VOAL

VOAL

Trumpi: “Përparim i shkëlqyer” në bisedimet me Kinën

November 9, 2017

Komentet

Osmani dhe diplomatët e huaj kryejnë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova.

 

Në 19-vjetorin e vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, presidentja aktuale, Vjosa Osmani, dhe diplomatët e huaj në Kosovë kanë bërë homazhe dhe nderime te varri i Rugovës, në lagjen Velania në Prishtinë.

Në mesin e pjesëmarrësve në këtë ceremoni ishin e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, amabasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, dhe ambasadorë të tjerë të huaj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e quajti Rugovën “atin themeltar të shtetit tonë” pasi tha se ai kishte dhënë “kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë”.

“Presidenti Rugova jo vetëm që bëri bashkë të gjithë qytetarët e Kosovës rreth kauzës për liri, pavrësi dhe demokraci, por njëkohësisht u bë edhe zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të rëndësishme që na u deshën më së shumti në ato kohë të vështira”, tha Osmani.

Ajo e lavdëroi Rugovën për vizionin e tij, që tha se tani shërben si udhërrëfyes dhe shembull jo vetëm për liderët shtetërore të Kosovës, por për liderët kudo në botë.

Rugova kishte shërbyer si president i parë i Kosovës dhe ishte lider i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe njihet për rolin e tij në lëvizjën paqësore për pavarësinë e Kosovës nga Serbia gjatë viteve të 90-ta.

Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat tjera politike shqiptare në Kosovë, më 2 korrik të vitit 1990 kishte shpallur Kosovën Republikë dhe më 7 shtator të po të njëjtit vit kishte miratuar edhe Kushtetutën e saj.

Në Kosovën e para luftës, ai ishte zgjedhur kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet presidenciale, që nuk janë njohur ndërkombëtarisht, të cilat janë mbajtur më 24 maj të vitit 1992 dhe më 22 mars të vitit 1998.

Më vonë, Rugova fitoi edhe në dy garat e përgjishme zgjedhore të njohura ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës.

Më 27 gusht të vitit 2005, Rugova kishte udhëtuar për në spitalin ushtarak në bazën amerikane në Landstuhl të Gjermanisë dhe qëndroi aty deri më 3 shtator për trajtim mjekësor. Dy ditë më vonë, më 5 shtator të vitit 2005, presidenti i Kosovës, Ibrahim njoftoi se vuan nga kanceri në mushkëri.

Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006, në moshën 62-vjeçare. REL

OECD: Shqipëria me shpenzimet më të ulëta shëndetësore për frymë në Europë

Në vitin 2022 Shqipëria kishte shpenzimet shëndetësore për frymë (publike +private), prej vetëm 734 euro. Ky ishte niveli më i ulët në Europë sipas raportit të fundit të Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) mbi gjendjen shëndetësore në Europë më 2024.

Shpenzimet për frymë për shëndetësinë në Shqipëri janë gati 5 herë më të ulëta se mesatarja e BE-së prej 3,533 euro.

Në rajon, shpenzimet më të larta për shëndetësinë i ka Mali i Zi, dy herë më shumë se tek ne (1593 euro), e ndjekur nga Serbia (1517), Maqedonia e Veriut (1142 euro), Bosnjë-Hercegovina (1072). Edhe nëse bëhen llogaritjet me popullsinë e fundit të CENs prej 2.42 milionë banorë, sërish shpenzimet për frymë mbeten më të ulëtat në Europë, teksa nuk i kalojnë 820 euro, ose 4.3 herë më pak se në Europë.

Të dhënat tregojnë se Zvicra kryeson Europën për nivelin e lartë të shpenzimeve shëndetësore për frymë me 5630 euro në vit e ndjekur nga Norvegjia me 5,376 euro.

Midis vendeve të BE-së, shpenzimet shëndetësore për frymë ishin të larta edhe në Gjermani me 5,317 euro frymë ose 50% mbi mesataren e BE-së. Shpenzimet shëndetësore në Austri dhe Holandë ishin gjithashtu të paktën 25% më të larta se mesatarja e BE-së.

Në anën tjetër brenda BE, shpenzimet shëndetësore për frymë ishin më të ulëtat në Hungari, Kroaci, Bullgari dhe Rumani, me më pak se 1900 euro për person. Po në disa vende jashtë BE-së, shpenzimet shëndetësore ishin shumë më pak.

Për shembull, Turqia shpenzoi vetëm rreth 1000 euro për frymë, ndërsa në Shqipëri kjo shifër ishte më pak se 800 euro. Gjithashtu shqiptarët janë më të shqetësuarit në Rajon për kostot e larta të shërbimeve shëndetësore, sipas anketës së fundit të “Security Metër”, të zhvilluar në 6 vendet e Rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Rezultatet treguan se 24% e shqiptarëve ishin shumë të shqetësuar, pasi nuk ishin në gjendje të përballonin kostot financiare për kujdes mjekësor rutinë dhe mjekim. Ky shqetësim ishte i pranishëm në një përqindje më të ulët ndër qytetarët e Bosnjës 16%, Kosovës 9%, Maqedonisë së Veriut 16%, Malit të Zi 20% dhe Serbisë, 20%.

OECD vë re se shpenzimet shëndetësore në vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore ishin mbi pesë herë më të larta se në disa vende në Evropën Qendrore, Lindore ose Jugore.

Në periudhën e rritjes së ngadaltë pas krizës financiare globale në 2008/09, rritja vjetore e shpenzimeve shëndetësore për frymë arriti në 3.4% mesatarisht në vendet e BE-së midis 2015 dhe 2019. Me fillimin e pandemisë COVID-19 në fillim të vitit 2020, qeveritë akorduan burime të paprecedentë financiare për sektorin e shëndetësisë për të luftuar COVID-19 dhe për të trajtuar pasojat.

Rritja mesatare e shpenzimeve shëndetësore arriti gati 6% në terma realë në vitin 2020 dhe u përshpejtua në 9.6% në 2021 në vendet e BE-së për të zhvilluar opsionet e trajtimit të pandemisë.

Mirëpo pas luftës në Ukrainë që nxiti krizën e energjisë dhe rritjen e kostove të jetesës, financimet për shëndetësinë u dobësuan.

Si rezultat, shpenzimet shëndetësore për frymë ranë ndjeshëm në vitin 2022 në të gjithë BE-në. Vlerësimet paraprake për vitin 2023 tregojnë për një tkurrje të mëtejshme të shpenzimeve shëndetësore në rreth gjysmën e vendeve të BE-së. Trajektorja e shpenzimeve të sistemeve shëndetësore po kthehet në nivelet para pandemisë./Monitor

Osmani uron Trumpin: Kosova përjetësisht mirënjohëse

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi Donald Trumpin pas betimit si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

Në një letër drejtuar atij, Osmani tha se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me të, me zëvendëspresidentin JD Vance dhe me gjithë administratën e re, “për të forcuar marrëdhëniet tona të posaçme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta të lirisë dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë”.

