Pas një sfondi mozaiku mural “Shqipëria Vallëzon” ndoshta pak rendësi ka edhe emërtesa e veprës në mur, por ajo që shihet është se qeveria e vjetër shin.
Sipas propagandës kur thuhet se kryeministri Rama po ndalon “frymëzimet e ndërtimeve pa leje” dhe për lirimin e hapësirave publike nën orientimin “ecim pa ndalim” njerëzit mund të kuptojnë jo vetëm ironinë e asaj që shirja po vazhdon, por edhe se çfarë mund të pritej nga muajt pik të turizmit ose realisht se çfarë u korr në zgjedhjet e 11 Majit, 2025.
Si nënvizime të ditës me këtë qeveri të korruptuar qëndrojnë; 1-“Paketë e re ligjore për mbrojtjen e territorit. Ndalim i çdo frymëzimi për të ndërtuar pa leje” dhe 2-“Listë të zezë për shkelësit e ligjit, masa të ashpra ndaj punonjësve të shtetit”, të theksuara këto nga kryeministri Rama dhe ministri i drejtësisë Manja.
Pyetjes se:- Kush i frymëzoi ndërtimet në 12 vitet pararendës?
-Askush nuk i përgjigjet!
Në qoftë se do te vinim në qendër paranë (vlerat financiare) të individëve dhe të shtetit do të kuptonim më mirë se çfarë efektesh të reja varfërimi për Shqipërinë dhe shqiptarët po sjell çdo ditë e me shumë sundimi autoktrat i një individi që i ka kapur thuajse të gjitha pushtetet.
Paranë e kursyer apo të investuar në sipërmarrjet e vogla, pra biznesin familjar Rama e vuri në shënjestër menjëherë pas zgjedhjeve dhe pa paralajmërim sikurse i shkatërroi me mjete të renda dhe shpërthim të kontrolluar lirimin e hapësirave publike, veri-jug dhe lindje-perëndim për të treguar forcën e shtetit. Atë forcë që kurrë nuk mundi ta tregojë me zjarret e shpërthyera në fushat e mbetjeve urbane, në djegiet e masiveve pyjore që rrezikuan dhjetra fshatra e qytete dhe jetë njerëzore veç ekonomive bujqësore të shkrumbëzuara, apo qoftë edhe me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë, por edhe as nga shirat e fuqishëm dhe përmbytjet që e shuan nxehtësinë dhe i ulën temperaturat. Për të gjitha këto shteti ka para dhe shpenzon pa kursim, sepse të gjitha bashkë si situata menaxhohen si emergjenca.
Asgjë nuk parandalohet, ndaj gjithçka shkon dem.
Ky është të kuptuarit e raportit shet dhe shtetas për këtë qeverisje. Paratë shpenzohen për emergjenca, ndaj nuk kemi kurrë mundësi të ngremë dot mirëqenien e popullsisë.
Ne skicën e tij të lidhur drejtpërdrejtë me ngjarjen LD-NY 25, jep diçiturën “Rilindja Urbane 2.0”.
Nga një anë shteti shpenzon për të shkatërruar bizneset e vogla familjare dhe nga ana tjetër liron hapësira për t’i bërë gati ato për projektet e reja ndërtimore.
-Kush i paguan studiot e arkitekturës?
-Kush i shpall fituesit?
-Kush bëhet pronari?
…dhe e fundit; -Ku pastrohen paratë?!
Rilindja Urbane 2.0 është çmimi i ri dysheme që i vendoset tregut informal, ku narko ekonomia dhe shteti kanë kthetrat e tyre për ta mbajtur edhe më të shtypur edhe më të varfër shoqërinë shqiptare.
9 Shtator, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)