Shënime për Tomin, një mik e koleg që më mungon…
Tomori na iku shpejt. Krejtësisht pa e menduar dhe pa e imagjinuar atë çast të trishtë e tragjik. Nuk ishte në kohë për udhë. Aspak. Ish në kulmin e pjekurisë së tij profesionale, pasi kish krijuar një emër në fushën e gazetarisë prej kohësh, që shtrihej gati në dyzetepesë vjet. Pas diplomimit, nga të parët në profesionin e tij të dashur të gazetarit, menjëherë i u besua në një prej gazetave më të rëndësishme në kryeqytet që përfaqsonte në atë kohë në rregjimin monist organizatat e masave, ajo e gazetarit të Jehonave. Nuk ishte rastësi apo privilegj, se tomi nuk kishte asnjë nga të afërmit e tij në postet e kyçe të qeverisjes së asaj kohe. Nuk e njihte askush, por talenti i tij i lindur bëri diferencën edhe aty në grupin e sapo të diplomuar, që padyshim e kishin një patericë nga pas.
Rebel ishte me drejtuesit e filozofinë e tyre. I qetë dhe i heshtur me miq e shokë. Kjo për shkak se rezatonte mirësi, dashuri dhe respekt për shokun, tipar ky që e manifestonte për të gjithë ata që e rrethonin, edhe pse nuk ishin në shumicën e rasteve kolegë e shokë të profesionit të tij.
Disa herë e larguan nga kryeqyteti dhe e çuan në bazë, si qarkullim në disa cepe të vendit e rrethe të largëta pothuajse krejtësisht të haruar, pa zhvillim e në mjerim migjenian, si në kukës, skraparë…. Ne gazetarët e dijmë dhe e kuptojmë se çmund që të bënte Tomi atje në atë humbëtirë, ku dhe lajmi ishte shterpë, ku veç buletinit të të ftohtit dhe borës zor se gjeje fabulën e tharmin e një shkrimi. I gjithë programi i planifikuar për një gazetar rrethi ishte veçse tetë deri në dhjetë shkrime në muaj, duke përfshirë këtu edhe ndonjë portret të ”njeriut të ri të punës”, qê i kishte aq qejf dhe për zemër regjimi i asaj kohe. Po çdo të bënte pjesên tjetër tomi?. Ishte i degdisur pa asnjë motiv. Kuptohej, ndonjë ”hakmarrje e vogël shefash” atje lart ku rrotullohej guri i mullirit për të mos e patur më në këmbë, por edhe ndonjë manovër për ti hapur vend pinjollëve të shefave të diktaturës për ta afruar brenda në kryeqytet. Tomor Jolldashi nuk deshi që ti a dinte. E gjente lajmin dhe ngrinte në artikujt e tij të shumtë probleme të qenësishme shoqërore, kryesisht nga zhanri i njerëzve të haruar, duke e dhënë plotë dramën e dimensionet e saj në provincat që nuk i kujtonte më njeri, as edhe shteti, për të cilin ata ishin veçse skllevër dhe thjeshtë një numër matematikor.
U nxorri punë shefave në kryeqytet, por edhe atyre të propogandës e të shtypit, atje lart në komitetin qendrorë. I tërhoqën disa herë vërejtje, por pastaj e larguan që andej. E dërguan në vëndlindjen e tij. I thanë të mbulonte elbasanin, gramshin, peqinin dhe librazhdin, por edhe cërrikun. Në bradashesh kish filluar që të hidhte shtat metalurgjiku. Erdhën njerëz nga të gjithë trevat e shqipërisë. Kjo për gazetarin është një minierë e vërtetê. Plot tema, histori dhe ngjarje, por edhe njerëz. Tomi nuk i a përtonte. Nuk heshtëte pena e tij. Pasioni mbi të gjitha, por edhe dëshira për tu gjendur pranë njerëzve në hallet e problemet e tyre me jetën. I shkruante që të gjitha në gazetë me shpresën e dëshirën e mirë se dikush do të kujtohej për ta, e do ti ndihte që ti a delnin në jetë. Temat shoqërore ishin më të preferuar për të si zakonisht. Më kujtohet historia e një vajze të re që kishte mbaruar me nota të mira gjimnazin, por i a mohuan të drejtën që të ndiqte fakultetin e mjekësisë. E kishte babain bujk, dhe bursën e saj i a rezervuan një djali të një drejtuesi rrethi.
