VOAL

VOAL

Tri burgime të përjetshme dhe 172 vite burg për vrasjen e oficerit në Lazarat

March 8, 2017

Komentet

NATO thotë se mbi 300 mijë trupa janë në gatishmëri të lartë

 

Vendet e NATO-s e kanë “tejkaluar me lehtësi” objektivin e vendosjes së 300.000 trupave në gatishmëri të lartë derisa aleanca përballet me kërcënimin nga Rusia, tha të enjten një zyrtar i lartë i aleancës.

Udhëheqësit e NATO-s u pajtuan në vazhdën e pushtimit të Ukrainës nga Moska që ka nisur në vitin 2022, për të rritur masivisht numrin e forcave që komandantët e aleancës mund të vendosin brenda 30 ditësh.

“Ofertat në tryezë nga aleatët tejkalojnë 300.000 që kemi vendosur”, tha zyrtari në kushte anonimiteti.

“Këto janë forca që aleatët na kanë thënë: Ata janë në dispozicion për ju që tani në atë nivel gatishmërie”, shtoi ai.

Shtytja për të pasur më shumë trupa në gatishmëri për t’u përgjigjur shpejt, është pjesë e një rishikimi më të gjerë të planeve të NATO-s për të shmangur çdo sulm të mundshëm rus, që u nënshkrua në një samit vitin e kaluar.

Këto plane paraqiten për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë se çfarë do të pritej të bënte secili anëtar i aleancës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në rast të një pushtimi nga Moska.

Komandantët e NATO-s aktualisht po përpiqen të sigurohen që kanë aftësitë për të ekzekutuar ato plane nëse është e nevojshme.

Por aleanca përballet me mangësi në armatimet kryesore, si mbrojtja ajrore dhe raketat me rreze më të gjatë.

“Ka gjëra që ne nuk na mjaftojnë si aleancë për momentin dhe duhet t’i trajtojmë,” tha zyrtari. REL

46% e të punësuarve në Shqipëri përjetojnë stres të përditshëm, të parët në Europë që duan të lënë punën

46% e të punësuarve në vend përjetojnë stres të përditshëm në punë. Jemi të gjashtët në Europë, pas Qipros Veriore*, Maltës, Greqisë, Qipros, Luksemburgut, por më të stresuarit se gjithë vendet e tjera të Ballkanit.

Nga ana tjetër edhe pse kanë një punë, 42% e të punësuarve në Shqipëri mendojnë ta lënë atë dhe janë në kërkim të vazhdueshëm për një vend të ri pune. Në Europë, punonjësit shqiptarë janë të parët që duan ta lënë punën. Të dytët pas nesh janë italianët, me 41%. Të dhënat u bënë të ditura nga një raport i fundit i Gallup “State of the Global Workplace”.

Edhe në komponentët e tjerë të marrë në studim për gjendjen e vendin e punës nuk jemi më mirë. 20% e të punësuarve shqiptarë përjetojnë zemërim të përditshëm, sipas raportit jemi më shumë të zemëruar se një vit më parë. Maqedonasit dhe malazezët janë ndër më të zemëruarit në Europë. Ata zemërohen shpejt, por e përjetojnë me më pak stres.

19% e punonjësve shqiptarë përjetojnë trishtim të përditshëm. Pavarësisht stresit, zemërimit dhe trishtimit në vendin e punës, 27% tyre janë punonjës të angazhuar, të dytët në Europë, pas Rumanisë. Nga ana tjetër sa i përket klimës në tregun e punës, 54% e të punësuarve mendojnë se është një kohë e mirë për të gjetur një punë të re. Sa i përket zhvillimit, rritjes në vendin e punës, jemi ndër të fundit në Europë, vetëm 34% e të punësuarve në vend po përjetojnë “ecuri pozitive” në vendin e punës.

Bota
Ndërsa puna mund të shtojë stresin, trishtimin dhe zemërimin në jetën tonë, disa gjithashtu gjejnë përmbushje, qëllim dhe lumturi përmes punës.

Sipas raportit të Gallup-it 34% e të anketuarve në sondazh në raport global thonë se po “zhvillohen” ndërsa 58% thonë se janë “nuk ndihen aq mirë në vendin e punës”. Rreth 8% e të anketuarve globalisht pranojnë se po “vuajnë” në punë.

Ata që kanë ecuri pozitive raportojnë “më pak probleme shëndetësore dhe më pak shqetësime, stres, trishtim, vetmi, depresion dhe zemërim. Ata raportojnë më shumë shpresë, lumturi, energji, interes dhe respekt”, sipas studimit, i cili bazohet në vlerësimin e përgjithshëm të jetës, i cili kombinon perceptimet e të anketuarve se ku qëndrojnë tani dhe në të ardhmen.

Studimi u përpoq të vlerësonte shëndetin mendor dhe mirëqenien e punonjësve, dhe mat angazhimin përmes përvojave pozitive si ecuri pozitive dhe kënaqësia, si dhe përvojat negative si stresi, zemërimi, shqetësimi, trishtimi dhe vetmia.

