Duke ju rikthyer dy deklaratave të kryeministrit Rama gati pesë ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, 2025 skica e autorit LD-NY25 me diçiturën “Treni i votave” risjell në kujtesën e zgjedhësve dy motive propagandistike të pushtetit që sot të vërtetojnë atë pjesë të farsës zgjedhore 2025 në Shqipëri ku për të parën herë u përfaqësua e kufizuar diaspora. Presioni për të mos votuar mes qytetarëve të Korçës:- “Në qoftë se nuk votoni PS, qëndroni në shtëpi më mirë dhe mos u hidhni në kënetë” ishin një tregues se përse shqiptarët morën pjesë 42.16%. Dhe tjetra që e përforcoi stacionin e Pekishtit në qarkun e Elbasanit me fenomenin e “Trenit Bullgar” treguan jo vetëm për kontrollin e plotë dhe blerjen e votës, por ishin sinjali paralajmërues se çdo kuti votimi do t’i ngjante një:-“…11 maji çdo qendër votimi një vagon i trenit BE-së”.

23 Korrik, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
