finale këtë përërje:
Oliveri, Foni, Rava, Serantoni, Andreolo, Lokateli, Biavati, Meaca, Piola, Ferrari, Kolausi.
Hungaria:
Sabo, Polgar, Biro, Salai, Suks ,Lazar, Sas, Vinceze, Saroshi, Zengeler, Titkos
Gjyqtar-Kapdëvil, (Francë)
Golëshënuesi më i mirë:
Leonidas, (Brazil),8 gola.
Nga galeria e yjeve:
Piola, (Olivieri, (Itali), Sharoshi, (Hungari), Leonidas, (Brazil), Foni, (Itali), Guaia, (Brazil).

Kapiteni i ekipit italian Giuseppe Meazza