Sondazhi Botëror i Gallup anketoi popullsinë e rritur të botës në më shumë se 160 vende dhe zona anembanë botës. Të dhënat për këtë raport të mbledhura në vitin 2023 përfshinin rezultate nga më shumë se 128,000 të anketuar të punësuar.

Vendet europiane dominuan listën me shtatë prej tyre që janë pjesë e 10-shes së parë. Rajoni regjistroi përqindjen më të ulët të punonjësve që thanë se “po shikonin ose po kërkonin në mënyrë aktive një punë të re” dhe përqindjen e dytë më të ulët të punonjësve që “po përjetojnë trishtim të përditshëm”, sipas raportit.

Veçanërisht, Europa regjistroi gjithashtu “përqindjen më të ulët rajonale të punonjësve të angazhuar”, duke arritur në 13%, por rajoni është i njohur për mbrojtjen e fortë të vendit të punës, theksoi raporti.

Në të kundërt, Shtetet e Bashkuara renditen më ulët për mbrojtjen e punës, por më lart në angazhimin e punonjësve, sipas studimit.

“Njerëzit shpesh e krahasojnë kulturën “puno për të jetuar” të Europës Perëndimore me mentalitetin “jeto për të punuar” të Shteteve të Bashkuara”,  thuhet në raport. Në fund të fundit, “punonjësit e angazhuar në vendet me ligje thelbësore për të drejtat e punës kanë shëndetin më të fortë emocional”.

Australia ishte ndër 10 më të mirat me 60% të të anketuarve që thanë se ishin zhvilluar dhe 21% thanë se ishin të angazhuar në punë. Në Kosta Rika, 62% e të anketuarve raportuan se kishin ecuri pozitive, ndërsa 34% thanë se ishin “të angazhuar” në punë.

/Monitor

Biden, Zelensky marrëveshje të re sigurie SHBA-Ukrainë

Presidenti Biden udhëton i shoqëruar nga mbesa e tij Finnegan Biden (12 qershor 2024)

 

VOA/Marrë nga Associated Press

Presidenti Joe Biden dhe presidenti Volodymyr Zelensky do të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe sigurie mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës të enjten, kur të takohen në kuadrin e takimit të nivelit të lartë të Grupit të Shtatëshes në Itali. Kjo synon t’i dërgojë një sinjal të qartë Rusisë për vendosmërinë amerikane në mbështetje të Kievit, u shpreh Shtëpia e Bardhë ndërsa presidenti Biden po udhëtonte drejt Evropës.

Këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan tha se marrëveshja nuk do të angazhojë drejtpërsëdrejti forca amerikane përballë sulmit të Rusisë – një vijë e kuqe kjo e përcaktuar nga presidenti Biden, i cili nuk dëshiron tërheqjen në një konflikt të drejtpërdrejtë me një fuqi bërthamore. Njoftimi për këtë marrëveshje të re u bë ndërsa presidenti Biden shkon për në takimin e nivelit të lartë të vendeve më të mëdha demokratike të botës, me një ndjesi të shtuar urgjence për të arritur rezultate, përfshirë shfrytëzimin e pasurive të ngrira ruse prej miliarda dollarësh për të ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë sulmin e makinerisë ruse të luftës.

Jake Sullivan

Jake Sullivan

“Duam të demonstrojmë se Shtetet e Bashkuara mbështesin popullin e Ukrainës, se u qëndrojmë përkrah dhe se do të vazhdojmë t’i ndihmojmë për të përmbushur nevojat e tyre të sigurisë”, tha zoti Sullivan, duke shtuar se “kjo marrëveshje do të tregojë vendosmërinë tonë”.

Zoti Sullivan informoi se marrëveshja e re ka marrë tashmë miratimin e 15 vendeve të tjera. “Nëse Vladimir Putini mendon se mund të mbizotërojë përballë koalicionit që mbështet Ukrainën, ai gabohet”, tha zoti Sullivan.

Takimi i këtij viti vjen tre vite pasi presidenti Biden deklaroi në takimin e tij të parë të G7-ës se Amerika ishte rikthyer si një vend udhëheqës në botë, pas problemeve në të cilat hasën aleancat perëndimore gjatë periudhës kur ishte president Donald Trump-i. Në varësi të rezultateve të zgjedhjeve të këtij viti, ekziston mundësia që ky mund të jetë takimi i fundit i nivelit të lartë i G7-ës për presidentin Biden dhe udhëheqës të tjerë që marrin pjesë.

Presidenti Biden dhe homologët e tij nga Kanadaja, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia do ta shfrytëzojnë këtë takim të nivelit të lartë për të diskutuar ndër të tjera për sfida si inteligjenca artificiale, emigracioni, rigjallërimi ushtarak i Rusisë dhe fuqia ekonomike e Kinës. Papa Françesku, presidenti ukrainas Zelensky dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të marrin gjithashtu pjesë në takimin në Borgo Egnazia, në rajonin jugor italian Puglia.

