Ti nuk di ç’është dashuria
por ti di si ta ngresh atë brenda meje
si një vajzë të vdekur që e nxjerr nga lumi. Si ta
pastrosh nga ndyrësitë, era e keqe e së kaluarës sonë.
Si t’ia fillojmë të pastër. Dashuria ngrihet,
pulit sytë; e mahnitur, ajo bën disa hapa duke u lëkundur.
Çdo ditë do ushqim të zgjedhur. Ajo do që të kete një makinë të shpejtë, ngjitur me tokën që ta ngasë nëpër ca karakatina të ndyra në shkretëtirë
ku të pijë dhe të sëmuret, pastaj të kërcejë vetëm me të mbathura.
Ti e di ç’do të ndodhë, ti e di se ajo do të zgjohet
me një dhimbje që s’di ku e ka, pa para dhe me një etje të tmerrshme.
Dhe kështu drejt ferrit
me duart e tua që rrëshqasin brenda këmishës së saj
dhe gjuha jote që shtyhet poshtë fytit të saj
si një tub oksigjeni. Mbuloje me një plastikë të zezë. Le të vijnë për ta vajtuar.