Zhvillimet e harkut të një viti kalendarik, Shtator 2024-Shtator 2025 kanë vënë në qendër të vëmendjes përplasjen Rama – Veliaj brenda Rilindjes Socialiste gjatë periudhës së mbajtjes së dy proceseve zgjedhore të vitit 2025, atyre të përgjithshme dhe të pjesshme. Personazhi i tretë tymues Diella, vjen si një pikë lidhëse mes dyshes Rama – Veliaj në skicën e LD-NY 25 me diçiturën “Diella dhe një poligraf për korrupsionin”. Propagandë, Kandidat pa program, Patronazhim dhe Korrupsioni orjentimi i duhur për PS. Bashkia e Tiranës mund të jetë një moment kthese dhe shprese për opozitarët në shërbim të demokracisë dhe shtetit ligjor.
Plot një vit më parë, Ogerta Manastirliu Ministrja e Arsimit dhe Sportit drejtuese politike e PS-së në Tiranë më 19 Shtator, 2024 në Asamblenë e PS me urdhërat e kryeministrit dhe kryetarit Rama dubloi bashkë me Elisa Spiropalin kryetarin e bashkisë Erion Veliaj dhe u bënë tre bashkëdrejtues politikë të PS-së në Tiranë për zgjedhjet e 11 Majit, 2025.
De facto, me arrestimin e kryebashkiakut më 10 Shkurt të këtij viti AI që mori frenat ne dorë për ta nënshtrur Tiranën ishte vetë Rama, por për ta përligjur kryeqytetin me një popullsi ditore gati 1 milonëshe (fluksi turistik). Ndërsa më 24 Shtator, 2025 një vit më pas Rama është shumë i shqetësuar për zgjedhjet e parakohëshme të Tiranës ku një fitore do të ishte vërtetimi de jure ose të kapjes së plotpushtetit në periudhën e mbetur për mandatin e katërt që do të përligjnin farsën nga rezultati zgjedhjeve të përgjithshme. Edhe përse deri sot janë kundërshtuar shkeljet dhe manipulimet masive brenda dhe jashtë vendit (vota e diasporës), 11 Maji nuk ka lënë shije demokracie, madje ai po harrohet gabimisht me peshën e së keqes dhe të zhgënjimit të të gjithë shqiptarëve.
Megjithëse Kuvendi i RSH ka nisur seancat e para jo pa probleme, beteja për Tiranën është vulosje ose pikë kthese e shpresës.
Mediat zyrtare dhe pranë pushtetit veç propagandës po luajnë me të gjitha parashikimet e mundëshme për ta çorjentuar publikun duke etiketuar që në orët e para opozitën dhe aleancat e mundshme, për parëndësinë e zgjedhjeve pasi do të jetë kryebashkiak/e kohë shkurtër apo për mungesë kandidatësh në një kohë kur kryetari i PS Rama me kandidaturën e llustruar, jo vetëm që hodhi alarmin për të organizuar çdo zyrtar, deputet dhe patronazhistë të inatosur që të jenë të gatshëm për fitoren e zgjedhjeve mundësisht para gjelit të vitit të ri.
Kjo strukturë e betejës për Tiranën ndahet në dy cilësi thelbësore; 1- E vërteta dhe 2- E Gënjeshtra.
Në këto 12 vite që lamë pas, pavarësisht alarmit dhe etheve të sotme në Selinë e PS kur kryetari thumbon se “Aplikacioni Diellza” u paska marrë kohën dhe mendjen shqiptarëve përgjithësisht pohon: -…mjafton të shohësh situatën dramatike me prokurimet publike që janë në nivelin më të ulët historik për të kuptuar që aty ka neve pikërisht për legjitimitet demokratik dhe motivim të njerëzve. Apo mjafton të shohësh rënien dramatike të realizimit të investimeve për të kuptuar që nevoja për legjitimitet demokratik është e jashtëzakonshme ne këtë fazë dhe nuk mundet të presë më gjatë”*. Nga këtu s’ka më çuditje dhe habira se si një parti politike, pa program zgjedhor, pa debat arriti fitore historike që varros pluralizmin.
