Mjerimin tonë nxirrnin në ekrane
ata që na kishin skllavëruar.
.
E ne, të verbëruar dy sysh,
me dorën grusht
e yllin pesëcepësh në ballë,
i këndonim:
Partisë së Punës,
Enver Hoxhës,
Stalinit,
Milladinit,
Maocedunit
dhe Leninit.
.
Mburreshim me lopatë e kazmë,
sikur të ishin ekskavatorë.
Harruam Ulqin, Shkup e Prishtinë —
u vëllazëruam me Moskë e Pekin.
Vëllezërit tanë në Kosovë
laheshin në gjak nga sllavët,
e ne aktronim,
duke rrahur ujë në havan.
.
Ende
disa nostalgjikë
adhurojnë atë sistem,
me jetën e breshkës
nën samarë.
.
ARIF EJUPI
Gjenevë, 28 janar 2026