Në Tiranë, është çelur prej 5 vitesh një shkollë e veçantë me programe akademike amerikane.
Mësues nga Shtetet e Bashkuara ndjekin programet mësimore të shkollave amerikane dhe përpiqen të arrijnë standartet më të mira arsimore.
Krahas shkencave dhe matematikës, aty mësohet edhe gjuha dhe historia e Shqipërisë.
Albanian International School është duke përfunduar vitin e pestë shkollor në Tiranë, falë një grupi mësuesish amerikanë profesionistë dhe me përvojë.
Sarah Sidiki është mësuese e klasës së tretë dhe u mëson fëmijëve matematikë, shkenca dhe gjuhën engleze. Ajo thotë që ndjehet me fat sepse ka nxënës shumë të mirë.
Në përgjithësi ata janë nxënës shumë të mirë, ata dëgjojnë, kuptojnë dhe janë shumë të etur për të mësuar, dhe kanë shumë dëshirë të marrin mësime të para në shumë fusha dhe të shkëmbejnë njohuri në shumë kultura.
“Unë u them fëmijëve të mendojnë përtej gjërave të mbyllura dhe të mos qëndrojnë vetëm tek mendimet e kufizuara, t’i shohin gjërat me sy kritik, të krijojnë lidhje mes tyre, të bëjnë gjithmonë pyetje dhe të kërkojnë përse-në tek çdo gjë. Duke i lidhur gjërat dhe duke menduar rreth tyre, fëmijët krijojnë vetvetiu një perspektivë më të gjerë mbi jetën. Këto ne ua mësojmë atyre qysh në moshë të re, në mënyrë që nesër të bëhen qytetarë të botës, ku nevojitet një informacion përherë e më i madh. Dhe në fakt ata kanë nisur të bëjnë përherë e më shumë pyetje dhe bisedat në mësime janë shumë entuziaste” – tha ajo.
Tod Counes është drejtuesi i trupës mësimore. Ai merret me mbikëqyrjen e zbatimit të standarteve akademike të Shteteve të Bashkuara, dhe përpiqet që nxënësit të arrijnë nivelet amerikane të studimit. Ai thotë se kjo shkollë me 15 mësues dhe afro 100 nxënës nga Shqipëria dhe rajone të ndryshme të botës ka standartet më të larta se çdo shkollë tjetër në Tiranë.
“Integriteti akademik është mesazhi ynë kryesor në punë. Ne përgatitim nxënës të pjekur e të maturuar, jo vetëm nxënës që mësojnë. Për këtë kryhen teste të vazhdueshme. Ata përgatiten për të ndjekur shkolla ndërkombëtare. Qëllimi i shkollës tonë është që të kapë nivelet më të larta arsimore dhe të garojë me shkollat më të mira të botës dhe me nxënësit më të mirë të botës.
Kristofer Tushaj nga Nju Jorku është mësues i guhës angleze, por nuk ngurron të bëjë edhe mësuesin e fiskulturës.
“Nuk e kisha besuar deri tani se sa larmi kulturash gjendet në këtë vend, gjuhë të ndryshme, përvoja shumë të veçanta” – tha ai.
Shkolla Ndërkombëtare ndjek programin mësimor amerikan, bën teste të vazhdueshme për të ndjekur ecurinë e nxënësve gjatë gjithë vitit, duke i vlerësuar sipas standarteve amerikane, dhe kjo e dallon nga shkollat e tjera.
Krahas matematikës, shkencave dhe anglishtes, në shkollë mësohet edhe historia e Shqipërisë, gjuha shqipe dhe ajo franceze.
Në 11 Maj, Voto nr. 1: Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Aktualisht, Ledina Alolli, prof.as.dr, është Dekane e Fakultetit Ekonomik e Universitetit “Fan S. Noli” . . .
Krenare Cubolli
Beograd, 15 mars 2025
Mijëra qytetarë janë duke protestuar në Beograd, pas thirrjes së studentëve, të cilët, për më shumë se katër muaj, kërkojnë përgje . . .
Ameriko Vespuçi zbuloi Amerikën, emigrantët e Amerikës, Dardhën e Korçës
Fshati turistik i Dardhës sipas Asdrenit dhe Niko Ballit
Në verë gjithçka përvëlon: edhe karrigia, edhe tavoli . . .
Kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi për herë të parë planin e saj prioritar për të gjetur, ndaluar dhe trajtuar azilkërkuesit në territor shqiptar, ky u prezantua si nj . . .
Nga Vau i Dejës, Armir Mehaj, News24
“Betlehemi i gjallë’ i kthyer tashmë në traditë në fshatin Hajmel të Vaut të Dejës tërhoqi vëmendjen e qindra vizitorëve nga Shqipëria, Kosova dhe v . . .
Jetmira Delia-Kaci
“K’cimi i Tropojës” është një interpretim gjatë të cilit flet krejt trupi dhe nuk i ngjan asnjë valleje tjetër.
Tashmë nën mbrojtjen e Organizatës së Kombe . . .
Ermal Hasimja mban si mbiemër, emrin një gruaje. Se si ka ndodhur kjo, ai e rrëfen te “E shkuar e pakryer”. Një libër i jashtëzakonshëm, që dëshmon historinë e shqiptarëve këtej e andej . . .
Vajza e Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia, Geraldina ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e saj të katërt.
Më 22 tetor, Geraldina e ka festuar ditëlindjen në një ambient mjaft f . . .
Gjatë periudhës së pushimeve të verës së vitit 1977, Bahri Ali Ejupi dhe Osman Ejupi-Zijaça, si nxënës të vitit të dytë të gjimnazit “8 Nëntori” të Podujevës, idenë e tyre të kahers . . .
Hamid Kokalari ne vitin 1943 ka shkruar librin-“Kosova djepi i shqiptarizmit”. Diku tjeter Gjakova djepi i Kosoves. Kisha vite qe desheroja ta vizitoja Gjakoven . Qetesia te ngada . . .
Shkurtore
Në këtë shkrim jubilar nderimi për 30-vjetorin e Universitetit tim të dashur, që mban emrin zyrtar Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, i cili përkon po ashtu edhe me datë . . .
Më 13 shtator të këtij viti u bënë 34-vjet kur Serbia, me 42 pizgauerë, 8 automjete të blindura,6 tanke dhe një helikopterë që vëzhgonte gjendjen nga qielli ia kishte mësyrë fshatit . . .
Komentet