Më thotë Tomi një buzë mbrëmje vere.
– Ç’farë ti thuash kësaj?. Shkon i biri i shokut ….. dhe vajzën e bujkut e dërgojnë për agronome në Kamëz. Janë mbushur listat që u shpallën dje me fëmijë të shokëve të komitetit.
Vura buzën në gaz e bëra shaka me rebelimin e tij. I thashë se nuk mund që ta ndreqte dot me penë këtë botë
Pas tre ditësh shkrimin kritik e pashë në gazetë.
– E shkruajta që atë mbrëmje dhe i a nisa me telefon, por ata shefat e mij atje në Tiranë hezituan. Kishin frikë. U nisa dhe shkova atje. Më tregon një prej tyre në konfidencë. E gjeta në klubin tonë poshtë. Shkrimin e kishe të mrekullueshëm që ngre një problem të madh, por ne nuk na e mban që ta botojmë. Tako njëherë zëvëndës kryeredaktorin, më adresoi ai. Është nga ata që nuk kanë kurajo. Trembej i ziu. I u mbajt goja e ngriti supet pa e ditur se çtë thonte më tej. Pastaj si në një intimitet ku shfaqej e rezatonte frika, me tha me një zë të ulët e duke më treguar me sy . Shko një herë nga shefi i madh, kryeredaktori, si rastësisht. Mos i trego se të kam nisur unë, dhe vuri gishtin tregues mbi buzë. Trokit. Eshtë me një nga shefat e mëdhenj të shtypit në komitetin qendrorë. Më pa drejt e në sy, dhe tha: Pastaj ti je vetë djalë i shkathët. E di mirë se si ta vërtisësh. Ngulmo…
Tomi tregoi se kishin debatuar gjatë, dhe se shkrimin e kishin lexuar edhe nje herë në sy të shokut Kiço. U gjet një ”modus viventi” që do të thoshte se artikulli problemor do të zbutej pak në paragrafin ku atakohej komiteti egzekutiv dhe komiteti i partisë së rrethit. Më tha se e pranoi këtë lëshim, vetëm kur njeriu i aparatit të partisë atje në komitetin qendrorë e mori përsipër që ta zgjidhte këtë lëmsh që ishte gatuar në rreth. Këtë e bënte sipas tij, që ti rriste autoritetin gazetës në zgjidhjen e problemit të masave. Dhe në fakt në sezonin e ri vajza shkoi të studjojë për mjekësi. Kandidati që e kishte zëvëndësuar qëndroi po aty, edhe pse nuk e meritonte, pasi mesataren e kishte tek gjashta. Atje lart e kishin bërë dhe zgjidh një hall. Ishte zgjeruar planifikimi.
Pas kësaj nuk e preferuan më gazetarin, as në rreth, por as edhe atje lart.
Ndryshimi i sistemit e gjeti Tomor Jolldashin po aty, por pa rënë e u fikur gazeta e tij në tiranë ai u shkëput. Themeluesi i gazetës ”Fjala e Lirë” Bujar Hudhri, pas disa numrash i a la vendin Tomit si kryeredaktor. Por Tomi si tomi, për të drejtën nuk bënte kompromis me gazetën dhe peshqit që silleshin rreth saj. As edhe me partinë që erdhi pas komunistëve në pushtet. Shpirtin e kishte tek kritika dhe tek padrejtësite e çfarëdolloj ngjyre qofshin. Nuk lëpihej tek institucionet edhe pse gazeta e rrethit filloi me vetëfinancim. Pas tre vjetëve drejtuesit lokalë e larguan rebelin. Nuk ishte për ta. E lanë mënjanë për ta haruar, por gazetari profesionist nuk mund që të heshtëte. Ideoi dhe ngriti gazetë e tij të pavarur ”Elbasani”, që e vuri në shërbim të qytetit të tij, të njerëzve të mrekullueshëm elbasanas që ai i donte fort, dhe i respektonte duke mprehur sërish lapsin. Nê historinë e gazetarisë shqiptare të pluralizmit, ”Elbasani” ndriçoi dhe rezatoi si askush. Profesionalizmi i Tomor Jolldashit e mbajti gjallë këtë ndërmarrje mediatike, i vetëm dhe me pasionin e flaktë të një dashnori të zjarrtë të shtypit.
