Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar sot Kongresit të miratojë një rritje të ndjeshme të buxhetit të mbrojtjes, duke synuar që ai të arrijë në 1.5 trilionë dollarë deri në vitin 2027. Lajmi bazohet në dokumentet e publikuara nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas propozimit, Trump kërkon që shpenzimet jo-ushtarake diskrecionale të ulen me 10% për vitin fiskal 2027, ndërsa buxheti për mbrojtjen të rritet me rreth 500 miliardë dollarë.
Nëse miratohet nga Kongresi, kjo nismë do të çojë në një rritje të shpenzimeve ushtarake të SHBA-së nga rreth 1 trilion dollarë aktualisht në 1.5 trilionë dollarë në vitin e ardhshëm, duke shënuar një nga rritjet më të mëdha në historinë e fundit.
Megjithatë, ndryshimet e propozuara në buxhet duhet të kalojnë përmes Kongresit, ku kërkohet mbështetje nga të dyja partitë. Në praktikë, kërkesat e presidentit për buxhetin shpesh trajtohen si propozime fillestare dhe mund të pësojnë ndryshime gjatë procesit legjislativ. Panorama