Presidenti Biden mbërriti në Itali në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës. Takimi i nivelit të lartë fillon të enjten ndërsa në mbarë Evropën partitë e së djathtës së skajshme fituan në mënyrë befasuese terren në zgjedhjet e sapopërfunduara për Bashkimin Evropian. Këto fitore, të gërshetuara me zgjedhjet e ardhshme në Britani, Francë dhe Shtetet e Bashkuara, kanë tronditur sistemin politik global dhe i kanë dhënë rrjedhimisht më shumë peshë takimit të këtij viti të G7-ës.

Mesiq: Arkitektura e kufijve në rajon u kompletua me pavarësinë e Kosovës, por ka rrezik ende nga projekte megashtetërore

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit, ka deklaruar se arkitektura kufitare në rajon u kompletua me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Mesiq tha se Bashkimi Evropian është shtëpi e përbashkët e rajonit dhe NATO-ja një ombrellë e përbashkët e sigurisë dhe ekonomike.

“Pikërisht këtë po e theksoj këtu, në Prishtinë, në Republikën e Kosovës, duke shënuar 25 vjet nga çlirimi i Kosovës, para së gjithash falë UÇK-së, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të aleancës së NATO-s dhe SHBA-së”, deklaroi Mesiq.

Edhe pse mendohej se koha më e vështirë kishte kaluar, shtoi ai, ka ende nevojë për veprim dhe prani të bashkësisë ndërkombëtare në rajon, jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnje-Hercegovinë.

“Ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm të përballemi me shumë sfida, në fakt sfida të vjetra që janë ridizajnuar. Mund të them lirisht se arkitektura kufitare në rajon u kompletua me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, ka ende kërcënime dhe rreziqe nga të ashtuquajturat projekte megashtetërore. Paqja dhe stabiliteti duhet të jenë vendet tona të shenjta që duhet të sigurojnë prosperitetin e të gjithëve ne. Përgjigja më e mirë për të gjitha sfidat dhe kërcënimet është perspektiva euroatlantike”, shtoi ai./REL

Hovenier me video për Ditën e Çlirimit: Përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës është po aq i fortë si gjithmonë

Hovenier me video për Ditën e Çlirimit: Përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës është po aq i fortë si gjithmonë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një videoje ka uruar për Ditën e Çlirimit, duke u zotuar se vendi i tij do të jetë përkrah Kosovës gjithmonë.

Ai përmendi rolin e SHBA-së 25 vjet më parë për dhënien fund të spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit, ndërsa citoi edhe Presidentin Clinton.

“25 vjet më parë, forcat e NATO-s mbërritën në Kosovë. Lidershipi i SHBA-së luajti rol jetik për të mundësuar këtë meqenëse ne, së bashku me aleatët tanë, i dhamë fund njëherë e përgjithmonë fushatës së tmerrshme të spastrimit etnik që regjimi i Millosheviqit e kreu këtu në Kosovë. Presidenti Clinton pat thënë atëherë, citoj: Gjatë katër muajve të fundit kemi parë disa nga aktet më çnjerëzore të jetës sonë. Por, gjithashtu kemi parë trimërinë e trupave tanë, vendosmërinë e demokracisë sonë, mirësinë e popullit tonë dhe guximin dhe qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës. Falë të gjitha këtyre veçorive, tani kemi një moment shprese dhe duhet ta përfundojmë punën dhe të ndërtojmë paqen. Fundi i citatit”.

Hovenier tha se porosia e presidentit Clinton është po aq e rëndësishme sot sa ishte 25 vjet më parë.

“Tani, 25 vjet më vonë, jemi krenarë për gjithçka që keni arritur. Ju e keni ndërtuar shtetin tuaj sovran, demokratik dhe shumetnik nga themeli. Ajo që keni arritur është e jashtëzakonshme Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë partneri juaj ndërsa shënoni këtë moment historik të rëndësishëm. Dëshiroj të theksoj se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj popullit të Kosovës është po aq i fortë dhe i qëndrueshëm si gjithmonë. Ne qëndrojmë me popullin e Kosovës kundër autoritarizmit ; kundër çdo përpjekje për të shtypur brutalisht dhe për të ndarë shoqërinë në vija etnike ose fetare; kundër shkatërrimit me dhunë të jetës dhe jetesës së njerëzve kundër vullnetit të tyre”.

“Dhe ne qëndrojmë me krenari dhe plotësisht përkrah popullit të Kosovës. Kemi qenë me ju që prej fillimit. Jemi me ju tani. Dhe mirëpresim të qëndrojmë përkrah jush në vitet që vijnë. Urime!”. /Express/

“Evropa lindi në një Prishtinë të lirë”/ 25-vjetori i çlirimit, Vjosa Osmani në Kuvend: Hyrja e NATO-s tregoi që bota nuk na harroi

Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ka thënë se hyrja e ushtarëve të NATO-s më 12 qershor në Prishtinë tregoi se bota nuk e kishte harruar Kosovën, ndërsa tha se ushtarët e NATO-s s’ishin vetëm ushtarë, por shpëtimtarë që sollën me vete premtimin për liri.

