
“U ka rënë vapa në kokë”, mediat italiane shkruajnë për dhunën e Mihal Kokëdhimës ndaj turistëve: Fatmirësisht askush nuk vdiq

Pas ngjarjeve të fundit duhet të përmbushet obligimi ndërkombëtar i Kosovës, gjegjësisht përgatitja dhe finalizimi i Asociacionit në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, për ta penguar çdo lidhje lineare të shtetit serb me komunat serbe në veri dhe brendi të vendit tonë.
Nuk guxon të humbet rasti historik
Ndryshe çdo prolongim i përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare që ka marrë Kosova nga marrëveshjet ndërkombëtare (2013-2015 dhe 2023 në Bruksel dhe Ohër), do t’na kushtojë shumë dhe do t’na shkaktojnë telashe akoma më të mëdha me fqinjin tonë verior.
Qeveria e Kosovës duhet që sa më parë t’ia dorëzojë tekstin final për Asociacioni SHBA-ve dhe partnerëve ndërkombëtarë në mënyrë që të përmbyllet një herë e mirë konflikti i hapur me Serbinë.
Në propozimin e Statutit të Asociacionit nga ana e ‘Qeverisë Kurti’, të bazuar në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, duhet të parashihen të gjitha aspektet ligjore dhe të drejtat e asociacionit pa kompetenca ekzekutive duke i hequr edhe karakterin njëetnik këtij asociacioni.
Në kohën kur jemi në një situatë para liberalizimit të vizave dhe para vendimit për anëtarësimin në Këshillin evropian, Kosova nuk guxon ta humbas rastin historik që me një veprim të qëlluar politikë të largojë sanksionet (masat ndëshkimore) ndërkombëtare dhe t’i hapë rrugën zhvillimit ekonomik dhe integrimeve evropiane dhe transatlantike.
Pas trazirave në veri, Kosova assesi nuk guxon të humbas rastin historik për ripërtërirje të marrëdhënjeve të mira me SHBA-të dhe shtetet e Bashkimit Evropian.
Veprimet e liderëve shtetërorë duhet të jenë tejët të matura dhe të përgjegjshme , në veçanti duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e gjuhës diplomatike e cila mund t’na çojë para, por edhe mund t’na kthejë pas siq na ndodhi këtyre muajve të fundit.
Të mos luhet me durimin e miqve ndërkombëtar
Kësaj radhe ndërkombëtarët nuk do kenë durim t’na presin edhe aq gjatë për propozimin e asociacionit, për të vënë rend dhe ligj edhe në atë pjesë të vendit. Pra, pa humbur kohë Qeveria duhet ta përmbush obligimin ndërkombëtar, për të cilin është votuar edhe në Parlamentin e Kosovës.
Ajo që duhet të kërkojë Qeveria e Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare është garancia për mos devijim të marrëveshjes për Asociacionin, që i bie, se Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe të jetë në përputhje të plotë me aktin më të lartë ligjor në vendin tonë-Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Albin Kurti sa më pak që merret me të kaluarën, aq më shpejtë do ta gjejë zgjidhjen për të ardhmen dhe anasjelltas. Nuk kemi nevojë për patriotizëm të tepruar dhe as për viktimizim të skajshëm para bashkësisë ndërkombëtare.
Vetëm koordinimi i veprimeve dhe bashkëpunimi i Qeverisë me SHBA-të dhe shtetet e Bashkimit Evropian mund ta kthejnë Kosovën në binarët e shëndoshë të zhvillimit ekonomik dhe të zgjidhjes së shumë problemeve të brendshme dhe të jashtme.
Po ashtu, edhe opozita duhet të sillet në mënyrë konstruktive dhe bashkëpunuese me Qeverinë kur janë në pyetje interesat shtetërore. T’i lënë anash ambiciet pushtetore në këto rrethana të krizës dhe paqartësive të mëdha politike në rajonin tonë.