Osmani përmendi, gjithashtu, përkushtimin e Trumpit për të avancuar rrugën që çon në njohjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe tha se si presidente e Republikës së Kosovës, ndan bindjen se kjo do t’i kontribuojë edhe paqes së qëndrueshme dhe afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë kontinentin evropian.

“Lidershipi dhe përkushtimi juaj për të avancuar rrugën e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, është diçka që ne e vlerësojmë dhe e mbështesim me vendosmëri”, tha Osmani në letrën e shpërndarë në X.

Aty, po ashtu, theksohet se “Kosova do të ketë përjetësisht një ndjenjë të thellë mirënjohjeje për rolin historik që Shtetet e Bashkuara kanë pasur në mbështetjen tonë, në disa prej kapitujve më të errët të historisë sonë”.

“Përkushtimi i vendit tuaj për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin njerëzor, e ka shpëtuar popullin tonë nga një regjim gjenocidial”, tha Osmani dhe shtoi se Kosova mbetet me krenari “populli më proamerikan” në botë.

Trump u betua më 20 janar si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë detyrë, ai shërebu edhe gjatë viteve 2017-2021.

Në fjalimin e parë pas betimit, Trump u fokusua kryesisht në çështjet e brendshme, duke thënë se “epoka e artë e Amerikës fillon tani”. REL

Zelensky përgëzon Trumpin për betimin e tij si president i SHBA-ve: Sot ditë shprese për të zgjidhur shumë probleme!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përgëzoi Donald Trumpin për betimin e tij si president i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se pret me padurim një “bashkëpunim aktiv dhe reciprokisht të dobishëm”.

 

“Presidenti Trump është gjithmonë vendimtar dhe politika e paqes përmes forcës që ai shpalli ofron një mundësi për të forcuar lidershipin amerikan dhe për të arritur një paqe afatgjatë dhe të drejtë, e cila është prioriteti më i lartë”, tha ai ndër të tjera në postimin e tij.

Postimi i plotë i Zelenskyt

Përgëzoj Presidentin Trump dhe popullin amerikan për inaugurimin e Presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara. Sot është një ditë ndryshimi dhe gjithashtu një ditë shprese për të zgjidhur shumë probleme, përfshirë sfidat globale.

Presidenti Trump është gjithmonë vendimtar dhe politika e paqes përmes forcës që ai shpalli ofron një mundësi për të forcuar udhëheqjen amerikane dhe për të arritur një paqe afatgjatë dhe të drejtë, e cila është një përparësi kryesore.

Ky shekull po formohet pikërisht tani dhe ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të siguruar që të jetë një shekull i madh dhe i suksesshëm për demokracitë dhe jo për ata që duan që ne të dështojmë.

Ju urojmë fat, President Trump! Ne presim një bashkëpunim aktiv dhe reciprokisht të dobishëm. Ne jemi më të fortë së bashku dhe mund të sjellim siguri, stabilitet dhe rritje ekonomike më të madhe për botën dhe për dy kombet tona.

Donald Trumpi bëhet presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara

VOA

Donald Trumpi u kthye në presidencën amerikane të hënën me një ceremoni inaugurimi në Uashington, që e bëri atë presidentin e parë i cili do të shërbejë në mandate jo të njëpasnjëshme që nga vitet 1890.

Miliona amerikanë po e ndjekin në televizion ndërsa 78-vjeçari Donald Trump filloi një mandat të ri katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Presidenti Joe Biden, 82 vjeç, largohet nga presidenca pas një mandati të vetëm.

Ceremonia e inaugurimit po zhvillohet në një rreth më të ngushtë për shkak të motit të ftohtë, me rreth 600 pjesëmarrës janë dëshmitarë të ndryshimit të pushtetit brenda Kapitolit, në vend të ngjarjes tipike në mjedis të hapur për të cilën 250,000 veta kishin siguruar biletat.

Parakalimi tradicional i inaugurimit përgjatë rrugës Pensilvania nga Kapitoli në Shtëpinë e Bardhë është anuluar gjithashtu për shkak të motit. Zoti Trump pas betimit do të shfaqet më pak se tre kilometra larg Kapitolit në një pallat sporti dhe koncertesh me kapacitet prej 20,000 personash.

Zoti Trump u zotua të dielën vonë të “veprojë me shpejtësi dhe forcë historike dhe të zgjidhë çdo krizë me të cilën përballet vendi ynë”, ndërsa u foli mbështetësve të tij në Uashington.

“Nesër në mesditë, bie perdja mbi katër vitet e gjata të rënies amerikane dhe ne fillojmë një ditë krejt të re të fuqisë dhe begatisë amerikane”, tha zoti Trump.

Ai është zotuar të nënshkruajë një mori urdhrash ekzekutivë pas marrjes së detyrës, përfshirë ato që zhbëjnë politikat e administratës së Presidentit Biden. Ndër zotimet e tij të spikatura gjatë fushatës elektorale ishte ai për dënimet masive të atyre që ndodhen ilegalisht në vend.

Zoti Trump është zotuar gjithashtu se do të vendosë shpejt tarifa të larta ndaj partnerëve kryesorë tregtarë, përfshirë Kanadanë, Kinën dhe Meksikën.

Presidenti i zgjedhur thotë se ka në plan të falë shumë nga 1500 mbështetësit e tij që sulmuan ndërtesën e Kapitolit më 6 janar 2021, në përpjekje për të bllokuar Kongresin që të vërtetojë se zoti Biden fitoi zgjedhjet e vitit 2020. Zoti Trump i ka quajtur të arrestuarit dhe të dënuarit “patriotë” dhe “pengje” të përndjekur gabimisht.

Akuzat se republikani Donald Trump u përpoq të përmbyste në mënyrë të paligjshme rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, u hoqën pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2024, për shkak të një politike të Departamentit të Drejtësisë kundër ndjekjes penale të presidentëve në detyrë.

Zoti Trump u zotua për muaj të tërë t’i jap fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës përpara se të marrë detyrën, por ditët e fundit ndihmësit e tij kanë thënë se synimi tani është të përpiqet të arrijë një armëpushim në 100 ditët e para të administratës së tij.

Donald Trumpi betohet sot si President i SHBA, pas pak ceremonia në Kapitol. Joe Biden largohet nga Shtëpia e Bardhë

Pas pak minutash në Kapitol të Uashingtonit, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e betimit të Donald Trump si President i SHBA. Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania, mbërritën fillimisht në Shtëpinë e Bardhë ku u pritën nga çifti Joe dhe Jill Biden.

Ata konsumuan një çaj në dhomën ovale. Më pas çifti Biden u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërsa eskorta Presidenciale e Donald Trump iu drejtua ndërtesës së Kongresit ku do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të tij.

ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE  

Ora 16.47 Biden lë përfundimisht Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, la përfundimisht Shtëpinë e Bardhë, duke u nisur bashkë me presidentin e zgjedhur, Donald Trump, drejt Kongresit, ku do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Trumpit.

Biden shërbeu në këtë post një mandat katërvjeçar.

CNN raporton se Biden i la një letër Trumpit në Zyrën Ovale.

Ora 16.35 Trump i drejtohet Kapitolit
Pas takimit me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump iu drejtua Kapitolit. Eskorta Presidenciale po udhëton për tek ndërtesa e Kongresit ku do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të tij. Pas betimit si president i SHBA, Donald Trump do t’i drejtohet kombit me një fjalim.

Ora 16.29 Putin uron Trump për marrjen e detyrës si president: Moska është e hapur për dialog me SHBA-të 
Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi urimet më e tij Donald Trump disa orë përpara inaugurimit të tij në Uashington si presidenti i 47- të i Shteteve të Bashkuara. “Ne e përgëzojmë Donald Trump për hyrjen në zyrë… Moska është e hapur për dialog me Shtetet e Bashkuara që do të ndërtohet mbi baza të barabarta dhe reciprokisht të respektueshme”, tha Putin gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Rusisë të hënën.

Ora 16.15 “Mirë se vini në shtëpi”, zbardhet biseda mes Trump dhe Biden në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden kanë mirëpritur Presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë pas një shërbimi në Kishën Episkopale të Shën Gjonit.

“Mirë se vini në shtëpi”, i tha Biden Trumpit, raporton CNN.

Zakonisht pas shërbimit të mëngjesit, presidenti i zgjedhur, zëvendëspresidenti i zgjedhur dhe bashkëshortët e tyre zakonisht vizitojnë Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti i zgjedhur dhe presidenti në largim mbajnë një takim të shkurtër privat.

Ora 16.01 FOTO/ Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë, priten nga çifti Biden 
“Presidenti i zgjedhur Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania Trump e nisi ditën e ceremonisë së betimit Presidencial me një vizitë në Kishën e Shen Gjonit ne Washington DC. Presidenti i zgjedhur Trump mbante veshur një pallto të gjatë ngjyrë të zezë ndërsa bashkëshorta e tij Melania kishte veshur një kostum shik në nuancë blu të errët. bw

Vijon…

UGSHPD: DY ISHUJT QË LIDHEN ME EMRIN E TRUMP-it (Çifti Rama dhe “dhuratat” për mandatin e katërt)

