VOAL

VOAL

Toponimet shqipe në Sanxhak dhe Bosnjë – Nga ISMET AZIZI

August 23, 2015

Komentet

Long Neptun ukrainas, “mund të godasë Moskën”

Zelensky bëri të ditur se raketa e re me rreze të gjatë në dispozicion të Ukrainës “është përdorur me sukses në luftime”VOAL- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zbuluar se vendi ka testuar me sukses në luftime raketën e re të prodhimit vendas, Long Neptun, me rreze veprimi prej 1000 kilometrash. Këtë e kanë raportuar mediat ukrainase. Kjo do të thotë se raketa e re me rreze të gjatë është e aftë të godasë drejtpërdrejt Moskën.

“Long Neptuni i gjatë është testuar dhe përdorur me sukses në luftime,” tha Zelensky. Falë zhvilluesve tanë ukrainas, prodhuesve dhe ushtrisë. Ne vazhdojmë të punojmë për të garantuar sigurinë e Ukrainës”, shtoi ai.

Sipas kanalit ukrainas Telegram Exilenova+, sulmi i së premtes në rafinerinë e naftës Tuapse mund të jetë kryer nga Neptuni i ri, i cili është një version i përmirësuar i atij që fundosi kryqëzuesin rus të Flotës së Detit të Zi Moskva në prill 2022. RSI

Tragjedia në RMV! Reagon Begaj: I tronditur nga ngjarja. Lutemi që të lënduarit të shërohen

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një zjarr shpërtheu në një diskotekë, duke shkaktuar humbjen e jetëve të të rinjve dhe lëndimin e shumë të tjerëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shprehu tronditjen e tij për ngjarjen dhe shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjarët e viktimave, si dhe për popullin e Maqedonisë së Veriut.

Ai gjithashtu tha se lutet për shërimin e shpejtë të të lënduarve, duke shpresuar që dhimbja në qytetin e Koçanit të lehtësohet sa më parë.

Postimi i presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj:

I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Ngushellimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit. bw

Vuçiç do të japë dorëheqjen ?

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç mund të japë dorëheqjen. Në dhjetë është njoftuar se do të dalë në kanalin televiziv publik në një konferencë të jshtëzakonshme.

Duket se protestat massive prej muajsh që kanë trazuar Serbinë, me sa duket kanë tronditur edhe themelet e pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Teksa po përballet me zemërimin e mbi 100 mijë protestuesve, Vuçiç do t’i drejtohet kombit në një konferencë të jashtëzakonshme në orën 22.00, shkruajnë mediat serbe.

Por a përkthehet kjo konferencë në një lajmërim dorëhqjeje të presidentit serb Vuçiç?!

Protesta po zhvillohet në lidhje me tragjedinë e nëntorit në qytetin e Novi Sadit, ku 15 persona humbën jetën kur u shemb tenda e ndërtesës së stacionit të trenit.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, numri i pjesëmarrësve në protestën në kulmin e saj të shtunën ishte 107,000 persona dhe nuk pati asnjë incident të rëndë.

Aksioni në Beograd përfshin studentë që më parë ishin nisur drejt kryeqytetit nga qytete të tjera në këmbë dhe me biçikletë. Të premten në mbrëmje, ata që arritën në kryeqytetin e Serbisë u pritën nga njerëz me mendje të njëjtë. Aksionit iu bashkua edhe një kolonë me traktorë. Mbështetësit e autoriteteve të vendit dolën gjithashtu në rrugë.

Protestat në Serbi po vazhdojnë tash e disa muaj, në janar, kreu i qeverisë serbe, Millosh Vuçeviç, njoftoi dorëheqjen në lidhje me to.

Protestuesit kërkojnë publikimin e dokumenteve, në lidhje me rindërtimin e ndërtesës së stacionit të trenit në Novi Sad dhe që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi.

