Me një zell të papërmbajtshëm ashtu sikurse edhe reshjet e moti i keq propaganda e Rilindjes Socialiste në faqen zyrtare të qeverisë ATSH-n punon pandërprerë me “emulacionin ideologjik” për karriget në pushtet.
I vetmi i dalë pa lagur dhe me “merita” prapashpinë duket Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe. Propaganda e tij për karrierë ngul thika në këtë situatë emergjente ku thuajse mbarë ministrat e tjerë të kabinetit Rama në mandatin e ri, i janë nënshtruar terrenit për mbikëqyren e dëmeve dhe përballimin e dëmeve nga përmbytjet.
Ironia vetë qëndron në titujt e propagandës së ATSH-s, kur nga njëra anë para dy ditësh Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nga Sheqerasi-Maliq, deklaronte se : –“Janë dëmtuar 15 ura, 1500 ha tokë bujqësore nën ujë”.
Kjo intrigë i mjaftoi Blendi Gonxhes për të notuar në bregun tjetër të emergjencës me titullin “Gonxhja publikon urat e restauruara: Monumentet përballojnë prurjet e mëdha të lumenjve”. Një profesionalizëm intrigash që e harruan këtë të fundit me thesin e lagur të ngjarjes e 27 Shtatorit, 2002 kur zëvendësoi Ramën kryebashkiak gjatë një vizite në Pekin. Tani pas zgjedhjeve të 11 Majit, Gonxhe është deputeti rilindës më i votuar i dalë nga qyteza Vorës ku kishte mbi dhjetë herë diferencën me kandidatët e tjerë të njohur të Partisë Socialiste.
Por, çfarë ka mbetur ende pa dalë në sipërfaqe nga kjo përmbytje që ka zhytur në krizë qeverinë Rama është posti i zv/kryeministres.
Ajo sigurisht është plaga e korrupsionit ku Balluku është marrë e pandehur me shkeljen e barazisë në tendera dhe lidhet me hetimet e tunelit të “Llogorasë” në Vlorë dhe “Unazës së Madhe” në Tiranë, dy nga veprat ku shiritat e përurimit i ka prerë vetë kryeministri Rama.
I treti për nga rradha mbetet Aeroporti i Vlorës i cili për çudi nuk gjendet në asnjë pamje të ATSH-s, në asnjë media pranë dhe për qeverinë, me përjashtim të trajtimeve të ndonjë gazetari apo media të guximshëm që i janë afruar rrethimit apo kanë fluturuar ndonjë dron mbi atë hapësirë.
Në thelb po kujtojmë se standardi trans-oqeanik i aeroportit të Vlorës, më i madhi në Ballkan i ndërtuar në një Zonë të Mbrojtur Mjedisore duke shkatërruar gjallesën më të larmishme të Mesdheut për shpendët migratorë jo vetëm nuk po rezulton i tillë, por edhe i parashikuar në përballimin e emergjencave të trafikut ajror, pra siguria kombëtare, ai u vërtetua se mbetet një investim nën ujë, i rrezikshëm dhe i ndërtuar për grabitje fondesh dhe propagandë.
Shumë kush do të pyes se ç’hyn këtu Gonxhja?
Pra suksesi i urave monumentale të restauruara të ndërtuar qindra vite më parë nga shqiptarë gurë punues.
Përgjigja del vetë sa herë që veprat e korrupsionit kthehen në skandale dhe dorëzohen përpara drejtësisë. Me Rilindjen Socialiste ka ndodhur rëndom se kur dikush nga ministrat e Ramës mbytet për paaftësi dhe korrupsion, ka të tjera figura të gatshme të ruajtura që i ngjisin shkallët për të mbuluar imazhin e keq dhe mbajtur pushtetin.
Gonxhes i ka ardhur rasti të shpërthejë.
Në qoftë se zgjedhjet e Tiranës u shtynë, posti i zv/kryeministrit sigurohet nga votat e marra prej zgjedhjeve të 11 Majit, 2025.
25 Nëntor, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)