Edhe ashtu ka mbetur më pak se një vit e gjysmë deri në mandatin e kësaj qeverie, kohë kjo e shkurtër dhe pamjaftueshme për disa nga partitë politike të ndodhura në proceset e brendshme zgjedhore.
Vetëm veprimet e shpejta dhe të drejta të Qeverisë Kurti mund ta nxjerrin Kosovën fituese dhe me faqe të bardhë në fazën finale të dialogut, në të kundërtën, vonesat e Albin Kurtit në prezantimin e Draft-Statutit për Asociacionin vetëm sa do ta dëmtojnë procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, e për më tepër se kaq do ta rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë.
Revolucioni në rrezik. Po duan të na e shkojnë ujin nën rrogoz. Armiqtë e brendshëm në bashkëpunim të ngushtë me armiqtë e jashtëm po duan të na rrëmbejnë pushtetin e marrë me gjak.
Sytë katër. Natën ditë ta bëjmë. Të marrim masat e duhura sa s’është vonë.
T’i vrasim me metodën më të suksesshme që njohim dhe të vetmen që dimë, pas shpine. Vrasja të kryhet përgjatë një shtegu ku askush nuk e di ku të çon sepse asnjeri nuk e di ku ndodhet. Ky shteg është Poezia.
Konkretisht: Të organizojmë marrjen e çmimit “Poeti Laureat”. Për këtë, të zgjidhen zagarët nga zinxhirët. T’i jepet prioritet armës sonë të preferuar, ushtrisë së spiunëve poetë dhe poetëve spiunë për të cilët kemi investuar pa hesap dhe jemi lodhur aq tepër. Pra atyre që, duke qenë krejt të pandjeshëm, me Poezinë s’kanë absolutisht asnjë lidhje, por kanë aftësi për shkarrashkruarje dhe janë nuhatës të hatashëm për kombinacione dhe dallavere mbijetese. Janë ata që mbahen me të madh se kanë shkruar libra të këllirshëm për punëtorët, minatorët, montatorët, barakat ku flenë, groshët që hanë, morrat që kruajnë.
Emrat e kandidatëve të preferuar nga Partia dhe Sigurimi, në vazhdim të vënies në zbatim të mësimeve të paçmuara të shokut Kurvi, u renditën me kujdes dhe përkushtim nga Besnik Helmi i Institutit të kuçedrës Nexhmije, në bashkëpunim me Çark Miun e Sigurimit të Shtetit.
Të bëhet kujdes që nga këta emra vendin e parë ta fitojë, dhe shpërblimin përkatës ta marrë, një qen bir qeni, ai më plehu, ai më i ndyri, më shpirtkatrani e zemërziu, një aq i fëlliqtë sa nga masa e përbindshmërisë të mos ketë të dytë në botë ta konkurrojë.
Ja, nga më të shquarit te më të merituarit, lista paraprake e emrave me kandidatët për marrjen e çmimit “Poeti Laureat”:
Kurvi
Lenka Çuko
Kadri Hazbiu
Simon Stefani
Themie Thomai
Feçor Shehu
Ver Llapa
Partizani Meke
Gzim Kulufi
Zija Shkurti
Heroi Heshtanak
Heroina Squku
Qen Lehu
Zagar Zorraxhiu
Bushtër Buçja
Zhabë Nëpërka
Skile Zagari
Morr Llozi
Gëlbazë Këllira
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla akuzoi ministrin e Punëve të Jashtme serb, Ivica Daçiç, se e fyente pa pushim teksa ajo fliste në sallën e OKB-së.
“Ministri i Jashtëm serb hidhte fjalë të pista drejt meje në sallën e OKB-së, me qëllim që të më shpërqëndronte. Qëllimi im ishte të paraqisja pozicionin e Kosovës”, tha Gërvalla.
“Jam shumë krenare që stafet tona janë të matura dhe nuk e marrin seriozisht, se kështu kanë bërë gjithmonë. Kur dolëm nga salla ata donin sup më sup të përballeshin me bashkëpunëtorët e mi. Janë regjistruar edhe nga të pranishmit e tjerë”, rrëfen zv kryeministrja.
