VOAL

VOAL

Vajza që vdiq në aksidentin në tunelin e Kalimashit, këngëtare e muzikës popullore. Kush ishte Stela

November 13, 2017
blank
3 Comments
  • author avatar
    Anonymous 5 years ago Reply

    Ngushllime

Komentet

blank

Rrëfimi i ndjerë i Limos Dizdarit: I kam çuar 45 letra kryeministrit

Kompozitori i njohur Limos Dizdari triumfoi dhe njëherë mbi vdekjen, teksa kaloi një gjendje të vështirë shëndetësore.

 

Në një intervistë ekskluzive në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, profesor Dizdari ka folur për Qendrën Kulturore Dea në Ksamil, që megjithëse siç thotë ai e ngritën me shumë sakrifica, tani nuk është më.

Pjesë nga intervista:

Jemi në shtëpinë tuaj dhe pas keni banerat e aktiviteteve kulturore në qendrën Dea…

Këto i bëra tani që erdha në Tiranë. Unë mora përsipër të bëja një protestë personale. Dy javë rresht dola para kryeministrit. I kam çuar 45 letra kryeministrit dhe ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje. I drejtohem atij. Sepse unë e di mirë si funksionon shteti. I njoh pushtetarët, i kam parë të gjithë, i kam parë dhe me kostume dhe me rroba banje.

Ju mendoni se atë ditë keni marrë goditjen e parë?

Mendoj se aty e kam marrë që u rrëzova.

Kur u rrëzuat shkuat menjëherë në spital?

Jo, atje po bëhej një zallamahi e madhe. Kishin hyrë policë, banditë, njerëz me makina. Ishte një gjë e tmerrshme dhe ne na nxorët përjashtë.

Që nga ajo ditë ju e latë Ksamilin?

Ikëm çfarë të bënim. Ata kishin hapur të gjitha dyer, kishin prishur të gjitha llozet e dyerve, ishin ndërruar të gjitha. Adriana guxoi dhe vajti, unë shkova që të firmosja deklaratën te polici. Adriana kishte parë që biblioteka ishte rrëzuar në tokë, të gjitha skulpturat ishin hedhur në baltë. Pikturat nuk ishin nëpër mure. Atje ka një bazë materiale të jashtëzakonshme. Vendosa të bëj një protestë personale para Kryeministrisë dhe i provova këto që të merrja vesh pse kam dalë. Ruhesha shumë nga pëllëmba e ndonjë të paudhi. Kisha shumë frikë nga ajo. Se nuk ka gjë më fyese se pëllëmba që të jep dikush me pa të drejtë. Vjen një ditë një njeri i thjeshtë, ç’po bën këtu. I thashë po rri, më tha nuk lejohet. Isha në trotuarin e bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’. I thashë ju shqiptar jeni, po unë shqip po të them. Jo tha, o duhet me shku ose jam i detyruar…Jo, i thashë po iki sepse kisha këtë frikë. Kanë ardhur disa herë protestues, unë nuk përzihesha me protestuesit e tjerë që të bëja diferencën. Unë kam qenë jashtëzakonisht konseguent me qëndrimet e mia dhe vazhdoj të mbetem shumë konseguent. Nuk bëj asnjë lëshim, asnjë milimetër mbrapa. O të gjitha, o asgjë. Sepse unë i kam mbledhur siç thotë populli, si plaga qelbin, me vështirësi të jashtëzakonshme. Nuk i jam drejtuar askujt, as shtetit. Unë vajta me një qëllim në Ksamil, vajtëm që të mbillnim piano. A e di sa piano kemi mbjellë në Ksamil. Kemi mbjellë 19 piano. Por në Ksamil, janë ato zgarat që pjekin peshkun, për të pirë raki. Jo ne mbollëm vetëm piano.

Momentalisht çfarë ndodh me qendrën Dea dhe a e shihni ndryshe këtë situatë tani, pas kësaj situate që patët me shëndetin? Çfarë ka ndryshuar?

Nuk ka lidhje kjo ç’kam unë si shëndet… Shëndeti është i imi. Ka njerëz që sëmurën e shërohen, ka njerëz që sëmuren, shërohen, përkeqësohen dhe vdesin. Ajo që kemi bërë unë dhe Adriana nuk është e imja, nuk është as e jotja, as e këtyre çunave, është e të gjithë neve. Është kulturë kombëtare. Kultura kombëtare s’mund të jem unë pronar, as Ismaili, as Naimi, është e të gjithëve. Çfarë bëhet kështu, pse ky pisllëk.

Jeni interesuar çfarë ndodh atje tani?

Jam interesuar, kanë hedhur gjithçka. Beethovenin e shoh në baltë, unë e kisha në dy gurë të mëdhenj për të thënë që ky është një shkëmb i madh që fati ia solli botës. Po atje është Cajkovski, është Noli, Naimi, është Migjeni.

Ju nuk keni marrë asnjë reagim dhe pas protestave individuale?

I kam dërguar letër SPAK-ut. Pa pikën e turpit, Arbenit i erdhi zor shumë zor, të them të vërtetën që e transferoi kompetencën për zgjidhjen e problemit në Prokurorinë e Sarandës. Më tha u mërzite profesor, i thashë o Arben unë njoh shumë krajanë të tjerë, nga ke ngjarë ti i thashë kaq i varfër. Si mund të them jam mërzitur shumë. Mos u mërzit më tha. I kam dërguar letër ministrit të Brendshëm, kam marrë takim me të, mora premtim të jashtëzakonshëm prej tij. Sa të më kesh mua mos çaj kokë. Kërkova takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, nuk më priti. Vajta dy herë, nuk kishte kohë. Normal, normal. Po të paktën dha një përgjigje dhe përgjigjja është e gjitha gënjeshtër.

Çfarë kërkoni ju aktualisht profesor dhe çfarë pretendoni, çfarë hapi të radhës do bëni?

Të respektohet ligji! E ke shitur, po. Kush e ka shitur? Konfederata nuk ka të drejtë ta shesë. Pse e ka shitur, sa e ka shitur. 200 milionë, aq është një shtëpi. Unë kam thënë atje, çfarë u shit, ajo që ishte, ajo që bëra apo ajo çfarë do bënim. Jo vetëm që e shitë, por ata që e blenë, ata që fituan ankandin e shitën për 2 mln euro. Me kë tallesh ti? Unë nuk vija nga një fshat i humbur se nuk besoj se gjen më fshatarë të humbur. E bleve 200 mln dhe e shite 2 mln euro.

Nga mijëra mesazhe që keni marrë, a ka qenë njëri që ju ka bërë përshtypje?

Është e vërteta absolute dhe nuk ua them, verifikojeni vetë. Të gjithë miqve të mi, të gjithë njerëzve të mi të dashur ajo që iu ka bërë përshtypje është ndërkombëtarëzimi i këtij problemi. Unë nuk e kam ditur se mund të isha ndonjë ditë në qendër të vëmendjes. Që nga Izraeli, që nga Australia të urojnë shëndet. Ata flasin për diçka tjetër, unë gjej rastin që t’i falënderoj. Ai ka futur vetveten. Njerëz që janë të ndërgjegjshëm, që e hedhin hapin mbi bazën e një logjike të shëndoshë.

Po nga politika?

Ka dy mënyra të folur në kësi rastesh, të flasësh troç apo të flasësh me hile. I interesuar për këtë punë i pari ka qenë Edi Rama, sepse ai donte vetë që ta merrte. I interesuar i dytë dhe përpara Edit, ka qenë Ilir Meta. Ka shokë të tjerë që marr vesh tani, ngatërrestar. Unë u çudita dhe e besova që Ilir Meta ishte i pari dhe bërtiti tani për shëndetin tim. Ai më njeh mua, unë nuk di të them as kështu as ai. Nuk mund të gënjej. Prona kombëtare nuk është e imja, është e të gjithëve. Ajo që unë bëj, unë nuk lëviz qimen nga ajo që bëj. O të kthehen të gjitha, o t’i marrin të gjitha. Ia kam çuar avokatit, dje ia çova letrat.

A jeni optimistë se do i shkoni deri në fund?

Nuk varet as nga unë, as nga ju, as nga politikanët. Pyetja është kush e drejton Shqipërinë? Këtu ka shumë vend për të diskutuar. Unë në seanca shumë të holla politike nuk ka marrë pjesë. E para se nuk kisha njohje dhe e dyta se nuk kisha kompetencë për ca gjëra që nuk më takonin mua.

E vërteta është kjo tani, që përderisa thuhet që ia japim kësaj se kjo ka green card, po mirë dhe Limosi me Adrianën kanë green card. I kam bërë një letër ambasadores dhe i them, nuk kam ndjerë emocion më të madh se sa atë ditë që një zyrtar i lartë i New York City-t na thotë të dyve Welcome in America. U fshinë të gjitha ato njollat e gishtave përpara kësaj fjale të ëmbël. Po pse? Unë e di fort mirë atë që ka thënë Roosvelt 100 vjet përpara. Është keq kur një ministër i keq vihet në detyrë, por është akoma më keq kur një ministër i keq rri gjatë në punë. Ky është leksion i madh demokracie.

Çfarë vlere kapi investimi juaj për qendrën Dea?