Osmani ka kujtuar të rënët për liri, si dhe “rezistencën këmbëngulëse të presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova për liri, demokraci dhe Kosovën e pavarur”.

“Do të jetojmë gjithnjë edhe me kujtimin për të gjithë dëshmorët e UÇK-së, mbi 13 mijë të vrarët gjatë luftës, në mesin e të cilëve 1133 fëmijë. Nuk do të harrojmë kurrë dhimbjen e shkaktuar nëpërmjet një prej krimeve më të llahtarshme që njeh cilado luftë, krimit të dhunimit si dhe dhimbjen që ende vazhdon për mijëra familje në Kosovë që akoma nuk kanë ku të vendosin lule sepse varret janë të zbrazëta, në kërkim të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës”, ka thënë Osmani.

 

Pjesë nga fjalimi i Osmanit në Kuvend:

Më 12 qershor 1999, kur forcat e NATO-s shkelën në tokën tonë, ata nuk ishin vetëm ushtarë, ata ishin shpëtimtarë. Ata sollën me vete premtimin e lirisë, sigurinë se bota nuk na kishte harruar dhe vendosmërinë për t’i dhënë fund mizorive të kryera kundër popullit tonë.

Hyrja e NATO-s në Kosovë ishte një dëshmi e fuqisë së solidaritetit ndërkombëtar dhe besimit të palëkundur në të drejtën universale të një populli për të qenë i lirë.

Liria është më shumë se një fjalë, është vetë thelbi i qenies sonë. Është ajri që thithim, është ëndrra që guxuam ta ëndërrojmë, është e ardhmja që aspiruam. Çlirimi i Kosovës më 12 qershor 1999 nuk ishte thjesht një fitore ushtarake, por ishte triumfi i shpirtit njerëzor mbi tiraninë, triumf i të mirës ndaj të keqes dhe i drejtësisë mbi shtypjen.

Kur paqeruajtësit e KFOR-it shkelën në tokën e Kosovës së përgjakur, të dërmuar, e të shkatërruar, lotët, britmat, lulet dhe përqafimet që i pritën ushtarët e NATO-s, krijuan simfoninë e emocioneve të lirisë.

Kolonat e makinerisë ushtarake, zhurma e helikopterëve, uniformat me flamuj të shumtë, u shndërruan në simbol të shpëtimit të popullit të Kosovës nga shfarosja nga regjimi gjenocidal i Serbisë, duke e larguar njëherë e përgjithmonë makinerinë gjenocidale të Millosheviqit, të turpëruar dhe të kapitulluar.

NATO-ja ishte një dritë shprese – një shans për drejtësi, një shans për liri!

Thirrjet e popullit tonë, persekutimi i pamëshirshëm dhe jetët e panumërta të humbura nga masakrat e tmerrshme, dëbimi me dhunë dhe spastrimi etnik ishin thirrje për drejtësi që nuk mund të shpërfilleshin më.

Muret e tiranisë u shembën, duke hapur rrugën jo vetëm për një Kosovë të lirë, por edhe të pavarur e demokratike.

Atë ditë afro 38 mijë ushtarë nga 36 shtete, komunikuan me gjuhën universale, me gjuhën e lirisë.

Atë ditë, siç thoshte filozofi dhe shkrimtari francez Andres Glucksman “Evropa lindi në një Prishtinë të lirë”. Sot mund të themi, Evropa lindi në një Kosovë të lirë.

Ndaj në këtë ditë, do ta kujtojmë përherë rezistencën këmbëngulëse të presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova për liri, demokraci dhe Kosovën e pavarur.

Do ta kujtojmë heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari me familje, të cilët u bën gurthemeli i lirisë sonë.

Do të jetojmë gjithnjë edhe me kujtimin për të gjithë dëshmorët e UÇK-së, mbi 13 mijë të vrarët gjatë luftës, në mesin e të cilëve 1133 fëmijë. Nuk do të harrojmë kurrë dhimbjen e shkaktuar nëpërmjet një prej krimeve më të llahtarshme që njeh cilado luftë, krimit të dhunimit si dhe dhimbjen që ende vazhdon për mijëra familje në Kosovë që akoma nuk kanë ku të vendosin lule sepse varret janë të zbrazëta, në kërkim të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. bw

25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Albin Kurti: BE është synimi ynë politik dhe NATO destinacioni ushtarak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se 25-vjetori i çlirimit të vendit, është ditë e veçantë.

Në seqncën speciale që pombahet në Kuvendin e Kosovës, ai tha se është e rëndësishme të përqendrohemi në të tashmen për të reflektuar mbi rrugën që kemi kaluar deri këtu.

Kurti shtoi se 12 qershori i vitit 1999 është fiksuar si dita e çlirimit të Kosovës sepse atë ditë dhjetëra e mijëra ushtarë të NATO-s kaluan kufirin dhe u futën si trupa këmbësorie në territorin e Kosovës.

