VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

VALDETE DAKA, TURPI TA MBULOFTË FYTYRËN!! – Nga Binak MAXHARRAJ

By | January 12, 2021
blank

Komentet

blank

Presidenti Biden me ton realist pas takimit me Putinin

Patsy Widakuswara

GJENEVË – Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë përfunduar samitin e tyre në Gjenevë, me zotin Biden që e cilësoi atë si “të mirë” dhe “pozitiv”.

Por ai më tej e përshkroi samitin me një ton realist, kur tha se disa muajt e ardhshëm do të shërbejnë si një “provë” nëse marrëdhëniet mes dy vendeve mund të përmirësohen.

“Unë nuk jam duke thënë se presidenti dhe unë ramë dakord se do t’i bëjmë këto gjëra dhe papritmas çdo gjë do të funksionojë,” tha presidenti Biden gjatë konferencës për shtyp pas takimit të tij më shumë se tre orë me Putinin. “Unë nuk po e them këtë”.

“Ajo që po them është se mendoj se ka një perspektivë të mirëfilltë për të përmirësuar ndjeshëm marrëdhëniet mes dy vendeve tona, pa hequr dorë nga asnjë gjë e vetme, e parimeve dhe vlerave tona,” tha presidenti Biden.

Në konferencën e tij për shtyp pas samitit, Putini, duke folur përmes një përkthyesi, gjithashtu e cilësoi takimin si “konstruktiv”. Ai tha se nuk kishte “armiqësi”, duke e quajtur udhëheqësin amerikan një “njeri konstruktiv, të ekuilibruar dhe me përvojë, dhe një politikan me përvojë”.

Pas samitit, Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini lëshuan deklarata identike, duke theksuar se “edhe në periudha tensioni”, të dy vendet kanë demonstruar se janë në gjendje të bëjnë përparim në “qëllimet e përbashkëta për të siguruar parashikueshmëri në sferën strategjike, duke ulur rrezikun e konflikteve të armatosura dhe kërcënimit të luftës bërthamore”.

Të dy qeveritë thanë se do të fillojnë konsultimet mbi stabilitetin strategjik për të menaxhuar marrëdhëniet. Në konferencën e tij për shtyp, Putini vuri në dukje se si fuqi bërthamore, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë një përgjegjësi të veçantë për të mbajtur marrëdhënie mes tyre.

U.S. President Joe Biden and Russia's President Vladimir Putin meet for the U.S.-Russia summit at Villa La Grange in Geneva, Switzerland, June 16, 2021.

U.S. President Joe Biden and Russia’s President Vladimir Putin meet for the U.S.-Russia summit at Villa La Grange in Geneva, Switzerland, June 16, 2021.

Pikat e Mprehta

Ndërsa të dy udhëheqësit vunë në dukje se bisedimet ishin produktive, duket qartë që ka përçarje.

Bideni tha se kishte mosmarrëveshje, por “nuk u bënë në një atmosferë hiperbolike”, duke shtuar se gjatë takimit nuk u bë asnjë kërcënim.

Mosmarrëveshjet përfshijnë çështjen e Ukrainës, sulmet kibernetike dhe të drejtat e njeriut.

“Theksova faktin se ne kemi aftësi të konsiderueshme kibernetike dhe ai e di këtë. Ai nuk e di saktësisht se çfarë aftësie, por ajo është domethënëse,” tha zoti Biden, duke theksuar se i tha Putinit se infrastruktura kritike e Shteteve të Bashkuara nuk duhet të “preket” nga sulmet kibernetike.

Presidenti Biden duket se sugjeroi se nëse Moska fillon një sulm të tillë, Shtetet e Bashkuara mund të hakmerren “përmes një rruge kibernetike”.

“E pashë në sy dhe i thashë: ‘Si do të ndiheshit nëse hakerat do të merrnin nën kontroll tubacionet tuaja të naftës?'” tha presidenti Biden.

Switzerland, Geneva, Russia's President Vladimir Putin gestures as he holds a news conference after the U.S.-Russia summit with U.S. President Joe Biden

Switzerland, Geneva, Russia’s President Vladimir Putin gestures as he holds a news conference after the U.S.-Russia summit with U.S. President Joe Biden

Putini mohon akuzat e Shteteve të Bashkuara për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulmet kibernetike, përfshirë sulmet me programe kompjuterike ndaj bizneseve amerikane për të cilat agjencitë e zbulimit amerikan kanë arritur në përfundimin se mund të vijnë nga territoret ruse.

Bideni tha gjithashtu se ai “ia bëri të qartë” Putinit se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ngrejnë çështjen e të drejtave të njeriut.

“Të drejtat e njeriut do të jenë gjithmonë në tryezë,” tha presidenti Biden. Ai tha se përmendi çështje të tilla si ndalimin e udhëheqësit të opozitës ruse Alexey Navalny dhe Trevor Reed-it, një ish marins amerikan i burgosur në Rusi.

Putini qëndroi i vendosur për pozicionin e tij ndaj Navalny-t. “Ky njeri e dinte se po shkelte ligjin e Rusisë. Ai është dënuar dy herë, ”tha Putini, duke vazhduar zakonin e tij për të mos e përmendur me emër aktivistin e opozitës.

Duke përsëritur pretendimin zyrtar të Rusisë, Putini tha se Navalny shkeli kushtet e lirimit të përcaktuara vitin e kaluar duke shkuar jashtë vendit ndërsa ishte pa ndjenja pas një helmimi të dukshëm me agjentin nervor Novichok dhe duke mos njoftuar zyrtarët rusë siç kërkohej.

Presidenti Biden nënvizoi thirrjen për liri të shtypit. “Unë gjithashtu ngrita çështjen e Radios Evropa e Lirë / Radio Liria për të vepruar, dhe rëndësinë e një shtypi të lirë dhe lirinë e fjalës,” tha presidenti Biden duke iu referuar mediave të financuara nga Shtetet e Bashkuara që janë klasifikuar si “agjentë të huaj” nga qeveria ruse dhe akuzohen për shkelje të rregullave e që mund të dënohen me gjoba të rënda, madje edhe me burgim.

Një incident i fundit në të cilin një kompani ajrore komerciale u detyrua të ulej në Minsk, në mënyrë që autoritetet bjelloruse të mund të arrestonin një disident të shquar, gjithashtu u diskutua në takim, tha presidenti Biden, duke shtuar se Putini “nuk kishte kundërshtime me atë që ndodhi”.

“Ai thjesht tha se është një perspektivë e veprimeve që mund të ndërmerren,” tha presidenti Biden. Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko mbështetet shumë tek Putini.

President Joe Biden, right, and Russian President Vladimir Putin meet at the Villa la Grange, in Geneva, Switzerland, June 16, 2021.

President Joe Biden, right, and Russian President Vladimir Putin meet at the Villa la Grange, in Geneva, Switzerland, June 16, 2021.

Sovraniteti i Ukrainës

Ukraina duket të jetë një çështje tjetër ku dy udhëheqësit nuk ranë dakord.

Bideni tha se ai i komunikoi Putinit “angazhimin e palëkundur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

“Ne ramë dakord të ndjekim diplomacinë, lidhur me Marrëveshjen e Minskut,” tha ai, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2014 për të ndalur luftën në rajonin Donbas të Ukrainës.

Para samitit, zyrtarët ukrainas minimizuan mundësinë e përfundimit të luftës në pjesën lindore të vendit, e cila po vazhdon për shtatë vjet mes separatistëve të mbështetur nga rusët dhe ushtrisë ukrainase.

“Ne ua kemi bërë të qartë partnerëve tanë se asnjë marrëveshje për Ukrainën e arritur pa Ukrainën nuk do të njihet nga ne,” tha Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Për çështjen e pranimit të Ukrainës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, Putini dha një vlerësim të shkurtër. “Unë nuk mendoj se ka diçka për të diskutuar”, tha ai.

Kremlini ka deklaruar se hyrja e Ukrainës në NATO është një “vijë e kuqe” për Rusinë. I pyetur në fillim të kësaj jave nëse Ukraina duhet të pranohet në NATO, Bideni tha, “Kjo varet nëse ata i plotësojnë kriteret”, duke përfshirë pastrimin e korrupsionit.

Administrata njoftoi në fillim të këtij muaji se Bideni do të presë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Shtëpinë e Bardhë gjatë kësaj vere. Bideni nuk e ka ftuar Putinin në Uashington.

Switzerland, Geneva, Russian President Vladimir Putin and U.S. President Joe Biden attend a meeting at Villa La Grange

Switzerland, Geneva, Russian President Vladimir Putin and U.S. President Joe Biden attend a meeting at Villa La Grange

Jo Luftë e Ftohtë

Bideni theksoi “gjëja e fundit që Putini kërkon tani është një Luftë e Ftohtë. Ai tha se ndërsa fundi i samitit nuk ishte një “moment afrimi”, nuk është në interesin e asnjërit vend të jetë në situatën “e një Lufte të re të Ftohtë”.

Bideni vazhdoi më tej të thoshte se ai mendon se Putini e kupton këtë, megjithëse kjo nuk nënkuptonte se ai është “i gatshëm të ulë armët”. Bideni vlerësoi se lideri rus është ende i shqetësuar se Shtetet e Bashkuara synojnë ta “rrëzojnë atë nga pushteti”.