“Ne nuk negociojmë për Serbinë, negociojmë për vendin tonë, që gjeneratat e ardhshme të mos përballen me te njëjtat gjëra. Ne, duhet të mendojmë se çfarë duhet bërë që Serbia të mos tentojë të përsërisë atë që ka ndodhur të dielën”, shtoi ajo.
Gërvalla zbuloi gjithashtu se kërkonin tre gjëra nga ndërkombëtarët.
“Në kërkojmë nga ndërkombëtarët ta dënojnë sulmin e Serbisë, të na dorëzojnë terroristët që sulmuan policinë e Kosovës dhe të ketë sanksione ndaj Serbisë. Ne e dimë që Serbia nuk do e ndalë sjelljen agresive”, tha Donika Gërvalla në Top Story.
Top Channel
Ditë pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës, njohës të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor kritikuan qasjen e bashkësisë ndërkombëtare në rajon dhe thanë se hapësira e lënë nga mungesa e angazhimit të Perëndimit në rajon, përfshirë procesin e stagnuar të integrimit evropian, ka krijuar një terren të përshtatshëm për tensione te vazhdueshme.
Sonja Biserko, drejtuese e Komiteti i Helsinkut për të Drejta të Njeriut në Beograd, ka pak mëdyshje se Beogradi zyrtar qëndron pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës. Prej grafiteve që paralajmëronin kthimin e ushtrisë së Serbisë në Kosovë nëpër qytetet e Serbisë e deri te dëshmitë e gjetura nga autoritetet në Kosovë pas përballjes me grupin e armatosur, zonja Biserko thotë se ishte e qartë se diçka do të ndodhte dhe se Beogradi është përgjegjës. Bazuar në informacionet e deritashme, thotë ajo, është e qartë që “disa forca nga Serbia shkuan në Kosovë për të provokuar një konflikt, në mënyrë që ushtria serbe të hynte dhe të vendoste vijën ndarëse me Kosovën te lumi Ibër.”
“Beogradi është i vetëdijshëm që ka shkelur vijën e kuqe dhe tani po mundohet, me çdo mjet, të zvogëlojë rolin e vet në këtë akt terrorist,” thotë zonja Biserko.
Por, ajo fajëson edhe qasjen e Perëndimit ndaj Serbisë për këtë përshkallëzim.
Zonja Biserko thotë se bashkësia ndërkombëtare i ka injoruar paralajmërimet e udhëheqësve në Prishtinë ngaqë e sheh Serbinë si faktorin kryesor në rajon dhe për shkak të sulmit rus në Ukrainë.
“Beogradi shfrytëzoi mundësinë e kësaj tolerance nga Perëndimi përgjatë këtij një viti e gjysmë, që kur filloi agresioni rus ndaj Ukrainës, kur Perëndimi u rikthye në Ballkan, pas gati 15 vjet mungese angazhimi, për të parandaluar hapjen e një fronti të dytë dhe po shpresonin që ta sillnin Serbinë në Perëndim, gjë që nuk e kanë bërë dot,” thotë ajo.
Ajo shton se rajoni është në një pikë kritike; shtetet fqinje nuk i besojnë Serbisë dhe se prirja e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor është negative.
“I tërë rajoni është i bindur se Beogradi ishte i përfshirë në këtë rast. Dhe do të shtoja se ky është synim i Beogradit për një kohë dhe po priste momentin që ta realizonte këtë synim, në Kosovë dhe gjetiu. Problemi i politikës dhe strategjisë së Perëndimit në rajon tani, është se për shkak të rëndësisë së Beogradit, që e konsiderojnë si përparësi të tyre, të gjitha shtetet fqinje janë neglizhuar dhe po u bëhet presion të bëjnë lëshime. Si në Kosovë, si në Mal të Zi, si në Bosnjë… Serbia po i minon të gjitha këto shtete vazhdimisht, sistematikisht,” sipas zonjës Biserko.