UGSHPD: KUR ATSH-ja SHNDRROHET NË “TIK TOK” (Rrugaçi i lagjes apo rrugaçi i politikës? Atëherë qytetarët e kuptojnë që kjo propagandë duhet shkulur)

Përfytyroni që mes kulmit propagandistik “të arritjeve” të Rilindjes Socialiste me rastin e Ditës së Verës, në Elbasan aty ku bashkohen infrastruktura e dalë nga tunelet zgjedhorë të jugut dhe verilindjes (Llogora 2024 dhe Murrizi 2025), elita socialiste  jo vetëm që i bën jehonë përzgjedhjes së deputetëve në lista, apo pret diplomatë, komisionerë të BE-së, numëron turistë dhe mban premtime Evropa 2030, por ekzaltimi i suksesit dhe festës e nxjerr blof edhe kreun e qeverisë Rama i cili e ëndërron mandatin e katërt dhe prej saj nuk del pa bërë gafa trashanike.
Ndoshta të verbuarve nga propaganda ky cilësim nuk kapet. Mbase edhe shijohet në trendin facebook pas mbylljes së tik-tok, por për një auditor shqiptarësh në diasporë këto cilësime naive nuk janë thjeshtë gafa, por më shumë janë fyerje që dalin nga Rama ndaj kundërshtarëve politik për shkak të nervozitetit dhe afrimit të ditës së zgjedhjeve, 11 Majit.
 
Gafa 1
Kur ATSH (agjencia zyrtare shtetërore e lajmeve) “detyrohet” dhe del me titullin; Rama për koalicionin e opozitës: Tuneli madhështor i fitoreve imagjinare” dhe më tej merr përsipër dhe shtjellon tendencën e ironisë së kryeministrit Rama si: Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish sot me bufin e kënetës, koalicionin e opozitësKryeministri publikoi në rrjetet sociale një video në të cilën shfaqen pesë bufë.“Ja edhe tuneli madhështor i fitoreve imagjinare…”, shprehet Rama krahas videos duke ironizuar deklaratën e kreut të PD-së i cili e quan koalicion si “më cilësorin që është paraqitur ndonjëherë para elektoratit shqiptar”.
A ka ky status hibrid lajmi ndonjë gjë më pak se sa dalja nga kufijtë humorit të përsëritur që shkon në fyerje?
Në të vërtetë përmbajtja e videos që nuk bëhet më play në faqen e ATSH, pesë bufët i shoqëronte një zë i montuar nga fjalimet e Sali Berishës. Por Rama veç sa hedh idenë për t’u kënaqur me ngacmimin sepse plagjiatura ose thënë pa dorashka vjedhjen e pronës krijuese të dikujt tjetër nga rrjetet sociale sepse ka plot gjithmonë nga ata rreth  e rrotull që grabisin pas shpinës së tij dhe ju vjen më pas fatura e ndëshkimit.
Pikërisht tek ky status-lajm hibrid në ekip të propagandës nuk ka as monitorues për të qortuar “rrugaçin e lagjes dhe të politikës”, por as edhe barazi kundërpërgjigjesh me të njëjtën monedhe sepse në krye janë AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive), “Shurdh e qorr se çfarë u ndodh majtas”. Një fakt dihet që deri në zgjedhje këta monitorues vigjilentë, do të flenë për Ramën.
Gafa 2 dhe 3
Të ngrohtë në brendësinë e tunelit, një shkrepje e ministrit Ulsi Manaj në drejtësinë e tunelit, sikur rrëfen një mendim të pakryer, ose ndoshta shprehja e tij dhe titulli është sakatuar nga duart e redaktorëve të nxituar dhe të paaftë të ATSH-s. Pra përpiqesh ta zbërthesh titullin apo idenë kur shkruhet :”Hapja e tunelit të Murrizit, Manaj; “Dibra dhe Tirana më në fund një” (?!). Një çfarë se nuk po e kuptojmë ku po del… por atë e lidh mençuria e sajesave të Ramës në një tjetër titull me kryefjalë tunelin; “Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane“. Një titull që i është përkushtuar enkas një foto e udhëheqësit që takohet me banorët. Por po t’i lidhësh titujt do të zbulosh thelbin e mendimit të mbrapshtë për të ironizuar njerëzit e thjeshtë. Pra Dibra një lagje e Tiranës sipas vazhdimit të ministrit Manaj dhe më tej pasaportizimi tashmë evropian nga Rama. Ky është një cinizëm që vë në lojë “provincialitetin” e popullsisë duke krijuar terma e koncepte pa lidhje logjike, por që kanë një mjegullim elektoral në popullsinë e mashtruar me premtime.
“Pasaportizimi”(?!).
Pasaportizimi është një term që fëmijët e shkollave në atë përurim tuneli nuk e kuptojnë, mbase e kanë harruar dhe prindërit e tyre, por nuk e kanë harruar kurrë se si gjyshërit dhe gjyshet pensionistë se çfarë vlere kishte pasaportizimi i kohës së diktaturës. Këtë që ministrit Manaj i është këputur nga titulli, tre mandated e shkuara e që tani pas tunelit Dibra i bëhet një lagje e Tiranës.
Një mendësi e mbetur diferencimi për popullsinë qytet-fshat që trashëgojnë elita e Rilindjes Socialiste nga paraardhësit punistë.
Çfarë kulmi cilësor i pa ndryshuar në disa politikanë?!
Qytetarë të botës së lirë me pasaporta zyrtare/diplomatike.
Por në se Rama e bën nga humori “i shkujdesur” një gjë është e qartë se zgjuarsia dibrane i kap thumbat. Mbase vjen koha dhe do t’ja kthejnë me votë përgjigjen qoftë talljes dhe qoftë ironisë, të cilat karakterizonin gjithë dialogun e ndërtuar në “Sy m’sy” të kuruar aty ku duhet në mesazhet për zgjedhësit.
Për të treguar realisht anën psikologjike të shpjegimeve që merr Rama në përurimin e tunelit të mjafton ky citat propagandistik; –Sot jam çliruar nga një makth i vërtetë. Tuneli i Murrizit, një kurth i paparë i natyrës ku thashë “ramë” dhe s’kemi për të dalë më. Kur puna po ecte mirë e bukur, plasën ujrat dhe na morën peng duke na i shtyrë afatet e përfundimit, pa afat. Sot mbaroi odiseja e pafundme që u bë tamam si një betejë për të marrë një kala që nuk dorëzohej. Tani, stafi që merret me këtë kronikë, mezi ka gjetur disa komente problematike në postimin e sotëm të hapjes së tunelit. Faleminderit të gjithë atyre që nuk i kanë kursyer mesazhet pozitive sot”. 
Rama me një zhargon vjedhësi anekdotash që kërkon të bëhet i besueshëm duke shkaktuar të qeshura lë të kuptosh se nuk është tuneli një kurth ku bie (Tuneli i Murrizit, një kurth i paparë i natyrës ku thashë “ramë” dhe s’kemi për të dalë më.), tuneli të zë dhe po pate forca dhe ndihmë del. Por ai kurth që bie siç kanë rënë ministrat e listave të PPP-ve dhe nuk dalin më, quhet gropa e korrupsionit.

Tuneli, Dita e Verës dhe cinizmi i kryeministrit me aleancën opozitare lehtësisht janë tema të propagandës që ATSH-në e kanë shndërruar në platformën e rrugaçit të politikës. Monitoruesit në Kuvend, në institucione dhe KQZ, media dhe publiku duhet të bëjnë presionin e duhur kundrejt këtyre standardeve që një autokrat ja ka krijuar dhe ja njeh të ligjshme vetes.

 

 

14 Mars, 2025

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Sot protesta kundër mbylljes së TikTok, premtohet rikthimi i rrjetit social

Sot, Partia Demokratike organizon një protestë kundër vendimit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama për mbylljen e TikTok.

Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka shprehur kundërshtinë e tij duke e cilësuar mbylljen e këtij rrjeti social si një formë censure, duke e krahasuar me periudhën komuniste. Ai shtoi se TikTok duhet të rikthehet para datës 12 mars.

Berisha theksoi se kjo protestë është një reagim ndaj censurës dhe duke akuzuar Ramën se po ndalon përdorimin e një aplikacioni modern dhe të preferuar nga rinia, siç është TikTok.

Ai u bëri thirrje të rinjve, nxënësve dhe studentëve që të bashkohen në protestë më orën 19:00 në sheshin “Skënderbej” të Tiranës për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe të drejtat e tyre në internet.

“Të protestojmë në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, të gjithë të rinjtë. Ju kalorës mbrojtës të saj, të mblidhemi të gjithë për të mbrojtur lirinë e shprehjes”, tha Berisha. sn

Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri me standarde të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, gjatë intervistës në studion e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

 

Arton Konushevci

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri me kapacitete të plota është duke u bërë më shpejt seç ka qenë e planifikuar, sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ai konfirmon se numri i pjesëtarëve të FSK-së tashmë ka kaluar 4.300 dhe se, brenda vitit të ardhshëm, pritet të arrijë mbi 5.000.

Intervista e plotë:

FSK-ja është në proces të transformimit në ushtri që nga viti 2018.

Në fund të tranzicionit, më 2028, ajo parashihet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë – prej tyre 5.000 aktivë, të tjerët rezervistë.

“Objektivat tona po realizohen më shpejt seç ka qenë e planifikuar fillimisht – gjë që tregon përkushtimin tonë ndaj zhvillimit të FSK-së”, thotë Maqedonci.

Sipas tij, forca ushtarake është duke u ngritur sipas standardeve të NATO-s – aleancës 32-anëtarëshe, ku Kosova mëton të anëtarësohet.

Ai thotë se pjesëtarët e saj janë duke u trajnuar në akademitë ushtarake të NATO-s dhe duke zbatuar doktrinën e saj.

Për më tepër, shton Maqedonci, “të gjitha blerjet tona ushtarake realizohen nga vendet anëtare të NATO-s”.

“Ky është një standard, i cili garanton pajisje cilësore dhe përputhshmëri të plotë me sistemet e aleancës”, thekson ai.

Sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, ministri vlerëson se Kosova ka kapacitete shumë më të avancuara, krahasuar me disa vite më parë.

Për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, ai nuk jep detaje se çka prej armatimit posedon vendi, por, mes tjerash, përmend “një flotë të dronëve Bayraktar” dhe “sisteme të tjera të fluturakeve pa pilotë”.

“Ne kemi prokuruar sisteme të ndryshme nga vende të ndryshme dhe disa prej tyre janë të përafërta me Javelin-in”, thotë Maqedonci, duke iu referuar sistemit kundërajror amerikan, i cili ka aftësi të avancuara kundër mjeteve të blinduara.

Vitin e kaluar, Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e 200 kundërajrorëve të tillë dhe Maqedonci thotë se, aktualisht, është duke u bërë pagesa e tyre.

“Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së i ka zbatuar të gjitha procedurat e prokurimit dhe ne jemi tashmë në fazën e ekzekutimit të pagesave. Gjatë këtij viti, pritet të arrijë një sasi e konsiderueshme e këtyre raketave”, thotë ministri Maqedonci.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur nga fillimi transformimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe NATO-ja, e cila insiston që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si: reagimi ndaj krizave apo mbrojtja civile.

Në këtë organizatë, ku vendimet merren në mënyrë unanime, janë katër vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania.

Por, Maqedonci thotë se “shumica e vendeve anëtare të NATO-s e njohin FSK-në me mandatin e saj ushtarak”.

“Ne po punojmë që në të ardhmen e afërt, NATO-ja t’i njohë ndryshimet tona ligjore – çfarë do të mundësonte edhe një përfshirje më të madhe të FSK-së në operacionet e përbashkëta të NATO-s”, thotë ai.

“Për ne është thelbësore që SHBA-ja – si partneri ynë kryesor strategjik – së bashku me vendet kryesore të NATO-s, të kontribuojnë në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse”, shton ministri kosovar i Mbrojtjes.

Praninë e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë, ai e përshkruan si një faktor kyç në “zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit”.

“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe t’i bashkërendojmë veprimet tona me KFOR-in dhe NATO-n për të siguruar zhvillimin e duhur të sektorit të mbrojtjes”, thekson ai.

Në vazhdën e zhvillimeve të fundit gjeopolitike, ministri thotë se për katër vjetët e ardhshëm, parashikohet një buxhet prej mbi 1 miliard eurosh për mbrojtjen e Kosovës.

Edhe në katër vjetët e kaluar, buxheti për këtë sektor ka shkuar duke u rritur – nga 67.3 milionë euro në vitin 2021, në 207.8 milionë euro këtë vit.

Këngë, aktivitete, ballokume dhe ngjyra- Si u festua Dita e Verës në disa nga qytetet shqiptare

 

Me këngë, valle, plot gaz, hare dhe ngjyra, kështu iu urua mirëseardhja Ditës së Verës në të gjithë vendin.

Qyteti i Elbasanit mbetet kryeqendra e festimeve për Ditën e Verës, ku qe nga fillimi i javës u zhvilluan aktivitete dhe koncerte, të cilat kulmuan më 14 Mars. Banda Frymore e qytetit mbajti një paradë në sheshin kryesor të Elbasanit, ndërsa fëmijë e të rritur u bënë pjesë e aktiviteteve të shumta. Sipas traditës, amvisat elbasanase kishin përgatitur ëmbëlsirën tradicionale të kësaj feste, ballokumen, e cila gjendej në çdo stendë të panairit te kulinarisë të ngritur në qytet. Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, si dhe emigrantë të shumtë iu bashkuan festës në Elbasan.

Edhe në Tiranë u kremtua Dita e Verës, ku qytetarë të shumtë iu bashkuan festës së organizuar në kryeqytet. Vëmendja më e madhe në këtë ditë iu kushtua fëmijëve, të cilët vunë veroret dhe shijuan atmosferën festive të ditës që shënjon ardhjen e pranverës.

Festimet për Ditën e Verës në juglindje të vendit nisën mbrëmjen e 13 marsit, ku sipas riteve pagane u ndezën zjarre që simbolizojnë largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Festimet vijuan edhe përgjatë 14 Marsit.

Gjirokastra mirëpriti Ditën e Verës me një atmosferë të ngrohtë, duke e shndërruar Parkun Natyror të Viroit në qendrën e aktiviteteve për të gjithë të pranishmit. Festimet nisën me koncertin e fëmijëve, ndërsa panairi i ushqimeve tradicionale tërhoqi vëmendjen e vizitorëve.

Edhe në Durrës e Vlorë u mbajtën aktivitete të shumta, ku dy qytetet bregdetare janë veshur me petkat e pranverës, për të mirëpritur kështu turistë nga e gjithë bota.

Me ngjyrat e pranverës, plot këngë dhe valle u kremtua Dita e Verës edhe në Lushnje e Kavajë, ku performancat artistike të fëmijëve i dhanë jetë kësaj feste. bw

Presidenti Bajram Begaj uron “Ditën e Verës” me shportën e ballokumeve të Elbasanit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zgjedhur të urojë sot qytetarët për Ditën e Verës, me gatimet tradicionale të qytetit të Elbasanit, sic janë ballokumet.

“Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqytetit shqiptar të festimit të kësaj dite!” – është mesazhi i postuar  në profilin në facebook të presidentit të Republikës.bw

Rreziku i pensioneve- Borxhi i sigurimeve shoqërore arrin 244 mln euro, nuk paguajnë as institucionet publike

Të punësuarit aktualë rrezikojnë të humbasin pensionet në pleqërinë e tyre, pasi shumë prej punëdhënësve edhe në entet publike nuk i paguajnë sigurimet shoqërore duke bërë që stoku i borxhit në këtë zë të rritet vit pas viti.

 

Në raportin vjetor të vitit 2024, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se borxhi tatimor në formën e sigurimeve shoqërore të papaguara arriti në 24.4 miliardë lekë me rritje vjetore 8.4 për qind.

Rritja progresive e borxhit ndaj sigurimeve po vjen në raport të zhdrejtë më angazhimin e qeverisë, e cila ka ndërmarrë një fushatë që vitin e kaluar për të luftuar punën e zezë në kuadër të një reforme në proces për skemën publike të pensioneve.

Teksa pensionistët shqiptare kanë pagesat më të ulëta në Rajon dhe shumë poshtë minimumit jetik bizneset dhe entet publike rrisin viti pas viti detyrimet e papaguara të sigurimeve.

Ekspertët të Institutit të Sigurimeve Shoqërore pohojnë se ndryshe nga detyrimet e tjera që shtetit mund t’i krijohen nga mos-pagesa e taksave të tjera, efektet negative që ka borxhi i sigurimeve shoqërore janë të shumëfishta. Dëmi në përfitime në vlerë monetare është shumë më i madh se pagesa e kryer tani dhe, nga ana tjetër, pasojat sociale që u krijohen personave janë të pamatshme.

Në vitin 2014 kur qeveria Rama 1 nisi punën gjeti 9 miliardë lekë borxhe të papaguara nga qeverisja e djathtë.

Më zbulimin e këtij detyrimi dhe shlyerjen e tij një seri rregullash dhe ligjesh u miratuan me qëllim më qëllim që të mbyllej rrjedhja e krijimit të borxheve të reja. Të dhënat e fundit tregojnë se stoku i detyrimeve për sigurimet e pa-paguara ndërmjet 2014-2024 u rrit me 171 %.

Detyrimet u përkasin si enteve publike dhe pushtetit lokal ashtu edhe bizneseve private. Nëse bizneset nuk paguajnë në kohë detyrimet për punonjësit, llogaritë bankare të tyre bllokohen. Për institucionet shtetërore, puna ndryshon. Llogaritë bankare të ndërmarrjeve të ujësjellësit është vështirë të bllokohen për shkak të funksionit strategjik që kanë në shërbimet ndaj publikut.

Toleranca ndaj enteve të shtetit është “zyrtarizuar” pasi shteti presupozohet që të shlyejë detyrimet në një moment të dytë, pasi ka krijuar borxhin.

Ndryshimet që janë bërë në ligjin e proceduarve tatimore lejojnë pagesën me këste të detyrimeve të prapambetura të bizneseve. Por kjo praktikë nuk vlen për pagesën e borxheve të sigurimeve shoqërore.

Marrëveshja për pagesë me këste mund të lidhet për detyrime tatimore të vendosura nga administrata tatimore për një vlerësim tatimor të kryer, sipas nenit 68, si dhe për detyrime tatimore të vetëdeklaruara nga tatimpaguesi.

Përjashtimisht, administrata tatimore nuk hyn në një marrëveshje të pagesës me këste për detyrim tatimor të vetë-deklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” thuhet në ligjin e procedurave tatimore./ Monitor

VOA- “Situata kritike” në landfillin e Sharrës paralajmëron një krizë të re mjedisore

Klodiana Lala, Zëri i Amerikës Birn

Në Tiranë, një krizë e re mjedisore është në prag për shkak të ezaurimit të kapaciteteve në landfillin e Sharrës, thuajse dy vjet pas sekuestrimit të tij për shkak të skandalit korruptiv të inceneratorëve. Pesë bashkive që depozitojnë mbetjet në Sharrë u kërkohet që të fillojnë ndarjen në burim, një proces i kushtueshëm dhe i pamundur për t’u realizuar në një kohë të shkurtër.

Gati dy vjet pasi u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme, landfilli i Sharrës në periferi të Tiranës ndodhet në një situatë kritike. Mbetjet e groposura prej vitesh nga pesë bashki të vendit kanë krijuar një mal të lartë mbeturinash, ndërsa makineritë e tonazhit të rëndë përpiqen që të krijojnë hapësira të reja për depozitim.

Sipas një shkrese që administratori shtetëror i kompanisë “Integrated Energy”, Indrit Karaj, u dërgoi në shkurt pesë bashkive të Zonës së Trajtimit të Mbetjeve Tiranë, kapacitetet depozituese në këtë landfill janë në prag të ezaurimit. Ai ofroi si zgjidhje ndarjen e mbetjeve në burim për të shmangur një emergjencë të re me pasoja të rënda mjedisore.

“Ezaurimi i kapaciteteve do të sillte pamundësimin e pranimit të mbetjeve dhe do të përballeshim me një situatë kritike, e cila do të kërkonte zgjidhje alternative nga ana juaj për të garantuar depozitimin. Të ndodhur përballë kësaj situate problematike, lutemi në bashkëpunimin tuaj për të nisur me zbatimin e praktikave për ndarjen e mbetjeve në burim….,” thuhet në dokument.

Ndarja e mbeturinave në burim nënkupton që çdo familje të diferencojë për qëllime riciklimi plastikën, qelqin, letrën dhe llojet e tjera të mbetjeve, duke reduktuar sasinë që dërgohet për asgjësim në landfill. Por ky proces kërkon investime në infrastrukturë dhe ndërgjegjësimin e publikut, dhe ndonëse është e përcaktuar në ligj, nuk është realizuar asnjëherë në Shqipëri.

