(Postet e reja ministrore që ndan Rama ushqehen nga korrupsioni për t’i shërbyer diktarurës së autokratit)
Për një lexues të zakonshëm që ndoshta është i pandjeshëm nga zhvillimet politike të ditës për vendin e vet Shqipërinë, por edhe mbase të qënit qytetar/e me kërkesa dhe i ndërgjegjshëm/e që e bën detyrën duke votuar ditën kur zhvillohen raundet zgjedhdhore, një titull i tillë lajmi në ATSH si përshembull;
“Lamallari pret homologët belgë, intensifikim i bashkëpunimit në fushën e drejtësisë”,
e pyet ndoshta veten; – More po ky ministri i ri bravo i qoftë?!
– Dy homologë menjëherë i pret?!
S’ka as një muaj…
Por kur e sheh që po ky ministër të del një ditë më pas në një seancë plenare të Kuvendit të Shqipërisë, plot një muaj pas Asamblesë së Ramës me PS dhe po gati një muaj pas betimit përpara presidentit Begaj e t’i drejtohet opozitës me: “Nuk keni turp” dhe “Turp t’ju vijë ju”…”se keni mbjellë gjuhën e urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, menjëherë të vijnë para syve ato pamje se sa befas si Lamallari, Manastirliu, Koçiu, Peleshi, Spiropali, Kumbaro, Gonxhe e të tjerë u befasuan, u gëzuan dhe ndoshta u trembën njëkohësisht kur u njohën me postet e reja qeveritare, përsa të tjerët ish ministra e funksionarë gjetën rivendosjen u strehuan pranë partisë gati me ngjyrat e kartonave në dorë, për t’i shërbyer autokratit.
Në përmbajtjen e luftës politike në ringun e Kuvendit, aty ku edhe dita e punës së politikanëve shpërblehet me paratë e taksa paguesve dhe në një kohë kur korrupsioni, krimi, shkeljet e kushtetutës kanë dalë hapur e ke më të qartë të kuptosh se përse trajneri i tyre Rama (kujtoni akademinë politike), nuk është i pranishëm që të ndajë dhe të mbajë përgjegjësitë bashkë me ata/ato në Kuvend. Tashmë pas zgjedhjeve të 11 Majit, 2025 këto që vërejmë janë jo vetëm kaosi që shoqëria shqiptare jeton, por me forcën e kartonit me të cilën mazhoranca po shkatërron pluralizmin, korrupsioni i thelluar njeh vetëm mungesën e përgjegjësive në institucionet shtetërore çdo herë që skandalet plasin.
Ky këndvështrim zbërthen idenë e asaj se “atë që ta bën Rilindja Socialiste s’ta bën askush tjetër “.
Pra vazhdoni dhe votojeni!
Vazhdoni edhe ta duroni!
Por çfarë ndodh sot me ministrat e drejtorët e ministrive apo në mbarë administratën në këto ditë që Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ashtu sikurse e shpalli menjëherë (dhe të papjekur) datën 9 Nëntor, 2025 si ditë zgjedhjesh vendore të paktën për pesë Bashki që mund të ishin maturuar, të tërhiqet nga Tirana po ashtu nxituar sa dekreti për zgjedhjet në kryeqytet ju dogj nga Gjykata Kushtetuese.
Përse KQZ-ja që tregon se nuk ndjek edhe ajo kushtetuetshmërinë, nxiton edhe ajo të shpallë përmes Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi? Të mos harrojmë se për afatet dhe mënyrën e kandidimit të subjekteve ku fushata e të cilëve cilësohet se fillon me 1 Nëntor, ku sipas kryekomisionerit ka mbi 1 milion votues dhe 3.5 milion euro shpenzime, (siç pohon kursime nga zgjedhjet e 11 Majit, 2025).
Por përse Presidenti Begaj, që ka jo pak këshillues ligjor nuk ka mirësinë e një figure unitare për shtetin dhe të dalë me zë dhe figurë e t’i kërkojë ndjesë qytetarëve për këtë dekret të shtyrë nga Rama, por të mjaftohet me një “status sqarues” në rrjetet sociale jo për shtetasit dhe qytetarët, por për interesimin e mediave (?).
Sigurisht që shumë nga mediat e informuan me mjetet e tyre këtë lajm, por si një ndër kryesorët ai nuk konsiderohet nga mediat pranë pushtetit ku pë ta përforcuar as Presidenca, as ATSH nuk e kanë listuar si ngjarje të 9 Tetorit, 2025 qëndrimin e presidentit për respektimin e Gjykatës Kushtetuese.
Për ta përforcuar veprimin e Gjykatës Kushtetuese, ata/ato që kërkojnë thelbin e çshtjes pa u marrë me emrat e perveçëm, kryetari i bashkisë, kryeministri, presidenti apo edhe institucionet mund të nënvizojë lehtësisht përcaktimet e termave;
1-Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025
2- Shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025
3-Pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025
ku përcaktimi seicilit prej tyre të papajtueshëm me Kushtetutën shprehin më shumë për vlerat që ka një pushtet i pavavarur për të cilat ka nevojë shoqëria shqiptare .
Ky pra është lajmi që kërkon analizën e thellë politike, ligjore, institucionale në çdo shkallë dhe po ashtu në media pa shkuar direkt e tek përfitimi imediat i politikës se kush do ta fitojë Bashkinë e 1 milion banorëve.
Le t’i analizojmë shkaqet duke filluar nga ngjarja më e fundit e mungesës së sigurisë në sallën e gjyqit ku ju mor jeta me plumb gjqtarit të e apelit Astrit Kalaja dhe prej këtej të reflektohet në çdo skandal ku drejtësia e vetuar dhe e pronësuar si reformë e Partisë Socialiste ushtrohet si ndëshkim jo vetëm mbi kundërshtarët politik, por ndaj qelize të jetës ku korrupsioni gjen vend të depërtojë dhe të përfitojë.
