Intervista e avokat Fatmir Merkoçit dhënë më 2015 për “Sot”
Merkoçi hedh poshtë tezën se rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës ishte skenar i parapërgatitur i Ramiz Alisë, ndërsa dhuna policore ka qenë e pashembullt. Ai ka pohuar se në 20 Shkurt, Neritan Ceka nuk ka ndaluar turmat e drejtuara nga Blloku. Ceka atë ditë është futur në Hotel Dajti. Merkoçi shton se Ceka i ka ndaluar turmat me urdhër të Berishës, një ditë më pas, pra në 21 Shkurt.
-Z. Merkoçi, çfarë mbani mend nga 20 Shkurti 1991, ditë në të cilën edhe jeni plagosur?
Fatmir Merkoçi: Në datë 19 Shkurt, te Pallati i Kulturës, u mblodh sindikata (BSPSH), ku u vendos që në datën 20 Shkurt t’u bëhej thirrje të gjithë për të dalë në mbështetje të grevës së urisë, organizuar nga studentët. Kjo deklaratë u dha në lajmet e orës 20:00 tek TVSH dhe në orën 22:00, po prap ky televizion e quajti manifestimin e paralajmëruar si një grumbullim të paligjshëm. Atë natë, bashkë më Gëzim Shimën, kryetar i BSPSH, ramë dakord që ky grupim, nëse do të ishte i madh, të drejtohej drejt Komitetit Qendror, për të protestuar. Këtë deklaratë që po ta them është e para herë që e artikuloj, pasi ka shumë manipulatorë, të cilët kanë manipuluar edhe Presidentin e Republikës, pa qenë protagonistë. Në datën 20 Shkurt jemi takuar me grupin e studentëve tek “Shtatë Xhuxhat” dhe jemi ngjitur lart në Qytetin Studenti. Baudini kishte sjellë qendrën e zërit nga Kombinati i Autotraktorëve. Ishte vendosur përballë godinës 18, në mos gaboj. Në këto momente sheshi ishte i mbushur, por vazhdonte të mbushje edhe më tej, deri ky shesh arriti në një masë të tejmbushur. Në këto momente Gëzimi qëndron poshtë bashkë me grupin për të kontrolluar dhe drejtuar turmën, ndërsa ne u ngjitëm në katin e katërt. Aty kishte një tribunë, ku gjithkush mund të fliste pa dallim dhe pa censurë. Pas pak kohë, në derën e kësaj godine shfaqen dy policë, të cilët kërkuan që të mbyllnim këtë tribunë të fjalës së lirë duke e quajtur të paligjshme. Në ato momente, Ilia Terpini xhironte me kamerën e tij. Të pranishme ishin edhe dy vajza që unë i njihej, Rajmonda Bulku dhe Marjeta Laja. Në këto momente, pas kundërshtimeve që i bëra, policia tentoi të përdorte forcën dhe të merrte kamerën. Njëri polic nxjerr armën, duke kërcënuar se do të qëllonte nëse nuk e mbyllnin dhe nuk i dorëzonim kamerën.
-Si u shmang kjo stistë dhe si u orientuan njerëzit drejt institucioneve dhe Sheshit Skënderbej?
Fatmir Merkoçi: Duke parë gjendjen e vështirë, kam marrë mikrofonin dhe i kam thënë Mondës që të nxjerrë njerëzit në bulevard. Ajo bën thirrje, ku thotë: “Gratë dhe motrat të dalim tek Presidenca”. Në këtë moment i marr mikrofonin Mondës dhe them: “Të gjithë në bulevard”. Ndërsa mora kamerën dhe Ilian për të zbritur poshtë. Aty bashkohemi me njerëzit dhe marrim rrugën drejt Ambasadës Amerikan dhe tek Liceu Artistik. Disa njerëz tentuan të futen tek radio, njerëz të cilët i kam ndalur falë edhe gazetarëve. Kështu vazhduam rrugën për në bulevard. Tek Kryeministria ishin rreshtuar ushtarët e Gardës. Në këto momente policia filloi të përdorte ujë me ngjyrë dhe gaz lotsjellës. Pra, filloi dhuna mbi ne. Ajo që të bënte përshtypje ishte fakti se në drejtimin tonë nuk po vinim më demonstrues, pasi tek Liceu ishte vendosur menjëherë një gardh ushtarësh. Përfundimisht, ne, si pjesa e parë e demonstruesve kishim mbetur në grackë mes Liceut dhe Kryeministrisë. Pasi e panë se nuk po tërhiqeshim dhe i’u afruam gardhit të Kryeministrisë, ata nuk na lejuan të vazhdonim rrugën për në bulevard. Pas disa tentativash, arrita të komunikoi me komandantin e tyre, i cili deklaroi se do të përdorte çdo mjet që ne të mos kalonim. Në këtë moment, ai urdhëroi togën e ushtarëve me komandën armë-mbush! Në irritimin e tij të skajshëm dhe komandën zjarr. E gjithë toga qëlloi, por jo drejt nesh, por në ajër. Stepja nga ana jonë ishte e madhe. Megjithatë, komunikojmë sërish me komandantin, si cili thotë se nëse do të dilnim në bulevard, do të dilnim vetëm nga Inima, pra një rrugë tjetër.