Përkundër thirrjeve nga Uashingtoni të këtyre ditëve për t’iu rikthyer dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zonja Biserko e sheh fatin e tij të lidhur ngushtë me politikën që Perëndimi do të ndjekë pas sulmit të grupit të armatosur serb në Kosovë. Sipas saj, mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur dialog që kur është diskutuar ndarja e Kosovës dhe se Serbia po blen tani kohë për ndryshimin e rrethanave politike në Shtetet e Bashkuara me shpresë për ta rikthyer idenë e ndarjes në agjendë. Perëndimi, sipas saj, duhet të ndryshojë pozicionin e tij, tani të minuar, në Ballkanin Perëndimor.
“Nëse Perëndimi nuk ndryshon politikën, është vështirë të imagjinosh se ky dialog do të funksionojë,” shton ajo.
Mary Kaldor, profesore në Shkollën Ekonomike të Londrës dhe anëtare bordi e Këshillit Evropian për Politikë të Jashtme, thotë se angazhimi i Bashkimit Evropian dhe procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në të ishte menduar si e vetmja rrugëdalje për rajonin.
“Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është me të vërtetë e vetmja zgjidhje për Ballkanin, ku çështjet e etnicitetit dhe kufijve shndërrohen në çështje minoritetesh, që paraqet problem më vete dhe një formë krejt tjetër për t’u përballur me të. Por, procesi i zgjerimit është ndalur dhe mendoj se kjo gjë është shndërruar në problem të vërtetë, dhe natyrisht është problematike që kjo mundësi më nuk po merret seriozisht,” thotë ajo.
Zonja Kaldor, që është bashkë-autore e Raportit të Kosovës, një përpjekje akademike për të kuptuar mësimet e dala nga lufta në Kosovë dhe ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, vlerëson se Perëndimi e ka vënë veten në pozitë të vështirë duke lënë çështje të pazgjidhura në rajon.
“Rusia është tani në pozitë të krijojë shumë telashe dhe po krijon shumë vështirësi. E kemi vënë veten në pozitë kur punët e pakryera, qoftë si koncept apo si problem konkrekt… vazhdojnë të jenë pika tensioni. Dhe kjo mund të keqpërdoret,” tha ajo.
Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të shihet si e vetmja zgjidhje për Ballkanin Perëndimor, por ky union duhet t’i rimendojë në tërësi përparësitë e veta.
“Është shumë, shumë shqetësuese, sikur që është shqetësuese për pjesën tjetër të botës që, luftrat të cilat i pamë në Ballkan tash po ndodhin në pjesë të tjera të botës, në Afrikë dhe Lindje të Mesme… Është shqetësim i imi se po shohim një gjendje të re shoqërore në të cilën krimi, etniciteti dhe dhuna po bëhen një kombinim afatgjatë helmues,” tha ajo. “Dhe që Bashkimi Evropian ta mbijetojë këtë kombinim helmues, që ky kombinim helmues të mos e prekë vet Bashkimin Evropian, atëherë duhet një vlerë e re, që mendon rreth kësaj, dhe jo në aspekt të arritjes së marrëveshjeve me lëvizje etnike, por duhet ndryshuar gjendja shoqërore, që do të thotë, të mendohet për aspektin ekonomik e shoqëror, ndryshimet klimatike, të drejtat e njeriut dhe format se si drejtësia të bëhet kuptimplotë.”
Parlamenti i Kosovës miratoi të enjten një rezolutë me të cilën dënoi sulmin e së dielës ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri, ku mbeti i vrarë një oficer i policisë dhe u plagosën dy të tjerë.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës e dënon me termat më të ashpër sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë mbi policinë e Kosovës me datën 24 shtator 2023 si dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që ta ushtrojë ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen e çfarëdollojshme që i ka bërë grupit terrorist për sulmin në veri të Republikës së Kosovës”, thuhet në tekstin e rezolutës, në të cilën mes tjerash “konstaton nevojën për hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste dhe vazhdimin e ekzistencës së kampeve stërvitore të grupeve terroriste në territorin e Serbisë”.