Groenlanda dhe Sazani.
A është njëri nga këta dy ishuj që sot i ka zënë më së shumti diskutimet e ditës në opinionin publik shqiptar?
Po!
Sazani më së shumti ndër shqiptarët duke filluar nga kryeministri Rama.
VKM-ja e 30 Dhjetorit, 2024.
E studiuar apo e rastësishme, Rama gjendet një hap përpara  me shtrimin e ofertës.
Si sensacione të shtyra nga media, të dy ishujt po ndërtohen edhe si lajmi i ri i ditës sepse edhe Presidenti i Zgjedhur Trump ritheksoi pak kohë më parë një ide që ai kishte për Groenlandën. Për “ta marrë me qira apo edhe për ta blerë”*,  kjo temë është trajtuar pak që prej mandatit të tij të kaluar. Por pavarësisht kësaj, në Shqipëri ngjarja më e rëndësishme dhe më kryesorja është dhe do të mbetet deri në muajin Mars, regjistrimi i shqiptarëve të diasporës dhe i atyre shqiptarëve që përkohësisht gjinden jashtë vendit për zgjedhjet e 11 Majit, 2025.
Duke u kthyer në ngjarjet e dy-tre muajve të fundit rezultati i zgjedhjeve në SHBA, pra rikthimi Presidentit të 45 Donald J. Trump në Shtëpinë e Bardhë si Presidenti i 47-të, u bart dhe u reflektua në politikën shqiptare madje ai u kthye në tronditës për qeverisjen e Rilindjes Socialiste.
Edhe pse e majtë si forcë politike, Rilindja Socialiste në emër të reformave ka abuzuar në raportet mes dy vendeve duke goditur pluralizmin politik në Shqipëri.
Reforma në drejtësi që fundmi po merret si meritë vetëm e kreut të qeverisë në fund të mandatit të tretë, tregon se drejtësia si armë në duart e pushtetit është zbatuar duke tejkaluar çdo
pritshmëri.
Mes shqiptarëve shqetësimi për drejtësinë komunikohet me termin “kapja e drejtësisë” nga politika, pasi shkalla e korrupsionit është në përmasat e grabitjes me arrogancën e shtetit, ose e vet atij që është në krye të punëve të shtetit.
Për këtë arsye Sazani kalohet me firmën e një VKM-je dhe koha e shfrytëzuar lidhet me “qetësinë” e pushimeve dimërore të Kuvendit të Shqipërisë.
Kush do të jetë fati i Shqipërisë pas 11 Majit, 2025?
A do ta qeverisin jetën dhe pronën shqiptare VKM-t ?!
Demokraci apo Autokraci duan shqiptarët?
E para, demokracia lidhet me kontinentin dhe bashkëpunuese me qytetërimin.
E dyta, autokracia është ai ishulli i korrupsionit që ka formuar prej kohësh elita e rilindësve socialistë, është një izolim mbytës nga partia shtet.
Ata që sot e qeverisin Shqipërinë ishin dikur kundërshtarë të hapur dhe dyshues për demokracinë dhe betejën e së vërtetës në fushën e drejtësisë dhe këtë e treguan deri në ditën e zgjedhjeve me tubime edhe në Amerikë me influencën parazgjedhore në diasporën shqiptare.  Port tani me përmbysjen e situatës dhe investimin e gabuar që  vjen për shkak të koncepteve sorosiane të shoqërisë së hapur dhe globalizmit, dështimin e katër viteve të shkuara Rilindja Socialiste po don ta rikthejë në favor të vet gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 Majit.
Ja pse vota e diasporës dhe lobimi shqiptarëve për t’i hequr maskën një qeverisje të korruptuar ka rëndësi të ndodhë  duke filluar nga SHBA-ja dhe për t’u vazhduar në Evropë dhe kudo në vendet demokratike që ata jetojnë dhe punojnë.
“Krenarë për Shqipërinë”, diaspora do të ndjehet  vetëm duke larguar korrupsionin dhe bërë shtetin e së drejtës.
Tani kuptohet se përse lajmet zyrtare me ishuj, lundrojnë dhe shtohen.
Propagandës së qeverisë i duhet që Shqipëria ndërkombëtarizohet për të tërhequr vëmendjen nga pushteti në fuqi dhe nga mediat pranë tij.
Dhe kjo, pra rasti ishte i gatshëm. Me VKM-n* e 30 Dhjetorit, 2024 e njohur si dokument kryeministror; Për miratimin e statusit “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” Për Projektin e Investimit “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit”, që u fut në lajmin e ditës për të testuar gjerësisht qëndrimet jo vetëm të politikës shqiptare, por edhe të nxitjes së debatit dhe reagimin e opinionit publik e më tej të votuesit. Pavarësisht rrugëzgjidhjes, fakti është propagandë e Rilindjes Socialiste që e paraqet veten si forca e duhur politike për Shqipërinë.
Në fund të fundit e pathëna mes tyre mbetet ngritja e pyetjes grata dhe non grata.
Kjo mbetet të provohet se si Kryeministri Rama kërkon t’i afrohet ditës së inagurimit të Presidentit të 47 të SHBA-ve gjë të cilën ai e kishte parashikuar ndryshe nga sa ndodhi me fitoren e republikanëve në 5 Nëntor, 2024.
“Landslide”… (lum votash)
Një fjalë që kur përdoret pikërisht për reagimin popullor në zgjedhje ka një muzikalitet si term. Ka forcën e lirisë si dhe energjinë e një tsunami që do të shpëlajë idetë e korruptuarve i janë ngulur e rrënjosur pushtetit.
Fenomeni “lum votash” që ndodh me ata zgjedhës që e duan lirinë, atdheun dhe sistemin demokratik.
Ndër të korruptuarit që landslide e përkthejnë me google, vota e 11 Majit u duket shkarje ledhi. Një çmenduri dhe e pa besueshme sepse ata kanë shpenzuar aq shumë sa kanë harruar se janë ekspozuar po kaq shumë si blerësja të votës me turrjet elektorale në diasporë. Kanë harruar se sa gënjeshtra dhe mashtrime propagandistike kanë konsumuar. Fitorja e zgjedhjeve nga Rilindja Socialiste e bindur si forcë e vetme, mund të ndodhë veç se në rastin e manipulimit dhe vjedhjes së votës.
Nuk është ky një paragjykim, por një parashikim që kërkon vigjilencën e të gjithë monitoruesve për të ruajtur jo thjeshtë integritetin e votës së lirë dhe të gjithë procesin zgjedhor, por për së pari për të siguruar pjesëmarrjen masive në zgjedhje të diasporës. Pra për ta ndërtuar sistemin dhe jo zhgënjyer atë.
Kjo ndoshta mund të duket si një gjë e pamundur pasi korrupsioni dhe propaganda qeveritare kanë investuar dhe po investojnë pa ndërprerë dhe në çdo drejtim. Madje ka tentuar dhe do të tentojë t’i afrohet edhe administratës amerikane për lidhje dhe favore.
Realiteti është krejt ndryshe dhe e vërteta sheshit do të bëjë zhgënjyese vetëm njërën palë. Të gjithë ata që i shtyjnë influencat dhe duan të përfitojnë përmes korrupsionit.
Por çfarë vështrimi do të hedhë administrata e re e Presidentit Trump mbi Shqipërinë?
Kjo do të ishte më e rëndësishmja të kuptojmë.
Çfarë ndryshimesh pret Shqipëria kur ajo do të prezantohet me një kryeministër që po kërkon mandatin e katërt, po instalon partinë shtet pa pluralizëm politik dhe ku një instrument i përdorur u provua të ishte një agjent special i korruptuar i FBI-së. Charles McGonigal?
Mund të zgjateshim edhe në mjaft elementë të tjerë për të treguar se Shqipëria dhe SHBA-ja kanë aleancë të çmuar që prej pavarësisë së 1912-ës dhe është e nevojshme që kjo lidhje duhet ri ngritur. Na duhet të kujtojmë gjithashtu se me diasporën shqiptare ishin patriotët dhe rilindësit e vërtetë të kombit që ashtu si në Amerikë dhe Evropë punuan për ngritjen e shtetit shqiptar. Formuan institucionet e besimit dhe të fjalës së lirë duke i trashëguar edhe për më shumë se një shekull, sepse duan një të ardhme të shtetasve të qytetërimit, pra të atij shtetasi që i gëzon dhe i ushtron  të gjitha liritë dhe të drejtat.
Ndaj shqiptarëve ju duhet pikërisht një fitore landslide-një lumë votash dhe pjesëmarrje për ta treguar qartë vendosmërinë për ndryshimin.
Shqiptarëve ju  duhet pjesëmarrja dhe vota kundër korrupsionit dhe ku zgjedhjet dhe vota e lirë do të mund të ndajnë përfundimisht vendin në Demokraci apo Autokraci?
Kjo temë e gjerë duhet trajtuar dendur, me informacion dhe ndërgjegjësim pasi në të gjithë rreth rrotullimin e fakteve që i janë servirur deri tani shqiptarëve në diasporë, atyre nuk u jepet thelbi. Nuk i tregohet se cila është përgjegjësia qytetare dhe se sa parësor është roli i votës së diasporës për Shqipërinë në gjendjen se si ajo sot paraqitet;
– një vend i hapur për investime dhe koncesione, 
 një vend, ku po luftohet krimi dhe korrupsioni,  
– një vend, ku jetohet një realitet që flet krejt ndryshe për nivelin e varfërisë në raport me mplakjen dhe shpopullimin, 
– një vend, me uljen e cilësisë së shërbimeve dhe cilësia e dobët të arsimit, shëndetësisë
– një vend që ka mungesën prodhuese në fshat e qytet,
– por edhe një vend ku lulëzon fluksi i vizitorëve ditorë dhe industria e ndërtimit, 
– një vend, ku shtrenjtësia e çmimeve kontraston me lekun e fortë vendas krah euros-€ dhe dollarit-$,
– një vend që korrupsioni do ta kthejë në ishull,
këto pikëpyetje dhe shumë të tjera që i përmban lufta për mbajtjen e pushtetit janë ato që  do të marrin më shumë kuptim se çfarë qeverisje do të dalë nga vota e zgjedhësve (brenda dhe jashtë atdheut, ku vota e diasporës tashmë është çuar në limitet e kohës për t’u ushtruar si e drejtë dhe për t’u mbrojtur).