-Cili është roli i Neritan Cekës në rënien e bustit të Enver Hoxhës?
Fatmir Merkoçi: Ne dolëm në bulevardin kryesor, ku unë kam shpalosur një flamur dhe kam marrë gjithë drejtimin për në sheshin “Skënderbej”. Te ura ishte vendosur një gardë e madhe ushtarësh dhe nuk na lejuan që të kalonim, ne vendosëm të kalonim te sheshi “Skëndërbej”. Në bulevardin kryesor, në krah të Hotel “Dajtit” kam parë Neritan Cekën. Unë e kam parë që Neritan Ceka u fut te Hotel “Dajti” dhe nuk doli. Neritan Ceka nuk ka asnjë rol më 20 shkurt, ai nuk ka lidhje në këtë ngjarje.
-Në cilën datë Neritan Ceka ka kërkuar të ndalojë demonstratën e studentëve?
Fatmir Merkoçi: Më datën 21 Shkurt ne kemi tentuar të futemi në Komitetin Qëndror dhe aty Neritan Ceka ka dalë dhe ka hipur sipër tankut, duke thënë: “Kthehuni, nuk do derdhim gjak”! Në këto momente kam pasur një debat me Cekën, i kam thënë se pse ka ardhur, ndërsa ai më ka pohuar nga goja e tij: “Nuk kam ardhur vetëm, por me porosi të doktorit”.
-Si jeni plagosur?
Fatmir Merkoçi: Duke qenë se u ngjitëm në bulevard dhe morëm rrugën drejt sheshit, u futëm poshtë lulishtes dhe kam hipur te Skënderbeu. Aty kemi qëndruar rreth 10 minuta, sheshi ishte i rrethuar nga forcat e rendit, kishte makina të blinduara. Më kujtohet një djalë kur sulmoi makinën e blinduar dhe pas një qëndrimi 10 minutash, i them djemve se ne nuk kemi çfarë të bëjmë këtu, nuk kemi ardhur për të parë spektakël dhe ju thashë që të zbrisnim poshtë. Zbritëm poshtë dhe dolëm në krah të bankës të stacionit të autobusit. Pas disa 3-4 tentativave luftë me policinë arritëm ta thyenim këtë gardë. I gjithë sheshi ishte i rrethuar nga policia dhe policia nuk mund të vinte vetëm te ne, atëherë arritëm që të kalonim këtë gardë. Arritëm të hipim në piedestal dhe mund të kemi qenë rreth 20-30 vetë. Unë kur arrita të hip në piedesal, shpalosa një flamur pa yll, për të cilën më vjen keq se e humba atë ditë. Të gjithë njerëzit ishin aty dhe filluan të godasin përmendoren me duar pasi nuk kishim asgjë me vete. E theksoj se nuk kishin asgjë me vete, pasi dua të shuaj ato zëra që pretendojnë që rënia e monumentit të diktatorit ka qenë e parapërgatitur. Unë si protagonisti apo si udhëheqësi i kësaj demonstrate, nuk njoh asnjë njeri i cili të më ketë komanduar për në shesh për të rrëzuar monumentin e diktatorit.
-Kur lëvizja ishte spontane, nga dolën mjetet për ta rrëzuar monumentin e diktatorit Enver Hoxha?
