Flet për gazetën “Nacional”, Pandeli Koçi, ish-redaktor i Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”
Pandeli Koçi : Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, vendi ku u botuan veprat që i dhanë Kadaresë famë ndërkombëtare dhe e çuan drejt kandidimit për Çmimin Nobel në Letërsi para vitit 1990.
Një dëshmi e rrallë mbi filtrat redaktorialë dhe ideologjikë, mekanizmat botues përmes censurës dhe vetëcensurës, si dhe mënyrën se si u botuan në “Naim Frashëri” veprat që e bënë Kadarenë figurë botërore të letërsisë.
Intervistoi: Mujë Buçpapaj
Hyrje
Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” ka qenë institucioni qendror i jetës letrare shqiptare për më shumë se katër dekada të regjimit totalitar, një laborator kulturor ku u formësuan autorët më përfaqësues të letërsisë së realizmit socialist. Aty botuan veprat e tyre poetët dhe prozatorët më të rëndësishëm të epokës, aty u zbatuan standardet redaktoriale të realizmit socialist, por edhe u përballën kufizimet ideologjike të kohës, censura dhe vetëcensura. Pikërisht në këtë institucion u publikuan për herë të parë edhe veprat më të famshme të Ismail Kadaresë, ato që e shndërruan në një emër të njohur ndërkombëtarisht dhe që i hapën rrugën kandidimit të tij për Çmimin Nobel për Letërsi, ende para vitit 1990.
Në këtë intervistë të veçantë, Pandeli Koçi (Sazan Goliku), redaktor, shkrimtar dhe dëshmitar i drejtpërdrejtë i procesit të botimit në Shqipërinë socialiste, rrëfen nga brenda funksionimin e “Naim Frashërit”: marrëdhëniet me autorët, rolin e kritikës, mekanizmat e përzgjedhjes, censurën e heshtur, por edhe pasionin e njerëzve të librit për të mbrojtur vlerën artistike. Ai ndalet te bashkëpunimet me autorët e rinj, te kontaktet e para me shkrimtarët shqiptarë të Kosovës, te figurat kryesore të redaksive dhe, natyrisht, te vendi që zinte Kadare në këtë univers botues.
Intervista sjell jo vetëm kujtime personale, por edhe një panoramë të çmuar të historisë së botimit shqiptar, një dëshmi për rolin e librit në kushte të vështira të kufizimeve ideologjike, për përgjegjësinë e redaktorit dhe për nevojën, sot, që shteti të mbështesë kulturën e shkruar, sidomos librin shkencor, me karakter edukues dhe kombëtar.
- Fillimet dhe përvoja redaktoriale
Pyetje: Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” ka qenë e vetmja ndërmarrje botuese te ne që trajtonte e botonte letërsi artistike shqipe të traditës dhe bashkëkohore, si dhe letërsi të huaj artistike Keni punuar aty nga viti 1959 deri më 1980. Si do ta përshkruanit në tërësi këtë përvojë shumëvjeçare redaktoriale dhe njerëzore?
Përgjigje: Kam qënë redaktor në redaksinë e poezisë, dramës dhe kritikës letrare. Në atë kohë shef redaksie ka qenë studiuesi i letërsisë Dhimitër Fullani, drejtor i institucionit ka qenë shkrimtari i mirënjohur Ali Abdihoxha (i cili më vonë u zëvendësua nga një që kishte studiuar për historinë bashkëkohëse) dhe nëndrejtor ka qenë shkrimtari e përkthyesi Alqi Kristo (i cili u zëvëndësua me një punonjës partie). Marrëdhëniet e mia me ta kanë qanë qenë korrekte. Ata nuk ndërhynin në vlerësimin e punës sonë, por ishin të gatshëm të diskutonin në frymë partie, por edhe të bënin vërejtje për pjesë të strukturës së shkrimeve dhe të mos pranonin prerë ato shkrime që u dukeshin të papërshtatshme dhe të gabuara. Edhe mes kolegëve ka pasur një frymë mirësjelljeje dhe mosndërhyrje në materialet që redaktonte secili. Praktika e botimit ka qenë e përcaktuar zyrtarisht, por edhe sot mendoj se ajo ndikonte realisht për të përcaktuar vlerat ideore e artistike, duke shmangur dorëshkrimet e dobëta, mediokre dhe natyrisht ato që preknin normat ideologjike e politike të Partisë së Punës. Marrëdhëniet me autorët, që kishin sjell dorëshkrimet, ishin dashamirëse, por dhe konfliktuoze me ndonjë autor që nuk ishte i bindur për argumentet që i ishin bërë kur i kthehej dorëshkrimi si i pabotueshëm ose i bëheshin vërejtje serioze. Kishte dhe nga ata që ankoheshin deri në KQ të Partisë.