Në një përpjekje për të ulur tensionet Putini tha se ai dhe Bideni ranë dakord të kthejnë ambasadorët e tyre në postet e tyre në të ardhmen. Ambasadori amerikan John Sullivan dhe ambasadori rus Anatoly Antonov lanë postet e tyre në fillim të këtij viti mes përkeqësimit të marrëdhënieve SHBA-Rusi. Ata të dy morën pjesë në diskutime të zgjeruara dypalëshe në samit.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, samiti përfundoi në orën 17:05 sipas orës lokale të mërkurën me mbledhjen bilaterale të zgjeruar midis dy delegacioneve. Ai takim nga pala amerikane përfshiu pesë zyrtarë të nivelit të lartë përveç presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Antony Blinken. Sesioni u përmbyll pas një takimi dypalësh të zgjeruar, sipas zyrtarit, jo dy siç ishte planifikuar më parë.

blank

Nga takimi Biden – Putin: skepticizëm dhe respekt

Marrë nga Associated Press

UASHINGTON – Udhëtimi i parë jashtë vendit i Presidentit Joe Biden shpalosi filozofinë e tij diplomatike dhe negociuese, ndërsa ai bashkonte aleatët tradicionalë demokratikë të Amerikës, për t’u përballur me sfida të reja dhe të vjetra, si dhe ofroi një pamje shpesh rozë të mundësive të bashkëpunimit me Presidentin rus Vladimir Putin pas një takimi kokë më kokë.

Në vazhdim disa nga përshtypjet kryesore:

NJË RIFILLIM QË NUK U QUAJT KËSHTU

Presidentët Biden dhe Putin nuk e përdorën fjalën “rifillim” për të përshkruar gjendjen e marrëdhënieve midis dy vendeve pas samitit të tyre në Zvicër. Por kjo ishte ajo çfarë takimi arriti, me të dy udhëheqësit që theksuan fusha të qarta mosmarrëveshjesh, edhe pse vunë në dukje fusha në shkallë më të vogël ku mund të bashkëpunonin.

Ata përcollën një respekt të ndërsjellë dhe një skepticizëm të ndërsjellë. Ishte një kthim i papritur në kuadrin më konvencional SHBA-Rusi pas presidencës së Donald Trump-it, i cili shpesh dukej se lartësonte Putinin dhe krijonte të paktën aspiratën që vendet të mund të bënin më shumë si partnerë.

blank

Këtë herë, secili udhëheqës u largua me mirëkuptimin se disa nga rregullat e vjetra ende zbatohen. Rusia rikthehet në vendin e saj si një “kundërshtare e denjë”, siç tha Presidenti Biden, në vend të një lloj vendi koleg. Dhe tensionet më të hershme, mbi luftën kibernetike dhe të drejtat e njeriut, vazhdojnë.

ARTI I IMAZHIT

Pas takimit të tyre tre orësh, prirja rrezatuese e Presidentit Biden qëndronte në kontrast të fortë me tonin më të matur dhe të heshtur të Putinit, i cili ndonjëherë kalonte në mbrojtje kur bëheshin pyetje nga gazetarët në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut në Rusi dhe pushtimin e Ukrainës.

Edhe kështu, Presidenti Biden pranoi se optimizmi i tij ishte më shumë një dëshirë se sa një realitet.

“Unë do t’ju çmend të gjithë sepse e di që dëshironi që gjithmonë t’iu vë një theks negativ gjërave, veçanërisht në publik”, tha ai pak para se të hipte në Air Force One, duke shtuar, se në këtë mënyrë, “garantoni se asgjë nuk do të ndodhë”.

Presidenti Biden bisedon me gazetarët në aeroportin e Gjenevës, përpara kthimit për në SHBA

Presidenti Biden bisedon me gazetarët në aeroportin e Gjenevës, përpara kthimit për në SHBA

Kjo nxori në pah stilin e negocimit të presidentit, qoftë me Putinin apo me republikanët në Senatin amerikan për infrastrukturën – për të cilën ai shpreh publikisht bindjen e tij se një marrëveshje mund të arrihet pavarësisht nga mosmarrëveshjet shpesh të mëdha.

“Unë e di që ne e mendojmë politikën e jashtme të jetë një aftësi shumë e madhe që është disi si një kod sekret”, tha Presidenti Biden. “E gjithë politika e jashtme është një zgjatim logjik i marrëdhënieve personale. Është mënyra se si funksionon natyra njerëzore”.

Ai më vonë shtoi se, “ka një vlerë të jesh realist dhe të ngresh një front optimist, një fytyrë optimiste”.

…. DHE TAKIMI BALLË PËR BALLË

Udhëtimi tetë ditor në tre vende i Presidentit Biden demonstroi theksin e tij mbi të gjitha tek marrëdhëniet personale.

“Nuk ka asnjë zëvendësim, siç e dini ju që më keni mbuluar për një kohë, për dialogun ballë për ballë midis udhëheqësve. Asnjë”, tha Presidenti Biden, duke deklaruar samitin e tij me Putinin një sukses, thjesht për faktin se ata folën personalisht.

Gjatë gjithë udhëtimit të tij, shumica e takimeve të Presidentit Biden u zhvilluan privatisht, pa kamera, ose me vetëm disa momente të hapura për mediat.

Presidenti Biden vendos syzet e diellit në përfundim të konferencës për shtyp pas samitit

Presidenti Biden vendos syzet e diellit në përfundim të konferencës për shtyp pas samitit

Kjo nxori në pah besimin e Presidentit Biden tek lidhjet personale të padukshme që mund të nxisin rezultate në politikën e jashtme dhe të brendshme.

Dhe shënoi një largim të qartë nga stili i ish-Presidentit Trump, takimet publike të të cilit me udhëheqësit globalë u bënë një lloj legjende në skenën ndërkombëtare. Marrëdhëniet patën tendencën të rrjedhin në një drejtim – me shfaqje të pasigurta publike nga krerët e shteteve dhe qeverive që përpiqeshin të pozicionoheshin në anën e mirë të ish-Presidentit Trump.

Presidenti Biden mendon se këta udhëheqës do ta mirëpresin kthimin në përqasjen e “shkollës së vjetër”.

blank

“Falë Joe Biden ekziston një…”! Si e panë evropianët vizitën e presidentit të SHBA dhe çfarë mësimesh morën

Joe Biden ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin pas disa ditë bisedimesh me udhëheqësit evropianë në vizitën e parë në “kontinentin e vjetër” si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Biden është takuar me udhëheqësit e G7 në Cornwall, pastaj në selinë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Bruksel.

Atëherë, çfarë përshtypje ka bërë ai? Tre evropianë të shquar kanë dhënë vlerësimet e tyre për televizionin publik britanik.

David O’Sullivan, ambasador i BE-së në SHBA

Evropa përsëri në zemër të politikës globale të SHBA-së

Çfarë mësimesh kanë marrë evropianët nga udhëtimi i Biden?

Presidenti Biden ka rikonfirmuar mbështetjen tradicionale të Amerikës për Bashkimin Evropian si një partner i rëndësishëm në çështjet globale.

Deklarata e samitit BE-SHBA rezultoi me një seri veprimesh të përbashkëta, duke filluar nga përgjigja ndaj pandemisë dhe veprimit në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe forcimin e bashkëpunimit në tregti, investime dhe teknologji. Ekziston gjithashtu një angazhim i vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Ekziston edhe një marrëveshje përparimi mbi punën dhe bashkëpunimin më të madh të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, më parë një temë pothuajse tabu, raporton bbc.

Një seri grupesh pune dhe një Këshill i ri i Tregtisë dhe Teknologjisë do të sigurojnë që, në muajt e ardhshëm, koordinimi të intensifikohet në të gjithë gamën e plotë të këtyre çështjeve. Evropa, dhe posaçërisht BE-ja është përsëri në qendër të politikës globale të SHBA-së.

A është përmirësuar siguria e Evropës pas vizitës së Biden?

Vendosmëria shumë e fortë e presidentit Biden për mbështetjen e Amerikës ndaj NATO-n dhe, në veçanti, Nenin 5, përfaqëson një kthim të rëndësishëm në udhëheqjen amerikane të së kaluarës dhe një siguri të madhe për sigurinë evropiane. [Neni 5 angazhon anëtarët të mbrojnë njëri-tjetrin nga sulmi].

Si krahasohet ky udhëtim me ato të paraardhësve të Biden?

E gjithë koreografia e vizitës së tij në Evropë u krijua për të treguar përkushtimin e fortë në marrëdhëniet transatlantike, vlerën që ai u kushton aleatëve dhe aleancave, të tilla si NATO, G7 dhe BE, dhe një angazhim të sinqertë ndaj multilateralizmit.

Kontrasti me vitet e ish-presidentit amerikan, Donald Trump vështirë se mund të jetë më i dukshëm, por, pa dyshim, demonstron një angazhim më të fortë me Evropën sesa edhe ai i ish-presidentit, Barack Obama. Përparimi në mosmarrëveshjen e gjatë Airbus-Boeing tregon se kjo nuk ka të bëjë vetëm me retorikën por edhe me ofrimin.

Alexandra de Hoop Scheffer – Shefe e Fondit Gjerman Marshall në Paris, ish-këshilltare e ministrisë së jashtme franceze për SHBA

Biden pret që NATO dhe BE të japin rezultate

Çfarë mësimesh kanë marrë evropianët nga udhëtimi i Biden?

Evropianët e kanë kuptuar qartë se kur presidenti Biden thotë “Amerika është kthyer”, ai me të vërtetë e thotë këtë. Ai tregoi që udhëheqja amerikane, me gjithë vitet e Trumpit, ende ka fuqinë e pashembullt të mbledhjes së partnerëve rreth çështjeve dhe përgjigjeve të përbashkëta, veçanërisht në “3C” të agjendës së tij: COVID-19, Klima dhe Kina.

A është përmirësuar siguria e Evropës pas vizitës së Biden?

Biden e bëri të qartë se SHBA-ja po e ribën anëtarësimin në partneritetin transatlantik, përmes NATO-s dhe BE-së dhe se pret që këto dy organizata të paraqesin sfidat globale të sigurisë me të cilat përballen partnerët transatlantik. Ri-pranimi i SHBA-së në Kartën e Atlantikut është një shenjë shumë e mirë për sigurinë evropiane.