Ka shkuar midis 850-900 mijë euro. Po të doni pyetjet i bëjmë mbi tablot. Ajo është rruga që të çon në Ksamil, në atë rrugë nuk ka asnjë lloj ndërtimi. Shkoni shikoni po gjetët atë rrugë më do të çuditeni sepse gjithçka është transformuar. Do të thotë që 26 vjet më parë unë jam i pari atje. E dyta, po të shohësh tek fotografia e tretë, janë disa dritare dhe ca gurë. Ajo është biblioteka e Migjenit. Shihe si është. Këtu është qendra në rikonstruksion. Të gjitha këto janë bërë me lekë. Ku është kontributi i shtetit këtu? Asgjëkundi. Me se është bërë me sakrifica. shkonim të dy dhe e di mirë si i kam marrë frymën kësaj. Ne na është krijuar edhe një problem tjetër nëse flasim në konfidencë. Unë jam beu i Ksamilit. Me autoritetin e beut, autoritetin e hierarkut u bë, por ne shkonim 4-5 herë në muaj në Ksamil.

blank

Pelivan Barjamaj iku tek yjet e këngës…(17.09.1944-23.06.2022) – Nga Albert HABAZAJ

Nuk e mendoja dhe nuk doja kurrë ta mbaja këtë fjalë lamtumire për Pelivan Barjamin, sepse kisha shumë besim tek forca e syve të tij, tek zemra, shpirti, trimëria e tij e qetë ndaj çdo sfide, që e përballoi papërfillshëm, përveç kësaj tumorales, që na e mori të pushojë me yjet në qiellin e bukur të këngës dhe poezisë shqipe…
Shqiponja, Monika, Miklo e Alban! Na iku Pelua juaj dhe yni. Si duket, nuk duroi dot më, e kishte marrë malli shumë për yjet e këngës dhe u nis për atje, përjetësisht. Juve, familjarëve, u iku kryefamiljari, njeriu më i dashur, ndërsa ne na iku shoku, bashkëluftëtari i së mirës ndaj të keqes, miku e vëllai ynë, Pelivan Barjamaj. Ndoshta qe mërzitur Arben Duka kaq muaj pa kolegun guximtar të vargut përditësor të pakorruptueshëm… Iku fizikisht një fjalëmençur, që do të ngelet i paharruar, sepse nga shpirti mbolli e përhapi lule lirike në gjerdanin e folklorit shqiptar dhe të poezisë së kultivuar popullore. Edhe pse unë do ta them, e di që nuk do të më besoni që Pelivan Barjamaj ka lindur më 17 shtator 1944, sepse, jo se dukej, por ai ishte shumë i ri në shpirt, në mendim, në pamje… Kam shumë kujtime me të, të hershme dhe të reja, familjare dhe shoqërore, gëzimi dhe hidhërimi. I kam qenë në dasëm të vajzës familjarisht; ndërsa, kur ai ishte larg, tepër larg, matanë Oqeanit e këtu, në Vlorë, na iku Veno Alemi (Abazaj), vëllai i tij, me lot në sy kemi folur e kemi qarë në celular kur më kërkoi, në mungesë të tij, të mbaja fjalën e përcjelljes për xha Venon. Dhe unë e mbajta, se mendova që Pelua u lehtësua sadopak në dhembjen e tij të pathënshme dot për vëllanë…
Le të rikthehemi pak në vitin 1995. Sa ishte botuar libri i Pelos, “Populli dhe politika”, që u përpi menjëherë, sepse vjerëshërimi i tij ishte shërues si mjaltë i hidhur (siç ia quan miku i tij i veçantë, Namik Jahaj). Ndërsa unë botova shkrimin: “Pelivan Bajrami, poeti lirik me kostum kombëar”, ku përmbledhtas, po shkëpus nja dy paragrafë: … “Qesh prej zorit, qan prej gazit”.
“Qerratai” Pelivan Barjami – e cilësonte Plaku i Bardhë i Letrave Shqipe, qysh më 23 Tetor 1995 Pelon, poetin tonë të dashur dhe shton – më bëri të qesh aq shumë sa fshiva sytë me mëngë””. (Të më falni, por Plaku i Bardhë i Letrave dihej dhe dihet që është Dritërori Dritëro Agolli, kështu që unë nuk e pashë të nevojshme t’i shënoja dhe emrin tek shkrimi në fjalë, se … kush nuk e kupton)… Po vijoj dhe pak nga shkrimi im për Pelon: “Interesante është se edhe sot ky libër është si një kod shpirtëror e moral në vargje ndër shqiptarë. Edhe pse nuk ka ndonjë ndikim të shfaqshëm nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, as nga Kanuni i Skënderbeut, as nga Kanuni i Labërisë dhe as nga ligje apo përmbledhje ligjesh e normash të pashkruara, të trashëguara në mënyrë gojore, që pasqyrojnë gjendjen ekonomike – shoqërore të periudhave të kaluara, si tërësi e normave të së drejtës zakonore, ky libër i veçantë i krijuar nga Pelivan Bajrami ka mushtin, ka lëngun e pastër, ka dhe frymëmarrjen e kësaj kushtetute të pashkruar shqiptare në rrjedhat e kohës; trajtuar artistikisht me magjinë labe të vargut, që Pelua e qëndis si ai me këtë libër – testament etnoartistik”.
Në vargjet e tij ka Vlorë, ka Labëri, ka Elbasan, ka Lushnjë, ka Dibër, ka Has, ka Skrapar, ka Tiranë, ka Janinë, ka Tuz, ka Preshevë, ka Prishtinë, ka Ulqin, ka Korçë, ka Artë e ka Nartë, ka Përmet e ka Skrapar, ka Krujë e ka Shkodër, ka Kolonjë e Tepelenë, ka Gjirokastër e Mallakastër, ka Kelmend e Prevezë, ka Librazhd e ka Dukagjin, ka Sazan e ka Himarë. Një lexues, që nuk ia ka njohur jetëshkrimin këtij autori, mund ta mendojë nga çdonjëra krahinë a qytet që citova dhe nuk gabon, sepse Pelivan Barjami si krijues gjithëpërfshirës i trevave shqiptare. Me origjinë të hershme Pelivani është nga Tërbaçi i Vlorës, nga fisi i nderuar i Bajrame, mëhalla Bita. Drashovica është vendlindja e tij. Por jo më pak i rrahu zemra e krijimit për hapësira shqiptare me rol në historinë kombëtare, si trevat shqiptare të Malit të Zi, ato të Maqedonisë së Veriut, si Kosova e Çamëria, që i donte sa Vlorën, sa vendlindjen, e s’i këmbente sa qe, siç shprehej dhe vetë, edhe sikur t’i falnin botën…
Kush e ka njohur Pelivanin, e ka vlerësuar si njeri i mirë, shumë i dashur, i qeshur si ai, shumë i qetë, shumë bashkëpunues, dashamirës, mendimtar e ndjenjëtar. Ai qe dhe ngelet një nga penat e arta të polifonisë, jo vetëm për Tërbaçin, Drashovicën, Treblovën, Sevasterin, Vajzën, Trevllazrin etj., ndërkohë që tutje hapësirave labërore dhe shqiptare vështirë se do të ketë një vlerë të tillë kurajoze si e Pelivan Barjamit, i krahueshëm me penën e Arben Dukës. Kujtoj që kam qenë në krahë të tij, kur në fillimvitet 1990 Pelivani organizoi Grupin lab të Shoqatës Kulturore Atdhetare Mbarëkombëtare “Ismail Qemali”, apo kur në fillimvitet 2000 ngriti një grup simpatik, i cili u bë shpejt i mirënjohur me këngëtarë të rinj, si grup polifonik lab, të cilit i dha emrin simbolik “Djemtë nga Lumi i Vlorës”, Gjithashtu ai ka dhënë ndihmesë speciale për Ansamblin “Çipini”, “Jehona labe” etj. Vargjet e shkruara prej tij këndohen dhe do të këndohen nga populli. Po ai vetë këndonte aq mirë e sa bukur ia merrte, unikal me zë të ulët koke, i qante si bilbil sidomos këngët e nënës me aq mall, dhëmbje e trishtim, që tek pakkush i kam ndier. Patjetër ai kishte në sy, në penë, në zë, në frymë, në shpirt, në gjak nënën e tij, Zelihanë halleshumë. Po ku ka vlerë më të madhe se ajo që ngelet në gojën dhe mendjen e brezave që vijnë!…
Ai do të regjistrohet në kujtesën sociale si njeriu që ishte shumë i lidhur me vendlindjen, me Labërinë, me historinë, kulturën dhe artin, për të cilin kontribuoi edhe vetë lartësisht sa jetoi. Pelivan Barjamaj na dha një ndihmesë të vlefshme edhe në fillimet e riformatimit të Grupit të Grave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”. Ajo është e regjistruar dhe ne nuk mund ta mohojmë, por e kujtojmë me nderim. Ai do të kujtohet edhe për sa e sa vargje, vjersha, këngë satirike e humoristike, ku, mirë humori, që na mban gjallë, por ironia pikon e hidhur, therëse, fshikulluese, sa e mprehtë dhe e ashpër, po aq e nevojshme për shërim…
Pelivan Barjamaj do të mbahet mend si një nga ata fillimtarët e lartë, që la gjurmë të thella në kulturën e Vlorës dhe Labërisë, sidomos me tekstet aq të bukura, me vargjet e tij të arta, këngët e ëmbla me melodi të ngrohta, që thuri si Mjeshtër i Folklorit lab ende zyrtarisht i pashpallur, sepse ai ishte i bërjes së veprave, jo i kërkimit të dekoratave. Sa qe gjallë, nuk i pashë në arkivin e tij asnjë dekoratë shtetërore lirikut të trëndelintë të Labërisë e më tutje, veçse atij dekoratën ia ka dhënë Labëria duke ju përulur si para një Shën Poeti… Më duket se qorton Pelua edhe tani me atë qeshjen e tij sa të heshtur, aq fisnike, jo si mjeshtër i madh i kulturës së Labërisë, por si njeri që reflektonte mirësi… Ne jemi me të, me këngët e tij, me zërin e melodive të tij dhe së shpejti do ta takojmë në vëllimin e ri që po përgatit prof. Bardhosh Gaçe dhe poeti Namik Jahaj.
Tërbaçiotët, drashoviciotët, labët, vlonjatët, mallakastriotët, shqiptarët dhe të tjerë që e kanë njohur Pelon tonë këtu e deri në Amerikë, ndjejnë keqardhje për ikjen e tij ende shpejt për në parajsë, sepse ishte edhe një ndër të rrallët kontribues në fushën e kulturës popullore në Labëri dhe të gjithë shprehim ngushëllime të përzemërta familjes: Shqiponjës – heroinës së heshtur dhe stoike, vajzës kapedane Monika dhe djemve si yje Miklovan dhe Alban.
Ndoshta më mirë se të flasim sot e të deklarojmë, ku i kemi dhe ku s’i kemi fotot në facebook, apo takimet, bisedat, miqësinë dhe shoqërinë me të nëpër vite, mendoj se secili më vete e të tërë së bashku të përulemi para tij dhe t’i themi: O Pelivan Barjmi! O poet lirik me kostum kombëtar, të dritëroftë kujtimi në krahët e këngës së bukur që thure vetë me vargje mjaltë e lotë!
Varrezat publike Babicë, Vlorë, e premte, 24.06.2022