“Kjo erdhi pas fushatës 78 ditore të bombardimeve të NATO-s mbi Serbi në përpjekje për ta ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin që shteti serb po e kryente mbi shqiptarët në Kosovë”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se 25 vjet pas çlirimit, duam marrëdhënie të mirë me fqinjët, me njohje e pa sulme.

“Të bashkohemi fizikisht e shpirtërisht si sot në Kuvend e sheshet e qyteteve, për të shënuar një ngjarje historike që e ka sjell të tashmen dhe e ka përcaktuar të ardhmen. Sikur atëherë edhe tani Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë. Kosova ka shkuar në vazhdimësi duke forcuar aleancat e saja me vendet partnere. BE është familja jonë e synuar politike, kurse NATO është destinacioni ynë ushtarak”, tha Kurti.

Kurti theksoi se pikërisht se kemi vuajtur dhe kemi humbur, tash duam që Kosova e të gjithë qytetarëve ta gëzojnë, shumica shqiptare me pakicat.

“Duam marrëdhënie të mira fqinjësore, e njohje, pa sulme. Kurrë më të lirë e të pavarur nuk kemi qenë”, ka thënë ai. bw

25-vjetori i çlirimit, Presidenti Begaj nga Kuvendi i Kosovës: Nuk jeni vetëm! Çdo betejë juaja, është beteja jonë

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, është sot pjesë e një seance speciale plenare në Kuvendin e Kosovës, seancë që po zhvillohet në 25-vjetorin e çlirimit.

Begaj ka uruar ditën e veçante, të cilën e ka quajtur një përvjetor të shenjtë për shqiptarët.

Pjesë nga fjala e Begajt:

Gëzuar ditën e çlirimit, Kosovë! Përvjetor i shenjtë për shqiptarët. Përulemi me nderim para martirëve dhe figurave të shquara. Sot nderojmë Ibrahim Rugovën, arkitektin e Pavarësisë, simbolin e rezistencës paqësore. Sot nderojmë Adem Demaçin, veprimtarin qëndrestar të çështjes kombëtare. Sot përulemi përpara Jasharëve, familjes simbol të martirizimit për Kosovën e pavarur

 

Luftëtarët e UÇK-së i falën jetën Kosovës së lirë e të pavarur. Kosova nuk ishte vetëm. Qindra vëllezër nga Shqipëria, Mal i Zi, Maqedonia e Veriute Diaspora iu bashkuan luftës. Shqipëria hapi zemrën dhe dyert e shtëpive për vëllezërit e motrat e dëbuar nga spastrimi etnik e gjenocidi i Millosheviçit. Kosova nuk ishte vetëm! SHBA-ja, Britania e Madhe, BE-ja dhe NATO, mbështetësit e fuqishëm të kauzës së saj.

Ndërhyrja e tyre ndaloi spastrimin etnik, gjenocidin, dhe i dha të drejtë popullit që kërkonte lirinë. Ndërkombëtarët ishin hartuesit dhe zbatuesit e projektit të shtetformimit të Kosovës. Kosovë-Shqipëri, dy shtete, një komb, një gjak, një gjuhë, një ëndërr dhe aspiratë e madhe. Shqiptarët kanë nevojë për të ruajtur dhe forcuar kohezionin kombëtar dhe socio-kulturor edhe sot

Në sfidat e kohërave, epokave dhe padrejtësive, shqiptarët e kanë të pacenueshëm shqiptarizmin. Kemi nevojë më shumë se kurrë për manifest krenarie kombëtare. Serbia dhe aleatët e saj, një fushatë keqdashëse për të njollosur luftën për çlirimin e Kosovës. Nuk lejojmë të vendoset barazimi mes krimit të programuar serb dhe luftës për dinjitet e mbijetesë të shqiptarëve në Kosovë. Nuk lejojmë që krimi të shfaqet si virtyt, kur miqtë tanë ndërkombëtarë janë për bashkëjetesën shqiptaro-serbe

Kemi përgjegjësi për të ruajtur dhe forcuar paqen, sigurinë dhe zhvillimin. Aspiratat për integrimin Euroatlantik të faktorit shqiptar janë më të forta se kurrë. Do të punojmë fort për këtë objektiv  . Shteti shqiptar e ndjen detyrë dhe mision të mbështesë çdo përpjekje të institucioneve të Kosovës

Shqipëria do të punojë për të shfrytëzuar të gjitha kapacitetet për të zgjeruar numrin e njohjeve. Shqipëria do të punojë për të zbuluar të gjithë të vërtetën, ende të panjohur, të krimeve dhe gjenocidit në Kosovë. Kosova nuk është vetëm. Kosova nuk do të jetë vetëm

Çdo betejë juaja, është beteja jonë. Çdo sukses juaji, është sukses i gjithë shqiptarisë.

Kuvendi mban seancë solemne për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtur një seancë solemne më 12 qershor për nder të 25-vjetorit të Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë.