Pyetje: Si redaktor i ri në fillimet tuaja, si e kujtoni takimin e parë me drejtuesit e redaksisë dhe me drejtorin e atëhershëm, shkrimtarin e njohur Ali Abdihoxha, autorin e romanit Një vjeshtë me stuhi, Tri ngjyrat e kohës, Kronika e një nate etj. që ishin përfshirë edhe në programet shkollore të kohës?
Përgjigje: Ç’është e vërteta redaktorët takoheshin rrallë për problem pune me drejtorin, se lidhjet i kishin me shefat përkatës të redaksive. Unë nuk druhesha ta takoja drejtorin dhe diskutonim për letërsinë, madje dhe për veprat e tij. Muajt e parë të punës redaktova përmbledhjen me shkrime letrare e publicistike të LANÇ-it, të përgatitur nga dy gazetarë ushtarakë dhe, duke qenë se shumica shkruheshin dhe shtypeshin në kushtet e ilegalitetit dhe me të folme nga të gjitha krahinat e vendit plus gabimeve teknike, bëra një punë të kujdesshme dhe të vështirë tekstologjike. Nga vitet1967 nuk viheshin më emrat e redaktorëve pas frontespisit të librave. Shkova te drejtori dhe i kërkova që të vihej në libër emri im si redaktor. Drejtori pyeti “lart” dhe të nesërmen më tha se u rregullua ajo punë…Dhe vijoi për të gjithë. Më ka ardhur keq që në varrimin e këtij shkrimtari me emër dhe njeriu të mirë dhe korrekt nuk u dha asnjë njoftim dhe për homazh shkuan vetëm tre shkrimtarë.
Pyetje: Pas një periudhe të shkurtër në redaksinë e letërsisë për fëmijë, ju kaluat në redaksinë e poezisë, dramës dhe kritikës letrare, nën drejtimin e Dhimitër Fullanit. Si e përjetuat këtë etapë të re profesionale?
Përgjigje: Që nga viti 1961 kisha nisur të botoja recensione e kritika letrare në organet e shtypit, kisha njëfarë përvoje në fushën e letrave. Isha i vetëdijshëm që në vlerësimin e veprave letrare e artistike është i pashmangshëm subjektiviteti që kushtëzohet nga shijet vetjake dhe niveli teorik e kulturor i vlerësuesit, prandaj si redaktor përpiqesha të isha sa më i hapur me autorët dhe të kisha parasysh mendimet e recensuesve e të kritikës letrare. Për të parë dhe ecurinë krijuese të autorit që redaktoja, lexoja edhe librat e mëparshëm të tij. Nuk e di, po shefi i redaksisë Dhimitri më jepte për redaktim kryesisht dorëshkrimet e autorëve të rinj që i kishin sjellë për herë të parë. Shumë nga këta autorë u bënë poetë të shquar si Anton (Ndoc) Papleka, Sadik Bejko, Ndoc Gjetja, Xhevahir Spahiu, Skënder Buçpapaj, Hamit Aliaj, Stefan Martiko e shumë e shumë të tjerë, që të më falin, se nuk është vendi t’i përmend këtu. Unë gëzohesha si për vete kur botoja një libër të një poeti vërtetë të talentuar. Më habiti një herë Dhimitri kur në prani të një poeti tha: “Ne punojmë si mbi gjëmba”.
- Filtrat redaktorialë dhe censura ideologjike
Pyetje: Brezi i ri i lexuesve dhe studentëve nuk ka një ide të qartë mbi filtrat redaktorialë dhe censurën ideologjike që përcaktonin fatin e një libri nga dorëshkrimi deri te botimi. Si funksiononte në praktikë ky proces redaktimi dhe miratimi?
