Jezui im,
i lindur në një shpellë
se në bujtore s’kishte vend për ty
as për familjen tënde,
beko të gjithë ata që janë mikpritës.
Bëj që gjithmonë të kenë vend
për të varfër dhe për udhëtarë.
Jepu atyre kurajë dhe fuqi
që t’i pranojnë të gjithë mysafirët
duke e përkujuar
se çdo gjë do t’ua kenë bërë atyre
do ta bëjnë pë ty.
Jezui im,
beko të gjithë ata që janë mikpritës.
Shpirti i Shenjtë le t’u zbulojë atyre
se do të pranohen dhe lartësohen
në Mbretërinë e Qiellit
kush pranon kaq shumë mysafirë
sidomos të varfërit ndër më të varfër.
Amen.
Komentet