I vendosur në një dekor natyre si për t’i dhënë “thjeshtësi” fjalës përpara me deputetëve të dy zgjedhjeve të fundit 2021 dhe 2025 kryeministri Rama dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në një takim në Pallatin e Brigadave, më 26 Maj pra dy javë pas zgjedhjeve ka deklaruar se 83 deputetët e mandatit të katërt tregojnë se:-“Ky mandat që sapo kemi marrë nuk është një piedestal për t’i parë të tjerët nga lart poshtë, por është një kryq përgjegjësie”, duke e vënë kështu në peshore të sapo futurit dhe të vjetrit e pa skualifikuar nga zgjedhjet se : –” Nuk do të kishte pozitë më të vështirë për ne që jemi shërimi i besimit dhe nuk do të kishte episod më të rrezikshëm për PS-në e dekadës së ardhshme”.*
Të gjithë deputetët e ftuar i “adhuruan” fjalët dhe siluetën e kryetarit që ja rrihte shpinën ky diell Maji maskues. Një dekor natyre që qorron audiencën dhe e bën të palexueshëm portretin autokrat, i vrarë sa nga fushata po aq edhe nga pritja dhe nga mos deklarimi përfundimtar i rezultatit të zgjedhjeve.
Por edhe me përmbajtjen e fshehur, pas tre mandateve të mbyllura dhe me zgjedhjet e 11 Majit si dhe duke u kujdesur edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore Rama po projektoi mes tyre një 10 vjeçar shtesë të pushtetit nga sot, kur ende rezultati nuk është certifikuar. Atë që më tepër se kurrë Kuvendi i Shqipërisë me palët pas ankimimeve duhet të jetë në gjendje që palët përpara se të ndajnë tortën e pushtetit partiak, funksionet dhe marrjen e posteve në komisione kanë nevojën urgjente që të ulen dhe të të ulen dhe të ndërtojnë një sistem zgjedhor për votuesin. Organizimi politik i Ramës paralajmëroi pathyeshmërinë me forcën e përsëritur të kartonit që i duhet Kuvendit i cili do ta vendosë Shqipërinë dhe popullsinë e mplakur shqiptare në pozitat e dëshpërimit të luftës për mbijetesë. Rilindja Socialiste trashëgon pushtet dhe mosrealizime pavarësisht premtimeve që vazhdon dhe jep dhe se ku duket me shumë vend se vetë fjalët e Ramës zëne vend se “humbës kronikë” e “Shqipëria pa një alternativë sfiduese të Partisë Socialiste”, janë jo populli i shantazhuar përpara zgjedhjeve, por korrupsioni dhe etja për ta futur plotësisht në duar drejtësinë dhe luftuar kundërshtarët politik.
Përpara se të eksportojmë në Evropë këtë kulturë të ashpër politike që rrjedh nga zhvillimi i zgjedhjeve të 2025-ës, Shqipëria po tregon se si asnjëherë që prej viteve ’90-të, parti-shteti do të asgjësojë pluralizmin.
Le ta rilexojmë mesazhin e fushatës së Ramës e cila u orientua me Pasaportën e BE-së dhe Vetëm me Ramën dhe PS 2030.
A u zbërthye kjo nga numërimi i 856 318 votave që e bën të ndjehet fitues kur numri i votuesve të përgjithshëm në lista është 3,467 962 ?
Kuptimi i plotë tashmë i makinerisë zgjedhore ka marrë urdhëresën e re. Të rinj dhe të vjetër (që e shohin rikthimin) do të futen në forumet formuese të PS-shtet, me akademinë politike dhe mbledhjet e mëdha të punës. Për të drejtuar me dorë të fortë mbi këtë koncept ideologjik aspak demokratik Rama rrit ambicien e karrierës brenda llojit dhe zhvlerëson përvojën politike e shumëvjeçarëve në parti. Këtë proces e vërteton shprehja:-“Ne jemi 83 deputetë dhe deputete, por nuk kemi 83 mandate kemi vetëm një mandat mandatin e PS-së. Ky numër kaq i madh atje në sallë, na vlen se gjithkush ta dijë që është i nevojshëm siç dikush tjetër, por është më i padomosdoshëm se asnjëherë tjetër”.
Këto janë porositë e riformatimit paszgjedhor të Ramës që e bëjnë atë më egoist, reformator për ngritjen e kultit dhe autoritetit absolut mbi subjektin e tij politik të punësuar në administratën shtetërore qendrore dhe vendore.
Mbi këtë strukturë parti-shteti, BE-ja veç se largohet për shqiptarët.
___________
*ATSH 26/05/2025-Rama: Shpërblim me fakte besimit të shqiptarëve
26 Maj, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)