Rezoluta që u miratua me 97 vota, pas asnjë kundërshtim, pasoi një debat përgjatë të cilit u tha se është e qartë se Beogradi organizoi sulmin e së dielës, në të cilin u vranë tre pjesëtarë të grupi të armatosur.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se mposhtja e grupit terrorist në Banjskë të Zveçanit nuk është përfundimi i synimeve të Serbisë, për destabilizimin e skajshëm të Kosovës.
“Për mua dhe Partinë Demokratike është krejtësisht e qartë se orkestrimi dhe organizimi i sulmit terrorist mbi Republikën tonë adresën kryesore e ka në Beograd. Konfirmimi i përfshirjes së Milan Radoiçiçit në këtë aksion, armatimi i sofistikuar dhe i shumtë i terroristëve, strehimi më pas i tyre në Serbi, lartësimi i tyre si heronj nga institucionet zyrtare të Serbisë përfshirë shpalljes atje të ditës së djeshme si ditë zie, tregojnë për lidhjen e fortë të këtij grupi terrorist me shtetin serb”, tha zoti Krasniqi.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se qëllimi i sulmit ishte krijimi i një realiteti të ri në veri.
“Është përgjegjësi e qeverisë dhe për këtë do ta ketë mbështetjen tonë pa asnjë kalkulim që këtë situatë ta përkthejmë në avancim të pozicionit tonë ndërkombëtar. E vërteta e vetme është që gjatë dy viteve të fundit pozicioni i Kosovës ka qenë i renduar, fundja jemi ende masa ndërkombëtare e sanksione, e vërteta e vetme është se në përballje të tilla bashkërendimi me aleatët është jetik. Fundja për aq sa kuptojmë gjithë, ky është veç se një fillim drejt një përshkallëzimi shtetëror të Serbisë, një replikim luftënxitës të modelit të Rusisë në Ukrainë”, tha zoti Abdixhiku.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Serbia me mbështetjen e Rusisë po përpiqet të krijojë paqëndrueshmëri në Kosovë, ndërsa theksoi se zhvillimet kanë shkuar në drejtim të gabuar për shkak të kryeministrit Albin Kurti.
“Dy vjet me parë ju kam dërguar letër (Kryeministrit Abin) Kurtit, (presidentes Vjosa) Osmanit dhe (kryetarit të Parlamentit Glauk) Konjufcës, ju kam kërkuar, ju lutem mbështetuni, bazonu te Uashingtoni për marrëveshjen. Kurti, kryeministri ynë e ka zgjedhur të kundërtën, i ka zgjedhur (Josep) Borrellin dhe (Miroslav) Lajçakun, dhe i ka ikë Uashingtonit, i ka prishë marrëdhëniet me ta dhe ka prishë besimin me ta. Pse i zgjodhi Kurti Borellin e Lajçakun dhe jo Uashingtonin para dy vjetëve? Është me rëndësi të shtrohet kjo pyetje në parlamentin e Kosovës. Sikurse Kurti, Osmani e Konjufca ta kishin zgjedhur Uashingtonin dy vjet më herët do ta kishim marrëveshjen për njohje me Serbinë”, tha zoti Haradinaj.
Kryeministri, Albin Kurti, tha se gjithë armatimi i gjetur në fshatin Banjskë ka origjinën në Serbi, ndërsa i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta sanksionojë atë.
“Për këtë akt të agresionit ndaj Kosovës, Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht. Nëse kalon e pandëshkuar atëherë ajo do ta përsëris krimin. Armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake që i kishin profesionistët serbë të cilët sulmuan në Banjskë, janë që të gjitha nga Serbia dhe të freskëta në kohë”, tha ai.
Serbia i ka mohuar lidhjet me grupin e armatosur që qëlloi mbi policinë e Kosovës me 24 shtator në një sulm që u cilësua si terrorist nga institucionet vendase dhe diplomatët perëndimorë.
