t’kam zili Kosovë
që sot po po vjen e gjitha
në Prishtinë
i madh e i vogël
edhe fmijtë në barkun e Nanave
prej gjithë anësh
po vjen Kosovë n’Ulpianë
po zgjohesh para agimit
nuk po flen fare
natën po e ban ditë
gjumin andërr shburgosje
ditën po e ban rrugë
me ardh në Prishtinë
me ia tregu
fytyrën tënde të lodhun
të keqes
fytyra jote dhimbje, vuajtje, pasqyrë
e qindra mijra fytyrash
nëpër shekuj
qendron si shkamb
përpara shbërjes
të gjitha andrrat
sot i kam pa tuj hypë nëpër avionë
nëpër aeroportet
nga Gjeneva, Zürichu, Baseli
me destinacion
Prishtinën
e tuj zbritë tek Adem Jashari
që kish dalë vetë
me më pritë
t’kam zili Kosovë
se ke qenë gjithmonë
e çume në kambë
në kohën pushtimi
e në kohën e dreqit
e kjametit
dhe sot vjen e zbarkon
si valët e detit Adriatik
e Jon
aty në Prishtinë
me myt të keqen
t’kam zili Kosovë
se m’ke mësu me e dasht lirinë
e m’ke mësu
me ndejt e çume në kambë
edhe fjetun,
edhe dekun
t’kam zili Kosovë
se ngrihesh gjithmonë
edhe kur t’lanë pa bukë e ujë,
zdathë, e me barkun thatë
ti prapë ngrihesh prapë
me e rrëzu dreqin
që t’u ka ngjitë
si muti kpucës
t’kam zili Kosovë
që din me u ngritë
sa herë bjen
sa ma posht bjen
aq ma lart ngrihesh
mos m’u rrzu
ma kurrë
desha me qenë me ty Kosovë
me ty jam mish e shpirt
me e shrrënjosë
bashkë me ty
të keqen
nga Prishtina në Tiranë
që po na e vret rininë
gjanë ma të bukur që kemi
e po na e dëbon rininë
rrugëve të botës
t’kam zili Kosovë
se e keqja nuk t’shtrin
për tokë e t’keqja
nuk të gjunjëzon dot
se e keqja të ban
edhe më të fortë
me ty jam gjithmonë
edhe sot Kosovë
bashkë jena n’Prishtinë
tek sheshi Skënderbe ku takuam
në shkurtin e këtij viti Çun Lajçin
jam ba shqiponjë
dhe po fluturoj
nga Alpet e Zvicrës
në Alpet Shqiptare
dhe po zbres
në Prishtinë
drejt e në shesh
aty me ju
tuj protestu
me e zhbi të keqen
nga Prishtina
në Shqipërinë londineze
Shume, shume e bukur! Urime!