(Kur njëkohë tërheq dhe hesht drejtësinë)
Përmes një skice nga LD-NY24, gjetjen ia kushton realitetit të vështirë shqiptar ku verbëria propagandistike bëhet pjesë e zhvillimeve të luftës së brendshme në elitën e Rilindjes Socialiste, e cila ka plot një muaj që i ka prishur ekuilibrat. Për hir të ruajtjes së imazhit Erion Veliaj (i arrestuar në detyrë për 9 raste të korrupsionit pasiv), vazhdon të jetojë në botën e lajmeve njëkohësisht në dy realitete. Arresti në burg, si realiteti kryesor priret të jepet i padukshëm ndërsa bota e imazhit elektoral e tregon në detyrë dhe ku shpesh Veliaj çuditërisht del me statuse dhe me qëndrime.
Njerëzit po ushqehen me këto dy gjendje si pa e kuptuar pikun e një fushate zgjedhore, aty ku ndërhyrja e politikës në punët e drejtësisë dhe sidomos e ushtruar prej forcës politike që mban pushtetin ka arritur shkallën më të lartë të mediokritetit në drejtimin e shtetit e cila vështirë se do të shkulet.
Vetëm në Shqipëri, aty ku korrupsioni mesa duket ka forcë ta blejë integritetin e medias dhe e pronëson të vërtetën për ta shpërndarë në kohën e duhur.
Lajmi me dy kuptime është një strategji e sundimtarit që mendon se i kontrollon “turmat”.
10 Mars, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)