Nga Tobias Zick, Sueddeutsche Zeitung
Pas sulmit të rëndë terrorist në veri të Kosovës fundjavën e kaluar, po shtohen të dhënat që tregojnë se Beogradi mund të ketë qenë bashkëpunëtor. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla paraqiti publikisht të martën një video me dron, që dukej se tregonte një politikan të rangut të lartë mes sulmuesve të armatosur dhe me uniformë që kishin barrikaduar veten në një manastir ortodoks: Milan Radojçiç, nënkryetar i Listës Serbe, partisë dominuese serbo-kosovare në veri të vendit. Radojçiçit i janë konfiskuar edhe dokumente, duke përfshirë edhe leje për armë të lëshuar në Serbi.
Radojçiç konsiderohet si njeriu i besuar i presidentit serb, Aleksandër Vuçiçc. Rreth vitit 2017, ai e përshkroi atë si ‘gardian të Serbisë në Kosovë’. Politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviç, i njohur për sjelljen e tij të moderuar dhe kritike ndaj Beogradit, shprehu shqetësimin e tij për këtë lloj vlerësimi në atë kohë- pak më vonë ai u vra. Në fund të vitit 2021, qeveria amerikane vendosi sanksione ndaj Radojçiçit për anëtar i dyshuar i një organizate kriminale.
Luftimet me policinë e Kosovës zgjatën disa orë
Një polic kosovar mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën në sulmin terrorist të fundjavës së kaluar. Sipas autoriteteve, rreth 30 sulmues të armatosur rëndë goditën policinë në një pritë, në të cilën ata kishin bllokuar një urë në veri të Kosovës me kamionë pa targa.
Autorët më pas u barrikaduan në mjediset e një manastiri ortodoks serb dhe vazhduan përplasjen e armatosur me policinë e Kosovës për disa orë. Tre prej tyre u vranë, tre u arrestuan dhe pjesa tjetër mesa duket u aratis në Serbinë fqinje. Radojçiç thuhet se po merr trajtim spitalor atje.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla bëri të ditura të mërkurën të tjera detaje nga hetimi. Një nga hetuesit e vrarë thuhet se ka punuar më parë si truprojë për shefin aktual të inteligjencës serbe, Aleksandër Vulin, i cili gjithashtu është nën sanksionet e SHBA që nga korriku i këtij viti: qeveria në Uashington e akuzon atë për korrupsion dhe përfshirje në kontrabandën e drogës. Po ashtu thuhet se në postet e tij politike- ai ka qenë më parë ministër i Mbrojtjes dhe i Brendshëm- ‘ka mbështetur aktivitetet keqdashëse të Rusisë që dobësojnë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor’.
Për kryeministrin e Kosovës, presidenti serb është një diktator
Qeveria në Beograd hodhi poshtë akuzat e Kosovës të mërkurën. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç e cilësoi si të rreme videon me dron, ku sipas MPB-së së Kosovës, shihet politikani Radojçiç. Presidenti Vuçiç kishte dënuar edhe më parë vrasjen e policit të Kosovës, por përgjegjësinë krysore ia kishte caktuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin.
Ai tha se Kurti po terrorizon popullatën serbe në Kosovë, kështu që ‘ishte vetëm çështje kohë’ që ata që e shihnin veten të persekutuar nga policia e Kosovës të ‘bënin diçka për veten dhe familjet e tyre’. Në një takim me ambasadorin rus në Beograd, Vuçiç tha se e kishte informuar për ‘spastrimin brutal etnik’ që po organizonte Kurti me ‘mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare’.
Kurti u kundërpërgjigj të mërkurën duke thënë se Kosova është një shtet demokratik dhe se serbët që jetojnë në vend, nuk kanë nevojë për ‘çlirimin nga Republika e Kosovës, por nga veglat terroriste të Serbisë’. Ai e përshkroi presidentin serb si një ‘diktator’.
Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier e përshkroi sulmin e fundjavës si ‘të koordinuar dhe të sofistikuar’ në një intervistë për Politico: arsenali i armëve të përdorura- duke përfshirë raketahedhës, mina dhe një automjet të blinduar- nuk është diçka që është ‘në dispozicion për qytetarin e zakonshëm’. Pas sulmit qëndronte padyshim një ‘plan për të destabilizuar sigurinë në rajon’.
1 nëntor 1944.
Vonë natën trokitēn në derē.
Në rrugën e Saraçëve.
Jemi patrullë partizane.
I zoti i shtëpisë Muharrem Liku hap derën.
-Ti je Muharrem Liku?
– Po unë.
-Do vish me ne deri në komandë për sqarime.
– Pritni sa të vishem.
Nuk i rëndonte asgjë nē ndërgjegje.
Pas një minute sa del nga dera dëgjohen krisma armësh.
Gruaja dhe fëmijët e vegjel nuk guxojnë të dalin.
Tmerrohen.
Të nesërmen në të gdhirë i gjejnë pa jetë hedhur në një karrocë akulloreje.
Së bashku me fqinjin Abdulla Saraçin.
Muharremit i mungonte një gisht.
Ja kishin prerë për t’i marrë unazën.
Nga rrefimi i djalit të Muharremit, të ndjerit Bari Liku.
Atë mot 9 vjeç.
Marrë nga libri im : Jetë në dy kohē.
“Rruga e Saraçëve”nga piktori Bexhet Pulleja (Voal.ch e mori këtë tablo në faqen e shkrimtarit dhe gazetarit Bedri Alimehmeti)
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka ripërsëritur se personat e grupit të armatosur që kryen sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, kanë lidhje me Serbinë.
Sveçla në një deklaratë për mediumin britanik “The Guardian” tha se ky grup ka qenë i trajnuar dhe financuar nga Serbia.
“Ky grup ka ardhur nga Serbia, ata janë të trajnuar në Serbi, të financuar nga ata dhe gjithashtu të pajisur nga ushtria e Serbisë dhe policia e saj”, tha Sveçla
Ministri shtoi se “një pjesë e armëve janë marrë nga magazinat e ushtrisë dhe janë dorëzuar te terroristët që kanë ardhur në Kosovë nga Serbia”.
Sveçla tha se ministria e tij kishte ndarë provat edhe me ambasadat e huaja dhe agjencitë perëndimore.
“Ajo që ata donin të bënin është të kapnin territorin e Kosovës dhe të hapnin një kanal të ri komunikimi, një rrugë të re nga Serbia në Kosovë”, tha ai, duke shtuar se qëllimi përfundimtar ishte ndarja e vendit.
Detaje të reja janë zbuluar tri ditë pasi grupi i armatosur serb, që sipas autoriteteve kosovare përbëhej prej rreth 30 personash, sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosur zyrtarin tjetër policor, Alban Rashiti.
Ministri Sveçla të mërkurën bëri të ditur se është konfirmuar që njëri nga të vrarët në sulmin terrorist në Banjskë është edhe Bojan Mijailoviç, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.
Sveçla gjithashu ka publikuar një dokument që është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave.
“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës. Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit”, shkroi ai të mërkurën në një postim në Facebook.bw
Analisti i njohur amerikan, Edward P. Joseph, i bën thirrje Kongresit që të marrë në dorë situatën në Kosovë.
Duke komentuar zëvendësimin e mundshëm Robert Menendez si drejtues i Komisionit të Jashtëm të Senatit, Joseph thotë se tani është koha që Kongresi të veprojë.
“Kush duhet të zëvendësojë Menendezin si kryetar i Komisionit të Jashtëm? Ai senator që është i gatshëm të sfidojë urgjentisht iluzionet e rrezikshme të administratës Biden. ‘Agresioni terrorist’ i të dielës, i nisur nga Serbia në Kosovë, mund të kishte përfunduar me trupa amerikane të vrarë ose të plagosur.