Kur flasim për dy ishujt, na duhet të kuptojmë se sa shërbim i bëjnë vetes “nganjëherë” qeveritarët ruajtjes së pushtetit përveç asaj që atyre u ka dhënë vota e zgjedhësve.
Në qoftë se Groenlanda ka një ofertë zhvillimi, ajo ka edhe rrugë zyrtare diplomatike diskutimi dhe se si do të trajtohet ardhmëria e saj në të mirën e vet ashtu sikurse do të vendosin edhe mbi 56 mijë banorët groenlandezë (autonomë).
Për këtë janë dëgjuar dhe janë hapur dy mundësi.
Njëra, e cila tregon se ishulli i Groenlandës nuk është për shitje dhe tjetra e mundshme ideja që ishulli të zhvillohet ekonomikisht dhe të ketë vlera për çështjet e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Këtu përmendet Presidenti i Zgjedhur i SHBA-ve, Donald J. Trump.
Ndërsa për ishullin e Sazanit tashmë i dezertuar me zero banorë, por ama me “turistë-ditor” tregohet se  edhe Ministria e Mbrojtjes e cila ka luajtur dikur një rol në mbikëqyrjen territoriale aty,  tani ajo i ka dorëzuar çelësat.
Me këtë akt edhe pse deti na ndan ne shqiptarëve me Sazanin në konceptin pronë dhe territor kombëtar luhet karta e zhvleftësimit dhe menjëherë pas saj del dikush që shfaqet i interesuar duke i dhënë vlerë dhe marrë merita novatore për një projekt apo investim strategjik të hedhur.
Por, po e pyete sovranin ky “novacion”  do të mund të bëhej vetëm me REFERENDUM, ashtu siç duhet ta meritonin në këto tre mandate të Rilindjes Socialiste të gjitha pasuritë e mëdha kombëtare dhe zonat natyrore të mbrojtura.
Sazani është  jo vetëm vlera e një perle natyrore shqiptare, por është ai mbetet dhe fortesa gjeostrategjike ekonomike dhe ushtarake për sigurinë e paqes së vendit e rajonit sikurse edhe mbrojtjen nga rreziku i luftërave.
Ta shesësh si të parëndësishme dhe si një “kazermë e dezertuar ushtarake” me qenë se edhe Ministria e Mbrojtjes është detyruar t’i dorëzojë çelësat, kjo tregon thellësisht konceptin e transformimit të pronës dhe të pasurive kombëtare  si një mall i pa vlerë dhe instrumentin VKM që me partneritetin strategjik dhe mundësisht atë koncesionar të krijohet pamja e një novacioni transformues të Shqipërisë. Por jo si një zhvillimin real ekonomik dhe demografik të saj. Varfëria dhe shpopullimi i vendit e tregojnë saktësisht këtë.
Diku në dokumentin VKM, përmendet një afat 10 vjeçar.
Pra populli shqiptar është ai që duhet ta llogarisë se kë do të ketë mbi krye pas zgjedhjeve të 11 Majit, në dhjetë vitet që vijnë.
Në pjesën e ndjenjës, Sazani “dhemb dhe më shumë sa shkulja e thoit” prej gadishullit të Karaburunit për territorin Shqiptar, sepse Sazani është pjesë e trupit të kombit.
Ndaj çdo ofertë e bërë qëllimshëm klienteliste dhe fitimprurëse shkon për pushtetin dhe jo për popullin shqiptar të cilit asnjëherë nuk i është kërkuar këshilla apo edhe t’i jetë kërkuar marrja e një vendimi përmes referendumit.
Mes kësaj dinamike, pra se si konceptohet territori dhe toka në Shqipërinë prej 28,748 km2 duket se vetëm ata që ja dinë vlerën e shtuar pronës, janë po ata ë bëjnë shpronësimet. Pra është shteti që ka firmën kolegjiale të një VKM-je.
Kjo lloj qeverisje është elita që ndjehet pronare dhe trashëgimtare e pasurive kombëtare edhe përpara vetë popullit shqiptar.
Sazani në të vërtetë e do një projekt zhvillimi, por ishulli e do një referendum në mënyrë që t’i shërbejë identitetit dhe popullit shqiptar  dhe trashëgimisë së tij.
Dikush mund të pyesë se përse është i nevojshëm nëntitulli Çifti Rama dhe “dhuratat” për mandatin e katërt , ose (Ishulli dhe një libër për Kamalën)*. Ishte i nevojshëm sepse influencat e pushtetit të pa kontrolluara sot po konsiderohen normale. Pasuritë kombëtare dhe lidhjet anësore duket se janë pjesa e dhuratave të gatshme për t’u shkëmbyer për një administratë në dalje si dhe për vjehrrin e Jared që vjen në Shtëpinë e Bardhë. Ndjesë për krahasimin e fundit, por ky është zhargoni i diplomacisë së një autokrati që synon t’i ka kapë të gjitha pushtetet. Kjo lidhet edhe sepse koniunktura e skemave sorosiane të shoqërisë së hapur, janë  pjesë e mjeshtërisë së blerjes së influencave.
Çifti Rama i kishte mirë menduar rastet për të dy anët e fituesve në zgjedhjet e 5 Nëntorit, 2024 në SHBA. Sidomos vazhdimësinë apo rikthimet, përderisa veten ata e kanë projektuar dhe e shohin në pushtet për vite më tej.
Ndaj së fundmi në kohët më kritike po shohim atë më kryesoren se si do të jetë fati me zgjedhjet në Shqipëri. Ofrimi i Sazanit që bëhet fare pa ndrojtje dhe i justifikuar me propagandën 4-5 vjeçare të Shqipërisë si destinacioni turistik i zbuluar jo vetëm nga bota, por edhe nga vetë diaspora shqiptare do të notojë si lajm edhe për pak kohë. I drejtpërdrejtë, por brendapërbrenda mënyrës së maskimit, Sazani u hodh në treg i mbrojtur me emrin e dhëndrit të Presidentit Trump. Janë titujt e medias që e theksojnë fort këtë më shumë se sa mënyra se si u hartua VKM-ja.
Por përpara se të shpjegojmë lojën në hije tashmë të familjes Rama që udhëheq elitën e Rilindjes Socialiste ne mund të parashikojmë edhe shijen e hidhur që shpesh del nga ndeshja mes prapaskenave me parimet. Të drejtën dhe të vërtetën në raport me propagandën e së majtës në Shqipëri.
Le ta kuptojmë se përse do të duhej që në 2025 ne të shtrojmë krahasimet mes dy ishujve, të cilat u nxitën nga mediat madje edhe disa herë më shumë për nga rëndësia se sa zgjedhjet në Shqipëri të cilat janë vendimtare për mbrojtjen e demokracisë, fjalën dhe besimin e lirë, shtetin e së drejtës, pronën private dhe lirinë e lëvizjes.
Pra krahasimet mes Groenlandës dhe Sazanit dhe se çfarë mund të nxjerrim më pas prej tyre për dy ishujt janë:
Vija bregdetare – e Groenlandës e dominuar nga fjordet është 39,330 km. përkundrejt Sazanit me 15 km.
Sipërfaqja – e Groenlandës është 2,166,086 km2 ndërsa ishulli i Sazanit dhe Shqipëria janë përkatësisht 380 mijë dhe 75 herë më të vogla në raportet me njëri tjetrin, (5.7 km2 dhe 28,748 km2).
Por Groenlanda dhe Sazani janë edhe më të mëdhenjtë ishuj kur krahasohen veç e veç.
Groenlanda është ishulli më i madh i planetit, ndërsa tjetri Sazani është ishulli më i madh i territorit shtetëror të Shqipërisë.
Popullsia – Groenlanda me rreth 56,583 banorë dhe Shqipëria me 2.4 milion banorë sipas Censit të 2024, mund të krahasohen vetëm për kahet e kundërta. Në qoftë se ajo e rritjes me dy fish në 60 vitet e fundit e karakterizon Groenlandën, popullsia e Shqipërisë është mplakur dhe thuajse përgjysmuar në 10-12 vitet e fundit.
Në se Groenlanda u lidh drejtpërdrejtë me emrin e Trump-it e ndërsa ishulli i Sazanit në mënyre të tërthortë  shkon përmes emrit të dhëndrit të Trump, Jared Kushner, amplifikimi i fortë nga Rama dhe mediat rreth tij është edhe testimi i ri para zgjedhjeve grata, non grata.
Groenlanda dhe Sazani.
Dy ishujt që për nga përmasat nuk mund t’i krahasojmë aspak as edhe si një aleancë edhe brenda një fjalie pasi qëllimi mbi ta ka cilësi dhe qëllime propagandistike dhe  janë cilësisht krejt të ndryshme si raste.
Përkatësisht një ishull-shtet si Groenlanda më i madhi i planetit përkundrejt Sazanit, ishullit më të madh të një shteti në Evropën Juglindore Shqipërisë, qëndrojnë të pakrahasueshëm ashtu sikurse edhe sipërfaqet e tyre  qëndrojnë si 380 mijëshja kundrejt njëshit (380.000 herë më i madh), dhe si shtete siç qendron 75-a kundrejt njëshit, (2,166,086 kmdhe 28,748 km2).
Nëse duam edhe pak më shumë ushtrime të kujtesës si edhe kuptim raportesh jo thjeshtë mes të madhes dhe të voglës, por në mençurinë e  ruajtjes së aleatëve tradicional dhe miqve të Shqipërisë, mënyra e afrimit të Ramës sot drejt SHBA-ve afrohet me njollën e një marrëdhënie të së shkuarës.
Të mos harrojmë intervistën e Ramës për Trump në Prill të vitit 2016 për CNN:- “God forbit, he would harm a lot America, would harm a lot democratic world…”*
A i qendron sot Rama shprehjes së tij “Zoti na ruajt, ai do të dëmtonte shumë Amerikën, do të dëmtonte shumë botën demokratike…”
Në qoftë se Ramës do t’i kishte shkuar ndërmend se kjo mënyrë afrimi formal kalohet lehtë përmes dhuratave bashkëshortore, gati si gjunjëzimet meloneske përpara një administrate që del. Në rastin e tjetrës që betohet në Kushtetutë, Rama përgjigjen e njohur “You are fired” e ka të gatshme. Ashtu sikurse sovrani pushon nga puna me votë një qeverisje që nuk e ndihmon zhvillimin e vendit.