Përgjigje: Ju përmendni termin censurë. Zyrtarisht te ne nuk ka ekzistuar, por ajo ka vepruar realisht. Formimi shkollor ideoestetik, propaganda e vazhdueshme në libra, gazeta, radio e televizion etj. kishin gdhendur në konceptet e shijet e njerëzve kriteret e normat dogmatike, të ideologjizuara e të politizuara. Edhe shkrimtarët e artistët në një mënyrë ose në një tjetër, në një shkallë ose në një tjetër zbatonin ideologjinë e Partisë, kriteret dhe normat e realimit socialist. Vetëm kështu mund të botonin. Pra, vetëcensura ishte te vetë autorët. Redaktorët përveç vlerave artistike të teksteve shikonin me konsekuencë ndonjë “shkarje” të mundshme. Edhe kritika letrare nuk të falte. “Nxirja e realitetit socialist”, “Psikologjizmi i sëmurë, farmalizmi, hermetizmi quheshin ndikime borgjezo-revizioniste, pra “shfaqje të huaja armiqësore”. Këto kufizime çuan në një pjesë të krijimeve letrare, si në poezi retorizmin e skajshëm e të njëanshëm, në prozë, dhe sidomos në dramaturgji, në skematizëm të hapur. Por edhe në këto kushte letërsia shqipe vazhdonte të zhvillohej si sasi e cilësi dhe të krijonte vepra me vlera artistike të nivelit të lartë. Këto janë pasuri kombëtare kudo e kurdo janë krijuar dhe nuk mund të nxihen dhe të hidhen poshtë gjithçka që u krijua edhe në kohën e totalitarizmit socialist.
Pyetje: Praktika e dy deri në tre të recencave për çdo dorëshkrim ishte një rregull institucional i kohës. Si realizohej ajo në të vërtetë? A ishte vërtet një kritikë “e fshehtë”, që autori nuk e mësonte, por që shpesh përcaktonte nëse një libër botohej apo jo?
Përgjigje: Nuk di të ketë pasur ndonjë rregull të shkruar ose të pashkruar, aq më tepër “i fshehtë” që autorit nuk i jepej recensioni. Të paktën mua nuk më është sugjeruar një gjë e tillë dhe mes qindra recensionesh nuk ia kam fshehur ndonjë autori. Përgjigjen me shkrim për dorëshkrimin që ishte i pabotueshëm ose i ripunueshm e hartonte redaktori përkatës dhe e nënshkruante shefi i redaksisë.
Pyetje: Si i njoftonit autorët kur recensat ishin refuzuese dhe kërkohej rishikim i dorëshkrimit? Çfarë nënkuptonte në atë kohë udhëzimi që një libër “duhej pasuruar me tematikën e klasës punëtore dhe të jetës socialiste”?
Përgjigje: Kishte ndonjë redaktor që, për ta pasuruar librin nga ana tematike, ia kërkonte autorit që të sillte poezi të reja, por unë, mesa më kujtohet, nuk kam pasur një rast të tillë. Kur në dorëshkrim kishte poezi me tema nga klasa punëtore ose nga fshatarsia punonjëse, por ishin artistikisht të dobëta, ato nuk botoheshin.
Pyetje: Po marrëdhëniet me Bilal Xhaferrin, një autor me “biografi të keqe” sipas standardeve të kohës, si ishin? Si reflektohej kjo në qëndrimin institucional ndaj tij?
Përgjigje: Bilalin e kam njohur, madje më vinte edhe në shtëpi dhe unë i shkoja në në dhomën e hotelit “Çajupi” me dritaren nga bulevardi, ku ai shkruante romanin e tij historik “Krastakraus” që në Prishtinë u botua më vonë me titullin “”Berati ra”. Më lexonte fragmente nga romani. Ai ishte një talent i rrallë. Edhe pse kishte “biografi të keqe”(babain e pushkatuar), atij ju lejua të botonte, së pari në gazetën “Zëri i Rinisë”, ku ishte kryeredaktor Dhimitër Verli, dashamirës i autorëve të rinjve me prirje liberale; pastaj Bilali botoi një libër me tregime dhe një me poezi, që u pritën mirë nga lexuesit.
