Në më pak se dy javë që prej 18 Shtatorit, pas fjalës virtuale në Kuvendin e Shqipërisë ku një aplikacion u paraqit si një Ministre duke drejtuar fjalinë e parë :-“A është kushtetuese të kesh një Ministre që nuk është njeri?” dhe se “Kushtetuta flet për institucione që u shërbejnë njerëzve. Ajo nuk flet për kromozome, për mish apo për gjak. Ajo flet për detyra, përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim”, Diella nuk i futet thellë shkencës apo përgjegjësive, por ndërron veshjen në Rozë me 1 Tetor, duke ju bashkuar tërësisht kontrollorëve dhe manipulatorëve programues të saj.
Diella nuk tha asgjë më shumë se fasada e politikës së qeverisë. Përsëritje jo njerëzore dhe slogane të pandjeshme duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministra e politikanë që publikojnë citate dhe thënie rreth një fjongoje, duke zhveshur përmbajtjen e ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave për shëndetin gjithë vjetor të gjirit dhe parandalimin e kancerit të gjirit.
Për të mos përsëritur citatet propagandë njëri pas tjetrit po veçojmë një statistikë prej Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi që mbetet i vetmi informacion zyrtar sipas ATSH. Ku përveç 25 mijë kontrolleve vjetore ajo cilëson:– “Për vitin 2024, bazuar në regjistrin kombëtar të kancerit janë diagnostikuar 805 raste të reja me kancer të gjirit. Është një incidencë që gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka ardhur në rritje me 2.1% çdo vit. Nuk kemi rritje të rasteve me kancer të gjirit te moshat e reja, madje kemi një ulje të lehtë të incidencës tek moshat nën 50 vjeç” dhe se “vërehet një rënie e lehtë e rasteve nga viti 2015 deri në 2024-ën, ndërsa shtrimet spitalore janë dyfishuar në 10-vjeçarin e fundit”.
Të jetë kjo fjala e profesionistëve apo burokratëve?
Për fat të mirë tani duhet të thirret për ndihmë “Diella”. Ajo mund të flasë më thjeshtë për shifrat e rasteve dhe të kuptojmë se si propaganda mbulon realitetin.
Si mundet që gjatë të njëjtit dhjetëvjeçar (2015-2024) shtrimet spitalore dyfishohen dhe një rënie e lehtë e rasteve vërehet kur rritja në dhjetë vite është 2.1%?
Sa na ndihmon ky ballafaqim sidomos me shërbimet në Spitalin Onkologjik, ku kanceri dhe kura janë vajtuese.
Përse ndërgjegjësimi nga media nuk fillon aty?
Pra asgjë më shumë se sa propaganda që prej presidentit, kryeministrit disa ministrave të qeverisë që shfrytëzuan bashkërisht 1 Tetorin, “Tetorin Rozë” me citate dhe kuota parafabrikate edhe Diella u bë rozë në veshje dhe me fjongo. Të gjithë bashkë vazhdojnë të rrethojnë me mur të paprekshëm mungesën e shërbimeve dhe korrupsionin në shëndetësi e veçanërisht sëmundjen e kancerit e cila po jetohet përditë në Spitalin Onkologjik duke u kthyer në një legjendë për jetëgjatësinë e pushtetit të Rilindjes Socialiste.
2 Tetor, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)