Gërvisht për të fituar dhe lojërat e fatit janë të kuptuarit në mënyrën më të thjeshtë se si organizatori i tyre fiton i vetëm dhe më shumë se lojtarët pjesëmarrës.
Rama vetë kryeministër deklaroi emrat e kabinetit me shmangiet dhe rokadat e nevojshme dhe si zakonisht hodhi një “inovacion” që BE dhe mbarë bota ta marrë si shembull.
Kjo është një Qeveri-Kazino, sepse ka aq shume para për t’u pastruar dhe prokurime publike te ngrira nga ryshfeti sa vetëm një ministre virtuale si në rastin e Diellës së pa shpirt dhe pa nerv, pa ndjenjë dhe njohje të shkallës së varfërisë e korrupsionit që gjerësisht janë shtuar, të jetë ajo për ta zgjidhur problemin. Thënë ndryshe asnjë ministër/e rreth Ramës nuk i merr dot përgjegjësitë për të hedhur një firme se sa Diella e kurdisur dhe e ushqyer me rrymë elektrike.
Ky raport duket se është vendosur me mënyrën më të rafinuar të emërimit të Diellës, pa mbiemër, pa përvojë, e pa njohur, por me një dorë me teserën e Rilindjes Socialiste që e patronazhon dhe e “kurdis” nga pas, ajo i jep llogari vetëm kryeministrit i cili e programon si ta dojë deri sa në një çast nervozizmi ja shuan zërin, e ç’kyç ose i heq USB-n.
Mendimi i Ramës për ta sjellë Diellën në kabinet duke e përgatitur opinionin dhe ku ajo paraqitet si :-“…kjo nuk është fantashkencë, është një nga detyrat e Diellës. Mandati i Diellës nuk do të ketë as kufi gjeografik, as kufi kombësie dhe strukturat mbështetëse të saj do të kenë autorizimin të punësojë këtu apo të kontraktojë në hapësirën e botës talente nga e gjithë dynjaja”.
Pra Diella është e plotfuqishme dhe e programuar, vetëm hidhni zaret.
Sidomos teknologjia dhe divulgimi që “shqiptarët injorantë” nuk e kuptojnë se sa larg rreh turqizma dynja e kryeministrit dhe e përdor këtë popull që harron ta thotë se nënkuptimin se “tamam nuk e ka haberin”, tregojnë vërtetë ëndrrën e përjetshme të pushtetit të autokratit. Ndaj korrupsioni është ulur këmbëkryq ne kabinetin e tij. Të rinjtë e zgjedhur i ngjajnë Diellës. Elita me eksperiencë dhe pa integritet veç se ndërron karriget rreth tij.
Propozimet nesër bëhen në parlament.
Zaret hidhen.
Forca e kartonit fiton.
Diella së shpejti mund të japë dhe interpelancën e parë si zyrtarja më e pastër dhe më e paprekshme prej korrupsionit.
11 Shtator, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)