Pyetje: Si i kujtoni sot shkrimtarët dhe poetët e asaj kohe, si edhe kolegët tuaj në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”? P.sh., çfarë mund të na thoni për marrëdhëniet me Safo Markon?
Përgjigje: Kam pasur shoqëri e miqësi me shumë poetë, prozatorë dhe kolegë si Faik Ballanca, Agim Mato, Sadik Bejko, Xhevahir Spahiu, Perikli Jorgoni, Hiqmet Meçaj, Rinush Idrizi, Kiço Blushi, Sulejman Mato, Nasi Lera, Koço Kosta, Tatjana Buda, Iskra Tato, Adriatik Kallulli, Odise Grillo dhe shumë të tjerë, me të cilët kam kujtime të bukura. Safo Marko ka punuar në Shtëpinë Botuese. Ajo ka qenë piktore me individualitet të spikatur me ilustrimet për fëmijë, në skicat e librave dhe në pllakatet e ndryshme. Si redaktorë bashkëpunonim me të për librat që çonim për shtyp.
Pyetje: Ju keni qenë ndër të parët që botuat librin e Skënder Buçpapajt “Zogu i bjeshkës” dhe poetët e rinj të Tropojës në fillim të viteve 1970, kur ata ishin rreth të njëzetave. Si u pritën poezitë e tyre në atë periudhë?
Përgjigje: Me poezitë e tyre poetët e rinj të Tropojës, ose më sakt të Malësisë së Gjakovës, bën të lulëzojë kopshti poetik i asaj treve me lule shumëngjyrëse dhe tinguj bjeshke. Freskia e motiveve që sollën, sa lirike aq dhe epike, janë shprehje të talentit të trashëguar ndër breza në ato male madhështore. Dhe lexuesit e poezisë i vlerësuan si lule të frekëta dhe risi poetike. Skënderi hyri në poezinë shqipe me një talent dhe pjekuri të pazakontë për moshën e tij të re. E mbaj mend edhe sot kur erdhi në redaksi: një djalë 18-vjeçar, i druajtur dhe shtatlartë, që e solli librin me poezi në një fletore shkolle, por me një shkrim shumë të qartë. Ai ishte së bashku me shkrimtaren Besa Bajraktari, e cila ishte kujdesur shumë për Skënderin, të cilin e kishte pasur nxënës në shkollën 8-vjeçare në Tpla të Tropojës.
Pyetje: Ju jeni, gjithashtu, i pari që përzgjodhët dhe botuat poetët shqiptarë nga Kosova, duke filluar nga vitet 1970. Si zhvillohej procesi i përgatitjes dhe përzgjedhjes së tyre për botim? Çfarë vështirësish kishit në këtë drejtim?
Përgjigje: Një koniunkturë e përshtatshme politike ne vitin 1970 bëri të çahej muri pa kuptim që nuk lejonte botimin e letërsisë shqipe të krahut verilindor e lindor. Librat vinin nga “Rilindja”, por ato ishin të mbyllura në Bibliotekën Kombëtare dhe mund t’i lexoje vetëm me autorizime të posaçme. Unë mora një autorizim nga Shtëpia Botuese dhe Ministria e Kulturës dhe nisa punën, po jashtë orarit zyrtar, në sallën shkencore të Bibliotekës deri më nëntë të natës. Përgatita së pari antologjinë “Për ty” me poezi kryesisht të shquar Esad Mekulit pastaj antologjinë “E di një fjalë prej gur”. Vazhdova të përgatitja libra të poetëve Enver Gjergjeku, Azem Shkreli, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja, Fahredin Gunga, Qerim Ujkani, Jusuf Gërvalla, Abdulaziz Islami dhe shumë poetë të tjerë të rinj, në ate kohë, si Edi Shukriu, Agim Vinca, Flora Brovina. Gjithashtu, botova edhe vepra në prozë e dramaturgji, si nga Mehmet Kraja, Jusuf Buxhovi, Ekrem Kryeziu, Josip Rela etj. Ishte një frymëmarrje e re për lexuesit tanë. Edhe gazeta “Drita” dhe revista “Nëntori” botonin herëpashere nga letërsia e Kosovës, por në shtyp e RTSH fare pak u bëhej jehon këtyre librave.