Kjo ishte gjuha e Ramës për 20 min brenda në Selinë e PS dhe gjithshka pas saj shkoi propagandë dhe sidomos një heshtje mes gjithë pjesëmarrësve pavarësisht gradave, funksioneve dhe vjetërsisë në familjen politike të Rilindjes Socialiste. Shumë kamera TV komentonin përmes analistëve edhe një pushim kafeje në mjediset jashtë selisë ku veç shumë hamendjeve, sakrifica e ish kryebashiakut të votuar për shkarkim nga detyra, por që ndodhet pas hekurave të jepte përshtypjen e “orës së ajrimit”, që shumë ish ministra, kryebashkiakë, zyrtarë dhe politikanë me Rilindjen Socialiste ndjejnë peshën e burgut prej veprimtarive të korrupsionit.
Le ta marrim premitimin e një viti më parë si një dëshirë e mirë dhe pjesë e së vërtetës kur kandidatja e sotme për Tiranën Ogerta Manastirliu ishte e energjizuar dhe deklaronte: –“Me Kryetarin dhe Kryeministrin Edi Rama, së bashku me Erionin, në mbledhjen e zgjeruar të Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, për organizimin e punës për fushatën zgjedhore të vitit 2025.Jemi futur në një fazë të rëndësishme, që kërkon përkushtimin dhe angazhimin maksimal të secilit prej nesh, të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PS-së Tiranë, si dhe të qytetarëve që besojnë në rrugën që ne kemi zgjedhur, për të çuar përpara vendin drejt zhvillimit dhe mirëqenies për të gjithë, me vizionin tonë të Shqipërisë Europiane 2030″*, pra atë që mediat e pushtetit e quanin Asamblenë e PS për Tiranën, angazhim për të çuar përpara vendin drejt mirëqënies për të gjithë, 11 Maji nuk e vërtetoi si të tillë.
Pohimet e Ramës për mungesën e ujit, ndotjen e mjedisit dhe përpunimin e mbetjeve urbane, mungesat e energjisë, hapësirat publike dhe nevojat për çerdhe-kopshte e shkolla, transport urban, shërbime spitalore, etj sepse nuk ka nevojë më për të kuptuar se çfarë gjërash më pak të rëndësishme do t’i duheshin qytetarëve të Tiranës këto janë një pjesë e listës së dyetyave të pa realizuara të cilat media dhe qeverisja bashkë i kanë mbuluar jo vetëm me arrestimin e Erion Veliajt 7 muaj më parë, por janë premtime dhe investime të përvitshme gjatë 10-12 viteve të fundit që duket se kurrë nuk janë realizuar. Thënë ndyshe kjo është E Gënjeshtra e Ramës.
Ndaj për politikanët dhe qeveritarët e zyrtarët e korruptuar, një poligraf që të tregon mbi gënjeshtrën apo të vërtetën, do të bënte një punë tjetër ndihmëse për Aplikimin Diella, ministren në varësen e çelësasve të Ramës që e përshkruan bukur:-“U bë një llomotitje e madhe nga ata që siç thashë iu ka rënë Diella në kokë dhe duhet të presin gjatë sa ta marrin veten, por kur të jenë duke marrë veten do duhet të përballojnë fëmijët e Diellës”.*
Rama me një strategji të ngjashme me atë të 11 Majit, por edhe më të fuqizuar sepse është një Betejë për Tiranën, u bëri hapur thirrje strukturave patronazhiste që jenë në gatishmëri duke paralajmëruar për një provokim të rëndë procesit të lirë dhe të ndershëm zgjedhor kur ndër të tjera thekson:- “… të merresh me kandidaturat dhe me karikaturat është humbje kohe, ndërsa të merresh me drejtësinë është humbje busulle”.
Një injorim për opozitën, një injorim për ligjin pasi edhe “Task Forca për Krimet Zgjedhore” humbi efektshmërinë parandaluese dhe goditëse. Korrupsioni orjentimi i duhur.
Nuk është çudi që ëndërra dhe Beteja e tij për Tiranën të jetë kryesisht manipulimi me emocionet nostalgjike e të datave historike, ku pasi i mashtroi me pensionet veteranët në “80 Vjetorin e Çlirimit” një vit më parë, në muajin Nëntor do ta kërkonte me këmbëngulje një datë pa çka se Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti kanë në dorë afatet dhe dekretin për zhvillimin e procesit të zgjedhjeve të pjesshme për pushtetin vendor, Bashkinë Tiranë.
_________________
* Poligrafi- një pajisje që zbulon përmes ndjesive dhe emocioneve mbi rrethanat e një ngjarjeje, situate krimi apo vepre penale
*ATSH- 24 Shtator, 2025
*ATSH- 19 Shtator, 2024
24 Shtator, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)