Si krahasohet ky udhëtim me ato të paraardhësve të Biden?

Ai ka dhënë rezultate shumë konkrete, të cilat paraardhësit nuk kanë arritur të bëjnë. Në lidhje me Kinën, të dy – NATO dhe BE po rritin veprimet e tyre kundër Kinës, nën impulsin e SHBA-së.

Ai ka pranuar gjithashtu disa propozime të bëra nga BE. Në lidhje me çështjet teknologjike dhe sigurinë kibernetike, të cilat janë një përparësi kryesore për Biden, ai ka rënë dakord të krijojë Këshillin e Tregtisë dhe Teknologjisë BE-SHBA, ndërsa i kërkon NATO-s të rritë politikën e saj të inovacionit teknologjik dhe qëndrueshmërinë ndaj sulmeve kibernetike; mbi Rusinë, ai gjithashtu pranoi një propozim të BE-së për të vendosur një dialog të nivelit të lartë BE-SHBA mbi Rusinë, i cili është një lëvizje shumë konstruktive nga një perspektivë evropiane.

Hans-Gert Pottering – ish-Presidenti i Parlamentit Evropian

Një frymë e re me SHBA-të

Çfarë mësimesh kanë marrë evropianët nga udhëtimi i Biden?

Falë presidentit Joe Biden, ekziston një frymë e re midis SHBA-së, NATO-s dhe BE-së. Politika bazohet në një masë të madhe në besimin dhe besimin midis liderëve politikë.

A është përmirësuar siguria e Evropës pas vizitës së Biden?

Tani ka një besim të ri në politikën amerikane. Presidenti Biden e bëri të qartë se NATO është e bazuar në vlera dhe gjithashtu marrëdhëniet SHBA-BE. Ky qëndrim është më i rëndësishëm sepse është baza për veprim të përbashkët. Në këtë kuptim, siguria evropiane është më e fortë tani.

Por evropianët nuk duhet të gabojnë. Ata nuk duhet të mendojnë, “Tani gjithçka është në rregull”. Evropianët duhet të përdorin vitet e Bidenit për ta bërë Evropën dhe Bashkimin Evropian më të fortë: të qëndrojnë transatlantik dhe të bëhen më evropianë.

Si krahasohet ky udhëtim me ato të paraardhësve të Biden?

Presidenti Biden është një partner dhe mik i besueshëm i evropianëve dhe është i vetëdijshëm për rëndësinë e Bashkimit Evropian. Ky është ndryshimi i madh nga paraardhësi i tij.

blank

Shpifjet – Bollino në gjyq/ Kam shpifur pa dashje ndaj Malltezit

Tre muaj pasi ka ngritur padi në gjykatë për shpifje ndaj Karlo Bolinos dhe Ben Blushit të Top-Channel, Jamarbër Malltezi shkruan në një postim në facebook se të dy shpifësit tashmë ia hedhin fajin njëri-tjetrit për akuzat dhe në mungesë të provave nuk paraqiten në gjykatë për të vërtetuar shpifjet e tyre.

‘Ka 3 muaj që kam paditur për shpifje Bolinon që lëpin Ramën dhe shpif ndaj kundërshtarëve të Ramës për të justifikuar dhoron 5000m2 tokë e 1600m2 objekt caktuar për gjimnaz, si edhe Top Inceneratorin për shpifjet publike në përpjekje për të fshehur grabitjen e parave publike për gjoja plehrat e që po përfundojnë në xhepat e pseudogazetarëve gjobaxhinj. Të paditur për shpifje dhe në mungesë të fakteve për shpifjet e tyre, tani kanë filluar të shajnë njëri-tjetrin se nga i kanë shpifjet.

Njëri thotë që nuk i kam nga vetja por (më gjetën budalla) Tualeti dhe Bolino. Tualeti vetë që u gjet njëherë fajtor për shpifje tani e dredh për të shpëtuar nga padia e thotë “ka nevojë të hetohet”, ndërsa Bolino dje në gjykatë shprehej se “kaq dinte”, se “nuk dinte më tej” se “nuk kishte parë dokumente” dhe “nëse ka shpifje dhe mashtrime ato janë padashje”. Bëri 3 emisione me shpifje e mashtrime dhe tani kur duhet të paraqesë provat në gjykatë përdridhet me padijeni.

Ktheni gjimnazin Tiranës, ktheni paratë publike që gjoja merren për plehrat e përfundojnë reklama për pseudogazetarë lëpirës. Dhe ejani o pisanjosë të ballafaqojmë provat në gjykatë.’

blank

Vajza me hemodializë Nga Alma N. Liço

Autobuzi i linjës u ndal në afërsi të spitalit ku duhej të kryeja një kontroll kardiologjik. Si asnjë herë tjetër, atë ditë, trafiku në atë segment rrugor të Tiranës, nuk ishte aspak i rënduar. Trotuari përbri stacionit gumëzhinte nga kalimtarët e shumtë që nxitonin për problemet e tyre. Madje, kishte dhe nga ata që vraponin për të mbërritur dyert e autobuzit para se ato mbylleshin me kërkëllimë. Vështirësisht çava përmes asaj turme, për të arritur në kangjellat hyrëse të godinave spitalore. Në të vërtetë, me kot ndjehesha e paduruar, pasi më ndanin njëzet minuta nga orari i vizitës. Ishte ditë e bukur dhe preferova të ulem në njërin prej stolave të vendosur në lulishtet e gjelbëruara.

Një fllad i freskët pranveror më valëzonte e përkëdhelte flokët. Gjithsesi, qëndrimi në ato ambiente dhimbjeje dhe fatkeqësish njerëzore, nuk ishte aspak i këndshëm. Ashtu pa kuptuar, ai më përfshinte në një atmosferë paqartësie të mundimshme. Sirenat acaruese të autoambulancave që shkonin e vinin me shpejtësi, më kujtonin se për shumë të pafat, ekzistenca në mes të aparaturave që pulsonin, shndërrohej në një realitet mjaft të brishtë.

Jeta dhe vdekja pas atyre dyerve hermetike ishin kaq pranë, sa që dukej sikur harmonizoheshin në një të vetme. Ajo mpleksje aspak e natyrshme, ngjasonte me një ndeshje armiqësore që nuk njihte kompromis.

Ndërkohë që po kontrolloja minutat që më ndanin nga takimi me mjekun, një vajzë rreth të njëzetave, u ul në stolin ku po qëndroja. Sytë e akullt, nuk e fshihnin dot dhimbjen dhe pasigurinë që ajo përjetonte. Dukej kaq e vetmuar. Instiktivisht, ktheu disa herë kokën në drejtimin tim. Pastaj sërish përhumbej. Në vështrimin e lodhur lexohej qartasi refuzimi dhe indinjata për botën që e rrethonte. Lëvizjet pa orientim të atyre syve të kaltër, reflektonin një reagim të zemëruar. Ajo vajzë ngjasonte me një sorkadhe vetmitare të zënë në çark, që ishte dorëzuar tërësisht në kthetrat e luftës së pabarabartë e bllokuese të pamundësisë.

Unë nuk e njihja atë. Nuk dija asgjë për luftën e saj. Nuk njihja përpjekjet, dilemat, dështimet, që dukej të kishin qënë bashkëudhëtare në ato pak vite jete të asaj vajze aq të re. Nuk dija kurrgjë për gjëndjen në të cilën ajo ndodhej..nga se vuante… Fundja, nuk kisha nga ta dija.

Disi e rezervuar, e pyeta si ndjehej dhe nëse mund të bëja diçka për të. Ajo, nuk reagoi aspak, aq sa m’u duk se nuk më kishte dëgjuar. Gjithsesi, nuk e konsiderova të arsyeshme të insistoja. Mbase, nuk dëshironte të përgjigjej.

Sërish ngrita mëngën e xhaketës për të kontrolluar orën. Në atë lloj pritjeje, minutat dukeshin pafundësisht të gjata. Sërish, një sirenë shurdhuese me ngacmoi mendimet duke më mbështjellë me një mjegull padurimi.

Atëhere, kur nuk e shpresoja më komunikimin e vajzës, ajo u kthye drejt meje. Përmes një psherëtime, me zë të mekur, mezi arriti të thotë:

– Po pres orën e dializës……jam shumë rëndë…… Askush nuk mundet të më ndihmojë……ndoshta dhe pak muaj më kanë mbetur….

Shqiptoi këto fjalë dhe mori frymë thellë. Vura re se ishte vajzë e bukur, por sëmundja kishte lënë gjurmë dramatike në pamjen e saj. Dukej si një gonxhe që po fishkej, ende pa lulëzuar. Supet e kërrusura dhe fytyra e zbehtë në të cilën kishin filluar të vijëzoheshin rrudhat e para, përcillnin një situatë të pashpresë. E tërë qenia e saj dukej të ishte vendosur në honin e një kambane të heshtur, e cila, ndonëse lëkundej, nuk arrinte të nxirrte tinguj.

Kisha njohur dhe më parë të sëmurë me këtë lloj patologjie, por kurrë një vajzë kaq të re. Pasi u mundova të gëlltisja keqardhjen e ta trajtoja qetësisht gjëndjen e saj, e inkurajova të më konfidonte më tej.

Vallë, i kishin dhënë shpresë se mund të trajtohej suksesshëm me anën e një trapianti? Ishte në kërkim të ndonjë donatori…..familjari mbase….???.

Ajo u vrejt dhe heshti. Fytyra e saj mori një pamje të përvajshme. Ndoshta, pa dashje e kisha prekur aty ku nuk duhej, aty ku lëndohej më shumë. Shtanga për një moment. Teksa, gati gati po pendohesha për pyetjet e mia, ajo u drejtua sërish nga unë.

