Një vajzë që ishte zhdukur prej 32 vitesh në Arizona, SHBA, është gjetur. Gjurmët e Christina Marie Plante ishin humbur nga Star Valley, në verilindje të Phoenix, më 16 maj 1994.
Autoritetet nuk kanë bërë publike detaje mbi rrethanat që çuan në gjetjen e saj, por kanë theksuar se teknologjia ndihmoi në zbulimin e provave të reja. Po ashtu, nuk është e qartë se ku dhe kur është lokalizuar.
Në vitin 1994, Christina ishte larguar nga shtëpia për të parë kalin e saj në një stallë. Në atë kohë u shpërndanë fletëpalosje për zhdukjen, ku përshkruhej se ajo mbante veshur një bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra shumëngjyrëshe dhe atlete të zeza. Zhdukja ishte klasifikuar si “e dyshimtë”, ndërsa autoritetet kishin paralajmëruar se ajo ndodhej “në rrezik”.
“Christina u regjistrua në bazat kombëtare të të dhënave për fëmijët e zhdukur dhe fletëpalosjet me fotografinë e saj u shpërndanë në nivel lokal, në të gjithë shtetin dhe në zona të tjera të vendit”, thuhet në deklaratën e zyrës së sherifit, sipas New York Post.
“Me kalimin e viteve, çështja mbeti e hapur, me hetuesit që rishikonin periodikisht provat dhe kërkonin informacione të reja sa herë që ato bëheshin të disponueshme. Pas 32 vitesh, Kristina Marie Plant u gjet e gjallë”, shtohet në njoftim.
Autoritetet deklaruan se nuk do të publikojnë detaje të tjera lidhur me rastin “nga respekti për jetën private dhe mirëqenien e Christinas”. gsh