Seanca nisi me këndimin e himnit kombëtar shqiptar dhe himnit shtetëror të Kosovës, si dhe me një minutë heshtje për të gjithë të rënët në luftën e viteve 1998-’99.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur në seancën solemne, tha se hyrja e NATO-s në Kosovë ishte “triumf i të mirës ndaj të keqes dhe triumf i drejtësisë mbi shtypjen”.

Nga lufta në paqe: Fotografitë që dëshmojnë ndryshimin e Kosovës

Më 12 qershor bëhen 25 vjet nga dita kur forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë.

Osmani në fjalimin e saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se NATO solli mesazhin se nuk e kishte harruar Kosovën.

“Ata nuk ishin vetëm ushtarë, ata ishin shpëtimtarë, ata sollën me vete premtimin e lirisë, sigurinë se bota nuk kishe harruar për popullin e Kosovës, dhe vendosmërinë për t’i dhënë fund mizorive të kryera kundër popullit tonë”, tha ajo.

Osmani po ashtu tha se sot Kosova e meriton të jetë pjesë e aleancës së NATO-s.

I pranishëm në seancë është edhe shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), William Walker.

Walker luajti rol kyç në dokumentimin e masakrës në Reçak të Shtimes, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë më 15 janar të vitit 1999. Walker e cilësoi ngjarjen si krim kundër njerëzimit.

Të pranishëm janë gjithashtu edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, si dhe ish-president i Kroacisë, Stipe Mesiq.

Fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova.

Rezoluta 1244 e OKB-së në Kosovë vendosi administratën e përkohshme të OKB-së, UNMIK, për të administruar me vendin e shkatërruar nga lufta, për një periudhë transitore deri në ngritjen e kapaciteteve vendore dhe zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Me hyrjen e trupave ndërkombëtare u mundësua kthimi në shtëpitë e tyre i më shumë se 800.000 refugjatëve, persona të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës, të dëbuar nga shtëpitë e tyre, që po strehoheshin në kampe në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Ndërhyrja ushtarake e NATO-a ndodhi pas gati një dekade përpjekjesh diplomatike ndërkombëtare për t’i ndalur luftërat në ish-Jugosllavi. Në Kosovë, asaj i parapriu Konferenca e Rambujesë dhe e Parisit, ku Serbia refuzoi kompromisin që të ndalte dhunën e forcave të saj në Kosovë.

Në luftën e viteve 1998-’99 janë vrarë më shumë se 13.000 persona dhe janë zhdukur më shumë se 6.000 persona.

Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.

Sipas të dhënave, më shumë se 1.600 persona konsiderohen ende të pagjetur.

Njëzetepesë vjet pas hyrjes në Kosovë, numri i trupave të KFOR-it është zvogëluar dhe aktualisht në vend janë mbi 4 mijë trupa nga 28 shtete të botës.

Sot 25 vite më parë NATO hyri në Kosovë- Nga lufta në paqe, fotografitë që dëshmojnë ndryshimin

Sot bëhen 25 vjet nga dita kur forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë. Mediat botërore, asokohe, pasqyruan gëzimin e qytetarëve të Kosovës kur ata takonin për herë të parë ushtarët e misionit të KFOR-it.

Disa vende që shihen në fotografitë e qershorit 1999 duken ngjashëm edhe sot, por shumica janë transformuar krejtësisht. Por, si duken sot ato lokacione?

1

Kaçanik
12 qershor 1999: Në këtë fotografi të shkrepur më 12 korrik në qytetin e Kaçanikut në jug të Kosovës, shihen ushtarët britanikë, derisa me helikopterë zbresin mbi një urë për të siguruar atë për arritjen e trupave të tjera të NATO-s. Qindra trupa britanike, përfshirë ata elitarë Gurkha, të njëjtën ditë vazhduan rrugën drejt Prishtinës.

6 qershor 2024: Vendi ku është shkrepur kjo fotografi nuk ka ndryshuar shumë as 25 vjet pas. Aty vërehet zgjerimi i rrugës dhe anësoret mbi urë. Disa shtëpi dhe objekte tjera janë ndërtuar ndër vite, si dhe një rrugë është asfaltuar.

1999

Prishtinë 13 qershor 1999: Një tank i rëndë i ushtrisë britanike i njohur me emërtimin “Challenger”, shihet në lagjen Veternik të Prishtinës, një ditë pas arritjes së trupave britanike në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Trupat e NATO-s nisën të marrin kontrollin e Prishtinës pas tërheqjes së trupave të ushtrisë dhe policisë së Serbisë.   5 qershor 2024: Kjo rrugë ka ndryshuar krejtësisht. Përveçse është zgjeruar rruga, janë ndërtuar qindra objekte afariste dhe banimi. Megjithatë, rruga dhe lagjja janë lehtësisht të identifikueshme për shkak se disa objekte në sfond vazhdojnë të jenë ende aty.

