Tre vjet pasi ka qenë ‘ligjërisht përgjegjës’, për vrasjen e vajzës së Whitney Houston Brown, Nick Gordon, ish i fejuari i saj ka vdekur në moshën 30 vjeçare. Sipas zërave shkaku i vdekjes ka qenë overdoza. Lajmin e ka dhënë vëllai i Gordon, Jack Walker Jr…

“Jemi të shkatërruar për humbjen e vëllait tonë të dashur’, ka thënë Walker Jr, në një deklaratë zyrtare: ‘Gordon ka lënë një boshllëk të madh në zemrat dhe në familjen tonë dhe miqve të tij. Lufta e Nick në këtë jetë nuk ishte aspak e lehtë…’

Vajza e vetme e këngëtares pop Whitney Huston, Bobbi Kristina Brown, atëherë 22 vjece, u gjet pa ndjenjë në vaskën e banjos së shtëpisë së saj në Atlanta Georgia, ndërsa Gordon ishte atje në fillim të vitit të ri 2015.

I shpallur fajtor nga gjykata për vdekjen e saj pasi i kishte dhënë një ‘koktejl vdekjeprurës’ Gordon është detyruar të paguajë më shumë se 36 milion dollarë për lirimin me kusht. Burime për Daily Mail thanë që Gordon kishte pësuar një seri infarktesh në zemër natën e Vitit të ri dhe ishte dërguar me urgjencë në spitalin Altamonte Springs, ku edhe mbylli sytë. bw