Fatmir Merkoçi: Ne nëse do ishim të organizuar për ta hedhur, atëherë ne do kishim edhe mjete me vete. Për sa kohë ne nuk kishim asgjë me vete, por çdo gjë që është marrë, është marrë në mënyrë spontane dhe përsa kohë që ato pllaka mermeri të cilët sot askush nuk do të mund t’i hiqte me duar, ne i kemi hequr. Le të dalë dikush dhe të thotë se unë kisha mjetet e nevojshme për të hequr pllakat. Asnjë nuk kishte litar me vete. Litari është marrë nga njerëzit mbrapa përleshjes me policinë. Kur u pushtua piedestali, forcat e policisë dhe të ushtrisë përdorën çdo lloj mjeti kundër nesh. Përdorën dhunë kundra nesh, ndërkohë një helikopter na monitoronte nga lart. U përdor arma. Nëse do ishim të përgatitur, do të bënim një rënie ose një organizim tjetër. Qëllimi jonë ishte nëse njerëzit do i përgjigjeshin thirrjes tonë, ne do t’i nxirrnim para Komitetit Qëndror për të protestuar. Njerëzit nuk ishin të përgatitur për ta rrëzuar atë monument. Dhuna, armët, zjarri që ata përdorën, ndoshta ishte shtytja më e madhe e një urrejtje për të bërë më pas dhe atë veprim që u bë. Te “Vdekja e Kalit” është një xhirim bruto. Aty shihet që e gjithë situata precipitoi në momentin kur unë isha sipër piedestalit dhe jam qëlluar me armë në kokë. Përveç goditjes, kur kam rënë poshtë ndaj meje është përdorur dhunë tej mase fizike. Ata djem që ishin aty, të cilët i falënderoj, më kanë ngritur në krah dhe në momentin kur më kanë transportuar për të vdekur, atëherë ndodhi që edhe vetë policia u step, u tremb, sepse u mendua se ndodhi një “vdekje”. Më pas shpërtheu një revoltë e madhe e popullit.
-Çfarë ndodhi më pas me ju?
Fatmir Merkoçi: Më dërguan në spitalin numër 2, gjithmonë e dinin se isha një person “i vdekur”. Unë jetën time ia kushtoj prof. Arjan Xhumarit. Në momentin që më pa, më morri dhe më dha ndihmën e parë.
-Pra juve ju humbi momenti i rrëzimit të bustit?
Fatmir Merkoçi: Po, më ka humbur për punë minutash. Sepse më çuan në spital dhe atje më mori për kurim neurokirurgu Arjan Xhumari. Ai më shpëtoi. Pasi ndenja nja dy orë në spital, kur u përmenda dëgjova infermieren që kërkonte identitetet e mia dhe Arjani po i’a jepte. E ndjeva që duhej të ikja. U çova, por rashë prapë. Pasi më bënë disa gjilpëra u çova. Infermieres i thashë se do të shkoja në banjo. Dola nga spitali 2, te dera dhe aty pashë një çun me motor të vogël. I thashë të më çonte në qendër. Ai më dha lajmin: “Ka ra Enver Hoxha”. Kur? – e pyeta. “Ka nja një orë”-mu përgjigj. Kjo ishte gjithë ajo ditë. Më pas shkova në Qytetin Studenti ku u bashkova me të tjerët. Në fund dua të them se ne nuk u nisëm për të rrëzuar shtatoren atë ditë.
-Si pasuan ngjarjet pas rrëzimit të bustit?
Fatmir Merkoçi: Politika nuk e priti mirë dhe kur them politika, i kam parasysh të gjithë. Si pozita edhe opozita. Unë pata shumë reagime personale për atë akt, deri në mohim të aktit, sa shumë prej tyre filluan të abuzonin. Pastaj në 1995, Ali Begeja, kameraman në televizion, bëri një ekspozitë për 20 shkurtin te Muzeu Historik dhe më thotë dikush. Atje pashë dy fotografitë e mia të mëdha në momentin kur më kanë ngritur dhe më pas kur më hipën në makinë për të më çuar në spital. Isha edhe në filmime. Këto filmime janë përdorur siç janë nga pjesa te kryeministria te filmi ‘Vdekja e kalit”, me imazhet e trupit tim janë në film.
-Pas plagosjes, cilat ishin kontaktet me pjesën e regjimit. Kishte tentativa për ta manipuluar këtë ngjarje?
Fatmir Merkoçi: Shtëpia ime ka qenë e survejuar. Unë kam qëndruar te shoqëria ime dhe të gjitha veprimet në atë kohë i bëja publike. Nuk qenë i fshehur, falë edhe një organizimi që bënim në atë kohë me sindikatën. Unë gjithmonë dilja në bulevard dhe jo skutave. Urrejtja e tyre ishte shumë e madhe, por nuk kishin më forcë që ta zhbënim ngjarjen që ndodhi. Ata kishin një metodë shumë të fshehtë, pasi nuk mbanin protokolle në atë kohë.
-Pse e keni refuzuar dekorimin nga ish-Presidenti Bamir Topi?
Fatmir Merkoçi: Nga viti 1996 ishte dikush që kërkohej të merrte flamurin e datës 20 shkurt. 20 shkurtin kanë dashur shumë ta marrin si atribut të tyre, por në 1994 Ali Begeja bën një ekspozitë te Muzeu Kombëtar dhe falë kësaj ekspozite ai pasqyron dy foto e mia ku unë jam plagosur dhe jam ngritur në krah dhe një foto ku jam futur te makina. Falë këtyre fotove u dokumentua që ai person isha unë, pasi kanë dalë shumë njerëz që kanë dashur ta marrin si atribut të tyre.