Pas gjysmës së viteve nëntëdhjetë, me tomin kemi qenë bashkë. At’here isha koorespodent e reporter për rrethin e zonat periferike të prefekturës në gazetën ”Koha jonë”. Rrinim bashkë në kthinën e vogël prej gjashtë metra katrorë, atje poshtë në katin e parë të godinës së Këshillit të Rrethit, ngjitur me Dhomën e Tregëtisë. E ndihmoja herë pas here me ndonjë artikull, por edhe mbasditet i kalonim bashkë. Piqeshim me Sulejman Haxhihasanin, koorespodentin e RTVSH së, dhe kafen e pinim të tre tek ”Palma”, afër teatrit, ndën tendën e saj. Problemet e profesionit ishin të parat mes nesh, dhe Tomi vazhdimisht jepte notën për gjithçkah shkruanim, sidomos në ato ditë të vrullshme e absurde, dhe plot ngjarje, ku kryetema ishte kallashnikovi. ”Beni kujdes” na thosh vazhdimisht, me merakun se mund që të na ndodhte ndonjë gjë.
Në një prej atyre ditëve, në vjeshtën e viti nëntëdhjetenëntë, zëdhëndësi i drejtorisë së Elbasanit na flet në një konferencë të vogël për shtyp, dhe përmend faktin, se një person diku në një krahinë periferike kishte sulmuar me kallashnikov një pulari private, të tre vëllezërve që kishin punuar për disa vite në greqi, dhe që e kishin ngritur për komunitetin aty. Emri si për koinçidencë, përkonte me një prej pjestarëve të një bande në rrethin e beratit, por për të cilin unë dija se ishte ndaluar nga policia e atij rrethi. Ndofta dy a tre muaj më përpara. Kish shkruajtur edhe shtypi. Kaq. Informacionin e nisa që atë mesditë. Të nesërmen në mëngjez tek ballkoni i katit të dytë tek ”Kondori”, ndërsa gjerbnin si zakonisht kafen me Tomin e Sulën, shfletova gazetën time ”Koha Jonë”, dhe gjeta shpejt shkrimin tim.. Ishte pothuajse gati një faqe. Ngrita supet e bëra çudi. Kisha dërguar vetëm njëzet rreshta. U thashë dhe shokëve të tavolinës. Tomi e morri dhe e lexoi.
– Emër i njohur i krimit ky – më tha. – E paskan lëruar shpejt nga burgu. Hajde shtet…Hajde. Ç’vete këtu tek ne. Rrumpallë hesapi. Pa le ky zoti kriminel, pasi ka vrarë dhe ka marrë jetë njerëzish, u qenka sulur edhe pulave tani…
E mora gazetën dhe e lexova gjithë shkrimin. Nuk ishte i imi. Vetëm informacioni me ato njëzet rradhë ku nuk kishte lëvizur asnjë rresht dhe fjale që ishte në kokë të materialit, ishte shkrimi që kisha nisur një ditë më parë në mesditë, ku theksoja vetëm njoftimin e policisë së rrethit.. Në fund mbante edhe emrin e A. Priftit, një gazetare e jona në kryeqytet për kronikën. Ishim dy autorë. U a thashë edhe Sulës dhe Tomit, se kush ishte pjesa ime. U ngritëm bashkërisht. Nuk më erdhi mirë që shkrimi dhe informacioni im ishte zgjeruar ashtu. Do të më duhej që të udhëtoja drejtë prenjasit, se ishte dhe organizohej atje një aktivitet për çarmatimin. U ktheva i lodhur në darkë dhe shkrimin e nisa me telefon nga shtëpia. I them shefit, Mentor Kikisë. Dhe ai shfaqi shqetësimin e tomit, për lirimin e kriminelëve dhe materialin tonë të përbashkët e konsideronte si një problem madhor për mardhëniet e shtetit me kriminelët e rrugës.
– Mos u mërëzit se e ka qarë anila. I thashë dhe unë. E diskutuam edhe në redaksi. Me këtë rast shkrimi dhe informacioni jot është dhe ka shërbyer si shkak për fenomenin.