Nuk kam para……kushton shumë trapianti…..pastaj jam vetëm, krejtësisht vetëm.

Tha këto fjalë dhe ngriti sytë në boshllëk. Ndjeva një lloj hezitimi të ndërhyja më tej, ndërkohë që mundohesha të kontrolloja keqardhjen që mund të rezultonte lënduese, pse jo edhe fyese për atë të gjorë. Me sa dukej, edhe ajo nuk priste asgjë nga unë. Pas disa çastesh zhytjeje në kotësi, vështrimi i saj u përqëndrua tek dy trumcakë që tundnin krahët e vegjël, për t’u ndalur më pas në degët e një plepi aty pranë. Cicërima e tyre mbytej nga zhurmat e shumëllojshme rreth e rrotull. Sërish heshtje. Ndërsa më ndanin edhe pak minuta nga orari i vizitës, dëshiroja me gjithë shpirt t’i shqiptoja asaj vajze disa fjalë inkurajuese. Por nuk po arrija të artikuloja asnjë rrokje. Ato, frazat e magjishme “çudibërëse” që më vinin ndërmend, më dukeshin tërësisht të pakuptimta për situatën e saj pothuajse të pashpresë.

Kur nuk prisja më të vazhdonte rrëfimin e saj të dhimbshëm, me gjysëm zëri vijoi:

– Jam rritur në jetimore. Nëna ime nuk kishte para të më mbante, as në punë nuk ishte. Im atë e kishte braktisur atë para se të lindja unë…. Ajo vinte herë pas here të më takonte.….U largua nga kjo botë kur unë isha vetëm pesë vjeç….Shumë pak e mbaj mend….Ndoshta kujtoj vetëm sytë e saj me lot teksa më kthente krahët…..vërtet…ato nuk do mundem t’i harroj kurrë…….Nuk njoh asnjë tjetër nga familja. Asnjë të afërm, gjysh apo gjyshe. Kupton???

Jam vetëm. Fati im është i parashkruar…… Mbase do bashkohem me nënën time. Kurrë nuk e kam gjykuar atë. Sikurse unë, ajo ishte veçse një fatkeqe. Kam nevojë të kem dikë pranë…..nuk ka më rëndësi se në cilën botë…..
Shqiptoi këto fjalë dhe sërish ktheu kokën në krahun tjetër. Më ishte mbledhur një lëmsh në grykë. Teksa po përpiqesha të mblidhja copëzat e rrëfimit të saj të përvajshëm e tragjik , ajo u ngrit nga stoli, tundi lehtas njërën dorë në formë përshëndetjeje. Sytë e saj të drobitur përcillnin mesazhet e një lamtumire të ndrojtur, të ndërthurur padukshëm me një dashuri të fshehur. Ndoshta ishte dashuria për jetën që përpiqej të triumfonte mbi sëmundjen e saj. Ashtu, instiktivisht dhe pakuptuar. E si të mos e donte atë? …..Ishte veçse njëzet vjeç.

Mesa duket kishte afruar ora e dializës. Disa sekonda më pas, ajo humbi në një zvarritje mes njerësve që nxitonin drejt ambulatorëve spitalorë. U zhduk, e vetme në dhimbjen e saj.

E tronditur nga gjendja e dëshpëruar e asaj vajze, mezi u kujtova që më duhej të nxitoja për të arritur orarin e vizitës kardiologjike. Shpejtova hapat. Vonesa e ashensorit më detyroi t’i ngjisja pothuajse me vrap shkallët deri në katin e tretë, ndërkohë që isha përfshirë e tëra nga situata dramatike e asaj vajze të gjorë, të braktisur në fatkeqësinë e saj.

E ngecur në spiralen e indiferencës dhe pandjeshmërisë së një shteti mizor e një shoqërie si kjo e jona, mezi arrita të dëgjoja të më shqiptohej emri nga një zonjushë me uniformë infermiereje. Pas asaj që kisha përjetuar pak çaste më parë, ajo vizitë rutinë nuk më ngjallte asnjë emocion. Nuk më shqitej nga mendja fytyra e mjeruar e asaj vajze jetime që nuk kishte të holla të operohej. Jeta e saj po shuhej tragjikisht. Në mënyrë cinike, pamja e saj ndërthurej me imazhin e dhjetra vajzave të llastuara, të zhytura në kotësinë milionere të botës sipërfaqësore të silikoneve e ndërhyrjeve estetike. Për fat të keq, ky është realiteti i hidhur i epokës që po jetojmë.

 

 

blank

Përfundon takimi Kosovë – Serbi, asnjë përparim

VOA

Të martën në Bruksel u mbajt takimi i ri në kuadër të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, por pa ndonjë përparim. Përgjatë takimit që ishte i pari ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është arritur arritur pajtim vetëm për vazhdimin e bisedimeve deri në fund të muajit korrik.

Kryeministri Kurti tha se hodhi në tryezën e bisedimeve katër propozime, përfshirë atë që “Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty”.

blank

Më tej ai tha që pas njohjes së ndërsjellë të dyja vendet të zbatojnë reciprocitet dypalësh, duke krijuar për serbët në Kosovë këshillin e tyre kombëtar siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

Pala serbe nuk ka pranuar propozimet e kryeministrit Kurti dhe presidenti serb Vuçiç tha se zoti Kurti “erdhi duke mos u pajtuar për asgjë. Erdhi e më pyeti se kur do ta njohim Kosovën. I kam thënë kurrë”, tha ai pas takimit.

Procesi i bisedimeve që shënoi një rifillim në korrik të vitit të kaluar, u pezullua sërish për shkak të zgjedhjeve në Kosovë.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se “këto bisedime nuk do të jenë të lehta, por ky proces dhe angazhimi i sinqertë i të dyja palëve është i domosdoshëm për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”.

Para fillimit të bisedimeve ai tha se ky proces dhe rezultati i tij janë rruga drejt së ardhmes evropiane të të dyja palëve dhe se BE-ja është e angazhuar që të ketë një përparim të shpejtë në mënyrë që “të lëmë të kaluarën prapa dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për ta bërë ardhmërinë evropiane realitet”.

Zoti Borrell tha se mirëpret faktin se takimi po zhvillohet në të njëjtën kohë kur Bashkimi Evropian takohet me presidentin amerikan, Joe Biden, i cili ndodhet në Bruksel.

Ai theksoi se ka një mundësi të re në Evropë për Ballkanin Perëndimor dhe duhet shfrytëzuar atë, ndërsa nënvizoi se “qëndrueshmëria afatgjatë dhe përparimi ekonomik do të rrezikoheshin pa marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian dhe është zotuar se nuk do ta njohë atë, duke kërkuar siç thuhet, një zgjidhje kompromisi, ndërsa Kosova e cilëson të panegociueshme pavarësinë e saj.

Diplomatët perëndimor janë vënë në përpjekje për të përshpejtuar procesin e bisedimeve me shpresë për një marrëveshje para vitit të ardhshëm kur Serbia mban zgjedhjet parlamentare e presidenciale, gjë që do të çonte në një pezullim të ri të procesit të filluar dhjetë vjet më parë nga të dyja vendet, që aspirojnë integrimet evropiane. Por, pak vëzhgues besojnë në një mundësi të tillë.

blank

Për integrimin mendor europian të shqiptarëve – Nga Ndriçim Kulla

Në procesin e integrimit europian të Shqipërisë po duket qartë gjithmonë e më tepër se me rëndësi vendimtare është një çështje për të cilën për fat të keq nuk ka patur dhe nuk ka asnjë projekt të mirëfilltë qeveritar, pavarësisht se cila palëështë në pushtet. Fjalën e kam për integrimin mendor europian të shqiptarëve.  Shqipëria do të mbetet jashtë dyerve të Bashkimit Europian sa kohë nuk është bërë integrimi mendor europian i shqiptarëve, ose së paku sa kohë që ky proces nuk është vënë në rrugë të mbarë. Brukseli nuk na e thotë këtë gjë, por kjo nënëkuptohet nëçdo fjalë që na thonë të dërguarit e BE-së. Të gjitha problemet tona që ata i evidentojnë në raportet e tyre dhe që pengojnë përparimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë reflektojnë mungesën e integrimit mendor europian të shqiptarëve.

Edhe kur të hapen bisedimet aq shumë të pritura për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të cilat siç dihet kanë  shumë kapituj, që gjenden në shumë dosje që do të hapen mbi tryezën e negociatave, ky proces nuk do të mbyllet me sukses nëse BE nuk bindet se vendi ynënuk ka bërë hapa seriozë përpara për integrimin mendor europian të shqiptarëve. Megjithëse zyrtarisht nuk ka një kapitull të tillë në bisedimet, ai do të ekzistojë faktikisht.

Qeveritarët tanë të gjithë palëve politike duket se nuk e marrin seriozisht atë që thonë europianët se BE para se të jetë një bashkim ekonomik, politik, është një bashkim mendor, i individëve që ndajnë një mendësi të përbashkët europiane të formuar historikisht. Kjo mendësi kolektive është formuarduke ecur mbi dy shina. Nga njëra anë mbi bazën e arritjeve të shkencave humane europiane në shekuj, të filozofisë, sociologjisë, antropologjisë, politologjisë, psikologjisë etj. Kështu u formua ai që mund të quhet Mendimi Europian dhe që përbën bazën e asaj qëmund ta quajmë kulturëe përbashkët europiane.

Në anën tjetër, në vendet e ndryshme europiane kanë qenë disa breza publicistësh, njohës të mirë të këtyre që bënë një punë divulgative për t’ i përhapur këto ide të vështira në shtresat më të gjera të popullsisë nëpërmjet shtypit. Kjo lloj publicistike u bë pjesë e lëndëve të ndryshme shkollore duke ndikuar shumë për përhapjen e këtij modeli.