________

* Groenlanda – për “ta marrë me qira apo edhe për ta blerë”. Përbën lëvizjen e mençur gjeostrategjike për të mbajtur larg interesat e Rusisë dhe Kinës.

* Republika Shqipërisë Komiteti i Investimeve Strategjike Vendim Nr. 23, Datë 30 / 12 /2024 Për miratimin e statusit “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” Për Projektin e Investimit “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit” Me Subjekt Aplikues “Atlantic Incubation Partners LLC” Shoqëri e të Drejtës Amerikane me Nr. identifikimi (Ein) 92-3329707.

* Të vërtetat që mbartim- Botim në shqip i autobiografisë së zv. presidentes së SHBA-ve  Kamala Harris nga Linda Rama. Promovuar më 11 Nëntor, 2024 në forumin, “Pushteti, e drejta dhe liria”.

* Intervistë e KM Rama për CNN më 13 Prill, 2016.

 
16 Janar, 2025

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Ukraina godet depo nafte brenda Rusisë

VOA Marrë nga Reuters

Ukraina mori të shtunën përgjegjësinë për dy sulme ndaj depove të naftës në pjesën perëndimore të Rusisë, akti më i fundit i fushatës ajrore të Kievit kundër objektivave strategjike ruse.

Shtabi i Përgjithshëm i Kievit tha se forcat e tij kishin goditur gjatë natës depot që ndodhen në rajonet Kaluga dhe Tula e që kanë shërbyer për të mbështetur përpjekjet e Moskës kundër Ukrainës.

Dëmet janë ende duke u vlerësuar, thuhej në deklaratë.

Guvernatori rajonal i Kalugës, Vladislav Shapsha njoftoi në një postim në Telegram për shpërthimin e një zjarri në qytetin Lyudinovo, pas goditjes së një zone industriale. Ai tha më vonë se shtatë drone ishin rrëzuar.

Forcat ukrainase kanë shtuar sulmet brenda Rusisë, kryesisht ndaj depove të naftës dhe objekteve që prodhojnë mjete ushtarake, në një përpjekje për në frenuar përparimin e Rusisë në Ukrainën lindore.

Rusia ka kryer gjithashtu sulme ajrore të rregullta ndaj qyteteve të Ukrainës. Të shtunën katër persona u vranë pas një sulmi me raketa në qendër të Kievit.

Ndërsa lufta ndodhet pothuajse në vitin e tretë të saj, Ukraina dhe Rusia janë përpjekur të forcojnë pozitat e tyre në fushëbetejë përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump më 20 janar. Zoti Trump ka thënë se do t’i japë shumë shpejt fund luftës.

BIRN: Rënia e eksportit dhe rritja e importeve në Shqipëri çoi defiçitin tregtar në rekord historik

Eksportet e Shqipërisë pësuan rënie për vitin e tretë radhazi gjatë vitit 2024, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave. Rënie u shënua në të gjitha grupmallrat, ku më e theksuara ishte rënia te energjia dhe mineralet me 24% dhe materiale ndërtimi e metale me 22%.

Grupi veçanërisht i rëndësishëm sa i përket punësimit, Tekstile dhe këpucë, i cili historikisht ka pasur peshën kryesore në eksportet e vendit, pësoi një rënie në masën 17%.

Rënia e eksporteve ka nisur në vitin 2023, pas rritjes së shpejtë gjatë krizës së vitit 2022, kur çmimet e lëndëve të para në tregun ndërkombëtar u rritën fort për shkak të Luftës në Ukrainë. Por gjatë vitit 2024, eksportet ishin pothuajse në nivelin e vitit 2021. Rënia e eksporteve përgjatë këtyre dy viteve ka shumë faktorë, ku përfshihet rënia e çmimeve të shitjes në tregun ndërkombëtar si dhe forcimi i lekut kundrejt euros, forcim që ka pjesërisht efekt aritmetikor (llogaritë e tregtisë së jashme mbahen në lekë dhe një sasi mallrash e shitur në euro vitin e kaluar vlen më pak lekë sot) dhe gjithashtu ka për efekt humbjen e konkurrueshmërisë së mallrave shqiptare në tregjet ku eksportohen.

