Në pak të dhëna dhe atmosferë nga çelja e fushatës zgjedhore më 11 Prill, njohim se 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit e kanë të drejtën e votës.
Një muaj larg nga Dita e Zgjedhjeve të 11 Majit, 2025 dy partitë që pretendojnë fitoren e çelën të Premten më 11 Prill, zyrtarisht fushatën.
PS kishte zgjedhur shpërthimin njëherësh në 12 qytete ku mbështetja kërkohet tek gratë, një tjetër trajektore në kërkim e Ramës për t’u dukur interesant jashtë formatit të mitingjeve sa për ditën e parë është një formë që të bën të kuptosh se mungesa e një programi konkret ende e gërryen këtë forcë politike nga mos mbajtja e premtimeve në 12 vite, keq qeverisja dhe e çështjeve më thelbësore tërheqëse të elektoratit për punë, siguri dhe mirëqenie më të mirë.
Forma dhe imazhi janë prirja që sundoi tërësisht me dyer të mbyllura dhe kjo ndoshta vjen për faktin se spektaklet si në fushatat e dikurshme janë tepër herët për të komprometuar burimet e parave të Rilindjes Socialiste.
Në territorin Shqiptar në të njëjtën kohë janë të pranishëm grupe vëzhguesish për procesin si dhe monitorues vendas dhe ndërkombëtarë edhe për median.
PD Aleanca për Shqipërinë Madhështore e cila përfaqësohet në bllok me bashkimin i 26 subjekte politike aq sa si rastësi ka e gjithë lista zgjedhore e subjekteve dhe aleancave politike që ka aprovuar KQZ e çeli fushatën me një miting në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Së pari me logon dhe liderin e Dr. Berisha rikthimin në sheshe e sheh si mposhtje të frikës dhe rritjen numerike të mbështetësve për t’u afruar me kauzën e ndryshimit, largimin me fuqinë e votës së lirë nga vota e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.
Subjektet e tjera politike rreshtohen sipas kësaj rradhe për çeljen e fushatës, Partia Mundësia nis me një tur ditor udhëtimi me autobus nga Shkodra për ta vazhduar në Lezhë, Durrës, Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Selenicë dhe mbyllur në Sarandë.
Më 12 Prill, Nisma Shqipëria Bëhet e nis nga Vlora dhe Koalicioni Euroatlantik ka përzgjedhur një restorant në Njësinë Nr.2 dhe në datën 13 Prill, Lëvizja Bashkë synon nga Fieri çeljen e veprimtarive mujore të saj.
Tek sa dy partitë kryesore përthithën vëmendjen mediatike dhe fjalimet e çeljes së fushatës nga liderët kryesorë pritet të tërheqin mbështetësit, një çarje kryesore dallohet mes kampeve për pushtet.
Ndërsa Rama po kërkon një mandat të katërt në 2025 duke premtuar BE-në 2030, ndërsa Berisha dhe aleatët kanë parësor mbrojtjen pluralizmin politik dhe shtetin e së drejtës të cilat janë në rrezik asgjësimi pikërisht nga kapja e të gjitha pushteteve prej korrupsionit që nisi dhe vazhdoi me tre mandatet e elitës së Rilindjes Socialiste.
Por përsa fushata filloi, analizat se si do të zhvillohet më tej strategjia drejt fitores do të shohin energjinë dhe elasticitetin e kundërshtarëve politik ose opozitën me pushtetin. E ndërsa mund të kërkosh për të gjetura të veçantën se si përplasen edhe mesazhet nga fjalimet, Rama u fundos me daljen jashtë kohe të përmbajtjes së fjalimit të tij kur në kërkim të frazave në atë mjedis me gra dhe të reja socialiste u shpreh:-“Me shumë, me shumë keqardhje për ndërprerjen teknike, ai ishte momenti që syri keq na mori të keqen dhe plasi. Dhe me, dhe me premtimin që këto 12 takime të njëkohshme me kryetarët, drejtueset dhe koordinatoret e PS, me forcat komando, të PS do t’i bëjmë në të 12 qarqet me të gjitha gratë e PS dhe do të ndezim zjarrin më të madh femëror në historinë e zgjedhjeve. Dhe..dhe …dhe do të jenë gratë dhe vajzat që do ta prezantojnë bufin me noc rrokun. Unë ju përshëndes dhe ju përqafoj”*. Etiketime si celula, shokë e shoqe etj. ishin ngjyrimet dalluese në një takim ku sloganet “Vetëm Përpara” janë ndryshuar “Vetëm me Ramën”, si një e kërkuar vote mes patronazhistësh që të bën të mendosh se pse shumë nga ish ministrat drejtues politik të fushatave të mëparshme meshkuj gjinden në mbyllje të mandatit të tretë në qelitë e paraburgimit dhe burgimit nën akuzën e veprave të abuzimit dhe të përvetësimit të parave të shqiptarëve duke e ngritur korrupsionin në një sëmundje shoqërore dhe në një sistem.
Berisha nga ana e tij, i palodhur në energjitë që “Rrugën e Shpresës” prej ditëve të izolimit në arrest shtëpie po e zbret në sheshe, kishte mbështetjen e njërit prej strategëve të fushatës për zgjedhjet në SHBA të presidentit republikan Donald J. Trump. Chris LaCivita i cili ishte konkret dhe i renditi telegrafisht çështjet, ndër të tjera duke krahasuar rëndësinë e lirive dhe së drejtës theksoi se:-“Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre”.
Ditët drejt 11 Majit vijnë duke zbritur, por beteja mes kampeve kryesore ashtu si edhe partive me peshë më të vogël do të varet shumë nga rezistenca për ta përfunduar garën të qartë në programe dhe plane konkrete afatshkurtër që e bëjnë të prekshëm ndryshimin.
Një diçka që të bie në sy është edhe një fakt i rëndësishëm i interesimit qytetar ç’ka do t që do t’i shërbente ndërgjegjësimit për t’u pajisur me dokumentacionit identifikues përkatës. Mbetet vetëm një muaj dhe Ministria e Brendshme vazhdon të ketë njoftimin përkatës për kryerjen e tyre brenda 14 ditësh, që do të thotë se një fluks nga diaspora mund të parashikohet për pjesëmarrje në votim.
Por roli i mediave në këto zhvillime dhe sidomos mediat zyrtare të pushtetit dhe pranë pushtetit duket se do të jenë ato me ndikimin më të madh në mënyrën se si do ta hedhin këndvështrimin mbi garën dhe do të ushqejnë me informacion publikun.
______________________
* Rama në takimin Live nga Teatri i Operas dhe Baletit.
* Chris la Civita“Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump. Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dështuan. Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre. Edhe këtu do të dështojnë. Pse? Sepse nuk mund të mbrojnë dot bilancin e 12 viteve të fundit: 12 vite krim, 12 vite drogë, Më shumë se një milion shqiptarë janë larguar nga vendi dhe 12 vite dështim ekonomik. Pse të votoni për partinë që i krijoi të gjitha këto probleme? Votoni për Dr. Berishën. Jepini vendit tuaj mundësinë.
11 Prill, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)