Për këtë debat ka nevojë Kuvendi dhe pë zgjidhjen e këtyre problemeve kanë nevojë shqiptarët që me qytetari të kuptojnë shkaqet e vërteta dhe se si mund të ndryshohet gjendja. Në qoftë se vazhdohet me atë që gjithçka kalon shkarazi si lajm, ku heshtet mbi dosjet e korrupsionit sa herë që afrojnë zgjedhjet apo edhe mundësisht të mbushet me sherr politika, një zhurmë që mbulon kaosin dhe varfërinë e shtetasve, keq qeverisja fatkeqësisht do të jetë rezultati.
Kur e ndjek në lajme situatën e kur gjithkush i kupton vështirësitë në të cilat që po kalon vendi e sidomos krizën parlamentare dhe bllokimin e debatit, kupton se çfarë vlere ka propaganda duke e shmangur Ramën mes angazhimeve të tjera dhe jo nga jeta e Kuvendit. Pra në një konferencë për sigurinë kibernetike të NATO-s, në Tiranë aty ku dita u shqua nga tronditje të thella, kryeministri ndjek strategjinë e hapave përpara mes ndërkombëtarëve. Madje i pa spërkatur nga politika shqiptare e ditës Rama sheh përtej, 2027 Samiti i NATO-s në Tiranë.
Duhet sqaruar mirë se në qoftë se korrupsioni, krimi, varfëria, pastrimi i parave janë evidentuar si plagë në shoqërinë shqiptare, duke i shtuar atyre largimin e popullsisë, rënien e shërbimeve në shëndetësi, uljen e nivelit arsimor dhe mplakjen e popullsisë, këto janë thellësisht dhe tërësisht çështje të sigurisë që duhen transformuar me urgjencë për të mirën dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe ardhmërinë e kombit.
Ndërsa duke ju kthyer fillimit të këtij shënimi për mënyrën se si lajmi shëndërrohet pa përmbajtje në një propagandë kupton nga titujt e dhe vlerën e vërtetë që politika e pushtetit ka duke mbuluar të vërtetat dhe realitetin.
Më konkretisht për ta freskuar dhe jo për ta anatemuar pozitën e një ministri të ri.
Çfarë kuptojmë nga ministri që priti dy homologë…(?), kur më tej lajmi shkruhet:-“Palët ranë dakord që të intensifikojnë bashkëpunimin në funksion të forcimit të Shtetit të së Drejtës dhe të eksplorojnë mundësinë e takimeve periodike në nivel teknik për të eksploruar forma të reja të bashkëpunimit mes tyre.”
Po çfarë mund të nxjerrim nga kryetari i Kuvendit Peleshi kur ATSH e citon se:-“Peleshi ka theksuar se përfshirja e Enver Hoxhës në listën e figurave të tetorit, nuk është përfshirë me kontekst negativ, por është përmendur vetëm për shkak të datës së lindjes.”
Atëherë është përfshirë me kontekst pozitiv (?!), në qoftë se do të shtronim arsyetimin e kryetarit Peleshi. Se dreqi ta hajë dy janë qendrimet për të qartësuar, Po-ja ose Jo-ja. Po çfarë rëndësie ka nostalgjikëve dhe adhuruesve të diktaturës kjo u duhet.
Ngjarje të këtij karakteri me qenë se u përmendën zgjedhjet e pjesëshme dhe ku kuptohet nga presioni dhe shqetësimi se ato janë të afërta për politikën e majtë shqiptare në ethe për të fituar me çdo kusht si një provë e 11 Majit, ka dhe do të shtohen më shumë ashtu sikurse në orar zyrtar ministra, deputetë e funksionarë të insitucioneve shtetërore, me automjetet e shtetit shoqërojnë kandidaten Manastirliu në çdo njësi ku tashmë nuk e prezantojnë me detyrat epara si ish ministre e Shëndetësisë, aop e Arsimit Rinisë dhe Sporteve, por drejtuesen politike të PS që kërkon të marrë bashkinë e kryeqytetit, tashmë plot 8 muaj me kryebashkiakun në burg dhe të shkarkuar nga kryeministri, vetë kryetari i PS-s.
Pra një post është lehtësisht i shkëmbyeshëm për karrjerë që ushqehet nga korrupsioni, ndaj atë që ta bën Rilindja Socialiste, s’ta bën askush tjetër dhe “lum” kush e kupton karrierën me politikën e PS.
E pra duke filluar nga Kuvendi, Presidenca dhe media 9 Tetori, nuk i ngjante as një dite transparence dhe as një ndjese institucinale në dobi të qytetarëve, për kaosin që shkaktohet dhe për qetësinë e atyre mbi 1 milion shqiptarëve që do të kenë rastin e përsëritur për të marrë pjesë të pazhgënjyer në zgjedhjet e pjesshme vendore për të votuar të lirë dhe për të sjellë atë ndryshim që ata kërkojnë.
______
* Gjykata Kushtetuese në datën 9.10.2025 mori në shqyrtim paraprak kërkesën e paraqitur nga kërkuesi Erion Veliaj me objekt: “Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën. Shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si të papajtueshëm me nenin 115, pika 2 dhe 3 të Kushtetutës. Pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë në zbatim të efekteve pezulluese që paragrafi 2 dhe 3 i nenit 115 i Kushtetutës parashikon, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.”.
* Zyra e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun: Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025.
9 Tetor, 2028
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)