blank

Presidenti Meta i jep titullin “Mjeshtër i Madh” artistes Hueyda El Saied (pas vdekjes)

VOAL- Presidenti Ilir Meta i akordon titullin “Mjeshtër i Madh” artistes së njohur Hueyda El Saied (pas vdekjes). Lajmin e bën të ditur Presidenti në faqen e tij në facebook, duke e shoqërguar edhe me foto nga momenti i dorëzimit të titullit:
Mes shumë emocioneve, vlerësova sot në praninë e dhjetëra artistëve, intelektualëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, një personalitet shumë të dashur për shqiptarët, një simbol të mirësisë dhe suksesit, që na mungon të gjithëve, artisten, juristen dhe aktivisten e shquar të të drejtave të njeriut, të paharruarën Hueyda El Saied.
Hueyda u largua shumë shpejt nga jeta, kur kishte ende shumë për të dhënë. Megjithatë ajo përmbushi me dinamizëm ciklin e një jete të tërë, plot arritje dhe shkëlqim.
Kontributi shumë i pasur në art dhe përkushtimi i saj i vazhdueshëm human e për të drejtat e njeriut, dëshmojnë në thelb dëshirën dhe dashurinë e saj për jetën dhe për ta jetuar atë.
Me mirënjohje të veçantë për përkushtimin e saj social e human, si gazetare dhe juriste, duke pasuruar karrierën e saj profesionale dhe angazhimin në shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore, i akordova Titullin “Mjeshtër i Madh”, duke ja dorëzuar djalit të saj të vogël Gabriel dhe bashkëshortit Thierry.
Gjithmonë do ta respektojmë kujtimin dhe trashëgiminë artistike të Hueyda El Saied, një model i përhershëm frymëzimi dhe referimi për të rinjtë!
blank
blank
blank
blank

Shuhen përplasjet- Festivali ‘Sunny Hill’ i Dua Lipas mbetet në Prishtinë

Festivali “Sunny Hill” do të mbahet në Prishtinë. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, së bashku me Komunën e Prishtinës dolën me një komunikatë të përbashkët për të njoftuar se festivali “Sunny Hill” do të organizohet në kryeqytetin e Kosovës. Në Tiranë mbetet të mbahet një “line-up” më 26, 27 dhe 28 gusht.

NJOFTIMI ZYRTAR

Deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës (në emër të Qeverisë së Kosovës), Komunës së Prishtinës dhe Sunny Hill Festival.

Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë.

Institucionet qëndrore dhe lokale bashkarisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm.

Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë.

Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.

Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë.

syri.net

blank

Jennifer Lopez surprizon fansat, ngjit vajzën në skenë

Jennifer Lopez dhe Emme Maribel Muñiz dinë se si ta djegin atmosferën në koncerte. Dyshja nënë-bijë u ngjitën në skenë së bashku për të performuar disa këngë në ‘Gala Blue Diamond’ në Los Angeles.

Për performancën e tyre, J.Lo dhe Emme -vajza e saj me ish-bashkëshortin Marc Anthony – realizuan një duet duke kënduar “A Thousand Years” nga Christina Perri. Por momenti i tyre nuk mbaroi me kaq! Emme dhe Jennifer kënduan gjithashtu “Born in the USA” nga Bruce Springsteen, i cili u shoqërua me një video të Emme duke performuar në ‘Super Bowl’ në vitin 2020. Emme më pas e udhëhoqi Jenniferin në një performancë të “Let’s Get Loud”.

Dhe turma ishte shumë e entuziazmuar. Një dëshmitar tregoi për E!News: “Ishte shumë e ëmbël. Shumë herë, J.Lo dhe Emme u përqafuan me njëra-tjetrën dhe ato i këndonin njëra-tjetrës shumicën e kohës.” Po për vokalin e 14-vjeçares? Burimi vëren, “Emme dukej e mahnitshme!”

Përveç muzikës, Jennifer dhuroi edhe nota humori gjatë koncertit. Në një moment, J.Lo bëri shaka se ajo dhe Emme “ishin vërtet të shtrenjta për t’u rezervuar”, por se asaj i pëlqen ta nxirrte vajzën në skenë kur të mundej. Në shkurt 2020, Jennifer foli për Emme pasi 11-vjeçarja iu bashkua mamasë së saj në skenë për të performuar në shfaqjen e pjesës së parë të ‘Super Bowl LIV’.

“Ajo nuk lejon që emocionet ta frikësojnë,” shpjegoi Jennifer gjatë një interviste në ‘The Tonight Show’ me Jimmy Fallon. “Kjo është ajo që duhet të bësh kur je atje lart – duhet të kesh kontroll. Ajo e ka atë gjen, atë gjenin e “Jam rehat këtu lart…” do të doja të ndihesha si ajo”. bw

blank

Si dhe pse u largua nga Kosova festivali Sunny Hill?

Festivali Sunny Hill i mbajtur më 2019 në Prishtinë.

Doruntina Baliu

Në pamundësi që të marrë në shfrytëzim një tokë prej 17 hektarësh në komunën e Prishtinës për 99 vjet, festivali i muzikës, Sunny Hill Festival, u zhvendos nga Prishtina për në Tiranë. Të paktën për këtë vit.

Ky vendim u mor më 14 qershor, më pak se dy muaj para kohës kur ishte planifikuar të mbahet festivali, nga 4-7 gusht.

Në një njoftim që nxiti debat të gjerë në Kosovë, Dukagjin Lipa, themelues dhe organizator i këtij festivali dhe babai i yllit botëror, Dua Lipa, tha se arsye për këtë është zvarritja e procedurës për marrjen në shfrytëzim të një hapësire në komunën e kryeqytetit të Kosovës. Bëhet fjalë për një parcelë në Bërnicë të Poshtme.

Vetë procedura për dhënien në shfrytëzim të tokës për kompaninë Sunny Hill (Sh.P.K.), që e organizon festivalin, u përcoll me kundërshtime politike nga niveli komunal e deri tek ai qendror.

Kundërshtime pati edhe nga shoqëria civile dhe aktivistët.

Në momentin kur u bë i ditur vendimi se festivali do të zhvendosej në Tiranë, institucionet e Kosovës ende nuk e kanë marrë një vendim final për dhënien ose jo të tokës në shfrytëzim për festivalin.

Largimi i këtij edicioni të Sunny Hill nga Kosova përveç që nxiti kritika të shumta të politikanëve e qytetarëve ndaj Qeverisë, u quajt një gabim strategjik edhe nga raportuesja për Kosovën në Komisionin Evropian, Viola von Cramon.

Ju sjellim se si është zhvilluar procedura lidhur me tokën.

Marrëveshja e kundërshtuar mes Komunës së Prishtinës dhe Sunny Hill

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe një përfaqësues i kompanisë Sunny Hill, nisën negociatat për dhënien në shfrytëzim të një toke të Prishtinës për këtë festival në mars të vitit 2022.

Pas takimeve negociuese që u mbajtën më 21 mars, 6 prill e 4 maj, kryetari Rama dhe Sunny Hill arritën një marrëveshje që iu prezantua Kuvendit Komunal të Prishtinës. Marrëveshja u votua më 10 maj.

Sipas kësaj marrëveshjeje, kompanisë Sunny Hill do t’i jepej në shfrytëzim një parcelë në fshatin Bërnicë e Poshtme, në një hapësirë prej 17 hektarësh.

Parcela e paraparë që t'i jepej kompanisë për festivalin Sunny Hill, Bërnicë.

Parcela e paraparë që t’i jepej kompanisë për festivalin Sunny Hill, Bërnicë.

