Sa e ëmbël është liria, dua ta shpalos shkurtimisht.
Një ujk i ligështuar dhe i uritur takon një qen të ushqyer mirë.
“Nga na vjen me kaq shkëlqim dhe bukuri? Çfarë ha për t’u mbajtur kaq mirë? Unë jam më i fortë se ti, por vuaj nga uria ”
“Edhe ti mund të ndihesh mirë nëse dëshiron, për sa kohë që i bën të njëjtin shërbim zotërisë.”
“Çfarë shërbimi?”
“Ruajtja e shtëpisë natën dhe frikësimi i hajdutëve.”
“Po, unë pajtohem! Jam lodhur nga kjo jetë e vështirë. Duhet të jetë mirë të kesh një çati mbi kokë dhe të mbushësh barkun pa gjuajtur. Unë po vij me ty.”
Duke ecur ujku pa se qafa e qenit ishte pak e dëmtuar: “Çfarë është ajo shenjë që e ke në qafë? ”
“Oh… nuk është asgjë!”
“Unë dua ta di!”
“Ndonjëherë, ata më mbajnë të lidhur në mënyrë që të pushoj ditën dhe të qëndroj zgjuar natën. Por në mbrëmje unë mund të endem lirshëm, dhe ata më ushqejnë.”
“Por nëse do që të dalësh, a ke leje?”
“Kur të dua … jo”.
“Mirupafshim mik, unë preferoj më mirë të ha pak në liri sesa shumë në robëri!!!”/Skënder Buçpapaj
Komentet