Procesi i integrimit të Europës si një bashkim shtetesh u bë i mundur sepse qytetarët e këtyre shteteve kishin marrë një formim të përbashkët, të ngjashëm për një kohë të gjatë, mbi bazat e kësaj kulture të përbashkët europiane. Qeveritë e këtyre vendeve kishin investuar me kohë për këtë gjë në arsim, botime, media etj. Natyrisht që qytetari europian nuk u bë filozof, sociolog, apo politolog, por mori bazat e përgjithshme të Mendimit Europian, si një bërthamë e krijuar nga shkencat humane europiane.

Si paraqitet kjo çështje në Shqipëri? Për fat të keq më duhet të them se më tepër është bërë për këtë proces nga qeveritë e viteve 20-30 të shekullit të kaluar se nga qeveritë e pas vitit 1990. Në kohën e Mbretit Zog në Shqipëri nuk lejohej pluralizmi politik, por ky monark me mençuri lejoi dhe mbështeti pluralizmin mendor në drejtim të kulturës europiane dhe Mendimit Europian. Në shtypin shqiptar të kohës së Zogut, në gazetat dhe revistat e shumta lexuesi i kohës gjente të paraqitura në mënyrë divulgative gjithë filozofinë, sociologjinë, antropologjinë, psikologjinë europiane.Një plejadë publicistësh të asaj kohe me njohuri të thella të kulturës europiane, të Mendimit Europian, bënë një epokë të Mendimit Shqiptar me orientim europian, të tillë që edhe sot pas rreth një shekulli shërben si shkollë e Mendimit Shqiptar. Këtë plejadë mendimtarësh, në analogji me termin Etërit Themelues që përdorin amerikanët për ata që shpallën pavarësinë e vendit të tyre, mund të quhen Etërit Integrues të Shqipërisë. Të tillë ishin, sa për të përmendur disa: Branko Merxhani, At Zef Valentini, Mehdi Frashëri, Vangjel Koça, Krist Maloki, Tajar Zavalani, Mithat Frashëri, At Anton Harapi, Dom Ndoc Markaj etj. Si trashëgimtari i tyre i drejtpërdrejtë sot mund të quhet Ismail Kadare dhe këtu fjalën e kam për Kadarenë si publicist.

Nga kujtimet e Petro Markos ne mësojmë se të gjithë këta publicistë financoheshin drejtpërdrejt nga qeveritë e kohës.Petro Marko na tregon skena në zyrat qeveritare kur ai dhe Branko Merxhani shkonin për të marrë financimet që iu takonin me ligj. Vështirë se ndonjë qeveri shqiptare ka bërë një investim më të vlefshëm për kulturën shqiptare, për integrimin mendor europian të shqiptarëve. Mund të kisha përmendur të tjerë emra që dëshmojnë për këtë politikë qeveritare të asaj kohe, por përmenda Petro Markon sepse ai ka qenë antizogist dhe me siguri që nuk do të thoshte diçka të tillë nëse nuk do të kishte ndodhur vërtet. Mund të kisha përmendur fjala vjen Zoi Xoxën, por antizogistët do të thoshin se ai ka gënjyer si zogist që kishte qenë.

Dhe sa për efektivitetin e këtij investimi mjafton të shohim tirazhin e gazetave dhe revistave të asaj kohe ku shpalosej kjo shkollë e Mendimit Shqiptar dhe do të kuptojnë se për shkak të punës mjeshtërore divulgative këto ide patën një përhapje të gjerë dhe një vëmendje të madhe në shoqërinë shqiptare të kohës. Edhe sot e kësaj dite këto lloj botimesh të asaj kohe mbeten librat më të kërkuar te bukinistët, ndonëse shumica e tyre janë ribotuar.

Meqënëse ne nuk kemi sot një shkollë të tillë publicistike të aftë që të divulgojë Mendimin Europian (shumica e atyre me diploma të huaja që shkruajnë në shtyp vështirë se e kuptojnë veten e tyre), atëherë është mirë që të përdorim këtë pasuri intelektuale kombëtare. Për këtë natyrisht që duhet një investim qeveritar që do të shkojë për llogari të procesit të integrimit europian të vendit. Le t’i çojmë librat e Etërve Integrues sa më gjerësisht në duart e shqiptarëve dhe pastaj të përpiqemi që sipas shembullit të tyre të krijojmë një shkollë bashkëkohore të Mendimit Shqiptar me orientim europian, sipas shembullit të tyre.

Vetëm kështu mund të futet në hullinë e duhur procesi i integrimit mendor europian të shqiptarëve dhe sa kohë që nuk është vënë në rrugë të mbarë ky aspekt i procesit të integrimit, nuk do të ndodhë anëtarësimi i vendit në BE.

blank

Sot takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, kjo është agjenda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen për herë të parë sot paradite në Bruksel. 

Takimi i sotëm është i pari ndërmjet presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti.

Ky i fundit thotë se udhëton për në Bruksel, jo për ta vazhduar dialogun, por për të folur për të ardhmen e dialogut.

“Ne mendojmë që dialogu i ardhshëm me palën tjetër ka nevojë për një platformë dhe strategji. Ne ende nuk jemi ulur në tavolinë me palën tjetër dhe rrjedhimisht nuk mund të flitet për asnjë lloj dialogu”, është shprehur Kurti në Kuvend para disa ditësh.

Ndërsa, Vuçiq nga ana tjetër insiston se në Bruksel do të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjë që Prishtina zyrtare e hedh poshtë.

Agjenda:

Në orën 08:20 është planifikuar arritja e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell.

Pastaj, në orën 10:30, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Joseph Borrell, do të ketë takime bilaterale të ndara, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kurse, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:00.

Në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

blank

Shërbimet sekrete, jeta private dhe liria e shtypit – Nga Xhezair Zaganjori

(Vendime me rëndësi të Gjykatës së Strasburgut)

Pak ditë më parë, më 25 maj 2021, Dhoma e Madhe  e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDRNJ) dha dy vendime shumë të rëndësishme për çështjet: a) Centrum For Rattvisa kundër Suedisë, si dhe b) Big Brother Watch dhe të Tjerë kundër Britanisë, të cilat kanë të bëjnë me raportin e vështirë e tepër delikat ndërmjet të drejtave themelore, me të ashtuquajturin “përgjim në grup” apo “përgjim masiv” (bulk interception), që realizohet gjithnjë e më intensivisht nga shërbimet sekrete të shteteve sovrane. Në fakt, në çështjen e parë, ky raport vlerësohet vetëm në kuadër të jetës private, ndërsa në çështjen e dytë, në kuadër të jetës private dhe lirisë së shtypit, të garantuara respektivisht nga nenet 8 dhe 10 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDRNJ). Pavarësisht ngjashmërisë së madhe të të dyja rasteve të mësipërme, ky dallim bëhet në funksion të vetë kërkesave apo pretendimeve të paraqitura nga palët kërkuese në Strasburg. Ndërsa në çështjen Centrum For Rattvisa kundër Suedisë, kërkuese është shoqata e njohur joqeveritare Qendra për Drejtësi, e angazhuar kryesisht në mbrojtje të jetës private të individëve, në çështjen Big Brother Watch e të Tjerë kundër Britanisë, kërkues janë me dhjetëra shoqata e organizata në mbrojtje të shtypit të lirë dhe mjaft gazetarë të pavarur. Sidoqoftë, në të dyja rastet, më të prekurit nga “përgjimet në grup” vlerësohet me të drejtë se janë gazetarët, pasi natyra e punës dhe intensiteti e shumëllojshmëria e komunikimeve brenda e jashtë vendit, ekspozojnë e cenojnë dukshëm nga përgjimet lirinë e shtypit, komunikimin me publikun, lirinë e shprehjes, burimet gazetareske, jetën e tyre private e familjare, e të tjerë.

Duhet sqaruar që në fillim se “përgjimi në grup” është një koncept i ri në fushën e së drejtës. Bëhet fjalë për përgjimin në bllok të grupeve apo kategorive të caktuara të njerëzve, kryesisht jashtë vendit, për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit, sigurinë kombëtare apo parandalimin e luftimin e krimeve serioze në vend. Pikërisht për këto arsye, me çështjen e “përgjimeve në grup” janë marrë një vit më parë edhe mjaft gjykata kushtetuese me vokacion të rëndësishëm europian e më gjerë, si Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë dhe Këshilli Kushtetues i Francës. Vendimet dhe standardet e vendosura prej tyre, veçanërisht për mbrojtjen e jetës private dhe lirisë gazetareske, janë me shumë interes. Mjafton të përmendim këtu se në rastin e Gjermanisë, shërbimi sekret i së cilës realizon rreth 1 miliard e 200 milion interceptime komunikimesh me jashtë në një ditë, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar që ligji respektiv të ndryshojë sa më parë, për të garantuar plotësisht jetën private dhe lirinë e shtypit edhe për personat e përgjuar jashtë territorit, ashtu siç veprohet edhe për vetë shtetasit gjermanë.