Kjo tokë do jepej në shfrytëzim për 99 vjet.

Ligji që rregullon dhënien në shfrytëzim të pronave komunale parasheh se komunat mund të japin në shfrytëzim pronat për periudha të ndryshme, nga një vit e deri në 99 vjet.

Kjo marrëveshje hasi në kundërshtime brenda opozitës komunale.

Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë tha se në mbledhjen e 10 majit kanë kërkuar që kjo marrëveshje të shqyrtohej në një seancë tjetër të mëvonshme, pasi dokumentacioni, sipas tij, nuk ishte i kompletuar.

“Ne e vërejtëm që ka shumë mangësi, dosja nuk ishte e kompletuar. Ishim të revoltuar dhe të brengosur kur i pamë kushtet e kontratës, të cilat i ka negociuar kryetari”, tha Sveçla.

Sipas tij, kundërshtimi më i madh ka qenë për “kohëzgjatjen e madhe, 99 vjet”.

“Kemi dhënë oferta të tjera, i kemi dhënë 10 vjet me mundësi vazhdimi pastaj”, tha Sveçla.

Vërejtja e dytë, sipas tij, kishte të bënte me kushtet e kontratës që ndalojnë mbajtjen e ndonjë festivali të karakterit të ngjashëm “që i bën konkurencë festivalit Sunny Hill” në këtë hapësirë.

Marrëveshja lejonte vetëm evente të muzikës klasike dhe xhaz të organizuara nga Komuna e Prishtinës, Filarmonia e Kosovës, apo vendi të jetë nikoqir i orkestrave filarmonike nga mbarë bota.

Tutje, sipas marrëveshjes, vetëm 30 për qind e fitimeve nga organizimet e komunës do t’i takojnë Komunës së Prishtinës. Nuk ceket kujt i takon 70 për qind e fitimeve të tjera.

Me gjithë kundërshtimet, Kuvendi Komunal atë ditë arriti ta kalojë këtë marrëveshje me 26 vota pro nga 51 asamblistë gjithsej.

Pro votuan asamblistët e partisë në pushtet në komunë, Lidhjea Demokratike të Kosovës, partia nga cila vjen kryetari i komunës, si dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Në anën tjetër, kundër votuan asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Nismës Socialdemokrate.

Komuna e Prishtinës nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për pretendimet e opozitës komunale se dosja e dorëzuar para Kuvendit Komunal nuk ka qenë e kompletuar.

Ata, po ashtu, nuk i kanë komentuar kritikat se kryetari ka negociuar marrëveshje të dëmshme për Prishtinën.

Marrëveshja e kontestuar në shkallën e dytë

Pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës më 10 maj mori vendim që do t’ia japë në shfrytëzim tokën kompanisë Sunny Hill, sipas ligjeve në fuqi, ky vendim është dashur të dërgohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

MAPL-ja ishte paraparë që të merrte vendim që tregon nëse vendimi i komunës është i ligjshëm ose jo.

Më 14 qershor, kur erdhi lajmi se festivali po zhvendoset në Tiranë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e kritikoi këtë ministri se gjatë procesit për vendimin e ligjshmërisë “ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asamblistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës”.

Vendimi i komunës i ishte dërguar për shqyrtim MAPL-së, më 16 maj. Sipas një sqarimi publik që kjo ministri ka bërë më 14 qershor, ata kanë kërkuar dokumente shtesë në mënyrë që të marrin vendimin final për ligjshmërinë ose jo të këtij vendimi.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, lënda kishte disa “dokumente esenciale që mungonin në aplikacion”.

Përkatësisht, sipas MAPL-së, në këtë vendim ka munguar: Projekti i paraqitur nga investitori dhe plani dinamik i realizimit të investimit, si dhe qarkullimi bankar për vitin paraprak.

Komuna e Prishtinës nuk ka kthyer përgjigje lidhur me atë se pse kanë munguar këto dokumente në aplikacion dhe kur pritet që këto dokumente të dorëzohen në MAPL.

Sunny Hill: Kohëzgjatja e shfrytëzimit të tokës ka qenë opsionale

Megjithëse kundërshtimet kryesore karshi marrëveshjes së komunës me Sunny Hill kanë të bëjnë me kohëzgjatjen e dhënies në shfrytëzim të tokës, përfaqësuesit e këtij festivali thonë se kjo për ta ka qenë opsionale.

Shpat Begolli, përfaqësues i festivalit Sunny Hill, për Radion Evropa e Lirë ka arsyetuar pikën ku kërkojnë që mos të mbahen festivale të karakterit të njëjtë në këtë hapësirë.

“Kjo bëhet për të mbrojtur parkun nga shkatërrimi që do t’i bëhej në rast se organizohen shumë evente gjatë vitit. Në të njëjtën kohë, parku Sunny Hill do të qëndrojë i hapur për shfrytëzim rekreativ për qytetarët gjatë të gjithë ditëve tjera”, thuhet në përgjigjen e Begollit.

Ai thotë se se alokimi i kësaj toke edhe vetëm për një park do të kishte arsyeshmërinë e vet “pa hyrë në investimet dhe benefitet tjera që sjell Sunny Hill”.

Begolli ka përsëritur ankesën ndaj “vonesave të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal”.

“Asgjë nuk e arsyeton vonesën e aprovimit ose zgjidhjen e problemit nga ana e MAPL-së deri në atë pikë që të rrezikohet mbajtja e festivalit, pikë kjo që e kemi theksuar disa herë që nëse vonohet fillimi i punimeve, festivali përkundër dëshirës nuk mund të mbahet”, tha Begolli për REL.

Ankesat e qytetarëve në lidhje me marrëveshjen e komunës me Sunny Hill

Radio Evropa e Lirë ka siguruar ankesën që në MAPL është dërguar nga një grup qytetarësh që e quajnë veten Grupi Jo Formal për Mbrojtjen e Pronës Publike.

Në këtë ankesë, qytetarët kanë disa ankesa sa i përket marrëveshjes së miratuar në komunë.

Përveç tjerash, ata janë ankuar për mungesë të transparence, pasi kjo marrëveshje nuk është publikuar në faqen e Komunës.

Në ankesën e qytetarëve, ata i kërkojnë MAPL-së që kjo marrëveshje të anulohet.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në lidhje me këtë çështje ka kërkuar mendim edhe nga Ministria e Bujqësisë, si dhe Ministria e Planifikimit Hapësinor, për shkak se parcela në fjalë është tokë bujqësore, sipas dokumentit të komunës.

Në një përgjigje për REL, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka thënë se më 8 qershor 2022 ka pranuar kërkesën nga MAPL-ja për vlerësim të ligjshmërisë për këtë vendim.

Më 15 qershor, kjo ministri ka thënë se do t’i përgjigjet me shkrim MAPL-së, pa treguar se kur do të kthehet kjo përgjigje.

Ministria e Planifikimit Hapësinor deri në publikimin e këtij teksti nuk është përgjigjur në lidhje me këtë çështje.

Si do të mbahet festivali në Tiranë?

“Datat e njëjta, përvoja e njëjtë e bukur, lokacion tjetër”, ky është njoftimi që festivali “Sunny Hill” bëri në media sociale për të njoftuar zhvendosjen e festivalit në Tiranë.

Lajmi shpejt u shpërnda edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

Organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur për REL se ftesa e hapur nga Tirana “ka qenë prezent prej vitit 2018 dhe të gjithë palët kanë qenë shumë të vetëdijshme për këtë”.

“Ideja gjithmonë ka qenë që festivali të mbahet në të dy kryeqytetet”, thotë Begolli.

Ai, po ashtu, ka bërë të ditur se festivali do të kthehet në Prishtinë sapo të krijohen kushtet për të.

“Sunny Hill e ka vendin në Prishtinë. Kurdo që krijohen kushtet që Sunny Hill Festival të ketë qasje në një pronë të mirëmbajtur dhe lokacion të përhershëm, si dhe mbështetjen e institucioneve lokale edhe atyre qendrore, atëherë Sunny Hill do të kthehet në Prishtinë. Ne shpresojmë shumë që kjo të jetë në vitin 2023 nëse përgatitjet për hapësirë vazhdohen qysh prej tash”, tha ai.

Sipas Begollit, Sunny Hill do të mbahet në brigjet e liqenit artificial në Tiranë.

“Hapësira e përzgjedhur është bukur e gatshme dhe ka nevojë për intervenime minimale”, tha ai.

Festivali Sunny Hill ishte mbajtur për herë të parë në Prishtinë në vitin 2018 dhe sërish në vitin 2019.

Prishtina ishte nikoqire e disa prej emrave më të mëdhenj botëror të muzikës, duke përfshirë Miley Cyrus, Dua Lipa, Calvin Harris, Martin Garrix, Action Bronson, dhe dhjetëra artistë të tjerë.