Gjatë dekadës së fundit, strategjia e menaxhimit të integruar të mbetjeve u la në harresë, pasi qeveria e kryeministrit Edi Rama vendosi të shpenzonte miliona euro për ndërtimin e tre incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Tre kontratat koncesionare përbëjnë një ndër aferat më të mëdha korruptive të viteve të fundit, ndërkohë që inceneratorët ose nuk funksionuan, ose nuk u ndërtuan asnjëherë si në rastin e Tiranës.

Landfilli i Sharrës është venddepozitimi më i madh në Shqipëri dhe pranon mbetje nga bashkitë e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Vorës dhe Kamzës. Detyrimet ndaj kontratës koncesionare, që mbahet ende në fuqi, kanë sjellë rritje të kostove për bashkitë, ndërkohë që asnjëra prej tyre nuk ka zgjidhje alternative për depozitimin e mbetjeve.

Në Bashkinë e Kavajës është ngritur një grup pune për të adresuar shqetësimet e administratorit të landfillit të Sharrës, por ndarja e mbetjeve në burim konsiderohet e pamundur për t’u realizuar në një kohë të shkurtër.

Sekretari i Përgjithshëm, Arti Çiçolli i tha BIRN se ndërsa shpenzon 1.2 milionë euro në vit për depozitimin në Sharrë, bashkia e Kavajës e ka të pamundur të investojë para të tjera për riciklimin.

“Shteti shqiptar ka pasur historikisht një strategji të vetën për ndarjen e mbetjeve në burim, por nuk është realizuar në asnjë bashki dhe në asnjë moment. Dhe tani t’u shtosh këtyre kostove edhe një kosto tjetër të ndarjes në burim, këtu është një projekt i dështuar në thelb,” tha Çiçolli.

Për ekspertët e mjedisit, emergjenca mjedisore e shkaktuar nga afera korruptive e inceneratorëve ishte e pritshme dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveria.

“Menaxhimi i Sharrës do të duhej të kishte filluar që dy vjet më parë, sot jemi shumë vonë. Në momentin që filloi konfiskimi i Sharrës, do të duhej patjetër nga qeveria që të mendohej se si do të funksiononte ky aset. Sepse nuk është projektuar si landfill, është projektuar për të qenë incinerator dhe nuk mund të zgjaste pafundësisht,” thotë Ornela Çuçi, eksperte e mjedisit dh eish.zv.ministre.

“Menaxhimi i mbetjeve ne Shqipëri është sot më kaotik se 10 vjet më parë, pikërisht për këtë arsye. Pasi ne nuk mund të përdorim landfillet dhe kapacitetet ku është investuar sot shteti shqiptar. Janë të mbinbgopura,” përfundoi ajo.

Zelensky e lavdëron marrëveshjen për paqe, thotë se tani i takon Rusisë të bëjë paqe

Radio Evropa e Lirë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se marrëveshja për armëpushim 30-ditor, që Kievi e nënshkroi në bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara në Arabinë Saudite, mund të përdoret si draft për një marrëveshje më të gjerë dhe shtoi se tani i takon Rusisë të vendosë nëse dëshiron të angazhohet në procesin e paqes.

“I takon Rusisë të vendosë se çfarë do të ndodhë tutje, nëse ajo dëshiron ta vazhdojë agresionin e vet kundër Ukrainës apo jo”, tha Zelensky në një konferencë për media të mërkurën.

Lideri ukrainas i lartësoi bisedimet që rezultuan me propozimin për armëpushim dhe tha se nevojitet nënvizimi i hapave të mëtejshëm, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për paqe afatgjate, me garanci të sigurisë për Ukrainën, për t’i dhënë fund luftës trivjeçare.

Zelensky u tha ukrainasve të përgatiten për “presion të fortë informativ” dhe tha se “Rusia do të bëjë gjithçka për ta përçarë Ukrainën me Shtetet e Bashkuara”.

Moska deri më tani ka refuzuar të komentojë për hollësitë e propozimit për armëpushimin 30-ditor, dhe nuk është e qartë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për këtë marrëveshje.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska do të presë derisa të marrë më shumë të dhëna të hollësishme nga Uashingtoni, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Uashingtoni “do t’i kontaktojë rusët” sot.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha gjithashtu se do të flasë me Putinin në ditët në vijim për të siguruar angazhimin e tij, ndërsa Sergei Naryshkin, drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, zhvilloi gjithashtu një telefonatë më 11 mars me drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe, raportoi agjencia e lajmeve Interfax.

