Në qoftë se ende nuk është hedhur firma për Nëntorin 2025, pagesa mujore për objektin nën sekuestro të inceneratorit të Tiranës do të vazhdojë të bëhet me kontributin nga taksapaguesve të kryeqytetit ku merren çdo muaj 1.5 milion euro për shërbime të pa kryera dhe për një objekt që nuk ekziston.
Kjo çudi e madhe quhet menaxhim i kryeqytetit prej disa vitesh me një popullsi prej gati 1 milion banorësh.
Por njëkohësisht çudia mund të quhet sa mungesë e drejtësisë po aq edhe integritet i munguar i drejtuesve të pushtetit vendor të dalë nga vota e zgjedhësve kur flitet për përgjegjësitë e institucioneve.
Kush do ta zgjidhë këtë kaos financiar dhe institucional dhe kush janë përgjegjësit?
Duke monitoruar median propagandë e ke shumë të lehtë të bësh dallimin.
Me pak përmbajtje mbi zhvillimet, Z. Erion Veliaj u shkarkua nga partia e vet dhe nga këshilli bashkiak pas gati 10 muajsh, për t’i hapur rrugë drejtimit të institucionit. Veproi kryeministri dhe presidenti, por ata u prapësuan nga Gjykata Kushtetuese. I pa munguari në lajmet e ditës me dy dhe tre veprimtari me vendndodhje të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, Z. Veliaj kishte krijuar idenë e shërbëtorit të qytetarëve në çdo orë të ditës. Tani ai vazhdon të ndodhet në paraburgim, por edhe mund ta vazhdojë mandatin. Veç se në muajt e paraburgimit deri pas daljes në Gjykatën Kushtetuese, lajmet kontradiktore rreth masës së dënimit dhe nëntë shkeljeve për korrupsion, për lajmet rreth tij ATSH-ja e shtrënguar mund të ketë prodhuar rreth 50 lajme, një shifër ndryshe nga dikur kur fokusi propagandistik e kishte në qendër kryebashkiakun e kudondodhur çdo ditë, javë dhe muaj.
U fol në media për gjithçka mbi drejtësinë dhe Velinë duke prezumuar pafajësinë, deri tek gjestet dhe gjuha e trupit në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese të datës 31 Tetor, 2025. U arrit deri aty sa veç një shfaqje me fishekzjarrë në mbrëmjen e së Hënës, 3 Nëntor, 2025 në mjediset pranë të burgut të Durrësit ku mbështetësit gëzonin me sinjalet e pafajësisë dhe mbase edhe rimarrjen e detyrës si kryetar i bashkisë duke fundosur pikërisht atë fushatë zgjedhore që Tirana dhe qytetarët e saj ishin në pritje të ndryshimit apo kofirmimit të 11 Majit.
Pra u fol për, vuajtjet, terrorin politik e psikologjik, për akuzat dhe mbrojtjen, u fol për pafajësinë dhe kthimin në detyrë, por nuk u fol kurrë për menaxhimin e kryeqytetit për shërbimet më jetike të tij. Por nuk u fol për ujë, rrugë, energji, taksa, ajër i ndotur, infrastrukturë dhe transport të dështuar, sheshe ndërtimi që lirohen çdo ditë dhe presin për t’u shumfishuar në lartësi katesh dhe sigurisht nuk flitet as për plehrat e papërpunuara.
U harrua edhe thirrja e zv. kryeministres Balluku nga SPAK.
E pra u fol edhe për gjuhën e trupit, hamendje të tjera sepse prezumohet pafajësia megjithëse korrupsioni shihet me sy ditën për diell.
U fol edhe për shumë të tjera pista e hamendje deri sa një foto e bërë rishtazi në Forumin e Paqes-Paris u shfaq në rrjetet sociale nga Aleksandër Soros.
Thjeshtë shihni ngjashmërinë e skeletit të syzave të tij dhe daljen e Erion Velisë me syza dhe kostum për herë të parë pas 10 muajsh në Gjykatën Kushtetuese duke u mbrojtur dhe duke prishur fushatën e kandidaturave që KQZ kishte aprovuar për Tiranën, por ende me datë të pa përcaktuar.
Ky ishte prezumimi i skeleteve të ngjashëm dhe lenteve të drejtësisë me sytë e reformës në drejtësi nga globalistët e Shoqërisë së Hapur të Fondacionit Soros.
Politikanët në Shqipëri, për hir të prezumimit të pafajësisë dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut i kanë ndryshuar qëndrimet vazhdimisht.
Media mund të prezumojë vetëm për pak në ngjashmërinë e këtyre fotove ende sa ka mundësi që ato të krahasohen pa u fundosur nga harresa, por e rëndësishmja është për t’i nxjerrë faktet.
Tablloja dhe zhvillimet duken të qarta nga ky prezumim.
Zgjedhje të ndërhyra dhe ndikuara nga eksperimenti global ashtu sikurse edhe ATSH-ja ka krye-lajm zgjedhjet e bashkisë së Nju Jorkut. Pa shkuar ende ora 8:00 e mëngjesit përtej Atlantikut, operativët mediatik rilindës japin sondazhe dhe epërsi…
Le t’ia lemë më tej ditës zhvillimet.
4 Nëntor, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)