Edicioni i vitit 2020 ishte anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

blank

‘Sunny Hill’ nuk e mban Përparim Rama, e merr Erion Veliaj

Ngjarja, e cila me vetëm dy edicione ia arriti ta fuste Kosovën në hartën kulturore botërore duke mbajtur vulën e yllit Dua Lipa, e duke sjellë emra të mëdhenj të muzikës, është çakorduar në edicionin, i cili pritej të zgjerohej në hapësirë e të zgjaste katër ditë. Toka në Bërnicë, marrëveshja për dhënien në shfrytëzim e mosmarrëveshjet për të janë bërë sebep i krejt këtij kapitulli të “Sunny Hillit”. Është zhvendosur në Tiranë, duke hapur në Kosovë kapituj prapaskenash e akuzash politike

Nga Endrit Berisha, KOHA DITORE

Kur pritej që “Sunny Hill Festival” të lansonte ndonjë emër të radhës botëror që do të merrte pjesë në edicionin e sivjetmë, erdhi një tjetër njoftim: Nuk do të mbahet fare në Prishtinë. Fillimisht qenë burimet që folën për këtë, pastaj u konfirmua nga organizatorët dhe në skenë dolën akuza midis pushtetit e opozitës bashkë me të tjera prapaskena. Do të mbahet në Tiranë, e Kosovës i mbesin prapaskenat e përplasjet politike.

Ngjarja, e cila me vetëm dy edicione ia arriti ta fuste Kosovën në hartën kulturore botërore duke mbajtur vulën e yllit Dua Lipa, e duke sjellë emra të mëdhenj të muzikës, është çakorduar në edicionin i cili pritej të zgjerohej në hapësirë e të zgjaste katër ditë. Toka në Bërnicë, marrëveshja për dhënien në shfrytëzim e mosmarrëveshjet për të janë bërë sebep i krejt këtij kapitulli të “Sunny Hillit”. Kryeqyteti i Shqipërisë e mirëpret festivalin, e në skenën vendore sapo kanë nisur akuzat. Politikën e ka fajësuar themeluesi e organizatori i festivalit, Dukagjin Lipa, e më pas politikanët njëri-tjetrin. Lipa u ka shkruar letër të gjatë udhëheqësve të shtetit, por më pas edhe zyrtarë shtetërorë kanë pasur akuza ndaj tij.

Organizatorët: Festivali, peng i politikëbërjes

“Festivali ka nevojë për shtëpi të përhershme në qytetin e tij”, ka shkruar themeluesi i festivalit, Dukagjin Lipa, në letrën me të cilën njoftoi krerët e shtetit për ikjen e festivalit nga Prishtina.

Lipa ka akuzuar vonesat në mungesën e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për dështimin e sivjetmë. Ai ka thënë se festivali ka mbetur peng i politikëbërjes. Vendimin për zhvendosje e ka cilësuar si të vështirë, por të domosdoshëm.

Sipas tij, në vend të përkrahjes, kërkesa e festivalit është politizuar. Teksa ka akuzuar MAPL-në për tejkalim afatesh ligjore, Lipa ka thënë se ka pasur ndikim direkt mbi këtë ministri nga asamblistë të opozitës në Prishtinë.

“Sa për sqarim, kërkesa identike, në fund të mandatit të kaluar komunal ishte votuar PRO unanimisht nga të gjithë asamblistët pa dallim partiak, por tani është rikthyer për plotësim, meqë ish-kryetari Ahmeti nuk e kishte përgatitur dokumentacionin në formën e duhur. Tani, kërkesa e njëjtë, edhe pse tërësisht e plotësuar sipas ligjit dhe konform kritereve të MAPL, u shndërrua në betejë politike mes partive në kuvend komunal, në kurriz të festivalit dhe dobisë që i njëjti e krijon për imazhin e shtetit dhe vlerave që ne si shoqëri i përfaqësojmë, përfshirë edhe efektin direkt dhe zinxhiror që festivali e krijon për ekonominë e kryeqytetit, por edhe jehonën pozitive në mbarë botën, e cila në këtë periudhë është esenciale për vendin tonë”, ka shkruar ai në letrën e gjatë, të cilën e ka postuar në Facebook, pak pasi doli lajmi për zhvendosje. Letra nuk ka datë.

Në shtatorin e vitit 2019 për Bërnicë, Dukagjin Lipa e asokohe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, nënshkruan memorandum të bashkëpunimit.

Në mbledhjen e mbajtur më 23 maj të atij viti, Qeveria e kryeministrit asokohe në dorëheqje, Ramush Haradinaj, kishte vendosur për “dhënien në shfrytëzim të Qendrës së Panaireve në Bërnicë”. Ndërkaq më 7 gusht të po atij viti, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë shpalljen publike me të cilën janë ftuar “të gjitha subjektet e interesuara që të aplikojnë për marrjen në shfrytëzim dhe administrim të ‘Qendrës së Panaireve në Bërnicë’”.

Tash dhënia në shfrytëzim e kësaj hapësire prej 17 hektarësh, u votua me zhurmë në maj të këtij viti.

Lipa në letrën e tij ka thënë se “nevoja për fitore të vogla politike nga ana e asamblistëve komunalë, fatkeqësisht mbeti mbi interesin e shtetit dhe mundësinë për rritjen e një platforme të rëndësishme të diplomacisë kulturore dhe turizmit kulturor”, thuhet në letrën që Lipa ua ka dërguar presidentes, kryeministrit, ministrave të kulturës, MAPL-së dhe MPJ-së dhe kryetarit të Prishtinës.

Sipas Lipës, “Sunny Hill” ka thënë se s’ka nevojë për prona publike për 99 vjet, por se Prishtina për hapësirë që i plotëson kushtet e kërkuara nga performues të rangut botëror.

Ai ka thënë se vetëm në edicionin e fundit vlera e publicitetit ndërkombëtar të krijuar ka qenë rreth 23 milionë euro si dobi për imazhin e shtetit. Sipas tij, janë sjellë deri 10 milionë euro për ekonominë e kryeqytetit. Ka thënë se mbi gjysma e pjesëmarrësve kanë qenë nga vendet e tjera. Sipas tij, përmes “Sunny Hillit” Prishtina dhe rinia e Kosovës janë shfaqur mbi 500 milionë herë në kanale digjitale.

“Vetëm në edicionin e kaluar, janë publikuar mbi 557 artikuj pozitivë në mediat ndërkombëtare, përfshirë edhe televizionet e ndryshme nacionale amerikane, të cilat shikohen nga qindra miliona njerëz në ditë në gjithë botën”, ka thënë ai, duke shtuar se bizneset e vogla e të mesme kanë përfituar nga festivali.

Duke shtuar se synon që ta bëjë Prishtinën ndër destinacionet kryesore në Evropë për muzikën moderne, Lipa ka kërkuar mbështetjen e të gjitha institucioneve të Kosovës që sa më shpejt të finalizohet procesi i dhënies së hapësirës në shfrytëzim, në mënyrë që “Sunny Hill Festival 2023” të mbahet në Prishtinë.

“Mbesim me shpresë që përgjigjja jonë merr vëmendjen tuaj, në mënyrë që kredibiliteti i festivalit dhe kredibiliteti im personal dhe i familjes sime të mos mbesë në duart e asamblistëve që për betejat e tyre politike na vendosin në situata të këtilla jashtë çdo logjike të shëndoshë, dhe na sjellin deri te humbja e mundësisë më të mirë të promovimit, diplomacisë dhe turizmit kulturor që e ka dhe mund ta kishte Kosova për një kohë shumë të gjatë”, ka përfunduar ai.

“Ping-pong” institucional

Me akuzë ndaj MAPL-së është drejtuar edhe Komuna e Prishtinës, me t’u bërë publik lajmi për zhvendosjen e “Sunny Hillit” në Tiranë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky vendim i shkakton dëm kryeqytetit në shumë sfera. Ai ka akuzuar Qeverinë për zvarritje të procesit.

“Me keqardhje të madhe mora lajmin se Festivali prestigjioz, ‘Sunny Hill’, sivjet nuk do të mbahet në Prishtinë. Një vendim i tillë, i shkaktuar kryekëput nga zvarritjet e Qeverisë, do t’i shkaktojë dëm kryeqytetit në kulturë, turizëm, në zhvillimin ekonomik dhe në imazhin e vet të përgjithshëm. Dështimi i këtij festivali sivjet është humbje jo vetëm për Prishtinën, por për gjithë Kosovën. Qeveria e Republikës së Kosovës duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asamblistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit të Komunës dhe vullnetit të shumicës, e cila përfaqëson sovranin e kryeqytetit”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kundërakuzë ndaj Komunës ka pasur MAPL-ja. Kjo ministri ka thënë se ka kërkuar sqarim dhe dokumente shtesë për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim.

MAPL-ja ka thënë se vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronës për “Sunny Hillin” nga Komuna e Prishtinës e ka marrë më 16 maj, gjashtë ditë pas aprovimit në Asamble. Sipas Ministrisë, janë kërkuar sqarime shtesë në lidhje me vendimin e Komunës së Prishtinës me theks të veçantë për kohëzgjatjen e dhënies në shfrytëzim të pronës “dhe pjesën e parcelës prej 17 hektarësh, sa ishte kërkuar në shfrytëzim, një pjesë e së cilës ka statusin e tokës bujqësore”.

Ministria ka thënë se lëndës i mungonte projekti i paraqitur nga investitori dhe plani dinamik i realizimit të investimit si dhe qarkullimi bankar për vitin paraprak. Ka shtuar se për çështjen ka pasur reagime edhe nga organizata të shoqërisë civile.

“Megjithatë ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar të trajtojmë me interes dhe seriozitet aktin në fjalë. Aktualisht Ministria jonë është në pritje të përgjigjes në pyetjet që i kemi dërguar kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama. Duke e ditur rëndësinë e cilitdo investim madhor dhe nevojës për projekte serioze dhe gjithnjë përmes procedurave siç parashohin ligjet dhe rregulloret, por edhe në përputhje me interesin dhe mënyrën e shfrytëzimit të pronës publike ju njoftojmë se jemi në proces të shqyrtimit të këtij akti dhe se nuk bëhet fjalë për anulim nga ana e ministrisë”, thuhet në deklaratën e MAPL-së të martën mbrëma.