III. Kadare dhe roli i “Naim Frashërit”
Pyetje: Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” është institucioni ku u botuan veprat më të rëndësishme të Ismail Kadaresë deri në vitin 1990: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Dimri i madh, Prilli i thyer, Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave, e të tjera. Si e vlerësoni mendimin e diskutueshem se pas viteve 1990, Kadare nuk arriti të shkruajë romane të fuqisë artistike të atyre të mëparshme?
Përgjigje: Që në periudhën e totalitarizmit socialist ka pasur “mendime” të skajshme për veprat e Kadaresë dhe vazhdojnë edhe sot. Po janë thjesht mendime empirike e vulgare të njërit e tjetrit. Për të gjykuar e vlerësuar artin dhe diapazonin e gjerë të krijimtarisë letrare të Kadaresë, tashmë të ndarë nga jeta, le t’ua lemë kritikës letrare brenda e jashtë vendit dhe studiuesve profesionistë të historisë së letërsisë.
Vlerësimi i shpërndarë shpesh në publik se pas viteve 1990 autori nuk ka prodhuar më vepra të rangut artistik të periudhës pararendëse tek “Naim Frashëri”, mendoj se është një formulim reduktues dhe i njëanshëm. Në dekadat pas rënies së sistemit socialist, Kadare ka krijuar një pjesë të konsiderueshme të opusit të tij, ku vërehet një thellim i tematikave të kujtesës historike, i ndërgjegjes qytetare dhe i refleksioneve mbi identitetin evropian të kulturës shqiptare. Shumë prej këtyre veprave janë pritur me vlerësime pozitive nga kritika ndërkombëtare dhe kanë gjetur një hapësirë të gjerë përkthimesh në gjuhët më të rëndësishme të botës.
Nga ana tjetër është një fakt i njohur dhe i dokumentuar se Ismail Kadare i botoi të gjitha veprat e tij të famshme, fillimisht në gjuhën shqipe dhe në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, institucion ky shtetëror, që pavarësisht kufizimeve të forta të kohës, deri në vitin 1990 u bë një nga qendrat më të rëndësishme të prodhimit kulturor në vend. Vepra të tilla që e bënë Kadarenë të famshëm në botë, si Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Dimri i madh, Prilli i thyer dhe Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave etj., u botuan pikërisht në këtë institucion dhe sot përbëjnë bërthamën e kanonit letrar të autorit, duke u konsideruar ndër arritjet më përfaqësuese të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Pas botimit nga Naim Frashëri, këto vepra u botuan jashtë vendit, kryesisht në Francë e në vende të tjera. Kadare u nominua për Çmimin Nobël në letërsi në fund të viteve 1980 kur regjimi komunist nuk kishte rënë akoma dhe kur Kadare kishte botues të parë në gjuhën shqipe Shtëpinë Botuese Naim Frashëri, Tiranë.
Me vjen keq që dekadat fundit nuk përmendet fare ky fakt dhe ngjan sikur Kadarenë e zbuloi ndonjë shtepi botuese pas vitit 1990, çfarë nuk është e vertetë. Suksesi nderkombëtar i Ismail Kadaresë fillon tek “Naim Frashëri” me librat e tij më përfaqësuese.
- IV. Trashëgimia dhe reflektimet mbi librin sot
Pyetje: Si e vlerësoni sot rolin historik të shtëpisë botuese “Naim Frashëri” në afirmimin e letërsisë shqipe te realizmit socilast dhe të autorëve tanë më përfaqësues në arenën ndërkombëtare, përfshirë Ismail Kadarenë? Mendoni se shteti shqiptar duhej ta kishte ruajtur këtë institucion publik? Përse?
Përgjigje: Duke mos mohuar rolin historik të shtëpisë botuese “Naim Frashëri” për botimin e letërsisë shqipe dhe asaj botërore në gjuhën shqipe, nuk mund të flasim në ditët e sotme për nostalgji, kur kanë ndodhur ndryshime rrënjësore në strukturën e superstrukturën e shtetit. Unë nuk di të ketë ndërmarrje botuese shtetërore në vendet kapitaliste perëndimore.