Hovenier tha se sulmi ‘i sofistikuar, i koordinuar’ ndaj policisë së Kosovës, që la 5 të vdekur, ishte një ‘plan për të destabilizuar rajonin’. Gjë që ngre çështjen e një drite jeshile zyrtare serbe- dhe politikës zyrtare të SHBA ndaj Beogradit.
Ashtu siç ‘lufta është shumë e rëndësishme për t’ua lënë gjeneralëve’, po ashtu edhe politika e jashtme është shumë e rëndësishme për t’ua lënë diplomatëve. Administrata e ka shitur Kongresin- dhe veten- në një strategji ‘të mos shohin të keqen’ ndaj regjimit autokratik të presidentit serb, Vuçiç.
Lideri Schumer, ajo që duhet të bëjë Komisioni i Jashtëm i Senatit është sa më shumë presion mbi qëndrimin e administratës së shtrirë në shpinë ndaj Beogradit, çka ka kontribuar në konfrontimin e dhunshëm dhe fatal të së dielës. Kjo do të thotë se Komisioni i Jashtëm nuk mund të shtrijë shpinën drejt Administratës.
Dhe Demokratët e Komisionit të Jashtëm duhet të bëjë thirrje për një hetim urgjent të udhëhequr nga NATO të operacionit fatal serb të 24 shtatorit, në Kosovë, një vend që mbrohet nga trupat e NATO-s dhe SHBA. Si një sinjal stabilizues i menjëhershëm, NATO duhet të rivendosë Zonën e Sigurisë Tokësore 5 kilometra jashtë kufirit të Kosovës.
Mesazhi nga Kongresi duhet të jetë i qartë: Nuk ka më biznes si zakonisht në Ballkan. Të gjithë liderët- përfshirë presidentin Vuçiç, duhet të mbajnë përgjegjësi, ashtu siç është mbajtur vazhdimisht përgjegjës kryeministri i Kosovës, Kurti, me fjalë të mprehta dhe me masa direkte nga SHBA.
Senatorët që e konsideruan Vuçiçin si mik të tyre, duhet të marrin parasysh miqësitë e dyshimta të Serbisë me Rusinë, Kinën, Venezuelën dhe madje edhe Iranin- secila miqësi e forcuar në izolimin e përbashkët të Kosovës.
Kongresi duhet të kuptojë se si Putini po i shfrytëzon ndarjet evropiane mbi Kosovën për të zhvilluar luftën e tij në Ukrainë. Demokratët e Komisionit të Jashtëm duhet të nxisin Administratën të kërkojë nga aleatët- Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja të njohin kostot e qarta që refuzimi i tyre për të njohur Kosovën, i imponon të gjithë Aleancës.
Lideri i shumicës, Schumer, një anëtar i Komisionit të Jashtëm të Senatit pati guximin që në seancën dëgjimore të shkurtit 2022, të sfidonte fuqishëm ‘skenarin rozë’ të administratës në Ballkan. Emri i senatorit është Ben Cardin,” shkruan Edward P. Joseph në Twitter.
🧵Q: Who should replace Menendez as @SFRCdems Chair? A: That Senator who is willing to urgently challenge the Biden Administration’s dangerous illusions. Sunday’s “terrorist aggression” launched from Serbia to Kosovo could have seen US troops killed/wounded. 1/
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) September 27, 2023
Q: Who should replace Menendez as
Chair? A: That Senator who is willing to urgently challenge the Biden Administration’s dangerous illusions. Sunday’s “terrorist aggression” launched from Serbia to Kosovo could have seen US troops killed/wounded. 1/
, here’s the key point – the one that SFRC needs to press: the Administration’s own, supine posture towards Belgrade has contributed to Sunday’s violent, fatal confrontation. That means the SFRC cannot be supine towards the Administration. 4/
– and you – need to call now for an urgent, @NATO-led investigation of the fatal 9/24 Serb operation in a country, Kosovo, that NATO/US troops are protecting. As an immediate stabilizing signal, NATO needs to restore the 5KM Ground Safety Zone outside of Kosovo’s border. 5/
. 9/
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet