URËS
-Ana veriore Mitrovicë-
Urës nuk ia sosa unë miden
Sa ia sosi ai tjetri,
Parmaket e ardhmërisë.
Diellit as që i vënë mendja
Njësoj për te dy anët
veç kanibalizmi
pa droje i ndërron teoritë.
Ardhmërija e parmakeve
Hija.
NE QILAR
Ne qilar
maza
Se bashku me mykun
Për t’i mahisë plagën
Qe më lë ai tjetri,
Po dera u prapëtua
krahu tjetër
Ne të kundërten e saj
Ikte dielli.
Mes kahjeve tjera
Vinte Çehre dylltë.
NE KREVAT
Hëna rrëzelliste rreptë
tej pishe
Dola nga fetuesi
Zgjedhjet janë
Këto ditëshme
Po disi po më
Prapështohet udha.
Fetusi s’ish pa ombrellë
fetuesi
ish kërpudha
Plenci qelbet
Sa e ftohet udha.
ME FARFURITJE KRISTALESH
Ti bije ka fafosi
Duhet te marr burim
Energjie te akulumatorit
Ose helme zinkimi
Për ta projektuar mbijetesën
Po i rashë
Kah bairi
Drojë shembet
Varri i kanxhallozit rus
Ka han vetveten
Pse më e shurdhët
I rri urdhëresa vrastare.
Për ti dal ne krye
Autostradës se re
Shkup e deri ne Toplik
Me farfuritje kristalesh
More deshe o nuk deshe
Me ari do t’i kemi edhe strehët tona.
MALLI QË ME DJEG
Bijes sime Veneres dhe nipit Miltonit
Dera sapo hapur
Me sjell pranverën
Kur e shoh
Time bije Venerën.
Retë s’duken
Qiellit,
Kur Miltoni
Ligjëron më
Zë bilbili.
Udhët tjera
Kanë shteg.
Pa u pjek me ta
Zjarri më djeg.
Dielli i qiellit
Po zhuritës malli
Si prushi i hirit….
TRAKTATI I VJETËR
Ne katin e dytë nuk është e domosdoshme te jem atje
As te zbresë me kushedi ç’farë urdhëri pagan
Te me lejohet te shikoj vransirën e fytyrës se qiellit njeri
Dhe dara nofull ne shtrengim te ri.
S’është urdhër deomos te rri ne përdhesë me kaki te ndezur
Mund te flas si një njeri apo lypës i gjithë universit
Se gjethet kërleshën si stuhi dhe nuk bie shi
Prapë gjej rehati ne kulinari llafeve
Dhe rri me shumicën bajate po i vetmuar
Se zogjve stina u ka përfunduar
Me tej nuk rri as ne katin e parë para llogaridhenjëve djallëzore
Pse a nuk është pa obligim detyrimi zyrtar kapricoz
Bari veç ka vë rrethoja hardall e ujrat e zeza fluturim ne truall
Pema moti shikon me habi traktain e vjetër
Merr poza gaditu si urdhër ushtaraku ne kazermat si kerma
Loja vazhdon lojen , dhe prronjët buqasin ne festën e kaqave
Kaqave qe janë gjembaqe dhe ruajn iriq
Nuk është çdo here derë e hapur për hyrje qe përthurën këmbet
E për kaptiell I ruajmi dhëmbet
Se leqeve na thyen udhën e shtruar e kishin lëmën
Nuk është e domosdoshme qiellit
Me fytyrë njeriu t’ia fshehim rrëngun…
ORROSPI
Ne gjetsha kallamin e misrit pa kokrra
Do ta hudhi mbeturinave
Assesi ne kopshtin tim.
Ne gjetsha rrepën e sheqerit boshe
Do ta hedhi kalldremëve te kujave
Assesi ne itenerarin tim
Tutje gjithçka e përthekon natyra
Dhe varri e ruan pa vazion…
ARABAXHIU
Kush po I vë hunjët
Tej përtej përroit
Shtegun po ma
Lë në terr.
Tjetra fushë
Ariuxhiu sherr
Tepsinë e blerë
Qeder.
Përroit hunjët dikush po I krasit
Si shtaga krecke po shembën për ditë.
Veç tash veç
Arixhiu ka ikë….
KËRPUDHË E MËNUJEVE
Skilja këmishbardhë u ngjitë salloneve
Me delikatesë joshese
Kërpudhë qe begaton mënyjen
Prej qilles pik si yll.
Matan sallonit në një tjetër aheng
Tundet shalet për poete
Qershizëqe dekoron tortën
Ah bre sytë I vëzllijnë
Dhe prapë ne sallon
Lulet e dekorimit janë aq te hijshme
Po jo sa buzëqeshja e saj dekadente
Ta dini rri maramë ne dorën e kamarjerit
Për ti fshirë njerzimi fytyrat dhe durët.
Ah bre sytë I mbyllën
Prej kënaqësisë …
LIRSHËM MUND TE LËVIZIM …
Mund te levizim I lirshëm ne Plluzhinë e Ticë me lashtësi Arkeologjie
A po ne Rezallë as ndër varre s’përmendet gjakmarrja assesi plaga
Dhe ne Likovcin e UÇk –së tashë u vëhen emrat e luftëtarëve fëmijëve
Dhe ne Murgën e moçme sa vet bota
Po nuk mund te kalosh rrepësisht është e ndaluar
Deviqi I përgjakur qe e dëgjoi tërë bota
Aty verdikt japin popat .
Mund te Kalosh lirshëm Radishëven heroike te Shotës
Po s’mund te lëvizësh ta zëmi ne Banjë te Runikut
Ku bozhoviqet e përtrinjë sehirin
Ne Kuqicë lëvizë lirshëm deri te Kishë e jona ,kisha e Prekocit
Ligjet na I vë rrënja e Zubin Potokut
Po s’guxojmi ti prekim dardhat e Dobrit
Dhe në MItrovicë , ne veri krismat bëjnë dekorin
Lirshem po lirshem mund te lëvizim
Nuk nuk na pengon maçorri….
Komentet