Fakti që “Naim Frashëri” u mbyll tregoi se ajo, si ndërmarrje botuese, nuk mund ta përballonte ekonominë e tregut. Por, duke parë se nga tregu i librit po zhduken librat shkencorë, historikë, studimorë që kërkojnë shumë shpenzime, monografitë e rëndësishme për figurat kombëtare, librat me karakter edukues kombëtar dhe veprat që përbëjnë trashëgiminë tonë kulturore, duhet kërkuar që të mbahet gjallë një ent botues publik, pluralist dhe i bazuar në parime shkencore e të pavarura. Është e domosdoshme të ruhet letërsia kombëtare për interes kombëtar, sidomos në një treg të mbushur me libra spekulativë dhe ç’edukues, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë, ku fryma e komercialitetit po ndikon në varfërimin e bibliotekës kombëtare të librit. Në Panairin e fundit të Librit, Tirana 2025, 80% e titujve të rinj ishin nga letërsia e huaj.
Pyetje: Sot nuk ekziston më censura ideologjike, por nuk ka redakator, por letërsia përballet me pengesa të tjera: mungesë fondesh, kosto të larta botimi, shpërndarje të dobët dhe një treg librash të rrënuar. Një autor shpesh nuk arrin të botojë më shumë se pesëdhjetë kopje të librit të tij. Mendoni se shteti duhet të ndërhyjë për ta mbështetur autorin dhe librin shqiptar?
Përgjigje: Natyrisht, është e domosdoshme! Shteti duhet t’i ndihmojë vlerat kombëtare, siç është letërsia artistike. Por duhet të gjejë rrugët e mënyrat e frytshme, më mirë se deri tash, për të mos rënë pre e burokracisë shtetërore dhe e interesave të klaneve korruptuese brenda dhe jashtë pushtetit.
Pyetje: Për fund, çfarë do të dëshironit të shtonit si mesazh për brezat e rinj të shkrimtarëve e të redaktorëve të letërsisë?
Përgjigje: Mos ta lëshojnë penën nga dora! Përherë u kam përsëritur autorëve të rinj një thënie sa paradoksale aq dhe të dobishme të Maksim Gorkit: “Dora mëson kokën”. Një redaktor i mirë duhet të jetë kritik i mprehtë dhe i ditur që të kuptojë dhe të depërtojë në shpirtin e veprës e të shkrimtarit. Kujdes! Një kritik ose një redaktor tendencios ose keqdashës mund ta “varros” një talent të ri e të vërtetë.
Me duhet kohe ta mesoj’ Dua ta recitoj.Them se do ta realizoj.
Ju flm shume i nderuar z.Sako. ju pershendes. Elida
Me duhet kohe ta mesoj’ Dua ta recitoj.Them se do ta realizoj.
I nderuar z.Sako, ju flm shume. Pershendetjet tona.
Më pyetën se çfarë është liria.
Unë iu përgjigja se ajo është e mirë tepër e rëndësishme,
vështirë për të arritur dhe për të ruajtur.
Shumë prej tyre kanë luftuar për të,
Ata i janë nënshtruar torturës
madje edhe me koston e jetës.
Të tjerë e kanë nënvlerësuar, shkelur,
e kanë lenë të kaloj nga duart e tyre.
Si jeta e dhimbshme pa liri!
Thjesht pyesni ata që kanë qenë të privuar:
i dënuari, populli i nënshtruar dhe të nënshtruar,
i cili është i detyruar të marrë në zemër ndjenjat dhe pasionet.
Liria është agimi pas natës,
ajri që jep jetë,
siguria pas frikës.
është dhurata që Perëndia i ka dhuruar të gjitha krijesave të tij.
është çlodhja pas punës,
jeta pas vdekjes.
le ta duam,ta fitojmë
ta mbajmë ngushtë,
Kjo është pasuria jonë më e vlefshme.
Po liria eshte fondamentale ne jeten e iindividit, shoqerise, vendit.