Ndërkaq, edhe GJEDRNJ po krijon një jurisprudencë me vlerë të veçantë në këtë drejtim, sepse ajo ka detyrën e përgjegjësinë e madhe për vendosjen e standardeve dhe për të orientuar jurisprudencën e 47 shteteve anëtare në këtë fushë. Nga ana tjetër, vlerësohet se zhvillimi e modernizimi spektakolar e me ritme të paimagjinueshme i teknologjisë së informacionit, krahas avantazheve të padiskutueshme në shërbim të individit dhe shoqërisë njerëzore në tërësi, mbart me vete edhe rreziqe të mëdha. Praktika tregon se ndër të tjera ajo keqpërdoret dukshëm për qëllime kriminale në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Nga ana tjetër, lufta ndaj këtyre fenomeneve të rrezikshme kërkon angazhimin efektiv e maksimal të shteteve demokratike. E në këtë luftë, pa dyshim që shërbimet sekrete kanë rol të veçantë. Por për realizimin e këtyre detyrave madhore, ato kanë zhvilluar e zhvillojnë në vazhdimësi programe elektronike e mjete të jashtëzakonshme teknike shumë të sofistikuara, të cilat krijojnë mundësinë për të interceptuar biseda e komunikime individuale të formave të ndryshme, në distanca tepër të mëdha, në ambiente pune apo argëtimi, në rrugë e në shtëpi, duke depërtuar e prekur edhe vetë thelbin e jetës private e lirisë së shtypit, aq të domosdoshme për demokracinë si formë e qeverisjes. E nëse nuk vendosen rregulla e standarde të qarta, ato mund të dëmtojnë rëndë e në mënyrë të pariparueshme jetën dhe të drejtat e individit, e për më tepër, edhe të keqpërdoren për qëllime politike apo thjesht hakmarrëse. Pikërisht për këto arsye, GJEDRNJ është shumë e vëmendshme për të reaguar në kohë ndaj këtyre rreziqeve, pa cenuar njëkohësisht edhe realizimin e funksioneve themelore të shtetit, në mbrojtje të interesave kombëtare si dhe të qytetarëve të tij.

Pa dashur të zgjatemi shumë për të zbërthyer dy vendimet e mësipërme të GJEDRNJ, që së bashku shkojnë në rreth 150 faqe, mund të përmendim në vijim vetëm disa nga deklarimet më të rëndësishme të saj mbi parimet e rregullat e realizimit të “përgjimit në grup”, që janë:

1) “Përgjimi në grup” nga shërbimet sekrete nuk prek në vetvete e në parim të drejtat themelore. I gjithë ky proces zhvillohet në 4 faza kryesore, që janë: a) Realizimi i përgjimit e dokumentimi fillestar i të dhënave të marra, b) Përdorimi i selektorëve të veçantë që përpunojnë automatikisht materialin e grumbulluar, c) Vlerësimi individual i të dhënave të selektuara, dhe d) Ruajtja për shfrytëzim të mëtejshëm të “produktit final”, përfshirë këtu edhe mundësinë e shkëmbimit të të dhënave me shtete të tjera partnere.

2) Në të katër fazat duhet të zbatohen me rigorozitet disa kërkesa e standarde të rëndësishme, të domosdoshme për mbrojtjen e jetës private dhe lirinë e shtypit. Për vetë natyrën e karakteristikat e këtij procesi, ato duhet të marrin parasysh veçanërisht si rrezikun e abuzimit nga mekanizmat shtetërorë, ashtu edhe nevojën e zhvillimit në fshehtësi të plotë të procesit të përgjimit.

3) “Përgjimi në grup” duhet të dallohet nga “përgjimi i targetuar”. Në këtë të fundit përgjohet një apo disa persona të caktuar, ndërsa “përgjimi në grup” realizohet ndaj një bashkësie njerëzish që ndodhen jashtë vendit, të cilët janë përgjithësisht të panjohur me parë. Në këtë kuptim, fillimisht “përgjimi në grup” ka më shumë karakter parandalues sesa investigativ.

4) I gjithë procesi i “përgjimit në grup” në të katër fazat e tij, duhet t’i nënshtrohet “garancive fillim – mbarim” (“end-to-end safeguards”), që do të thotë se: a) Duhet të ketë një proces vlerësimi të pavarur në sistemin e brendshëm në secilën prej katër fazave, bazuar kryesisht në arsyetimin e nevojës së kalimit nga një fazë në tjetrën, si dhe në parimin e proporcionalitetit. Kalimi nga një fazë në një tjetër kërkon një stekë gjithnjë e më të lartë në zbatimin e këtyre parimeve. b)Ashtu si “përgjimi i targetuar”, edhe “përgjimi në grup” duhet të autorizohet paraprakisht nga një mekanizëm i pavarur nga pushteti ekzekutiv. Ky mekanizëm mund të mos jetë detyrimisht apo tërësisht nga pushteti gjyqësor. Megjithatë, e rëndësishme është që e drejta e brendshme duhet të garantojë me qartësi të mjaftueshme rastet dhe shkaqet, vërtetimi i të cilave do të bënte të mundur dhënien e autorizimit për “përgjimin në grup”. c)I gjithë procesi duhet t’i nënshtrohet mbikëqyrjes dhe mundësisë së vlerësimit ex post facto (pas përfundimit të procesit) të tij nga një mekanizëm i pavarur, i cili mund të mos jetë domosdoshmërisht nga pushteti gjyqësor. Ky mjet duhet të jetë efektiv, që do të thotë se çdo person i përgjuar duhet të ketë mundësinë potenciale të ushtrojë më pas të drejtën e ankimit dhe vlerësimit të ligjshmërisë së përgjimit. Kjo mund të kërkohet jo vetëm me shkrim, por edhe para një mekanizmi të pavarur nga ekzekutivi, që mund të mos jetë domosdoshmërisht gjykatë. Mjafton të garantojë një proces të rregullt ligjor e mundësisht edhe me palë kundërshtare.

5) Kujdes i veçantë duhet treguar kur materiali i përgjuar u kalon shteteve të tjera partnere apo organizatave e mekanizmave ndërkombëtare. Në këto raste, ligjërisht duhet të parashikohen disa garanci më shumë për përcjelljen e plotë apo të pjesshme të materialit të përgjuar. Ndër të tjera duhet të: i) Përcaktohen qartë në ligj rastet dhe rrethanat e kalimit të materialeve të tilla ii) Shteti dërgues duhet të sigurohet se shteti pritës nuk do të abuzojë me materialin e transferuar dhe se ai do të marrë masat e duhura për ruajtjen dhe administrimin e tij në përputhje me parashikimet ligjore. iii) Mbrojtje e veçantë duhet t’u jepet materialeve me natyrë konfidenciale, mes të cilave si më sensitivet përmenden materialet konfidenciale mbi çështjet e shtypit dhe mbrojtjen e burimeve gazetareske, dhe së fundi, iv) Vendimi për transferimin e materialit të përgjuar mund t’i nënshtrohet vlerësimit dhe kontrollit ligjor të një mekanizmi të pavarur.

6) Përcaktimi i saktë i rregullave lidhur me fshirjen apo shkatërrimin e menjëhershëm të përgjimeve dhe materialeve të tjera relevante të marra nga “përgjimi në grup”, kur ato nuk paraqesin interes dhe nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me qëllimet inteligjente. Kjo bëhet veçanërisht e domosdoshme në rastet kur cenohet jeta private dhe liria e shtypit.

Specifikisht për lirinë e shtypit, standardet kryesore që përmenden vetëm në vendimin Big Brodher Watch, janë:

1) Mbrojtja e burimeve gazetareske është guri themelor i lirisë së shtypit. Cenimi i këtij standardi do të dëmtonte në mënyrë të pariparueshme rolin e veçantë e tepër të rëndësishëm të tij në mbrojtje të interesave publike dhe garantimin e një informacioni të saktë e të besueshëm.

2) Gjatë “përgjimit në grup”, përmes përdorimit të qëllimshëm nga shërbimi sekret të programeve apo selektorëve të caktuar, mund të përfitohen edhe materiale gazetareske me natyrë konfidenciale. Mbajtja, përdorimi apo ruajtja e këtyre materialeve mund të cenojë rëndë mbrojtjen e burimeve gazetareske. Për këto arsye, kur dihet apo ka probabilitet të madh që nga përdorimi prej shërbimeve sekrete i programeve dhe selektorëve të veçantë do të përfitohen materiale të tilla, duhet të kërkohet paraprakisht autorizim nga gjykata apo një mekanizëm tjetër i pavarur. Ato duhet të vlerësojnë me kujdes në çdo rast nëse kjo ndërhyrje justifikohet në emër të “interesit publik”, si dhe nëse mund të kishte ose jo mjete të tjera më pak të dëmshme për arritjen e të njëjtit objektiv.

3) Materiali konfidencial gazetaresk mund të përfitohet edhe në mënyrë jo të qëllimshme, gjatë “përgjimit në grup” për çështje apo objektiva të tjerë. Në këtë rast, fillimisht nuk mund të paragjykohet veprimi i shërbimit sekret, ndaj nuk mund të flitet për cenim serioz të nenit 10 të Konventës lidhur me lirinë e shtypit. Megjithatë, legjislacioni kombëtar duhet të parashikojë garanci të forta e të qëndrueshme për ruajtjen, shqyrtimin, përdorimin, transferimin në shtete të tjera dhe shkatërrimin apo fshirjen e këtyre materialeve. Për më tepër, kur bëhet e qartë që materiali gazetaresk ka në vetvete natyrë konfidenciale, mbajtja dhe shqyrtimi i mëtejshëm i tij nga punonjësi respektiv i shërbimit sekret mund të bëhet vetëm nëse merret për këtë qëllim autorizimi i gjykatës apo nëse mekanizmi tjetër të pavarur.

