“Backdoor”, në shqip “Dera e Pasme” që në gjuhën e informacionit dhe të teknologjisë është mundësia e vetme inxhinierëve kompjuterikë që përmes programeve qëllimisht e lënë shtegun e pasëm për të bërë mirëmbajtjen e ligjshme dhe të autorizuar edhe nga distanca ndërkohë që mungesa e vigjilencës ose qëllimet keqdashëse me veprime të paautorizuara që shërbejnë për të vjedhur çdo informacion, çdo të dhënë personash, çdo të dhënë shtetërore dhe subjektesh private të cilat përfundojnë në treg përkundrejt shumave marramendëse dhe që do të përdoren për qëllime kontrolli, shantazhi dhe dezinformacioni sa herë që do të lipset nga zotëruesi/t e këtij informacioni.
Pyetjes se përse kjo tërheqje e vëmendjes tani për Diellën kur Rama bëri më 26 Shkurt shtatë propozime për ndryshimin e kabinetit qeveritar?
Në të vërtetë UGSHPD* (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), ka mbajtur qëndrimin e vet që në propozimin, dekretimin, dhe fjalën në Kuvend të Diellës, ministres virtuale madje dhe ka ndjekur edhe turnetë e prezantimit të saj në Evropë nga Rama dhe Balla, por përse pikërisht tani mendohet se ky është pikërisht thelbi i çështjes.
Pra u fol dhe u mbrojt AKSHI, por nuk u përmend aspak dhe në asnjë fjalë Diella edhe kur kreu i GPS-s Balla i dha 7 minuta ministrave për të treguar mbi “performancën” Shtator-Shkurt.
Jemi në muajin e gjashtë “të shtatzënisë së Diellës”, të cilën Rama na e parapërgatiti se do të ketë 83 fëmijët e saj.
Këto janë deklaruar më parë dhe nuk dëgjohen tani sepse ky kryeministër nuk e ka fare problem ta strukturojë kabinetin rreth tij sa herë që i duhet zhurma. Edhe mediave këtë zhurmë ju ofroi të cilat folën për emrat në ikje dhe ata/ato në ardhje, shfletuan CV-të e gjithçka tjetër të supozuar, por nuk prekën në asnjë fjalë të vetme Diellën- ministren virtuale. Atë që se si është programuar sistemi i korrupsionit të elitës së Rilindjes Socialiste.
Në qoftë se emrat dhe përvoja profesionale nuk kanë rëndësi për të bërë një qeveri dhe askush nuk e sheh teserën e PS në CV e propozimeve të reja sepse në kohën e teknologjisë digjitale, tesera është jashtë mode. Për të bërë pjesë në një qeveri të mbytur nga korrupsioni, membership-i elektronik dhe monedha crypto janë kushtet bazë me të cilat pranohesh në një organizatë që ka nën zotërim territorin, ekonominë burimet natyrore dhe atë pjesë popullsie që vazhdojnë pa kuptuar rrugën drejt greminës.
Me qenë se të gjithë ministrat pa Diellën kaluan në revistën e performancës gjashtë mujore, Diella për Ramën ka kohë edhe tre muaj jo për të lindur, por për të prodhuar ndenjëset në Kuvend, në qeveri dhe në administratë me nga një portë USB-je.
Askush nuk ka nevojë të mendojë.
Janë një armatë e tërë programuesish digjitalë që ashtu sikurse i hapën Grup Kapitujt e BE-së, virtualisht do t’ja plotësojnë (me mashtrim), kërkesat çdo shtetasi shqiptar në Shqipëri dhe diasporë, sepse Rama ka për ta të gjithë informacionin.
Kyçin në dashtë apo kanatet e dyerve të pasme i ka SPAK dhe drejtësia, në qoftë se duan që Shqipëria tu mbetet e shqiptarëve dhe jo në duart e krimit dhe të hajdutërisë.
_______________
27 Shkurt, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)