– Mëngjezi i së nesërmes na gjeti përsëri të tre në ballkon. Dikush nga kolegët tanë që punonte në një shtyp tjetër më foli nga poshtë, duke më thënë se kërkonte të më takonte një fshatar.
– E ka me deomos. Ngul këmbë – më tha dhe qeshi me shakanë që bëri.
Zbrita poshtë. Fshatari më doli përpara. U drodh si një purtekë e zhveshur vjeshte pasi mësoi identitetin tim. Buzët e holla i ishin bërë mavi, ndërsa fytyra i ishte pjekur nga dielli i verës që tashmë kishte ikur. Dukej në pikë të hallit
– Ç’na ke bërëëë…ç’na ke bërë. Nipin tim ma bëre bandit e shkuar banditit, ndërsa ai është emigrant e hallexhi që punon për bukën e gojës në greqi. – Pastaj ai më tregoi, se katër ditë më parë nipi ishte kthyer nga volosi, për ti sjellë ca dhrahmi vëllait të tij që është në kufijtë e mjerimit atje në sulovë, dhe që ”nuk ka dy koqe kripë ku ta lidhësh në shtëpi”. – Tre ditë të shkuara, me një djalin tim zbritën poshtë në devoll për të zënë ndonjë peshk. Sebeb u bë im bir. Shkuan por nuk kapën gjë. U kthye vetëm, dhe rruga e çoi të kalonte pranë pularisë. Në një moment tremben pulat dhe zogat brenda rrethimit me tela. Roja i tha mbasdite një prej pronarëve, dhe ata numëruan menjëherë pulat. Mungonin dymbëdhjetë copë. Lajmëruan postën e policisë së cërrikut, dhe ata erdhën dhe e morrën afêr mesnatës nipin tim, por pa i thënë asgjë se për çfarë. Ne, domethënë unë dhe babai i tij, e motra me të shoqin e ndoqëm nga pas. Ai, im nip, nuk e ka pranuar, dhe ska se si. Doli dje artikulli. Im vëlla nuk e duroi dot dhe pësoi infarkt. Është në spital tani. Jep e merr. Nuk dimë se si do ti vejë filli. Im nip, nesër duhet që të kthehet në punë, atje në greqi. E kërkon pronari për fabrikën e vajit, se atje punon në këtë sezon, ky nipçia, që është fal o zot. Dele e perëndisë. Ju e keni bërë kriminel e shkuar krimineli, që ka vrarë e ka prerë atje në berat. Bolbë e madheeeeee kjoooooo, që sun e mbajmë dot. Nuk na ngjit fare si fis në atë zonë e më larg deri në gramsh e dumre, ku na njohin të gjithë se jemi shpërdarê si fara e hisllit tani. Hall i madh. Mirë turpi që na e latë në derë, por edhe i ziu vëlla që po më vdes në dyert e spitalit.
U ndjeva keq dhe kërkova që të shfajsohesha. I tregova se me këtë emër, ishte dhënë një informacion nga policia, dhe se unë e dërgova në redaksi. Kjo ishte detyra ime. Nuk mund që të dija se ky person, personazhi i shkrimit, që mesa duket, paska të njëjtin emër me nipin tënd, që të ketë bërë aq vrasje, dhe se si i kishte realizuar ato në një rreth tjetër. Nuk kisha se si që ti dija aq mirë. I thashë pastaj se kishte ndodhur një keqkuptim dhe se materiali edhe pse kishte aty emrin tim, ishte në fakt një shkrim redaksional problemorë me gjykatat që lenë të lirë kriminelët që lëvizin qetësisht e të pa trazuar nga ligji, rrugëve. Por tjetri u drodh përsëri dhe si një i dehur lëshoi një gulç që doli nga kraharori i tij i rreshkur poshtë një fanelle të vjetër e të lerosur leshi, që nuk mund që ti a përcaktoje mirë ngjyrën. Buzët tashmë i ishin tharrë dhe i ishin bërë si një eshkë
Tomi u gjet aty. Na kishte ndjekur që atje nga ballkoni i klubit, dhe dëgjoi shfajsimin tim. Intuita e gazetarit të vjetêr nuk e la në baltë. Më justifikoi duke itreguar se, një ditë më parë kur kishte dalë artikulli unë i kisha thënë, se ky nuk është shkrimi që kam dërguar unë, përveç informacionit që dha policia.. Plaku u rrëzua. Humbi ekuilibrin. Dhe gazetari përpara meje nxitoi që ta ndihmojë e të ngrihet. Pastaj i tha qetësisht dhe e ftoi që të shkonte në zyrën e tij. Kur tjetri u ul në karrige, tomi mori e mbushi një gotë ujë nga një meçe që ishte në qendër të tavolinës, dhe e siguroi se ishte i freskët, pasi e kishte mbushur një orë më parë kur kishte çelur zyrën. I u ul pranë. Hodhi vështrimin njê çast nga unë që qendroja ende në këmbë, pa ditur se çfarë të bëja në ato momente, dhe i u drejtua atij.