Duke pasur parasysh standardet e mësipërme, Dhoma e Madhe e GJEDRNJ mori respektivisht këto vendime për dy çështjet e mësipërme:

a) Cështja Centrum For Rattvisa kundër Suedisë: Lidhur me këtë çështje, u konstatua ndër të tjera se kuadri ligjor suedez mbi “përgjimin në grup” është mjaft i plotë dhe me garanci të qarta, në përputhje me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ky shërbim inteligjent rregullohet me ligj të veçantë, e në bazë të tij është krijuar një agjenci qeveritare (National Defence Radio Establishment– FRA) që organizon e realizon përgjimin. Leja për çdo “përgjim në grup” merret nga Gjykata mbi Shërbimin Inteligjent me Jashtë, e cila përbëhet nga gjyqtarë dhe anëtarë të tjerë të pavarur, të zgjedhur për një mandat katërvjeçar. Aktiviteti dhe vendimmarrja e kësaj gjykate përbëjnë ligjërisht sekret shtetëror. Për më tepër, ka edhe një Inspektorat të Shërbimit Inteligjent me Jashtë, i cili drejtohet nga një gjyqtar apo ish-gjyqtar. Ky Inspektorat mbikëqyr dhe analizon ligjshmërinë e punës së agjencisë qeveritare FRA në të katër fazat e realizimit të “përgjimit në grup”. “Përgjimi në grup” mbikëqyret në parim dhe në një kuadër më të përgjithshëm edhe nga Autoriteti për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nga Ombucmani Parlamentar dhe nga Kancelari i Drejtësisë (nëpunës i lartë shtetëror që mbikëqyr të gjithë veprimtarinë ligjore të Qeverisë, përfshirë këtu edhe lirinë e shtypit dhe të marrjes së informacionit nga qytetarët). Mbi të gjitha vlerësohet se jo vetëm mbikëqyrja, por edhe vlerësimi i nevojës dhe zbatimi i parimit të proporcionalitetit mund t’i nënshtrohen gjykimit të një gjykate të veçantë, të quajtur Gjykata për Shërbimin Inteligjent me Jashtë. Në proces merr pjesë edhe një përfaqësues i veçantë në rolin e komisionerit për mbrojtjen e interesave të publikut. Megjithatë, GJEDRNJ konstaton në vendimin e saj se ekzistojnë tri probleme apo tri shkelje të legjislacionit suedez mbi “përgjimin në grup”, që janë:

i) Mungesa e normave të posaçme që duhet të parashikojnë qartësisht rastet e fshirjes apo shkatërrimit të materialit të përgjuar.

ii) Mungesa e parashikimeve ligjore që në procesin e zhvilluar në Gjykatën për Shërbimin Inteligjent me Jashtë të garantohet edhe pjesëmarrja e një komisioneri të veçantë për mbrojtjen e interesave individuale, sidomos kur bëhet fjalë për mbrojtjen e korrespondencës dhe burimeve gazetareske, dhe

iii) Mungesa e një mjeti efektiv për vlerësimin ex post facto të ligjshmërisë së “përgjimit në grup”. Problem kryesor në këtë drejtim paraqitet veçanërisht pamundësia e ankimit të fazës së fundit të përgjimit, asaj që ka të bëjë me ruajtjen dhe përdorimin e materialit të grumbulluar.

Për sa më sipër, vlerësohet se kuadri ligjor suedez për “përgjimin në grup” bie në kundërshtim me nenin 8 të KEDRNJ. Ai kapërcen hapësirën e nevojshme të vlerësimit në nivel kombëtar, pasi nuk parashikon sa dhe si duhet “garancitë fillim – mbarim” (end-to-end safeguards) të këtij procesi, të domosdoshëm për mbrojtjen efektive të të drejtave të individit, përballë arbitraritetit dhe rrezikut për abuzim të pushtetit shtetëror.

b) Cështja Big Brother Watch dhe Të Tjerë kundër Britanisë:

Edhe në këtë rast, fillimisht vlerësohet legjislacioni britanik për standardet që ofron në çështjen e “përgjimit në grup”, por që marrë në tërësi, konstatohet se ai nuk jep garanci të mjaftueshme, bazuar në parimin “fillim–mbarim” (end-to-end), duke e lënë individin të zbuluar përballë rrezikut të arbitraritetit dhe abuzimit të mundshëm të pushtetin shtetëror. Ndër të tjera, përmendet se edhe në këndvështrimin formal, regjimi juridik i “përgjimit në grup” është përcaktuar me një rregullore të veçantë, e cila nuk plotëson standardet për t’u cilësuar “ligj”. Për këto arsye arrihet në përfundimin unanim se ka shkelje të nenit 8 KEDRNJ lidhur me mangësitë e dukshme në përcaktimin në tërësi të regjimit të “përgjimit në grup”.

Vëmendje të veçantë i kushtohet më pas në vendim garancive që i duhen dhënë lirisë së shtypit gjatë të gjitha fazave të “përgjimit në grup”.

Dhoma e Madhe e GJEDRNJ vëren ndër të tjera se legjislacioni britanik mbi “përgjimin në grup” nuk përcakton qartësisht kriteret e përdorimit të programeve dhe selektorëve të ndryshëm të përgjimit në rastin kur bëhet fjalë për gazetarë dhe materiale konfidendiale të tyre. Nuk parashikohet me këtë rast gjithashtu as marrja e një autorizimi të veçantë nga gjykata apo një mekanizëm tjetër i pavarur, për të vazhduar me ruajtjen dhe shfrytëzimin e materialit të interceptuar. Nga ana tjetër, autorizimi paraprak i përgjimit nuk është në dorë të një mekanizmi të pavarur nga ekzekutivi, por në kompetencë të Sekretarit të Shtetit, i cili është drejtpërsëdrejti anëtar i qeverisë. Në këto kushte vlerësohet unanimisht se kemi cenim të nenit 10 të KEDRNJ. Megjithatë, ashtu si për nenin 8 të Konventës, edhe në këtë rast vlerësohet se nuk ka shkelje të nenit 10 lidhur me rregullimet që i referohen bashkëpunimit me jashtë, pasi parashikohen qartësisht dispozita ligjore e praktika të konsoliduara, që garantojnë mjaftueshmërisht transferimin, përdorimin, ruajtjen dhe shkatërrimin e materialeve te marra nga “përgjimi në grup”.

Vendimet e përmendura më sipër janë jo vetëm interesante, por edhe mjaft të dobishme për të gjitha shtetet europiane. E kur mendohet se në procesin e “përgjimit në grup” kanë probleme serioze me respektimin e jetës private dhe lirisë së shtypit demokraci të tilla si Britania, Gjermania e Suedia që janë, në fakt, kampionë të të drejtave të njeriut, çfarë mund të thuhet për demokracitë e reja e të pazhvilluara, përfshi edhe vendin tonë. Problemi është jo vetëm thjeshtë në realizimin e këtij lloj përgjimi, për të cilin mbase ato ende nuk janë në gjendje ta organizojnë si shtetet me teknologji moderne. Shqetësim kryesor duhet të jetë mbrojtja e qytetarëve të tyre nga “përgjimet në grup”, që realizojnë pa recetë shërbimet e huaja sekrete në territorin e këtyre vendeve. Prandaj duhet një kuadër i plotë ligjor që t’u përgjigjet në kohë zhvillimeve ndërkombëtare në këtë fushë. Mbi këtë bazë duhet të përcaktohen standarde të qarta bashkëpunimi edhe me vendet e tjera. Jeta private dhe liria e shtypit nuk janë rekomandime pa vlerë, por të drejta e liri themelore, për të cilat individi ka shumë nevoje të mbrohet dhe t’i gëzojë realisht ato në jetën e përditshme.

blank

Një brez në ikje që lufton me kohën – Nga ENTON ABILEKAJ

Ata që hapën sytë në pluralizëm, që nuk e jetuan asnjë minutë komunizmin dhe nuk e mbajnë mend Ramiz Alinë, si komunistin e fundit – President, sot janë 31 – vjeçarë. Ata që nuk e panë protestën e parë të studentëve, sfidën ndaj dhunës së policisë kur vërshonin nga Qyteti Studenti në rrugët e Tiranës, grevën e urisë dhe rrëzimine bustit të Enver Hoxhës në Sheshin Skënderbej, që nuk e përjetuan dot gëzimin spontan të qindra mijë të izoluarve që, 45 vjet pas prishjes, prisnin Sekretarin amerikan të Shtetit, janë 30 – vjeçarë.

Ata që nuk e panë sistemin komunist të jepte shpirt nga entuziazmi triumfal i një populli të vuajtur që shpresonte, që nuk e dëgjuan fjalimin e Sali Berishës në 23 mars në Sheshin pa statuja, që e humbën momentin e papërsëritshëm të një ambasadori amerikan që merrte pjesë në një miting partie me 2 gishtat lart, janë sot 29- vjeçarë.

Akoma më të rinjtë, i quajnë histori ato që brezi i parë dhe i dytë, i kanë jetuar, i ruajnë si momentet më të rëndësishme të jetës dhe përcaktojnë me to vendimet politike çdo katër vjet. Ata që kanë humbur historinë e madhe të rënies së sistemit komunist, nuk mund të humbasin rënien e tranzicionit. Nëse do të dështojnë, do të jetë faji i të gjithë atyre që nuk duan ta lexojnë thirrjen e fortë të votës së tyre.

E para, Partia Demokratike ka mundësinë të lexojë tek vota e së dielës këtë mesazh. Ish-ët e qeverisë Berisha mbështetën një kandidate të pastër dhe morën 2.5 për qind të votave të demokratëve. Një politikan i ri, me moshën politike 4 vjec, 15.5 për qind.

Pa llogaritur problemet e shumta të zgjedhjeve, Agron Shehaj arriti të sjellë mesazhin, se brezi i ri i PD-së shikon përpara, ka heronjtë e tij dhe anti-heronjtë e së shkuarës.

Lulzim Basha nuk mund të mos e lexojë këtë votë që Gramoz Ruçi e lexoi të shtunën. Pas më shumë se 30 vjetësh në politikë, i ekspozuar si komunisti i fundit në Partinë Socialiste, me një barrë akuzash mbi supe, kuptoi që nuk mund të vazhdonte.