Rënia më shqetësuese duket se është në grupin e mallrave Tekstile dhe këpucë, sektor që gjatë vitit të kaluar eksportoi mbi 1 miliardë euro mallra dhe ishte përgjegjës për 28% të të gjitha eksporteve. Ky është sektori veçanërisht i rëndësishëm nga pikëpamja sociale në Shqipëri për shkak të numrit të madh të punonjësve dhe faktit që fabrikat fason sot operojnë në zona periferike dhe qyteza të vogla, ku rëndësia e tyre për ekonominë lokale është e madhe. Eksportet e këtij sektori janë sot pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2020, vitin e pandemisë kur një pjesë e madhe e aktivitetit ekonomik ishte e paralizuar.

Shqipëria eksportoi në total 372.6 miliardë lekë mallra. Ndërsa eksportet ranë, importet u rritën. Importet arritën në 894.4 miliardë lekë me një rritje nominale prej 2.5%. Efekti i kursit të këmbimit në rastin e importeve sugjeron se rritja reale është më e lartë se sa kaq. Leku shqiptar është forcuar me rreth 10% kundrejt euros, monedha kryesore e tregtisë së jashtme të vendit. Në rastin e importeve, kjo do të thotë se rritja reale është rreth 12% ndërsa në rastin e eksporteve, rënia reale nuk është 15.4 por rreth 5%.

Deficiti tregtar i vendit arriti në 522 miliardë lekë ose rreth 5.2 miliardë euro. Ky është deficiti më i lartë tregtar i shënuar ndonjëherë në Shqipëri./ BIRN

Drama e eksporteve- Në vitin 2024 u shënua rënia më e fortë në 3 dekada, fasoni drejt falimentit

Zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe konjuktura e pafavorshme ndërkombëtare kanë bërë që eksportet të shënojnë një rënie me 15.4% në 2024-n, sipas të dhënave të INSTAT.

Në vitin 2024, eksportet në vend kanë shënuar rënien më të madhe të paktën që nga viti 2005, kur raportohen të dhënat më të hershme nga INSTAT. Ky është viti i dytë radhazi me ecuri negative, teksa në 2023, shitjet jashtë vendit ishin tkurrur me 10%, duke pasur një ecuri më negative edhe se periudha e pandemisë në 2020-n (-9%).

Të tre grupet kryesore “Tekstile dhe këpucë”, “Minerale, lëndë djegëse, energji”, “Materiale Ndërtimi, metale” ka shënuar rënie dyshifrore, teksa të gjitha grupet, përfshirë “Ushqime, pije, duhan” dhe “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”, që morën hov vitet e fundit, ishin negative.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 373 mld lekë, duke u ulur me -15,4 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,1 pikë përqindje.

Tkurrja u thellua në dhjetor. Sipas INSTAT, në Dhjetor 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 26 mld lekë, duke u ulur me -31,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë muajit Dhjetor 2024, në uljen e eksporteve prej -31,7 %, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -18,9 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -6,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,8 pikë përqindje etj.

Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me 0,3 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, në nëntor 2024 eksportet ishin ulur me -8.5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Trendi u përmirësua në raport me tetorin, kur rënia ishte 15.2%. Në shtator tkurrja ishte 8.5%, në gusht rënia ishte 18%, në korrik tkurrja ishte 12% dhe në qershor ishte 8.9%. Në maj, tkurrja me bazë vjetore ishte 12,4%. Në Prill 2024 eksportet e mallrave ishin rritur për herë të parë pas shumë muajsh me 1,8% me bazë vjetore. Në mars eksportet ishin tkurrur me -21%, në shkurt me -16.1% dhe në janar me- 29.2%.

Fasoni drejt falimentit

Në dhjetor eksportet e tekstile e këpucë, grupi më i madh eksportues në vend ranë me 20%, nga 10.7% që ishte tkurrja për nëntorin. Për gjithë vitin, eksportet e tekstileve- këpucë ishin 105 miliardë lekë, me një tkurrje prej 17% me bazë vjetore.

Edvin Prençe kryetari i Shoqatës ProEksport Albania tha për Monitor se, “vështirësitë në sektor janë krijuar nga rënia e vazhdueshme e monedhës europiane euro që redukton të ardhurat e tyre kur konvertohen në lekë. Në kahun tjetër ai thotë se kërkesa në Europë është ulur, sidomos në muajt e dimrit rënie e kontratave ndihet më shumë.

“Vështirësitë për sektorin ishin me të forta përgjatë muajit dhjetor. Deri në mars të 2025 trendi do të vijojë të jetë i njëjtë. Rritja e kostove pamundëson shumë drejtues të fabrikave të kenë likuiditet të lartë për investime” tha ai.

Sipas shoqatës nga muaji nëntor i vitit 2023 deri në muajin nëntor 2024, në sektor llogariten mbi 10 mijë vende pune të shkurtuara dhe rreth 50 biznese që kanë mbyllur aktivitetin.

Prençe thotë se, në muajin janar 2025 rënia do të jetë edhe me e fortë, pasi disa klientë priten të mbyllin vitin që të ndërprisnin kontratën në Shqipëri. Sipas tij ky janari do të jetë më i vështiri vitit të fundit.

Minerale, lëndë djegëse rënie 25%

Eksportet në grupin “Minerale, lëndë djegëse, energji” ranë me 32% në dhjetor. Ky grup ndikohet nga ecuria e Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend dhe nga tregtimi i energjisë elektrike, që lidhet me motin. Për 12 mujorin, ky grup shënoi eksporte me vlerë gati 70 miliardë lekë, me tkurrje 25%.

Materiale ndërtimi dhe metale, mbylla e Kurum ul eksportet me 71% në dhjetor

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” ishin grupi me rënien më të fortë në dhjetor. Ky grup ndikohet nga ecuria e Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend dhe që në gusht mbylli fabrikën për shkak të vështirësive pas rritjes së kostove.

Në nëntor, ky grup ra thellë me 71%, pas tkurrjes me 43%, në nëntor. Për 12 mujorin, sektori është me një rënie prej 22%.

Ushqime, pije e duhan me rritje të lehtë në dhjetor

“Ushqime pije e duhan”, shënuan një rritje të lehtë në dhjetor prej 2%, pas zgjerimit me gati 18% në nëntor. Për 12 mujorin, ky grup ka rënë me -4.3%.

Eksportuesit pohojnë se sasitë e eksportuara vijojnë të jenë të larta, ndërsa rënia e muajve të mëparshëm ka qenë e lidhur kryesisht me çmimet e ulëta.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi i rikthehen rënies

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që shfaqi ecuri të mirë vitet e fundit, si rrjedhojë e hyrjes së fabrikave që montonin pjesë për industrinë automotive.