-A ka emra konkretë që kanë dashur ta marrin këtë ngjarje si atribut të tyre?
Fatmir Merkoçi: Atributin që kanë dashur ta marrin, janë të gjithë ata që janë dekoruar nga ish-Presidenti Bamir Topi. Një vit përpara se të bëhej dekorimi, më vjen një gazetar i cili quhet Ferdinand Dervishi dhe kërkon të pijë kafe me mua. Ai më thotë se për ju shkruhet shumë në internet dhe janë dërguar shumë e-maile dhe se janë dekoruar shumë njerëz që ne nuk i njohim, por atë që u plagos të cilin ne e kemi mbajtur në krah pse nuk është dekoruar? Unë i thashë nuk e di. Atë ditë më ftuan dhe më thanë se duhet të shkoja pasi do më dekoronte Presidenti Topi. Unë vajta në Presidencë, në ceremoni zyrtare ishin përfaqësues të grupit diplomatik. Realisht aty pashë që edhe ata njerëz që dekoronte Presidenti, ishin gazetarë, operatorë dhe kameramanë që nuk kishin lidhje me ngjarjen, por bënin punën e tyre. Z. Topi më dekoron me titullin “Ithtar i demokracisë”. Unë i them se përpara se ta marrë këtë dekoratë, dua të lëshoj një mesazh për politikën: “Ne si popull jemi ndarë nga diktatura qysh më 20 shkurt kur kemi hedhur monumentin. Nuk kemi pasur kurajën civile, morale dhe ligjore për të dënuar krimet e komunizmit dhe për t’u hequr titujt në radhë të parë Enver Hoxhës, titullin “Hero i Popullit”, të cilin e mban edhe sot. Përsa kohë ju nuk i hiqni titullin, nuk dënoni komunizmin, unë këtë dekorim nuk e pranoj”. Përfaqësuesit e ambasadës gjermane më falënderuan për gjestin.
-A jeni njohur me librin e Preç Zogajt dhe a konstatoni pasaktësi në rrëfimet e tij rreth kësaj ngjarje?
Fatmir Merkoçi: Unë e kam marrë librin jo se doja ta merrja, pasi më thanë se kishte shkruar për 20 shkurtin. Mund të them se Preç Zogaj ka marrë një guxim shumë të madh, që ka bërë një libër, ku nga fillimi nuk ka asgjë të saktë çfarë thotë. Në rastin e 20 shkurtit ka ngritur në piedestal heroin e tij, ndërsa emrin tim e ka vënë si në kronikat e zeza, “u plagos filani”.
-Sipas jush, kush janë protagonistët realë të këtyre ngjarjeve?
Fatmir Merkoçi: Protagonistët kryesorë janë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura. Ne që e organizuam dhe e themeluam atë sindikatë.
-Po Lëvizja Studentore, çfarë roli kishte?
Fatmir Merkoçi: Lëvizja Studentore ishte thjesht një shkëndijë për kërkesën e tyre. Studentët na kanë ndihmuar në grumbullimin e forcës sonë, edhe ne i dhamë ndihmën tonë studentëve.
Protesta e qytetarëve hyn sot në ditën e 91 të rezistencës së saj. Qytetarët e shumë mblidhen si çdo ditë para kryeministrisë për të kërkuar largimin e Qeverisë dhe të kreut të saj, Edi Rama.
Në rrjetet sociale, Instagram dhe TikTok një nga videot që vijon të shpërndahet dhe te komentohet është ajo e fjalimit të mjekut, Ermal Pashaj në ditën e 14 të protestës.
Në fjalën e tij, mjeku Pashaj ka theksuar se qëllimi i protestës nuk ishte për të marrë pushtetin, por qytetarët kërkojnë që në Shqipëri të ketë shtet. “Protestojmë nga arroganca e qeverisë, se jemi ndjerë të pambrojtur nga mburoja shtetërore, dhe jemi lënë jetim e flakur në mes të rrugës”.
MJEKU ERMAL PASHAJ: “Ja që në këtë vend ka akoma gjak që zien nëpër vena. Nuk ka humbur dinjiteti i njerëzve. U bënë disa ditë se pyetet pse protestojmë. Protestojmë nga arroganca e pushtetit, se jemi ndjerë të pambrojtur nga mburoja shtetërore, dhe jemi lënë jetim e flakur në mes të rrugës.
Protestojmë për ato makabritete që shohin në dyert e spitalit. Ku fëmijët e larguar amanetin e fundit që marrin nga prindërit është që të mos varrosen pa i parë ata për herë të fundit. Kjo është një tragjedi që vazhdon prej shekujsh dhe duhet ti japim fund.
Shumë kush nga ne se të tillë situatash do të veniteshin, se e donim Shqipërinë si e gjithë Evropa. Jo mor jo ne e duam Shqipërinë. Evropa do të na presë. Po qemë të zotët për veten nuk ka derë që të na mbyllet.
Kryeministri ka gjetur kohë të merret edhe me influencet. Në vend që t’i vesh gishtin kokës dhe ti kthehesh miletit, duhet të kesh parasysh se shqiptarët nuk e kanë humbur dinjitetin. Është kjo rini që ti përdore për të ardhur në pushtet dhe përmbysi të gjitha regjimet. Ne kërkojmë shtet dhe jo pushtet”. gsh
Ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpatarakut mësohet se i është hequr leja e armës dhe se gjithashtu i është marrë edhe arsenali që mbante në banesë.
Bëhet fjalë për 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë, të cilat i janë sekuestruar.
Shpataraku u arrestua për përkrahje të autorit të krimit, u përjashtua nga Policia e Shtetit disa javë më parë, ndërsa ndaj tij nisën procedurat edhe për heqjen e lejes së armës që zotëronte për shkak të funksionit. bw
Përveç thirrjeve për dorëheqje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, aktivistët i kanë bërë thirrje SPAK-ut të veprojë dhe të arrestojë politikanët e korruptuar, duke filluar nga kreu i qeverisë dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
“Veproni sa më shpejt që të bëni të mundur rrëzimin e kësaj qeverie përmes revolucionit paqësor“, bëri thirrje aktivisti Arben Kola, ndërsa shtoi se prokurorët po flenë mbi dosjet e korrupsionit.
Propozimi i tij ishte që duke filluar nga java e parë e shtatorit, të fillojë arrestimi me Edi Ramën dhe Ballukun, e cila është nën hetim nga SPAK për disa vepra penale.
Aktivisti Arben Kola: Thirrja shkon prapë për SPAK-un. Veproni sa më shpejt që të bëni të mundur rrëzimin e kësaj qeverie përmes revolucionit paqësor.
Ju jeni përgjegjësit kryesorë karshi popullit shqiptar për të vepruar, pasi po flini mbi dosjet e korrupsionit.
Javën e parë të shtatorit, filloni me Edi Ramën, me Belinda Ballukun dhe me çdo politikan të korruptuar. Panorama
Ulsi Manja, Ministër i Drejtësisë nga viti 2021 deri në vitin 2025 dhe është deputet i Kuvendit të Shqipërisë që prej vitit 2013, aktualisht kreu i komisionit të ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, i njohur si një nga njerëzit më të afërt të Ramës, ka publikuar sot në facebook një status për Fatmir Shehollin, i arrestuar nga e drejtësisë në Kosovë, për bashkëpunim me shërbimin e fshehtë shterëror të Serbisë (BIA).
Manja shkruan se, “zor se Fatmir Sheholli është i vetmi… Ka shumë “Fatmirë” kudo”.
Në Kosovë po çahen rrjetet sociale dhe mediat me rastin Sheholli!
Eh, aq gjatë sa Serbia e mbajti Kosovën të pushtuar, zor se Fatmir Sheholli është i vetmi… Ka shumë “Fatmirë” kudo.
Sot më shumë se kurrë, pas gati 19 vitesh shtet i pavarur, pastrojini institucionet të paktën nga spiunët, se latë nam!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është bërë pjesë e delegacionit të International Democracy Union (IDU) në Konventën Kombëtare Republikane të vitit 2026, që do të zhvillohet në Dallas, më 9 dhe 10 shtator.
Kreu i PD-së ka marrë konfirmimin përmes një letre zyrtare që mban datën 7 gusht nga Tina Mercep, Sekretare e Përgjithshme dhe Drejtore Ekzekutive e IDU-së.
“IDU është e kënaqur që ju do t’i bashkoheni delegacionit dhe jemi të bindur se pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje historike të Partisë Republikane do të jetë me vlerë për ju dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë”, thuhet në letrën drejtuar Berishës.
Kjo lëvizje vjen gati tre muaj pas lajmit se Berishës i ishte hequr non grata nga SHBA.Kryedemokrati deklaroi asokohe në një komunikim për gazetarët se “ai nuk ka qenë kurrë non grata”, por ka pasur një sanksion për vizën.
Pritet të shihet nëse kryedemokrati do të udhëtojë drejt SHBA për të marrë pjesë në Konventë.
LETRA E PLOTË:
I nderuar Kryetar Berisha,
Po ju shkruaj për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj si anëtar i delegacionit të Bashkimit Ndërkombëtar Demokratik (IDU) në Konventën Kombëtare Republikane 2026, e cila do të zhvillohet në Dallas, Teksas, më 9–10 shtator.
IDU-ja është e kënaqur që ju do të bashkoheni me ne dhe kemi besim se pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje historike të Partisë Republikane do të jetë me vlerë për ju dhe për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Detaje të mëtejshme lidhur me organizimin e delegacionit, akreditimin dhe programin e aktiviteteve do t’ju komunikohen në vijim nga Sekretariati i IDU-së.
ftuar në rubrikën “Programi i Drekës” në News24, me moderatore Ola Bruko, Gent Progni foli për arrestimin e Ergys Agasit dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si u krye arrestimi, ndërsa hodhi akuza për lidhje të dyshuara me krimin e organizuar dhe institucione shqiptare.
“Arrestimi i Agasit, nëse bëhet siç duhet, nëse hetimi do të bëhet i thelluar, do të nxjerrë problematika që s’i kemi besuar, me krimin e organizuar dhe me institucionet shqiptare”, u shpreh Progni.
Ai u ndal te problematikat që, sipas tij, lidhen me Kadastrën dhe çështjet e pronave, duke e cilësuar institucionin si një prej strukturave më abuzive në Shqipëri.
Sipas Prognit, mënyra e funksionimit të sistemit të ankesave krijon pengesa për qytetarët që kërkojnë të mbrojnë të drejtat e tyre mbi pronën. Progni tha se i duket e pazakontë mënyra e arrestimit të Agasit, duke pretenduar se ai kishte lëvizur lirshëm në Shqipëri.
Progni përmendi edhe emrin e Taulant Ballës, duke pretenduar se në një dosje hetimore ekzistojnë biseda ku përmendet emri i tij. Ai pretendoi gjithashtu se në këtë çështje është përfshirë edhe një shtet anëtar i Bashkimit Europian, i cili, sipas tij, po zhvillon hetime të veçanta. Progni tha se pret që SPAK të vijojë hetimet dhe të marrë masat përkatëse nëse gjatë procesit dalin prova për shkelje penale.
“Arrestimi i Agasit, nëse bëhet siç duhet, nëse hetimi do të bëhet i thelluar, do të nxjerrë problematika që s’i kemi besuar, me krimin e organizuar dhe me institucionet shqiptare. Kadastra, ka qenë një nga institucionet dhe është bërë një nga institucionet më abuzive me pronat në Shqipëri. E kanë bërë sistemin të tille që të manipulohet më thjesht. Çdo ligj që bëjnë, e bëjnë se si të vjedhin dhe ta manipulojnë më mirë. Kanë një portal ankesash. Çdo ministri e ka të detyrueshme që të ketë portalin e Ankesave. Nëse hyn te portali i Kadastrës, ke një tabelë që thotë; ky shërbim nuk është funksional. Sipas ligjit i heqin të drejtën me qëllim qytetarit që të ankohet për të drejtën e tij. Më pas kjo ankesë shkon në bashkëqeverisje, ku është Anxhelo Koleka, djali i tezes së Ramës. Kjo bashkëqeverisje drejtohet direkt nga kryeministri. Aty më pas kjo ankesë bllokohet. Njeriu më i afërt i Ramës është pjesë e kësaj ankese. Këtu sorollatet qytetari. Ajo ankesë raportohet dhe më pas kërcënohet qytetari. E vetmja zgjidhje që i ngelet qytetarit, është të shkojë në gjykatë. Kjo bëhet në mënyrë të qëllimshme. Vjedhja e pronave, është një nga plagët që ka shkaktuar shumë vrasje.
Më vjen çudi mënyra e arrestimit. Kam marrë kërcënime, e di si lëviz kjo bota e nëndheshme. E kanë ditur çdo ditë që ai lëviz lirshëm në Shqipëri, Tiranë-Durrës. Më duket e çuditshme që Balla është pjesë e krimit, është e vërtetuar. U kapën biseda ku flitet me emër dhe mbiemër. Nuk është informacion që të thuash; ua. SPAK e ka dhe si dosje. Në dijeninë time do të veprojë dhe ndaj Taulant Ballës. Dosja është nën hetim. Di që është përfshirë dhe një shtet i BE në atë dosje, që po heton në mënyrë koncize. Shpresoj që SPAK ta marrë guximin për të cilin e ka marrë detyrën”, tha ai.
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se Ergys Agasi, i arrestuar një ditë më parë për dosjen e AKSHI-t, ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm në këtë institucion, por edhe në të tjera si Shërbimi Informativ Shtetëror.
Sipas gazetares, Agasi ka ndikuar edhe në largimin e ministrave të Brendshëm, duke përmendur rastin e Ervin Hoxhës. Po ashtu, sipas saj, në zyrën e tij, nuk është filmuar vetëm ish drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanajt por edhe zyrtarë të tjerë.
“Ka dyshime të forta se ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm mbi institucione të tjera, mbi Shërbimin Informativ Shtetëror, tek AKSIK, një institucion në varësi të kryeministrit. Kishte shkuar deri aty sa të kishte zyrën e tij në mes të ish Bllokut dhe të instalonte kamera e të përgjonte çdo takim. Këto kamera i shërbyen SPAK për të ndërtuar dinamikën se si ishte përfshirë në vepra penale. Arrestimi i tij është ndoshta një ndër operacionet më të rëndësishme të policisë së shtetit. Do të isha e keqardhur nëse do të ishte dorëzim i kontrolluar, por nuk mendoj se është i tillë nisur nga mënyra se si është organizuar operacioni.
Në rastin e Agasit ishin të shqetësuar edhe partnerët ndërkombëtarë, për shkak se personat e dëmtuar ishin edhe shtetas të huaj. Disa ministra të brendshëm janë larguar nga detyra për shkak të Agasit. Psh, Ervin Hoxha është shkarkuar pas ndikimit të jashtëzakonshëm që ka pasur Agasi, për shkak se donte kontroll tërësor mbi policinë e shtetit. Në zyrën e Agasit nuk është filmuar vetëm Mirlinda Karçanaj, por edhe dhjetëra zyrtarë të tjerë, se çfarë është biseduar ta shpjegojë SPAK nga hetimi dhe Agasi nga rrëfimi.”, tha ajo.
E pyetur për lidhjen e kryeministrit Rama me Agasin, ajo tha:
“Shitblerja e votës, ndikimi i krimit në shitblerjen e votës. Të kesh zgjedhjet, të blindosh veten dhe të mos kesh asnjë zë të të kundërvihet. Në momentin që ke të gjithë parlamentin, ngre kartonin dhe bën çfarë të duash pa patur asnjë forcë që të të mund të lëkundë, kjo duhet. Ne e kemi parë se krimi ka arritur të shkrijë tentakulat në çdo operacion që kemi ndjekur.”, tha ajo.
E pyetur nëse Rama ka qenë në zyrën e tij, ajo u shpreh:
“Nuk jam në gjendje ta them këtë. Di që Agasi koordinonte gjithçka në botën e krimit për llogari të maxhorancës”, shtoi ajo. Panorama
Pas arrestimit të Ergys Agasit ditën e djeshme në Durrës, hetimet e SPAK duket se janë shtrirë edhe te pasuritë e biznesmenit të shpallur në kërkim prej dhjetorit 2025.
Mësohet se SPAK i ka sekuestruar edhe një automjet luksoz, ‘Land Rover Defender’, i cili ishte i parkuar në garazhin e një prej vilave te “Equos Resort”.
Agasi u arrestua dje (26 gusht), ndërsa ishte shpallur në kërkim nga SPAK në dhjetor 2025.
Ai u lokalizua teksa udhëtonte me një automjet, së bashku me ish policin, Uljan Shpataraku, i cili gjithashtu u arrestua gjatë operacionit.
Sipas SPAK, ai dyshohet për një sërë veprash penale në kuadër të hetimit për procedurat e prokurimit të AKSHI-t, përfshirë konkurrencën e paligjshme përmes dhunës, heqjen e paligjshme të lirisë, shkeljen e barazisë në tendera dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.
Akuzat ndaj Agasit
Siaps Prokurorisë së Posaçme ndaj Ergys Agasit rendojne 7 akuza, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Njoftimi djeshëm (26gusht ) i SPAK për arrestimin e Agasit
Pas një pune disa javore në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, sot më datë 26.8.2026, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Ergys Agasi, në hyrjen jugore qytetit të Durrësit, në zonën e Plepave, në autostradë. Në momentin e arrestimit ky shtetas shoqërohej nga shtetasi, U. Sh, ish punonjës policie, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” e parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon hetimet për procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025, për të cilin, më datë 05.12.2025, ka regjistruar edhe emrin e shtetasit Ergys Agasi. Ky shtetas po hetohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i K. Penal.
Ndaj personit nën hetim dhe konkretisht shtetasit Ergys Agasi, me vendimin nr. 125 datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Pare Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale. Vendimi i gjykatës është dërguar menjëherë për tu ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit me shkresën nr. 43104 prot, dt.17.12.2025.
Aktivisti Andi Tepelena ka komentuar çështjen e Belinda Ballukut dhe kallëzimin e dorëzuar nga aktivistët në SPAK për atë që e quajnë dosja “Albanian Files”.
I ftuar në News24, Tepelena deklaroi se pret që drejtësia të ndërmarrë hapa konkretë dhe që SPAK të nisë hetimet për çështjet e kallëzuara. “Shpresoj që dhe drejtësia, SPAK, të bëjë hapa konkrete në dosjen Balluku apo me skandalet e tjera. Kemi dorëzuar kallëzim për ‘Albanian Files’. Duam të nisë hetimi për këtë dosje”, u shpreh ai.
