Vape e madhe ne kontenjere, 14 vite tmerr dhe ferr, edhe tani me rende dhe me veshtire se çdo here, a durohet tere ky tmerr, ka jave plote qe rryme dhe uje reduktohen gati pernjehere, vape , zjarre dhe flake ne kontenjer, mungon edhe uji tashme jave te plota reduktime, e tere dita gati pa uje, edhe rryma ndalet shpesh here, ne u poçem dhe u tretem dalngadale ne kete tmerr, brenda flake, jashte, llamarine edhe hekur jane zjarre dhe ferr, kur te gjejme pakez freski, ndali Zot keto vuajtje kete tmerr, keta udheheqes qe qeverisin ,nuk e ndjejne si ne kete tmerr, ne freski ata jane gati çdo here, ndersa ne padrejtesisht po perjetojme gjithe kete ferr, athua valle , mos ndaj nesh me pa pergjegjesi dhe injorance mbi ne ata po hedhin vrer, te uritur, dhe te etur jemi shpeshhere, flaka na doli ne kontenjere, keta femije edhe keto nena pse o Zot gjithe kete ferr, nate e dite na treti vape , padrejtesi , mjerim ne kontenjer , jeten tone qe na dhuroi Zoti e perpiu tmerr dhe ferr, pushtetare dhimbjet tona qe ju adresuam ndjeni te pakten vetem nje here, ky shtet i yni ka para sa te na shpetoni nga ky tmerr, por pa pergjegjesia e juaj, na fundosi ne kete tmerr, ne kete kamp , ne kete ferr, kurre per ne nuk u ndalen vuajtje dhimbje edhe tmerr, ky vend banim tashme per ne, 14 vite eshte bere ferr, kamp mjerimi , ah sketerre, na ngrine dimri dhe na kall vere, ne mes nesh ka edhe te tjere, pse o Zot ne aq te mjere, keto vuajtje dhe padrejtesi te mos i vuajne kurre te tjere, çfare ka jeta tjeter te mjere, Zoti eshte Nje i vetem si per ne edhe te tjere, ju pushtetare keni frike Zotin mbi qiell, na poç hene dhe na treti vape edhe diell, kryeni punet dhe pergjegjesite ju ndaj shtetit edhe kombit edhe neve me me nder , keto ofshama edhe klithma i degjon edhe Zoti mbi qiell, beni zgjidhje sa me shpejt edhe per ne, sikur keni bere edhe per te tjere, edhe ne jemi njerez me shpirt dhe vlere, nuk ndryshojme nga te tjere, por vetem nga fakti qe jemi ndoshta edhe me te mjere, ju mos beni te tjera padrejtesi , se ju sheh Zoti mbi qiell, ne u poçem te gjalle nga diell, na largoni dhe shpetoni nga keta kontenjere, na e ndertoni nga nje shtepi , a kasolle ,sa te shpetojme nga ky ferr edhe tmerr, mos na lini ketu çdo here, ngjyrat tona i urren edhe ylber, nje kamp sot ne kete shekull, perplote dhimbje , vuajtje tmerr dhe ferr, njolle e zeze plage e madhe perplote vrer , mos valle jeta jone ka vlere sa nje kontenjere, padrejtesisht ne po mbahemi ne ketu, sepse vet nuk kemi mundesi te bejme zgjidhje banimi asnjehere, pushtetare ju ndaj nesh ndaleni kete tmerr, ju jetoni si ne parajse , ne te fundosur si ne ferr, kur nje nene profesoreshe eshte e mbytur padrejtesisht e pa pune ne kete ferr, kerkon pune drejtesi , por ju ndaj saj edhe nesh keni bere krim dhe ferr, ajo tretet si e humbur ne kontenjere, vite te tera e larguar nga puna, i mbyllet shtigje edhe dere, tani qe dhjete vite e lini edhe pa buke, a se kini frike Zotin mbi qiell, a e shihni ju kete diell, lutjet tona i degjon Zoti mbi qiell, ndalni ju gjithe keto padrejtesi , edhe ne sikur se ju jemi njerez kemi femije, duam ti rrisim , ne paq gezim hare dhe lumturi, dije ju japim edukate dhe atdhedashuri, por se kuptoj pse ju kaq urrejtje ndaj nesh , pse na sollet gjithe keto fatkeqesi, ky eshte krim mbi njerezi, ketu nuk ndjehet as nuk perjetohet liria si liri, ne kamp tmerri gjithe kjo fatkeqesi, ne permasa te shpertheje nga uria edhe nje tragjedi, shpesh te uritur, e te etur, te perflakur si ne zjarmi, vend famekeq ku treten njerezi, kontenjere , o ferr i zi, as mbeturinat nuk te kane lakmi, e lere me 14 vite te tera ty njerezimi te te kemi strehe dhe vendbanim sikur shtepi, flm ju zemer mire , qe ndaj nesh dhuruat meshire dhe bamiresi, gjer ketu na shpetuat nga tragjedi, ndersa thirrje shpirti per ju komune edhe qeveri, shuani kampe edhe kontenjere, shuani vuajtje padrejtesi, te mos tretet sikur ne asnje njeri, kete ju e keni me ligje dhe kushtetute detyre dhe pergjegjesi, te udheheqni shtet dhe shoqeri, jete me te mire dhe me te dinjitetshme per çdo qytetare edhe njeri.
VAPË E MADHE NË KONTENJER, JETË PLOT VUAJTJE TMERR DHE FERR – Nga ILMI TAHIRI, mësues, Podujevë

Komentet