Flirt H2
VOAL- Treni me hidrogjen i ndërtuar nga prodhuesi zviceran Stadler Rail ka bërë debutimin e tij në shina. Ditët e fundit bëri një udhëtim për në Schaffhausen, fare pak larg nga kufiri me Gjermaninë. Falë motorit të tij, i cili punon me karburant që nuk lëshon substanca të dëmshme, ai është i destinuar të zëvendësojë lokomotivat me naftë që qarkullojnë aktualisht në linjat jo të elektrifikuara.
Ndër të parët e interesuar për zhvillimin e trenave të hidrogjenit janë Shtetet e Bashkuara, ku ka një rrjet hekurudhor prej mbi 200,000 kilometrash nga të cilët më pak se 1% është elektrifikuar. Dhe ekzemplari i parë i Flirt H2 do të qarkullojë në Shtetet e Bashkuara: vitin e ardhshëm do t’i furnizohet Autoritetit Transit të Qarkut San Bernardino. Ai do të përdoret në linjën rreth 15 km që lidh qytetin me Universitetin Redlands.
Kolona me dy vagona (por modeli me energji hidrogjeni mund të ketë edhe katër) do të bëjë të paktën 16 udhëtime në ditë për një total prej rreth 500 kilometrash në ditë. Ato do të mbulohen pa pasur nevojë të mbushen me hidrogjen, falë një PowerPack që përdor qelizat e karburantit dhe bateritë modulare që mund të përshtaten me kërkesat e profileve të ndryshme të funksionimit.
Aty ku ekzistojnë linja elektrike ajrore, trenat Flirt H2 mund të pajisen gjithashtu me një pantograf të montuar në çati për të punuar drejtpërdrejt me energji elektrike, duke kursyer hidrogjen. rsi-eb