Lek Mirakaj: E gjitha kjo është pasojë e gjoja ndryshimeve statutore që i japin frymë erdoganiste drejtimit të Vatrës.
Pa llogaridhënie, me manipulim të vendimeve të Kuvendit dhe, si duket, kthimi i Vatrës në organizatë fitimprurëse sjellin këto pasoja.
Rreziku është që kjo lojë me taksat të jetë e qëllimshme për ta kaluar pronësinë në duart e dikujt tjetër, ku edhe kryesia uzurpuese e Vatrës të ketë pjesën e saj.
Edhe kur Vatra kishte disa dhjetëra anëtarë, nuk është ndodhur kurrë në një situatë të tillë.
Z. Karagjozi, si pronar legal i selisë, duhet të fillojë procesin për të mos lejuar që selia të kalojë në duart e çakejve që kanë sjellë këtë situatë të turpshme.
Vatra do ta kalojë këtë situatë skandaloze.
Vatra pa godinë do të shkrihet si kripa në ujë.
Të gjithë vatranët duhet të protestojnë dhe ta detyrojnë kryesinë uzurpatore të shlyejë detyrimet ndaj IRS-it.
“Vatra në rrezik” duhet të jetë leitmotivi që të mobilizojë të gjithë vatranët për shpëtimin e selisë së Vatrës.