Sipas aktivistit, “Albanian Files” përmbledh, sipas pretendimeve të tij, çështje që lidhen me krimin dhe korrupsionin, veçanërisht sa i përket pronave përgjatë bregdetit shqiptar. Ai kërkoi që institucionet e drejtësisë të hetojnë këto pretendime dhe të japin përgjigje konkrete.
“Është përmbledhje e krimit dhe korrupsionit me atë që ka ndodhur me pronat në bregdet”, tha Tepelena. Aktivisti tha se qytetarët presin që institucionet e drejtësisë të veprojnë dhe jo të mjaftohen me deklarata. Ai theksoi se kallëzimi i dorëzuar në SPAK synon që pretendimet e ngritura nga aktivistët të verifikohen përmes një hetimi institucional.
Aktivisti Andi Tepelana ka folur për protestën, e cila prej tre muajsh kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
I ftuar në News24, ai tha se shqiptarët sot protestojnë kundër modelit qeverisës dhe keqqeverisjes, ndërsa theksoi se një qeveri normale në një vend perëndimor do të kishte dhënë dorëheqjen.
Ai deklaroi se nevoja për ndryshim në Shqipëri është po aq i rëndësishëm sa edhe në vitin 1990.
“Një qeveri që nuk pyet për qytetarin, nuk e vë në qendër interesin qytetar, por interesin e një grupi të caktuar njerëzish që kanë treguar se skandal pas skandali nuk kanë reflektuar. Një qeveri normale në një vend demokrat do kishte dhënë dorëheqje me tunelin e Llogarasë, më rrugët e florinjta, me Portin e Durrësit, dmth skandale të tmerrshme. Një qeveri që nuk reflekton se çfarë po ndodh me shoqërinë , kjo tregon që cdo qeverisje duhet të kishte reflektuar dhe reagimi është i natyrshëm si cdo vend normal”, tha Tepelena.
I pyetur për mundësinë e kthimit të kësaj lëvizje në një projekt, Tepelena tha se “Projekti është për një Shqipëri normale”.
“Shqipëria nuk është në një situatë normale. Çdo fëmijë që lind sot lind me një borxh prej 5400 euro. Do të thotë që ne jemi një shoqëri e mbytur nga borxhet. Kjo protestë po ngjall shpresën, që gjërat mund të ndryshojnë nëse ka njerëz që reagojnë ndaj keqqeverisjes. Shpresa më e madhe janë të rinjtë”, tha aktivisti, duke theksuar se “ndryshimi politik është shumë afër dhe po vjen”.
TIRANË- Biznesmeni 44-vjeçar shqiptar, Ermal Beqiraj, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në burgun e Beauvais në Francë, pasi Gjykata e Apelit në Amiens rrëzoi kërkesën e tij për lirim.
Arrestimi i tij erdhi pasi fluturoi me avionin e tij privat mbi hapësirën e mbrojtur të centralit bërthamor të Penly, ndërsa tashmë përballet edhe me kërkesën zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri për ekstradimin e tij.
Media franceze, raporton se, prapa kësaj kërkese qëndron SPAK-u, i cili e heton Beqirajn për mashtrim të organizuar dhe ka identifikuar asete milionëshe me origjinë të dyshimtë kriminale në territorin francez.
Mësohet se, ndër pronat e bllokuara përfshihen llogari bankare prej mbi 2 milionë eurosh, dy apartamente, automjete, një avion privat, si dhe kështjella historike Château d’Auteuil, e blerë për rreth 2.6 milionë euro.
Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes se ndalimi ishte i paligjshëm dhe deklaratës së vetë biznesmenit se nuk po arratisej por kishte zgjedhur të jetonte në Francë, gjykata vendosi ta mbajë atë në qeli. Me këtë vendim, Beqiraj do të presë në paraburgim përfundimin e procedurave ligjore që pritet të çojnë në ekstradimin e tij drejt drejtësisë shqiptare./Dosja.al
Ish oficeri i Policisë, Krenar Ahmeti mori fjalën në protestë dhe iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin masivisht në shesh për të larguar qeverinë e Edi Ramës dhe të gjithë klasën politike në vend.
Ai theksoi se kjo është e vetmja zgjidhje për të larguar “këtë klikë që ia ka pirë gjakun mbi 36 vjet këtij vendi”.
“Ka vetëm një zgjidhje. Burra, gra, fëmijë, i madh edhe i vogël, pensionistë, punëtorë, të papunë ejani në shesh. Nëse doni që ta zhdukim këtë klikë që ia ka pirë gjakun mbi 36 vjet këtij vendi. Vendin mos e lëshoni.”, tha ai. Panorama
Komentet