Nje mallkim zemre, nje vershim brillant, nje pishtar per cdo emigrant ne udhet e botes, nje realitet i frigshem por frymezues nese akoma na ka mbetur nje fije fryme gjalle.
Urime nuse e shquar e At’Dheut.
I nferuar Lexues i Voal.ch ju shpreh mirenjohjen.time. Flm shume.
Një “këngë” e trishtë, një zë i thellë, që del si një brengë e vjetër nga thellësia e kraharorit : Atdhe, Atdhe, Atdhe…..në duar të kujt je?Tingujt e poemës tuaj sikur thonë këtë emër. Është një nga poemat e brumosur nga realiteti mjerisht i hidhur dhembja dhe dashuria për Atdheun, e rrallë në letërsinë e trevave shqiptare. Do të ua mësoj nxënësve të mi. Që ajo të tregohet si një legjendë dhe të mbetet e gjallë ndër breza.
Rilindësja e ditëve të sotme:Urime!
Nexhimje Mehmetaj
E shtrenjta Nexhmije,
te shpreh mirenjohjen dhe falenderimet e mia.
Do te jem e lumtur nese nxenesit e tu do t’i kene ne duar keto vargje.
Te perqafoj
E veshtire te gjeshe vargje ku nga njera ane gjene dashurine deri ne pervelim per atdheun e lene pas dhe ne anen tjeter trishtimin ndaj atyre qe na kane vjelle atdheun qe u perket te gjithe shqiptareve . Ska fjale per kete gjemim apo kushtrim zemre si mund ta quajsh veq ndere dhe respekt per Ju z . Buqpapaj
I nderuar Anonymus, ju shpreh mirenjohjen dhe falenderimet e mia.
E shtrenjta Nexhmije, te shpreh mirenjohjen time. Do te ndihem shume e lumtur nëse nxenesit e tu do t’i kene ne duar keto vargje. Perqafimet e mia.
Nje poezi dritheruese , qe na kujton se megjithese Atdheu po regjohet, po mpaket njelloj siç kane bere armiqte e tij shekullore , kete gje po bejne dhe qeveritaret shqiptare, bile me suksesshem ne disa drejtime. Poetja me shpirtin e saj te madh revoltohet , i nem keta hajna te Atdheut, por dalengadale hajnat po behen Atdheu , s`ka me Atdhe , po ikin te gjithe intelektualet , te gjithe shqiptaret e vertete, se e shohi se s`ka mbetur gje nga Atdheu, s`ka mbetur as aq pak sa per te jetuar , per te mbajtur gjalle veten dhe familjen , e kane grabitur gjithçka , e kane zgerlaqur aq kea njeriun dhe Atdheun sa ka humbur shpresa se ky vend mund te behet, se ketu mund te jetohet dhe s`ka me keq per nje popull se kur humbet shpresen . Fqinjet tane me te poshtrit ne bote, vrane gjate shekujve milliona e miliona njerez , bene terror te pashembullt , por per çudi nuk munden ta vrasin shpresen per te ardhmen e tyre e te kombit dhe mbijetuam si rralle komb ne bote , por per me çudi akoma ate shprese qe na mbajti gjalle , poe vrasin hajnat siç i quan aq bukur poetja, qe jane me keq se hajna , jane bandite , kusare pa din e iman . Siç e ruajtem shpresen ne shekuj pushtimi te eger, le te shpresojme te fitojme dhe ta ruajme me armiqte me te eger te Atdheut hajnat e vete Atdheut.