Për mashtrim e ka akuzuar MAPL-në në kundërpërgjigje nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu. Në një shkrim në Twitter, ajo ka thënë se Ministria s’ka dashur të japë përgjigje në një propozim të festivalit.

“Pse heshti MAPL në propozimin e ‘Sunny Hill’ për mos me marrë asnjë copë tokë vetëm ta ketë një hapësirë me infrastrukturë për festival si duhet që merr leje dhe e shfrytëzon 30 ditë? Mos mashtroni. Nuk deshët”, ka shkruar ajo.

Akuza për presion nga organizatorët

Pavarësisht zhurmës e debatit që nxiti përnjëherë njoftimi i festivalit, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, mbi dy orë pasi është konfirmuar zhvendosja, ka thënë të jetë befasuar nga lajmi. Në kohën kur u njoftua për ikjen nga Prishtina të festivalit të madh, Çeku ishte duke dëgjuar muzikë në gala-koncertin e Platformës për Kulturë të Evropës Qendrore dhe Ambasadës së Hungarisë në Kosovë.

“Hera e parë që po e dëgjoj tash nga ju, sepse koncerti zgjati afër dy orë, para kësaj s’e kisha këtë informacion. Do ta analizojmë këtë çështje dhe besoj që pas asaj do ta formojmë edhe qëndrimin tonë, por në këtë moment, pasi që më erdhi si befasi informacioni, nuk mund të kem ndonjë deklaratë”, ka thënë ministri Çeku për KOHËN, pas koncertit në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve. “Edhe një herë po ju them unë nuk e kam informacionin, duhet të dëgjoj deklarimin zyrtar të ‘Sunny Hill’, arsyet dhe nëse një gjë e tillë është tashmë e konfirmuar ose jo”.

Ka thënë se ka qenë në komunikim të rregullt me organizatorët e “Sunny Hill” si Ministri e Kulturës.

“Kemi qenë duke i trajtuar disa kërkesa të tyre në raport me organizimin dhe në këtë angazhim kanë qenë disa ministri të involvuara nga pjesa që e mbulon MKRS-ja deri te çështja e sigurisë me Policinë, infrastrukturën me ministritë e tjera. Kemi qenë në komunikim intensiv me ta, çka mund t’ju them është se është një lajm i befasishëm për mua, por pa e kuptuar tërësisht se cili është shkaku dhe nëse kjo gjë tashmë është e konfirmuar ose jo nuk mund të jap ndonjë deklaratë më shumë”, ka thënë ai.

Më vonë ka akuzuar Lipën për presion mbi çështjen e lëshimit të lejes për pronë në Bërnicë të Poshtme. Në një shkrim në Facebook, ministri Çeku ka thënë se MKRS-ja ia ka ofruar mbështetjen e nevojshme festivalit. Megjithatë, ai ka thënë se për çështjen e dhënies së territorit në shfrytëzim duhet kohë që të mos gabohet. “Motivi dhe angazhimi ynë institucional ka qenë i plotë, gjithnjë me synimin e përbashkët që Sunny Hill edhe sivjet të përçojë nëpër botë imazhe pozitive nga vendi ynë. Por, çka kemi me kursim në Kosovë, është toka. Nuk e ka të drejtën as kjo qeveri e as ndonjë qeveri tjetër, ta përdorë territorin e Kosovës pa i peshuar mirë kostot, përfitimet, pasojat, kohëzgjatjet në të cilat jepet në përdorim një tokë. Procesi i vendimmarrjes kërkon kohë për të qenë i plotë dhe për të mos qenë i gabuar apo abuziv”, ka shkruar Çeku. Ai e ka cilësuar të padrejtë edhe letrën e Lipës për krerët e shtetit e publikimin e shpejtë të vendimit për zhvendosje.

“Nuk është e drejtë t’i dërgohet letër qeverisë ku t’i kërkohet vendimmarrje e shpejtë për Sunny Hill, dhe pas një kohe të shkurtër të shfaqet njoftimi se organizimi paska ndryshuar vendndodhje. Ky lloj presioni nuk lë kohë të mjaftueshme për t’u siguruar që vendimet institucionale do të ofrojnë mbrojtje të plotë të interesit publik, madje nuk lë kohë të shikohen as aspektet ligjore”, ka shtuar ai.

Çeku në fund ka thënë se “’Sunny Hill’ gjithnjë do ta ketë derën hapur, për diskutime të qeta, e për marrëveshje transparente dhe pa presion”.

“E presim sa më shpejt në Kosovën e saj edhe Dua Lipën me dashuri e respekt të madh. Ajo ka kontribuuar si artiste e si shqiptare në imazhin tonë ndërkombëtar. Asnjëherë nuk do të lejojmë që figura e saj të keqpërdoret apo të zbehet nga debate të politikës apo biznesit”, ka përfunduar ministri.

Përplasjet midis opozitës e pushtetit

Akuza e organizatorëve për politikën si fajtore për zhvendosje të festivalit, ka qenë shkëndijë e një debati të madh për disa orë të martën. Opozita ka shpërthyer me kritika ndaj pushtetit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se “Qeveria po e përzë nga Prishtina një ndër iniciativat më të mëdha dhe të suksesshme artistike”.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti i mbyllën derën të vetmit festival të muzikës me përmasa botërore në vendin tonë. Ky veprim, më shumë se gjithçka, tregon për xhelozinë e sëmurë, injorancën e thellë, e kompetencën e munguar të komplet një Qeverie e cila secilën ditë po na sjell një skandal më të madh se tjetrin. Turp!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar zhvendosjen e festivalit si “skandal të pariparueshëm”.

“Kjo Qeveri nuk di të krijojë e ndërtojë, por ajo nuk i lejon as të tjerët të krijojnë e ndërtojnë. Sot, refuzimi paranoik i pushtetit të Kurtit i dha goditjen më të rëndë të mundshme jetës kulturore në Prishtinë e Kosovë. Detyrimi për largim i festivalit “Sunny Hill”, ngjarjes që vendoste Kosovën në hartën kulturore botërore, është skandal i pariparueshëm për vendin tonë. Largimi i shtëpisë verore të artistëve më me nam në botë, është shuarje e mundësisë për të rinjtë e të rejat tona që megjithatë afër vetes kishin një ngjarje që shumë shtete do ta donin. Shteti ynë paranoik këtë ngjarje nuk e do. Ata bënë çmos të refuzojnë vendimin e qeverisjes së LDK-së në asamblenë e kryeqytetit për të mbajtur një ngjarje si kjo në Kosovë përherë. Kjo politikë paranoike, është vazhdimësi e zymtësisë politike që popullistët e pushtetit në çdo hap të tyre po e prodhojnë. Këtë Kosovë të shpërfytyruar të tyre, qytetarët tanë nuk e meritojnë”, ka shkruar Abdixhiku.

Shefi i deputetëve të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar “dorëheqje për ‘qeverinë Breshka’.

“Sot, paradite fola për vendimmarrjen shumë të ngadalshme të Qeverisë së Kosovës, kabineti qeveritar më kqyrke çka po them!!!! Tash qe edhe deklarata zyrtare që në mungesë të ekspedivitetit dhe dinamikës së mirëfilltë në punë, e humbëm një festival që e patëm në promovim të Kosovës – atë të Sunny Hill. Shkoi në Tiranë!!!! Me këtë qasje totalisht fëmijërore dhe joserioze, se di ku është nisur kjo qeveri. Dorëheqje për ‘Qeverinë Breshka’”, ka shkruar Tahiri, pjesë e AAK-së, asamblistë të së cilës votuan kundër vendimit të Komunës për dhënien në shfrytëzim të pronës në Bërnicë.

Partia në pushtet qendror, e në opozitë në nivel lokal, e ka quajtur lajm jo të mirë zhvendosjen e edicionit të tretë. Vetëvendosje ka thënë se ka kërkuar që prona të mos jepet për 99 vjet, por për 15-20 vjet dhe që hapësira të mos shfrytëzohet edhe për koncerte të tjera e të kryhen të gjitha procedurat administrative dhe plotësimi i dokumentacionit konform kërkesave ligjore. Kjo parti ka hedhur akuza ndaj Ramës.

“Kemi ofruar edhe ndihmë dhe jemi munduar në çdo mënyrë që të mundësohet mbajtja e këtij festivali. Por të gjitha përpjekjet tona, u injoruan në mënyrë arrogante nga kryetari Rama. Në fund të gjitha reagimet tona u dëshmuan të sakta. Si grup i asamblistëve, vazhdimisht kemi shprehur përkrahjen tonë për festivalin dhe pajtueshmërinë për ndarjen e parcelës. Nga fillimi e tëra çfarë kemi kërkuar është respektim i ligjit dhe kontratë më të balansuar në mes të përfitimeve të palës private dhe asaj publike. Megjithatë, për shkak të mungesës së njohurive bazë të procedurave, refuzimit të bashkëpunimit dhe të ndihmës, si dhe qasjes arrogante dhe desktruktive të kryetarit milioner, qytetarët e Prishtinës dhe gjithë Kosovës po mbesin këtë vit pa këtë ngjarje të madhe kulturore”, ka thënë VV-ja në Prishtinë.

