Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Corina Machado, ka bërë deklaratën e saj të parë pas operacionit amerikan në Karakas dhe arrestimit të presidentit Nikolas Maduro dhe bashkëshortes së tij.
“Maduro u largua nga drejtimi i vendit sepse refuzoi të negocionte”, deklaroi Machado, duke theksuar se situata politike në vend ka hyrë në një fazë të re.
Ajo bëri gjithashtu thirrje që “të jepet menjëherë urdhër për lirimin e të burgosurve politikë”, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për rikthimin e demokracisë dhe stabilitetit në Venezuelë. Panorama