 

2024

Prishtinë 13 qershor 1999: Një tank i rëndë i ushtrisë britanike i njohur me emërtimin “Challenger”, shihet në lagjen Veternik të Prishtinës, një ditë pas arritjes së trupave britanike në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Trupat e NATO-s nisën të marrin kontrollin e Prishtinës pas tërheqjes së trupave të ushtrisë dhe policisë së Serbisë.   5 qershor 2024: Kjo rrugë ka ndryshuar krejtësisht. Përveçse është zgjeruar rruga, janë ndërtuar qindra objekte afariste dhe banimi. Megjithatë, rruga dhe lagjja janë lehtësisht të identifikueshme për shkak se disa objekte në sfond vazhdojnë të jenë ende aty.

2

Prishtinë
13 qershor 1999: Një tank i rëndë i ushtrisë britanike i njohur me emërtimin “Challenger”, shihet në lagjen Veternik të Prishtinës, një ditë pas arritjes së trupave britanike në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Trupat e NATO-s nisën të marrin kontrollin e Prishtinës pas tërheqjes së trupave të ushtrisë dhe policisë së Serbisë.

5 qershor 2024: Kjo rrugë ka ndryshuar krejtësisht. Përveçse është zgjeruar rruga, janë ndërtuar qindra objekte afariste dhe banimi. Megjithatë, rruga dhe lagjja janë lehtësisht të identifikueshme për shkak se disa objekte në sfond vazhdojnë të jenë ende aty.

1999

Prishtinë 13 qershor 1999: Ushtarët britanikë derisa shikojnë një objekt banimi kolektiv duke u djegur në Prishtinë. Sipas përshkrimit të fotografisë nga Reuters, kjo fotografi është shkrepur pak kohë pasi trupat britanike ishin sulmuar me armë zjarri nga një pjesëtar i ushtrisë serbe.   5 qershor 2024: Përgjatë viteve shihet se në këtë lokacion është ndërtuar një objekt shkollor, si dhe janë vendosur rrethoja pas zgjerimit të rrugës. Shumë objekte të tjera për banim kolektiv janë ndërtuar në 15 vjetët e fundit.

2024

Prishtinë 13 qershor 1999: Ushtarët britanikë derisa shikojnë një objekt banimi kolektiv duke u djegur në Prishtinë. Sipas përshkrimit të fotografisë nga Reuters, kjo fotografi është shkrepur pak kohë pasi trupat britanike ishin sulmuar me armë zjarri nga një pjesëtar i ushtrisë serbe.   5 qershor 2024: Përgjatë viteve shihet se në këtë lokacion është ndërtuar një objekt shkollor, si dhe janë vendosur rrethoja pas zgjerimit të rrugës. Shumë objekte të tjera për banim kolektiv janë ndërtuar në 15 vjetët e fundit.

3

Prishtinë
13 qershor 1999: Ushtarët britanikë derisa shikojnë një objekt banimi kolektiv duke u djegur në Prishtinë. Sipas përshkrimit të fotografisë nga Reuters, kjo fotografi është shkrepur pak kohë pasi trupat britanike ishin sulmuar me armë zjarri nga një pjesëtar i ushtrisë serbe.

5 qershor 2024: Përgjatë viteve shihet se në këtë lokacion është ndërtuar një objekt shkollor, si dhe janë vendosur rrethoja pas zgjerimit të rrugës. Shumë objekte të tjera për banim kolektiv janë ndërtuar në 15 vjetët e fundit.

1999

Podujevë 18 qershor 1999: Forcat e KFOR-it arritën në Podujevë disa ditë më vonë se në qytetet tjera të Kosovës. Në këtë fotografi shihen fëmijët duke vrapuar pranë një tanku derisa përshëndesin ushtarët britanikë, të cilët sapo kishin arritur në qytet.   6 qershor 2024: Njëzetepesë vjet pas, në të njëjtin vend objekti komunal mbetet thuajse i njëjtë. Sheshi kryesor është zgjeruar dhe janë ndërtuar objekte të reja.

2024

Podujevë 18 qershor 1999: Forcat e KFOR-it arritën në Podujevë disa ditë më vonë se në qytetet tjera të Kosovës. Në këtë fotografi shihen fëmijët duke vrapuar pranë një tanku derisa përshëndesin ushtarët britanikë, të cilët sapo kishin arritur në qytet.   6 qershor 2024: Njëzetepesë vjet pas, në të njëjtin vend objekti komunal mbetet thuajse i njëjtë. Sheshi kryesor është zgjeruar dhe janë ndërtuar objekte të reja.

4

Podujevë
18 qershor 1999: Forcat e KFOR-it arritën në Podujevë disa ditë më vonë se në qytetet tjera të Kosovës. Në këtë fotografi shihen fëmijët duke vrapuar pranë një tanku derisa përshëndesin ushtarët britanikë, të cilët sapo kishin arritur në qytet.

6 qershor 2024: Njëzetepesë vjet pas, në të njëjtin vend objekti komunal mbetet thuajse i njëjtë. Sheshi kryesor është zgjeruar dhe janë ndërtuar objekte të reja./rel

Zelensky kërkon miliarda euro për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy (i dyti nga e majta), kancelari gjerman Olaf Scholz (në mes), dhe pjesëmarrës të tjerë pozojnë për një fotografi në Berlin, 11 qershor 2024.