Zhvendosjen në Tiranë e kanë mirëpritur krerët e Shqipërisë dhe kryeqytetit shqiptar. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj e kanë quajtur lajm të mirë zhvendosjen. “S’ka si Tirona jo”, kanë shkruar ata në rrjetet sociale.

Por së paku nëpër rrjete sociale, ka edhe lajme se Tirana ishte zgjedhur më herët si stacion i edicionit të tretë. Në postimin e DJ Diplos, më 25 maj, të këtij viti, ai pati bërë thirrje që fansat t’i bashkoheshin në Shqipëri.

“Sunny Hill Festival” e nisi rrugëtimin në Prishtinë në verën e vitit 2018. Qysh në edicionin e parë, “Sunny…” u dëshmua si një alamet festivali. Pas një viti provoi 52 milionë rezultate në makinat e kërkimit si Google. Gazeta e revista botërore si “The New York Times”, “The Guardian”, “MTV UK”, “Areavip”, “Rolling Stone”, “Anabel Magazine” dhe “MTV Italia” do ta përmendnin “Sunny Hillin” si ngjarje të rëndësishme, në të cilën defilojnë emra të rëndësishëm të artistëve botërorë. Vetë Dua Lipa, qe ylli i edicionit të parë bashkë me rap-artistin Action Bronson dhe DJ Martin Garrix. Miley Cyrus, DJ skocez Calvin Harris dhe reperi shqiptaro-amerikan Gashi, ishin yjet e edicionit të dytë më 2019 që për tri ditë mblodhi në “Gërmi”, 45 mijë veta. Për dy vjet, pandemia e pezulloi, e tash në edicionin e tretë, bëri zhurmë ende pa u mbajtur.

blank

Shqiptarët e shpëtuan nga vdekja, Al Bano rrëfen pse i ati i dha emër shqiptar

Këngëtari italian Al Bano Carrisi ka treguar se emri i tij ka një kuptim mjaft të veçantë që lidhet pikërisht me kombin shqiptar. I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, artisti italian Albano Carrisi ka treguar se emrin ia ka vendosur i ati pasi ka qenë shumë i lidhur me tokën shqiptare. Artisti italian tregon se babai i tij ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurt.

“Albano kush ta ka vendosur këtë emër, mos ta ka vendosur ndonjë shqiptar?”

blank“Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë, në ’40-ën i tha mamasë time që quaje Alban, se do të jetë fati ynë”.

blankAlketa Vejsiu: Histori e bukur.

blank“Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë”. bw

 

blank

U shua sot në moshën 80 vjeçare “Artistja e Merituar” Vitore Sallaku! Rrëfimi i fundit për martesën me aktorin e njohur të humorit

Nga Oriona Treska
U shua në heshtje, pa shumë bujë, ndërsa la pas një emër të madh si njeri dhe profesioniste e ish-Cirkut të Tiranës. Vitore Sallaku u nda nga kjo jetë sot në moshën 80-vjeçare.

Ajo ishte pionierja e parë e Cirkut të Tiranës, sot i munguar për rrjedhën e ndryshuar të fatit si institucion artistik. Vitore Sallaku ishte “Artiste e merituar” dhe “Mjeshtre e madhe e Punës”. Ajo ishte gjithashtu bashkëshortja e humoristit tejet të dashur, mundësit, “Artistit të Popullit”, Skënder Sallaku. Një histori dashurie e ngjizur që në themelet e Cirkut të Tiranës, aty ku ata ngritën jo vetëm artin profesionist, por ndërtuan edhe familjen shumë të dashur, nga e cila sollën në jetë dy fëmijë, djalin dhe vajzën.

blank

 

Në një intervistë të largët për revistën Psikologjia, ju sjellim kujtime të cilat emocionojnë për shpirtin dhe vërtetësinë e ndjenjave që na përcollën dy artistët, tashmë të dy bashkë, në qiell.

blank

 

Vitore dhe Skënder Sallaku, 52 vjet bashkë

blank“Për mua mosha nuk ka vlerë. Vlerat qëndrojnë brenda shpirtit të njeriut. Nuk mund të mbijetosh, nëse nuk ke diçka të përbashkët që të ngjizi e të mbijetosh. Fushë me lule nuk është kurrë. I mençur është ai që di t’i zgjidhë problemet…”

blank

 

Si ka ndikuar në jetën e tyre bashkëshortore diferenca prej 7 vjetësh në moshë? Thuhet se është një diference e gjetur. Në të vërtetë, Vitore dhe Skënder Sallaku nuk dinë ta thonë nëse një arsye e fortë në mbarëvajtjen e çiftit të tyre ka qenë apo jo edhe diferenca në moshë. Mendojnë se do të kish qenë njëlloj edhe po të kishin pasur një diferencë tjetër. Por asnjëherë s’i dihet, përderisa realiteti i tyre ishte ky. As që e menduan kur u lidhën se sa vite i ndanin (apo i bashkonin) nga njëri-tjetri.

blank

 

Ishin shumë të rinj për të analizuar gjëra të tilla. Sot, pas një bashkëjetese 50-vjeçare, ndërsa të dy janë gjyshër të gëzuar nipash e mbesash, sërish nuk e vrasin mendjen për diferencën në moshë mes njëri-tjetrit… Tjetër gjëje ia veshin ata suksesin e marrëdhënies së tyre. “Nuk kanë rëndësi vitet diferencë, më shumë apo më pak. Ajo që i lidh dy njerëz është pikërisht zinxhiri ku ata takohen, karakteri”, thotë akrobatja e njohur dhe gruaja e humoristit po aq të njohur. Por, nuk mund të thuhet se s’kanë të drejtë. Fundja, diferenca në moshë, duke qenë një aspekt, duket e vështirë të pritet si me thikë mes aspekteve të shumta që ndikojnë për ta mbajtur gjatë në këmbë një lidhje.

blankPor, le të kthehemi pas në kohë, rreth 50 vjet të shkuara: ata ishin të rinj… ajo 17 vjeçe dhe ai 24. Ishin të talentuar dhe thyenin rekorde (në atë kohë me ish-vendet komuniste). “Lidhjen e bëri Kina. Shkuam atje një vit për specializim dhe ajo na bashkoi”, rrëfen Vitore Sallaku. E sakaq thotë se as që i kishte shkuar ndërmend të diskutonin diferencën në moshë mes tyre. Duheshin dhe pikë. Madje, iu desh të përballeshin me kundërshtimet e familjeve. Por as që i pyetën. “Qëllimi ishte që ne të ishim të martuar, dhe mori fund ajo gjë”.

blankPavarësisht peripecive, e bënë ëndrrën realitet. Gruas iu desh të ikte nga shtëpia e prindërve në ndjekje të të dashurit të saj. “…ika nga shtëpia. Jetova në banesën e ish-sekretarit të Partisë, i cili më strehoi tre muaj. Bëmë një martesë alla partizane, pa dasmë”. Por sërish diferencës në moshë s’ia vunë veshin. Ndoshta edhe sepse nuk u shkaktoi asnjëherë probleme… Fundja, siç psikologët thonë, është një diferencë e gjetur.

blank

 

Skender Sallaku 2

E megjithatë, Vitorja këmbëngul: “…Se është më i madh partneri apo partnerja, nuk ka rëndësi. Vlerat qëndrojnë brenda shpirtit të njeriut. Si te mashkulli dhe te femra. Ai që ka zgjedhur shokun e jetës, i ka mbetur shpirti i vet brenda. Është faktor biologjik, reaksion kimik që krijon mes lidhjes së gjakut, që do apo s’do të fut në botën e brendshme të çiftit. Nuk mund të mbijetosh nëse nuk ke diçka të përbashkët që të ngjizë e të mbijetosh. Fushë me lule nuk është kurrë. I mençur është ai që di t’i zgjidhë situatat e vështira”. Dhe, sigurisht, as që mund të hidhet poshtë, është e rëndësishme sa më sipër.

I vetmi problem që kishte të bënte me vitet ishte mosha e vogël e vajzës së re që donte të martohej. Kur u martuan, një shok, në një bisedë e sipër, i pat thënë Skënderit: “Po prit, ore Skënder, se nusja qenka e vogël”… Dhe ishte me të vërtetë e vogël, vetëm 17 vjeçe… Mund të ishte problem pra. Por ja që nuk rezultoi të ishte i tillë në rastin e tyre, sepse nusja e vogël u rrit…

Por, Vitore Sallaku ka edhe një arsye që mendon se diferenca në moshë nuk ka rëndësi: Modeli i prindërve të saj. Të atin, në fakt, ia pushkatuan kur ajo ishte ende shumë e vogël dhe është rritur me mungesën e tij, po aq sa e ëma me mungesën e burrit. Ama, falë rrëfimeve të nënës për bashkëshortin që e pati pak vite në krah, Vitorja ka besuar se ishte një lidhje që funksiononte mrekullisht mirë… “Ata kishin 20 vite diferencë. Por… – thotë Vitorja, – …kanë qenë çift shumë i bukur megjithatë”. Mund të ndodhë edhe kështu, pse jo.