Por edhe ky grup po vuan nga zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Në dhjetor grupi ra me 5.9%, pasi ishte zgjeruar me 15% në nëntor.

Për 12 mujorin, grupi është tkurrur me rreth 4%. Përfaqësues të kompanive automotive që prodhojnë fasoneri të thjeshtë në vendin tonë pohojnë se ka një rënie të kërkesës apo shitjeve për shkak të situatës së përgjithshme në tregun e automobilave në Europë.

Sipas tyre kompanitë e mëdha europiane si Stellantis, Renault Group, Volkswagen kanë reflektuar rënie kërkese. Një faktor tjetër është edhe rritja e ofertës dhe konkurrencës nga makinat elektrike të markave kineze.

Rënia e eksporteve dhe rritja e importeve thellojnë ndjeshëm deficitin tregtar

Ndërsa shitjet jashtë vendit kanë rënë, blerjet e mallrave nga importi janë rritur, duke theluar ndjeshëm deficitin tregtar.

Sipas INSTAT, Gjatë vitit 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 373 mld lekë, duke u ulur me -15,4 %, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 894 mld lekë, duke u rritur me 2,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 522 mld lekë, duke u rritur me 20,7 %, krahasuar me vitin 2023./MONITOR

Çfarë përmban marrëveshja 100-vjeçare mes Ukrainës dhe Britanisë?

VOA

Britania dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje 100-vjeçare të enjten, ku Britania zotohet t’i sigurojë Ukrainës 3.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake këtë vit.

Marrëveshja u njoftua gjatë një konference të përbashkët për shtypin në pallatin presidencial në Kiev, ku Kryeministri britanik Keir Starmer iu bashkua Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Zoti Starmer është në udhëtimin e tij të parë në Ukrainë që nga marrja e detyrës.

Kryeministri Starmer e quajti marrëveshjen historike dhe tha se partneriteti i ri “pasqyron lidhjet e forta mes dy vendeve tona”. Partneriteti do të përfshijë bashkëpunimin në fushat e kulturës, arsimit, shkencës dhe teknologjisë.

Lidhur me ndihmën ushtarake për luftën e saj kundër Rusisë, Kryeministri Starmer tha se Britania ka në plan t’i japë Ukrainës një hua prej mbi 2.6 miliardë dollarësh. Ai tha se kredia “do të paguhet jo nga Ukraina, por nga interesi i fondeve të ngrira ruse”. Zoti Starmer njoftoi gjithashtu se Britania po i siguronte Ukrainës 150 mjete artilerie dhe një sistem të ri të lëvizshëm të mbrojtjes ajrore.

Në komentet e tij, Kryeministri Starmer vlerësoi aleatët e Ukrainës, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, për kontributin në suksesin që Ukraina ka patur përballë “agresionit nga Rusia”. Ai tha se donte t’i vlerësonte publikisht Shtetet e Bashkuara për “punën që SHBA ka bërë këtu, mbështetjen që kanë dhënë, sepse ka qenë një komponent jetik i asaj që ka qenë një arritje mjaft e pabesueshme nga Ukraina”.

Komentet vijnë vetëm disa ditë përpara se të marrë detyrën Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që ka kritikuar mbështetjen amerikane për Ukrainën, dhe një ditë pasi i përzgjedhuri nga presidenti i ri për të qenë sekretari amerikan i Shtetit, senatori republikan Marco Rubio, i tha një komisioni të Senatit se lufta duhet të përfundojë.

Duke folur në seancën për konfirmimin e tij, senatori Rubio e quajti konfliktin një “luftë rrënimi” dhe një “ngërç” që duhet t’i jepet fund. Ai tha se hapi i parë duhet të jetë një armëpushim që ndalon luftimet tokësore, të cilat për mbi një vit kanë ndodhur kryesisht në Ukrainën lindore.

Zoti Rubio e quajti shkatërrimin në Ukrainë “të jashtëzakonshëm”, duke thënë se “do të duhet një brez për t’u rindërtuar”.

“E vërteta e çështjes është se në këtë konflikt, nuk ka asnjë mënyrë që Rusia ta marrë të gjithë Ukrainën”, tha zoti Rubio. “Është gjithashtu jo-realiste të besohet se në njëfarë mënyre, një vend me përmasat e Ukrainës… gjithashtu do t’i shtyjë këta njerëz deri atje ku gjendeshin përpara sulmit”.

Por edhe ndërsa ai argumentoi për një zgjidhje të negociuar për t’i dhënë fund luftimeve që filluan me pushtimin e Rusisë në shkurt 2022, senatori Rubio tha se nuk ka gjasa që të ketë shumë ndryshime në vijat aktuale të betejës. Rusia aktualisht mban rreth një të pestën e masës tokësore ukrainase të njohur ndërkombëtarisht.

Demokratët, dhe disa republikanë në komision, vazhduan të shprehin mbështetjen e tyre për më shumë ndihma ushtarake për Ukrainën, duke thënë se ishte e rëndësishme t’i jepej Kievit ndikim bisedimet e ardhshme për paqe me Moskën.

Por zoti Rubio tha se një nga problemet kryesore të Ukrainës nuk ishte mungesa e municioneve apo parave, por paaftësia e saj për të stërvitur dhe rekrutuar forca mjaftueshëm.

Në konferencën për shtyp të së enjtes në Kiev, Presidenti Zelenskyy refuzoi të spekulojë se si do të dukej mbështetja amerikane për Ukrainën me administratën e re Trump.

“Është shumë herët për të folur për detajet, sepse ende nuk kemi patur një bisedë të detajuar me administratën e re amerikane për garancitë e sigurisë”, tha ai.

Presidenti i zgjedhur Trump ka shprehur skepticizëm për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Kievin dhe është zotuar vazhdimisht se do t’i jepte fund luftës kur të marrë presidencën të hënën.

Ditët e fundit, ndihmësit e tij kanë thënë se afati i ri kohor për t’i dhënë fund luftës janë 100 ditët e para të administratës së tij, që do të ishte deri në fund të prillit.

Disa të dhënat për këtë artikull u morën nga agjencitë e lajmeve Associated Press, Reuters dhe Agence France-Presse.

Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar shuhet në moshën 79-vjeçare

Ikona e futbollit shqiptar, Sabah Bizi ndërron jetë në moshën 79 vjeçare. Prej disa muajsh gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndërsa ditën e sotme ka ndërruar jetë.

Bizi do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë. Ai ka fituar shumë tituj me Vllazninë dhe Partizanin, ndërsa debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar.

Titullar i Vllaznisë që nga viti 1965 deri në vitin 1968, ndërsa në shumë sezone është vlerësuar edhe si një nga më të mirët e vitit.

Bizi ka kontribuar edhe për kombëtaren shqiptare, teksa ka luajtur 15 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Debutimi i tij me përfaqësuesen daton me 8 prill, të vitit 1967. bw


Send this to a friend