– Dëgjo këtu – i tha – Eshtë hall njeriu në këtë mes, sidomos për vëllain tënd atje në spital, por edhe për ty e krejt fisin tuaj të nderuar. Siç të tha edhe lekua, unë jam gazetar dhe nxjerr e botoj gazetën ”Elbasani” që lexohet në të gjithë rrethin tonë, dhe në prefekturë.- U kthye përsëri nga unë, e më urdhëroi. – Leko shko tek klubi ynë në fund të korridorit, e porosit kafe e nga një teke raki. Ka nevojë që të qetësohet zotëria i hallit.
Tjetri që çuditërish ngjante në fytyrë me aktorin e hollivudit që luan dhe interpretoi gandin tek filmi me të njëjtin emër, lëvizi kapelen, një shapkë e rrudhosur që i mbulonte pjesën e zbarthur e të mbetur pa flokët e rënë në qendër, dhe belbëzoi.
– Jo mos u harxhoni. Nuk dua asgjë. Do të më kalojë.
Kur u ktheva me një tabaka që ma dha bufetierja i gjeta të dy të heshtur. Bashkbiseduesi i tomit po tymoste. Lejen i a kishte dhënë i zoti i zyrës ndonëse të tjerë nuk i lejonte që të tymosnin në zyrën e tij. Kish një erë të rëndë si duhan fshati. Kafet i pimë shpejt. Ai e hodhi kupën e rakisë menjëherë e në çast shtrembëroi fytyrën. Me sa duket i dogji në ezofag. Ne të tjerët sa e vumë në buzë dhe i vendosëm ashtu plot mbi tavolinë. Tomi e pyeti se si ndihej, dhe se ku kishte dëshirë që të shkonte e të pushonte, por ai i tha, se nuk kishte pushim për të.
– Kam hallin e vëllait, por edhe të nipit që duam ta nxjerrim e ta kthejmë në shtëpi. Siç të thashë qëparë. E pret efendikoi në greqi. Ka punë atje, e nuk ka shaka e marrëzira si këto që bëhen tek ne, e në gazetat tona.
– Lere më atë punê, se do ta rregullojmë. – ngulmoi Tomori dhe rregulloi me dorën e majtë syzet duke i fiksuar mirë midis vetullave dhe mollëzave të faqeve të holluara, me pak tul. – Ta premtova. – Zuri vend mirë nê karrige dhe u mbështet në shpinoren e saj qetësisht. – Do të vish mbasdite në orën pesë tek kioska e zanit. Ajo që është tek teatri. Mu aty në qendêr. Do të marrësh gazetat, dhe së bashku, – tregoi me gisht – unë ti dhe lekua do të vemë në spital tek vëllai yt. Të jesh i sigurtë që ai aty është në duart profesionistësh. Doktori, myslymi, ështê një miku jonë. Lekua e ka nga cërriku, se andej është edhe ky..- Këtë herë tomi lëvizi nga karrigia dhe u afrua tek tavolina e madhe, dhe vendosi duart mbi suprinën e saj. – Foton që më dhe e kam këtu mbi tavolinë. – dhe zgjati dorên dhe e mori aty në krahun e majtë tê kthyer përmbys mbi një fletê tê bardhë. Pastaj e pa tjetrin drejtë e në sy – Shkrimi do të jetë në faqen e parë, se ashtu është nga rëndësia. Aty i vemë ne gazetarët. – Mblodhi buzët e holla në çast, dhe ndryshoi zë. – Vëllain duhet që ta qetësosh. Do ta lexojë edhe doktori. – Tjetri nuk reagoi. Lëvizi sytë me ngjyrë, dhe mua mu dukën se u mjegulluan. Tomi u ngrit e shkoi tek Dhoma e Tregëtisë. U kthye pas një çasti që fluturoi shpejtë midis nesh. Kishte me vete kur u shfaq sërish një punonjës, që me sa dukej kishte marrë përsipër që ta merrte personazhin tonë, e ta çonte në spital tek i vëllai.