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se pret që t’i sigurojë miliarda euro nga vendet aleate për mbrojtjen e Ukrainës dhe për rindërtimin e vendit të vet pas luftës. Ai i bëri këto komente më 11 qershor në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Berlin.

Gjermania është nikoqire e konferencës dyditore për planifikimin e rindërtimit të Ukrainës pas përfundimit të luftës së nxitur nga pushtuesi rus, si pasojë e të cilës pjesë të Ukrainës janë rrënuar.

Në këtë konferencë po marrin pjesë 2.000 njerëz nga politika, biznesi dhe fushat e tjera.

“Ne do të largohemi nga kjo konferencë me marrëveshje për miliarda euro për mbrojtjen tonë, në lidhje me prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake në Ukrainë, si dhe për energjinë tonë, për riparimin dhe ndërtimin e një sistemi të ri dhe më modern energjetik”, tha Zelensky në konferencën dyditore që nisi më 11 qershor në kryeqytetin gjerman.

Zelensky i theksoi sulmet ruse në objektet energjetike të Ukrainës, duke shtuar se prej dimrit të kaluar është shkatërruar gjysma e kapacitetit të vendit për prodhimin e energjisë elektrike.

Sulmet e vazhdueshme ruse ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës e kanë detyruar Kievin të vendosë reduktime të rrymës në gjithë vendin.

Zelensky u bëri thirrje aleatëve të Kievit ta furnizojnë Ukrainën me më shumë kundërajrorë, duke thënë se kjo është “përgjigja” për ndaljen e përparimit të Rusisë në luftë dhe për sigurimin e paqes afatgjate.

“Përparësia më e madhe strategjike e Rusisë ndaj Ukrainës është superioriteti në qiell. Është terrori raketor dhe i bombave që u ndihmon trupave ruse të çajnë përpara në fushëbetejë”, theksoi Zelensky, duke shtuar “mbrojtja ajrore është zgjidhja”.

Në një komunikatë të lëshuar para konferencës, ministrja e Ministrisë gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, tha se “edhe gjatë në kohën e tashme të luftës, Ukraina ka nevojë të ndërtojë vazhdimisht shtëpi, tubacione uji, spitale dhe rrjet energjetik”.

Gjermania është furnizuesja e dytë më e madhe e Kievit pas Shteteve të Bashkuara me pajisje ushtarake.

Konferenca e Berlinit po mbahet në prag të takimit të G7-ës në Itali më 13-14 qershor, ku Ukraina do të jetë njëra ndër temat kryesore.

Vendet e G7-ës, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, do të bisedojnë për mënyrën se si t’i përdorin përfitimet nga asetet e ngrira ruse në Perëndim, për ta ndihmuar Kievin financiarisht.

Pas atij takimi, më shume se 90 vende dhe organizata do të përfaqësohen në një samit të paqes në Zvicër në fundjavë, edhe pse Rusia nuk u ftua dhe Kina nuk do të marrë pjesë.

Gjatë një takimi në Letoni më 11 qershor, liderët e krahut lindor të NATO-s thanë se do të “mbajnë qëndrim më të koordinuar” për Ukrainën, kur bëhet fjalë për mbështetjen e saj.

Ndërkohë, forcat ruse i vazhduan sulmet në Ukrainë më 11 qershor. Autoritetet ukrainase thanë se së paku pesë persona u plagosën nga shpërthimet në qytetin Konstantinivka në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck. rel

Vendimi- Reagon kryetari i PD, Sali Berisha: Sot fitoi demokracia, qëllimi ynë i përbashkët, rikthimi i shpresës tek shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhene nje mesazh per te gjithe demokratet, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Mesazhi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mesazh për anëtarët dhe mbështetësit e PDSH!

Të dashur demokrate dhe demokratë, simpatizantë dhe simpatizantë të PD.

Sot është dita të falënderoj dhe të përulem me respektin më të madh para çdo demokrateje e demokrati që shkroi historinë në kuvendin e 11 Dhjetorit!

Kjo nuk është historia e Sali Berishës, por historia e demokracisë dhe opozitarizmit, është mishërimi i aksiomës se Zoti është me qëndrestarët dhe guximtarët!

Askush më shumë se demokratët nuk e kanë provuar këtë përgjatë këtyre 30 viteve, ne 1992 në rrëzimin e diktaturës, në 97 përgjatë rebelimit të kuq, por dhe sot ku pavarësisht presionit padrejtësive e kërcënimeve ata ja dolën, as të mos kapen, as te mos shiten dhe mbi të gjitha të mos zhduken!

Qëndruan për Flamur!

Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet.

Por sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike me Flamurin e saj pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre!

Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar!

Sot duhet të bashkohemi rrethe Flamurit te pamposhtur të betejave tona.

Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por demokracia. I vetmi i humbur sot është Edi Rama.

Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë bashkimi për rrëzimin e tij dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët për të realizuar së bashku rotacionin e vonua, shpëtimin e Shqipërisë!

O sot o kurrë! sn


Send this to a friend