Në një kohë kur bashkëmoshatarët e tij politikë kanë një fat më të vështirë. Sali Berisha me “non grata” nga SHBA dhe Ilir Meta, në një përplasje me SHBA dhe një vendim për shkarkim nga Parlamenti.

Sali Berisha ka një gjyq në Paris, Ilir Meta një gjyq në Tiranë. Të dy në luftë me kohën, të dy në luftë me historinë që, megjithëse bujare me mësimet e veta, injorohet deri në përsëritjen dramatike, apo qesharake.

Në fund të 30 viteve tranzicion, vendi po përballet me krizën e largimit të një brezi politik.

Një brez me bilanc negativ, që tund ato pak arritje që mezi u realizuan pas mundimit të qytetarëve dhe miqve të Shqipërisë. Të fundit edhe këtë herë, pasi ishim të fundit ndër ata që u zgjuan nga komunizmi në fund të viteve ’80 deri ne 1990.

Në asnjë prej ketyre vendeve nuk ka më politikanë me 30 – vjet aktivitet mbi supe, pavarësisht arritjeve, pavarësisht se shumica e tyre janë sot anëtarë të BE-së edhe për meritën e atyre politikanëve që tani janë në pension.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, deklaroi dje, se pas mandatit të dytë si Kryeministër do të largohej nga politika. Një vendim i vështirë, sic e tha edhe vetë, por i pashmangshëm. “Pas mandatit të dytë fillon rreziku për rrëshkitje në autokraci”, tha Zaev, që zgjodhi të mos përfitojë nga kjo mundësi.

Një mundësi që homologu i tij në Tiranë po e sheh si meritë. Një mundësi që Edi Rama e rrëmbeu me mbështetje ndërkombëtare dhe që nuk ka ndërmend ta lëshojë deri në 2029. Atëherë do të jemi përsëri të fundit. Do të jemi gjithmonë të fundit, sa kohë të ngelim në Histori, sa kohë të dimë vetëm të prodhojmë dhe asnjëherë të mësojmë nga ajo. Derisa bëhet shumë vonë./dosja.al

blank

Tropojë, zhvillohet manifestimi kulturor “Sofra Dardane”

Pëllumb Sulo

Në Tropojë po zhvillohet manifestimi tre ditor “Sofra Dardane” me pjesëmarrjen e një numri të madh grupesh folklorike. Pjesë e këtij manifestimi është edhe shpallja e fillimit të sezonit turistik në Luginën e Valbonës, një nga më të njohurat për turizmin malor në Shqipëri.

Më shumë se 40 grupe folklorike nga Shqipëria, Kosova, Diaspora dhe shqiptarët e Preshevës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut po marrin pjesë në edicionin e 18 të “Sofrës Dardane”, që zhllohet ne skajin me verior të Shqipërisë, në Tropojë.

“Sofra Dardane” organizohet nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar dhe, këtë vit, është emërtuar “Jam Dardan i Malësisë së Gjakovës”.

Më shumë se 500 këngëtarë, instrumentistë dhe valltarë popullorë po manifestojnë, për tre ditë me rradhë, nëpër rrugët e qytetit Bajram Curr dhe në stadiumin e lojërave me dorë të qytetit duke shpalosur trashëgiminë kulturore përmes kostumeve tradicionale, këngëve dhe valleve.

“Sofra Dardane”, e orgnizuar në skajin më verior të Shipërisë, në Tropojë, është një nga veprimtaritë më të rëndësishme kulturore që zhvillohet në Shqipëri. Ajo bashkon në një manifestim të gjërë kulturor trojet etnike shqiptare duke synuar ruajtjen e trashëgimisë kulturore të kombit.

Drejtuesi i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, thotë se është e rëndësishme që traditat e pasura folklorike të popullit, jo vetëm të ruhen, por edhe të përcillen tek brezat me të rinj, si dëshmi e idenditetit kombëtar.

“Kjo pikëpjekje e shpirtit të kombit, këtu në qytetin e Bajram Currit, është bashkim shpirtëror, kulturor i kombit shqiptar. Sepse, gjithë shqiptarija është derdhur sot në Tropojë. Synimi i platformës së Unionit Artistik të Kombit Shqiptar është kthimi në identitet, ruajtja e trashëgimisë, përcjellja tek brezat e rinj. Dhe, nëse i shihni, të gjitha grupet artistike vijnë me mosha të reja, çka do të thotë se ata, me pasion, duan të percjellin këtë AND të popullit, me të cilën ne kemi udhëtuar ndër shekuj dhe i kemi rezistuar asimilimit deri në ditët e sotme”, thotë zoti Azgan Haklaj.

Pjesë e veprimtarive tre ditore të manifestimit kulturor “Sofra Dardane” ishte përurimi i një memoriali kushtuar qendresës së Gashit në mbrojtje të trojeve shqiptare ndër shekuj si dhe hapja e sezonit të ri turistik malor në Luginën e Valbonës, pjesë e Alpeve të Shqipërisë dhe një nga zonat më të njohura dhe të frekuentuara vitet e fundit për turizmin malor.

Lugina e Valbonës është një nga parqet natyrore të Shqipërisë ku turizmi zhvillohet në çdo stinë të vitit. Kjo, jo vetëm për bukuritë natyrore të Alpeve, por edhe nismës së banorëve vendas për të ndërtuar bujtuna miqësore me natyrën.

Vitet e fundit, banorët e Valbonës, bashkë me shoqatën “Toka’, luftuan fort për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Valbonës, por zëri i tyre nuk u dëgjua nga vendimmarrësit.

blank

Fitorja e Lulzim Bashës për kreun e PD dhe guri mbi shpinën e tij! – Nga AGRON GJEKMARKAJ

Data 13 Qershor nuk është thjeshtë një moment që përmbyll një proces elektoral të Partisë Demokratike por shumë më teper se aq !

Prej kohesh ishte harruar shija e gares së vertete madje pak po ta cysim kujtesen gjejmë “referendume” si ai që beri Edi Rama ca vite më pare për të mos bërë garë në PS nga frika e Ben Blushit !
Por nuk është kjo më e rendësishmja. Shqiperisë ju pengua ndryshimi duke mos lejuar opoziten që të shnderrohej në pushtet me inxhinjeri elektorale, korrupsion, aleancë me boten e krimit dhe sanduiçizimin e “Rilindjes” me shtetin!

U masakrua vala dhe fryma e ndryshimit e ngritur nga PD dhe Lulzim Basha i cili sot në kushte normale do të ishte duke formuar qeverinë !!

Demokratet e dinë këtë dhe per këtë arsye kanë zemerim me përdhunuesit e votes së lirë dhe mbeshtetje për Lulzim Bashen i cili qortohet prej tyre veç per faktin se u dha iluzionin që regjimi mundet me votë masive !! Këtë iluzion duket që vetë Basha e ka humbur nëse ndjekim ligjerimin e tij të fushates për kreun e PD ! Qeveria e cila ka vetem 37 mije vota diferencë me mbi 80 mije vota të pavlefshme pas masakres zgjedhore mendon që i ka vënë demokratet me shpatulla per muri !

Gabohet rënde! Shumë shpejt do të tradhëtohet në besimin e vet !
Demokratet më 13 Qershor do marrin pjesë masivisht në zgjedhje dhe po kaq të shumtë do votojnë Lulzim Bashen sepse i njohin kontributin, përpjekjen dhe mundin për tu ndeshur me një regjim kriminal!

Basha është antimodeli i Edi Rames !
Ai nuk trukon sondazhe të paguara nëpër portale, nuk blen vota duke respektuar traditen e PD që nuk e njeh shit-blerjen e votes ,nuk perdor njëanshem numerat e telefonit të antarësisë për ti dhunuar në privatësinë e tyre , nuk ulet në studiot televizive për të denigruar kundërshtarët me sterkalka dhe fjali tre gjymtyrshe!

Demokratet refuzojnë çdo formë klonimi të Edi Rames në PD dhe këdo që tenton ti sherbejë atij me forma të shëmtuara e të dënueshme !! Çdo thirrje a mesazh që vjen nga kompani shërbimesh për ti hequr PD një traditë dhe shtuar një ves për të mbajtur gjallë debate të fabrikuara nga zyrat e Kryeministrit ilegjitim do të perbuzet !!
Lidershipi i opozites nuk është vend pune as një rresht me shumë në CV, sidomos tani por një mision historik !

Vota për Lulzim Bashen është një vote pergjegjësie po edhe një gur i rëndë mbi shpinën e tij që duhet ta mbaje për ta rindertuar PD-në në sintoni me kerkesat e shoqërisë duke shfaqur më teper guxim e me pak kujdes në luften ndaj vegjetimit , patetikes dhe parullave.Duke interpretuar , nevojat e së djathtes moderne për ta shnderruar PD në parti “mobile” sipas impaktit publik e qytetar, ku çdo kush do të vihet në diskutim e çdo gjë do të debatohet me struktura të forta e përfaqësuese.
Selinë e saj në tempull të qytetarve dhe jo në strehe të pesë zyrtarve ku Tirana dhe rrethet do të takohen në lartesinë e ideve të përbashkëta progresive dhe jo në sinoret e rreme të se njejtes fotografi. Asaj fotografie ku prej vitesh lexohen deklarata pa mbyllur deren për korrigjinin e gabimeve në rikompozimin e historisë së PD.

Kjo, jo vetem si muzeum krenarie por edhe si hapësirë për ndergjegjet kritike e mbi të gjitha për ti dhënë Shqiperisë normalitet demokratik, shpresë e jetë në një vend që po zbrazet me ritme të vajtueshme nga presioni i një regjimi mafioz!


Send this to a friend