Pastaj e përcollëm deri tek mjeti që ishte parkuar përpara prefekturës.
U kthyem në zyrën e tij.
– Po si janë këta njerëz që punojnë nëpër redaksi xhanëm. – tha, e u drejtua nga unë. – Nê kohën tonë të fluturonte koka për këto lloj shtrembërimesh. Ka ligjësi edhe gazetaria. Jo kështu han pa porta. – Largoi karrigen e tij në krye të tavolinës. – Boboobooo në çduar xhahilash ka rënë. – Qeshi dhe zuri vend.
Më tregoi se çkishte menduar dhe çdo të realizonte atë pasdite. Do të rrinxirte gazetën e një dite më parë, për shkak se, aty e gjithë lënda ishte gati. Kjo për mungesë kohe. Pastaj, do të kompozonte dhe botonte vetëm faqen e parë, tek shtypshkronja ”Silver” që shtypte zakonisht gazetën ”Elbasani”
Unë nuk i dhashë përgjigje, por as edhe ndonjë mendim.
– Mos më rri sehirxhi. Ulu dhe shkruaje shkrimin. Hajde shpejt, tani. – urdhëroi. Ngrita supet pa ditur se çmund që të bëja. Nuk kisha asnjë ide. – Do të përgënjeshtrosh artikullin e gazetës tënde. Atë që kanë katranosur ajo çupa me shokët e saj atje në tiranë, duke të futur edhe ty kot së koti në vallen e tyre. – Tentova që të largoj karrigen e të zija vend. – Telefonoi sonte që edhe ata ta bëjnë përgënjeshtrimin për nesër në se do të kenë dy gishta yndyrë e sedër. Bëhet fjalë për shkatërimin e familjes në këtë mes o byrazer. Nuk ta ka borxh tjetri. Aaaa. Jo kështu. Eshtë dhimbje e madhe njerëzore. Mund që të vdesë ai që është në spital. Ky është risk. – Kryeredaktori i ”Elbasanit ” ngriti dy shuplakat përpara sikur donte të vendoste kufizimet stop. – Gazetaria në rradhë të parë është moral dhe tregues i një shoqërie. Kaq.
Nxorri një foto që i a kishte marrë njeriut që ngjante si hollivudien. Ishte së bashku me të vëllanë. Ai ishte më i madh dhe dukej se duheshin fort, si të pandarë të përjetshëm
Shkrimin e bëmë me një frymë. Unë e shkruajta direkt në makinën e tij të shkrimit, ndërsa tomi e redaktoi. Shtoi me stilolaps edhe një paragraf prej dy frazash andej nga fundi me kaligrafi e gërma të mëdha e të rrumbullakosura, sikur donte që të vuloste pafajsinë dhe moralin e nëpërkëmbur të një familje që kish rënë viktimë e shtypit.
Edhe në shtypshkronjë ishim bashkë. E përgatitëm numrin me materialin e një dite më parë dhe në faqen kryesore, në ballinë, e hapëm me titull të madh dhe tre nëntituj. Në qendër ishte fotua e vëllezërve. Përshkruam dramën dhe të pavërtetat e saj…
Mbasdite shkuam edhe tek i vëllai në spital. Gjetëm edhe djalin e tij, ish të burgosurin që policia e kishte liruar si të pafajshëm përpara se të dilte ”Elbasani”. Dukej i turpshëm dhe reflektonte një lloj ndrojtje. Na tha se do të ishte liruar ditën që shkoi, por hetuesi i kishte thëne se, shkrimi në gazetë i kishte djallosur dhe fundosur gjërat. Druheshin ta lironin, se kishin hall që shtypi do të vlonte përsëri…
– Mos kujto se e bëmë që të lehtësojmë vetëm barën e një çasti të kësaj familje. Ky matrial do të jetë përsëri në krye të numrit të ardhëshëm ku do ti përvishem medias së shkruar dhe mungesës së profesionalizmit e papërgjegjshmërisë që zotëron atë sot.