Megjithatë, le t’i kthehemi diferencës në moshë mes Vitore Sallakut dhe burrit të saj… Ata kanë pasur martesë të suksesshme. Ajo ka qenë një nënë dhe grua pa deficite. Kurse i shoqi… “Ai hap rrugë për çdo gjë. Është i gatshëm. Falë njohjes, për çdo të mirë apo hall është figura e tij që na jep zgjidhje. Është shumë familjar”. Shkurt, një lidhje që ka funksionuar mirë…

A të ketë pasur ndikimin e vet diferenca në moshë? E vështirë t’i ndash gjërat me thikë. E megjithatë, diferenca në moshë mes Vitore dhe Skënder Sallakut është 7 vjet./ Revista Psikologji

blank

Pique dhe Shakira e konfirmuan ndarjen, vazhdojnë problemet ligjore

Pique dhe Shakira tashmë përfundimisht i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Përmes një njoftimi, ata e konfirmuan ndarjen dhe kërkuan ta respektojnë privatësinë e tyre, transmeton Gazeta Express.

“Na vjen keq që konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, që është prioriteti ynë kryesor, kërkojmë respekt për privatësinë tonë. Ju falënderoj për mirëkuptimin”, ishin fjalët e tyre.

Edhe pse nuk u martuan kurrë, gjë që është një problem më pak, ka gjëra që duhet t’i zgjidhin dhe kujdestaria e djemve të tyre Milan dhe Sasha është çështja kryesore që duhet zgjidhur.

Sipas mediave të huaja asnjëri prej tyre nuk kërkon para nga tjetri, por do të ketë probleme sa i përket kujdestarisë së dy fëmijëve.

Pasi u njoftua për ndarjen e mundshme të çiftit në fillim të javës, duket se Shakira dëshiron të shkojë në një vend tjetër, gjë që do ta bëjë, por me fëmijët e saj.

Kjo është situata që do të shkaktonte probleme, pasi futbollisti nuk dëshiron të ndahet nga fëmijët e tij, pasi ata kanë qenë gjithë jetën në Barcelonë dhe ndryshimi i shtetit mund t’i prekë dhe nuk e sheh të nevojshme. /Gazeta Express/

blank

VIDEO- Tingujt e kujtesës- Veprat e artistëve të dënuar në skenë, Klora Merlika me vajet e Tepelenës

Klora Merlika është afër të 90-ave dhe i ka mbijetuar kampit te Tepelenës në diktaturë. Kjo këngë vaji është prej kujtimeve të saj më të hershme dhe të pashqlyeshme.

Klora Merlika: Malet e Tepelenës nuk meritojnë mallkim, sepse nuk na dënuan malet por mendja e zezë e njeriut.

blankTingujt të kompozitorëve të dënuar në diktaturë si Zef Lekaj a Gac Çuni dhe vargje të poetëve me të njëjtin fat, u interpretuan nga artistët në koncertin Tingujt e Kujtesës mbajtur të hënën në Tiranë.

blankElida Dakoli, pianiste: Kam mësuar kaq shumë për hsitorinë e familjes sime, edhe pse prindërit i kanë fshehur. Jo vetëm të zbardhet çfarë ka ndodhur gjatë komunizmit, por të sigurohemi që këto cite të zymta të mos kthehen më.

Vargjet e Arshi Pipës, Havzi Nelës, Vilson Blloshmit e Trifon Xhagjikës rimorën jetë në koncertin e organizuar nga Kujto dhe Konrad Adenauer Stiftung.

blankAgron Shehaj, “Kujto”: Mostrajtimi, mungesa e informacionit dhe harresa ka qëllim mohimin e krimeve dhe mohimi është krim në vetvete. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë mohimi i krimeve bëhet më i rrezikshëm”.

Tobias Rutershoff, “Konrad Adenauer”: Në Shqipëri e shohim si detyrë me rëndësi të promovojmë dialogun hsitorik në mënyrë për të mbështetur, zhvillimin e një kulture kombëtare të kujtesës. Muzika shpreh atë që nuk mund të thuhet, atë për të cilët nuk mund të rrimë të heshtur.

blankKoncerti u mbajt në nderim të viktimave të regjimit komunist në Shqipëri, dëshmive të tyre të lirisë dhe shembujve që lanë.bw

blank

Përfundon edicioni i 75-të i Festivalit të Filmit në Kanë, ja fituesit

Satira sociale e Ruben Ostlund, “Triangle of Sadness” ka fituar Palmën e Artë, duke triumfuar në Festivalin e 75-të të filmit në Kanë, duke i dhënë regjisorit suedez një nga çmimet më prestigjioze të kinemasë për herë të dytë.

Ostlund fitoi nderin më të lartë të Kanës për filmin e tij “Square” në vitin 2017. “Triangle of Sadness” , i cili paraqet Woody Harrelson si kapiten jahti marksist dhe një skenë kulmore të të vjellave të shfrenuara, e shtyn satirën edhe më tej.

“Ne donim që pas shfaqjes [që njerëzit] të dilnim së bashku dhe të kishim diçka për të folur”, tha Ostlund pas marrjes së çmimit, shkruan The Guardian.

“Të gjithë jemi dakord që gjëja unike me kinemanë është se po shikojmë së bashku. Kështu që ne duhet të ruajmë diçka për të folur, por gjithashtu duhet të argëtohemi dhe të bëjmë qejf”, tha regjisori.

Çmimet u përzgjodhën nga një juri prej nëntë anëtarësh e kryesuar nga aktori francez Vincent Lindon dhe u prezantuan të shtunën në një ceremoni përmbyllëse brenda Teatrit ‘Grand Lumière’ të Kanës.

Çmimi i dytë i jurisë, çmimi i madh, u nda mes dramës së butë të fëmijërisë “Close” të Lukas Dhont dhe thrillerit romantik të regjisores Claire Denis, “Stars at Noon”.

Më parë, ylli korean Song Kang-ho fitoi çmimin ‘Aktori më i mirë’ për interpretimin e tij në filmin e regjisorit japonez Hirokazu Kore-eda, “Broker”, që flet për një familje koreane që kërkon një shtëpi për një fëmijë të braktisur.

“Do të doja të falënderoja të gjithë ata që e vlerësojnë kinemanë koreane”, tha Song, i cili gjithashtu luajti në filmin “Parasite” të Bong Joon-ho, i cili fitoi çmimin “Palme d’Or” në Kanë tre vjet më parë.

Çmimi ‘Aktorja më e mirë’ shkoi te Zar Amir Ebrahimi për interpretimin e saj si gazetare në “Holy Spider” të Ali Abbasit, një thriller me krim të vërtetë për një vrasës serial që synon punonjësit e seksit në qytetin fetar iranian të Mashhadit. E dhunshme dhe grafike, “Holy Spider” nuk u lejua të xhirohej në Iran dhe në vend të kësaj u bë në Jordani. Duke pranuar çmimin, Ebrahimi tha se filmi përshkruan “gjithçka që është e pamundur të shfaqet në Iran”.

Regjisori suedez-egjiptian Tarik Saleh mori çmimin’Skenari më i mirë’ për “Boy From Heaven”, një thriller ngjarja e të cilit zhvillohet në xhaminë Al-Azhar të Kajros.

Ceremonia përmbyllëse e së shtunës përfundoi me një Kanë që është përpjekur të ringjallë plotësisht ekstravaganzën vjetore të Francës, ngjarje e cila u anulua në vitin 2020 nga pandemia dhe u organizua pa turma modeste vitin e kaluar. Festivali i sivjetshëm gjithashtu u karakterizua me sfondin e luftës në Ukrainë, e cila shkaktoi protesta në tapetin e kuq dhe një dialog për qëllimin e kinemasë në kohë lufte.

“Palma e Artë”, një nga çmimet më prestigjioze të filmit, është jashtëzakonisht e pamundur për t’u hendikepuar – megjithëse prezantuesit ende përpiqen të bëjnë më të mirën. Ai [çmimi] varet tërësisht nga diskutimet e jurisë, të cilat zhvillohen në mënyrë private. Vitin e kaluar, thrilleri francez “Titane” mori çmimin, duke e bërë regjisoren Julia Decournau vetëm regjisoren e dytë femër që ka fituar ndonjëherë këtë çmim.

Kjo është lista e plotë e çmimeve sivjet në Festivalin e Filmit në Kanë:

Palma e Artë
Triangle Of Sadness, dir: Ruben Ostlund

Çmimi i madh (TIE)
Stars At Noon, dir: Claire Denis
Close, dir: Lukas Dhont

Regjisori më i mirë
Park Chan-wook, Decision To Leave

Çmimi special i edicionit të 75-të
Tori And Lokita, dirs: Jean-Pierre Dardenne, Luc Dardenne

Çmimi i jurisë (TIE)
EO, dir: Jerzy Skolimowski
The Eight Mountains, dirs: Felix Van Groeningen & Charlotte Vandermeersch

Aktori më i mirë
Song Kang-ho, Broker

Skenari më i mirë
Tarik Saleh, Boy From Heaven

Aktorja më e mirë
Zar Amir Ebrahimi, Holy Spider

Çmimi Camera d’Or
War Pony, dirs: Riley Keough & Gina Gammell

Çmimi Camera d’Or Special Mention
Plan 75, dir: Chie Hayakawa

Filmi më i mirë i shkurtër
The Water Murmurs, dir: Jianying Chen

Dokumentari më i mirë
All That Breathes, dir: Shaunak Sen

Çmimi special i jurisë
Mariupolis 2, dir: Mantas Kvedaravicius

Çmimi i jurisë së përgjithshme
Broker, dir: Hirokazu Kore-eda.

bw


Send this to a friend