NATA PER ME 1)
E di, ndjesia ime atë mëngjes janari,
Jo, jo asgjë të përbashkët nuk kishte,
Me pezmin e mungesës tënde së pari
Dhe mjegullën e dendur që s’lëvizte.
Ajo qe bërë njësh eh, me limontinë,
Që të jep kafeja tek bar “Il Siciliano”.
Teksa në sfond ndjen oh, melodinë…
‘Nata per me” të të madhit Çelentano.
1) “Nata per me” (Lindur për mua) – Këngë e njohur e këngëtarit italian Adriano Çelentano
——————————-
“SCENDE LA PIOGGIA” *)
Ky shi i sotëm, që o Zot harroj të pushonte
Nuk kish si të ndodhte ndryshe jo jo kurrsesi
“Scende la pioggia” të Morandit do m’kujtonte
Dhe të largëtën dite, kur rendnim nëpër shi
Shtrënguar nën një ombrellë të vjetër ne të dy
Dhe s’donim t’ia dinim fare, se ç’thoshte bota,
Putheshim, qeshnim, shiheshim gjatë në sy.
Këng’e Morandit “non passa mai di moda”. 1)
*) Italisht – Bie shi
1) Italisht – nuk do dalë kurrë nga moda
“Royal” Bar
—————————
“L’IMMENSITA”
Këtë mëngjes roman në “Gran caffè Balduina”
Me gruan nga një kafe “negresco” kemi marë
Qielli kaltër, dielli shkëlqen, në rrugë makina….
Një melodi ndihet.”Gjeje cili është ky këngëtar?”
“Io sono siguro che per ogni gocha..” jehon zëri
Grua kot e ke, dëgjo me mua nuk bëhet shaka.
Në gjumë të më pyesësh, them Don Backy i tëri
Në të famshmen këngë, unikalen “L’immensità”.1)
1) Kjo këngë është interpretuar për herë të pare ne festivalin e San Remos te vitit 1967. Këngë e autorve: Don Backy, Mogol e Detto Mariano kënduar nga Don Backy e Johnny Dorelli, e cila në ate kohë çuditërisht u rendit në vendin e nëntë.
Shënim:
Nën thonjza (“) në italisht vargje nga teksti këngës “L’immensità”(Pafundsi)
“Gran caffè Balduina”
————————-