Dhe Tomor Jolldashi e mbajti fjalën. Shkruajti dhe kritikoi si një profesionist i vërtetë. Ishte në fushën e tij
***
Pa dyshim që Tomor Jolldashi, sot është dhe mbetet si një nga emrat më në zë të veçantë të asaj treve, në fushën e gazetarisë shqiptare. Në shkollën që e formoi, kishte shkëlqyer si pak kush nga studentët e parë që e mbaruan atë. Jetoi dhe punoi në të dy sistemet me profesionalizëm të pashoq dhe pasionin e njeriut që kërkonte të bënte diçka, e të ishte i vlefshëm për shoqërinë duke rezatuar përkushtim e mirësi për të gjithë që e kanë rrethuar gjatë jetës dhe punës së tij si gazetar. Ndonëse u nda shpejt nga jeta, puna dhe vepra e tij mbeti për gazetarët e rrinj një udhë e vizion bindës për të gjithë.
Ndjehem krenar që kam qenë aq gjatë përkrah tij si shok e mik, por edhe si një koleg që nga rinia jonë e largët. Sëmundjen e mësova vonë. Ma tregoi Sulejman Haxhihasani, një mik e koleg i ynë i mrekullueshëm i përbashkët, por gjithmonë kam shpresuar. Kafen e fundit një vit përpara se të ikte nga kjo jetë, e kemi pirë tek ”Teatri Skampa” nën qiellin ende të ngrohtë të shtatorit të asaj fillim vjeshte. Kishte ardhur për mua nga Tirana, ku banonte periudhën e fundit me familjen e tij, dhe më propozoi që të merrnim edhe sulën, e të drekoseshim si dikur në periferi të qytetit, tek një miku i tij. Donte që të ishim bashkë deri buzë mbrëmjes.
– Kam mall dhe e ndjej mungesën tënde Leko. Të kujtoj vazhdimisht. – më tha.
E pashë të tretur e të ndryshuar krejtësisht, dhe me një fytyrë të verdhë. Një çast i a dallova shkëlqimin miqësor e syve të tij. Trupi ishte i pjekur dhe brun, nga që kishte bërë plazh të gjatë atë verë
Por unë duhej që të shkoja të vizitoja varrin e sime motre në fier. Më priste im vëlla që të niseshim Nuk kisha mundur që të vija kur ajo kish ikur nga kjo jetë. Kish vuajtur vitin e fundit nga një sëmundje e pashërushme. .S’kishte mundur që ta sfidonte atë, ndaj e kishte humbur betejën dhe i ishte dorëzuar asaj pa kushte, vetëm se i kishte marrë dhe përfituar prej saj disa muaj jetë. Nuk e dija, dhe nuk e mendoja aspak se edhe miku im i mirë, kolegu i vjetër, me të cilin kishim ruajtur një shoqëri krejt të pastërt e të sinqertë, po gatitej gjithashtu. Sëmundja ende e pashfaqur i kishte ngritur kurth, dhe dita me sa duket, nuk do të ishte e largët kur ai do të mbyllte sytë, pas një lëngimi që nuk kishte zgjatur përmes dhimbjeve krejt të padurueshëm, që të rezervon veç ajo.
Atje në perëndimin e largët të europës, buzë oqeanit ku jetoj prej disa vitesh unë, lajmi i trishtë më erdhi shpejt. Dikush më shkroi në facebooc, se sapo ishte kthyer në tiranë nga varrimi i tomit në verrezat e Elbasanit. Më tha se kish mbyllur sytë një ditë më parë.
Mbeta pa fjalë. Me një peshë e dhimbje në kraharor për mikun që nuk jetonte më. Fshiva sytë e lagur dhe u ula sërish para ekranit të kompjutrit tim. Më duhej që të ngushlloja të birin, Tatianën, edin, vëllain e tij dhe mik i imi i hershëm, Astritin…
E vuaj mungesën e tij, por këtë tomit tani nuk kam si ti a them.
Nuk di….
Dashuria e respekti nuk mbaron kurrë, vetëm se ne nuk e shohim në këtë jetë njeri tjetrin, miku im i mirë.
Aleko Likaj
Shtator 2017 Bordeaux – Francë
Aleko LIKAJ http://aleko-likaj.blogspot.com/
Komentet