Rubio u tha gazetarëve të mërkurën, në komentet e tij të para pas largimit nga bisedimet në Xhedah, se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se do të marrin përgjigje pozitive nga Rusia për marrëveshjen e armëpushimit dhe “u bëjnë thirrje rusëve t’i ndalin të gjitha armiqësitë”.

Ukraina do të ketë nevojë për një mjet të fortë ndalues për t’i parandaluar sulmet e ardhshme, tha Rubio, dhe se evropianët do të “duhet të përfshihen në këtë drejtim”.

Ai shtoi se diskutime të mëtejshme do të duhet të trajtojnë temën e heqjes së sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj ekonomisë ruse.

“Do të imagjinoja se në çdo negociatë, nëse arrijmë atje, me rusët, ata do të ngrenë çështjen e këtyre sanksioneve evropiane që janë vendosur ndaj tyre”, tha Rubio.

Moska deri më tani ka qenë kundër një force paqeruajtëse evropiane në Ukrainë dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, përsëriti qëndrimin e Moskës gjatë një interviste me tre blogerë amerikanë të krahut të djathtë, duke thënë se nuk do ta pranojë në asnjë kusht praninë e forcave të NATO-s në Ukrainë.

Rubio gjithashtu paralajmëroi se ai “nuk do ta përshkruante marrëveshjen e mineraleve si një garanci sigurie”, duke iu referuar një marrëveshjeje të propozuar mes SHBA-së dhe Kievit për burimet minerale të Ukrainës, e cila nuk është nënshkruar pas një përplasjeje në Shtëpinë e Bardhë midis Trumpit dhe Zelenskyt.

Ndërkohë, të mërkurën Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sulme ajrore, vetëm disa orë pasi Kievi e pranoi propozimin për armëpushim.

Dy sulme me raketa ruse goditën qytetin qendror ukrainas Krivi Rih të mërkurën, duke vrarë një person, ndërsa një sulm tjetër vrau katër anëtarë të ekuipazhit të një anijeje mallrash pranë qytetit port, Odesa.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan gjashtë dronë të mërkurën, një mbi Krimenë e aneksuar nga Rusia dhe pesë mbi Detin e Zi.

Kanali Telegram Krymsky Veter raportoi shpërthime të forta dhe sirena alarmi në qytetet e Krimesë dhe pranë objekteve ushtarake ruse.

Kosova miraton nismën për një marrëveshje në fushën e mbrojtjes me SHBA-në

Radio Evropa e Lirë

Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim nismën për lidhjen e një marrëveshjeje kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti, tha se me këtë marrëveshje, Kosova dhe SHBA-ja angazhohen për avancimin e bashkëpunimit “në fushën e mbrojtjes si: planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmëri strategjike si dhe ngritje e kapaciteteve strategjike ushtarake”.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se kjo nismë është në përputhje me qëllimet e Kosovës për integrimin në të madh euroatlantik.

“Një hap i tillë i bashkëpunimit është ndërmarrë në përputhje me qëllimet e integrimit më të gjerë euroatlantik, thellimit të kërcënimeve për sigurinë, rritjen e ndërveprueshmërisë gjithmonë duke u mbështetur në partneritetin e fortë ekzistues në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha Maqedonci gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Ekzekutivi nuk dha detaje të tjera lidhur me nismën për lidhjen e kësaj marrëveshjeje mes Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbështetje të vazhdueshme për strukturat e mbrojtjes dhe sigurisë së Kosovës, duke ofruar trajnime për pjesëtarët e strukturave të sigurisë, kanë mbështetur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, por edhe kanë dhuruar pajisjeve të ndryshme ushtarake.

Në të kaluarën, Kosova ka arritur marrëveshje me SHBA-në, por edhe me shtete të tjera, për dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

Po ashtu, janarin e vitit të kaluar SHBA-ja njoftoi se Kosova kishte bërë kërkesë për blerjen e mbi 200 sistemeve kundërajrore,Javelin, që prodhohen në SHBA.

Për shitjen e këtyre sistemeve, të cilat pritet t’i kushtojnë Kosovës 75 milionë dollarë, Uashingtoni ende nuk ka marr vendim.


Send this to a friend