Nje poezi dritheruese , qe na kujton se megjithese Atdheu po regjohet, po mpaket njelloj siç kane bere armiqte e tij shekullore , kete gje po bejne dhe qeveritaret shqiptare, bile me suksesshem ne disa drejtime. Poetja me shpirtin e saj te madh revoltohet , i nem keta hajna te Atdheut, por dalengadale hajnat po behen Atdheu , s`ka me Atdhe , po ikin te gjithe intelektualet , te gjithe shqiptaret e vertete, se e shohi se s`ka mbetur gje nga Atdheu, s`ka mbetur as aq pak sa per te jetuar , per te mbajtur gjalle veten dhe familjen , e kane grabitur gjithçka , e kane zgerlaqur aq kea njeriun dhe Atdheun sa ka humbur shpresa se ky vend mund te behet, se ketu mund te jetohet dhe s`ka me keq per nje popull se kur humbet shpresen . Fqinjet tane me te poshtrit ne bote, vrane gjate shekujve milliona e miliona njerez , bene terror te pashembullt , por per çudi nuk munden ta vrasin shpresen per te ardhmen e tyre e te kombit dhe mbijetuam si rralle komb ne bote , por per me çudi akoma ate shprese qe na mbajti gjalle , poe vrasin hajnat siç i quan aq bukur poetja, qe jane me keq se hajna , jane bandite , kusare pa din e iman . Siç e ruajtem shpresen ne shekuj pushtimi te eger, le te shpresojme te fitojme dhe ta ruajme me armiqte me te eger te Atdheut hajnat e vete Atdheut.
Ju flm shume Ilirjan.
Me mirenjohje
Elida
Shumë e bukur…..shumë domethënëse….më duhet ta mësoj dhe ta paraqis në ndonjë aktivitet shkollor .
Shume flm Olsi.
Ju pershendes
Ska si i thuhet më bukur hajnit të Atdheut. Të lumtë mëndja e t’ u mprehtë pena.
Por do të dëshironja të shikonja mes rreshtash, në krye a në fund të tyre emrin e hajnit kryesor që me hajnitë e tij dhe lukuninë e hajnave të tjerë që e ndjekin, për 27 vjet e ka përgjysmuar popullsinë dhe ka trafikuar atë dhe gjithë pasurinë.
Nderime Malsor nga Elida
Ti e nderuar poetesh je vete mallkimi i nenes ndaj armiqve te kombit dhe Vatanit te tyre …Je klithms e motres qe vajtone vallain e merguat, e lengimi i gruad qe pret burrin nga kurbeti per te fituar buken e femijes , je zemra e dhote Galices krenare kundra se keqes ndaj te huajt, apo te shiturve ne dem te te veteve….Je…Je…Je…Heroine e kohes duke te lexruar ne kete ballade te fuqishme…Te paçim!
I nderuar Bedri,
Te flm shume.
Respektet e te falat tona.
Elida dhe Skenderi
Poeme brilante , rrevolte shpirterore nga nje person qe ka perjetuar dhunen ndaj prideve te vet ,Babait te saj hero I letrave shqipe z. Vehbi Skenderi dhe i gjithe familjes se tij se bashku me ju Zj. Elide ,por nuk mjaftoi me kaq, u desh qe komunistet te kamufluar SI demokrste me tesera partie nee xhep ,per te cuar deri ne fund misionin e cfarosjes se intelektualeve me te mire te vendit ,duke I lene pas Dore ,duke I diskriminuar ne punera te rendomta me nje rroge qesharake qe nuk mjafton as per nje jave ushqim ,se problemin e veshe mbathjes ,e zgjidhen tregetaret Gabe ,te cileve duhet tu jemi shume mirenjohes qe na kane dhene dhe vazhdojne te na japin akoma ,nje ndihme te konsiderueshme te gjithe shqiptareve,pasi 80 % e popullit Nuk I ka mundesite te bleje neper butiqe ku nje pale shapka kushtojne 20 euro, me kete shume mund te kompletohesh tek gabi me veshje dhe kepuce …..Ky ishte programi I komunisteve ,qe permbysjen politike qe pesuan nee vitet 90 ta shfrytezojne per vehte ,Jo duke I vrare hapur kundershtaret por duke I perzene jashte ,se bashku me marreveshje dhe qellim ,aprovuan ligjin 7501 mbi pronen ,me te cilin I shpronesuan te gjithe pronaret e ligjshem dhe I moren per vehten e tyre pushtetaret ,dhe politikanet, duke shkaterruar qe qelize edhe vet ekzistencen e sistemit kapitalist ,ja kjo ndodhi me ne shqiptaret ,perseri zhgenjim ,degjenerim ,mashtrim ,DHE rezultatine eshte I dukshem ,pas intelektualeve ,shperngulje masive ,e forces me to afte per Pune , te ketosh sot nee Tirane sheh nje realitet te dhimbshem ,te shumtit miliona njeres qe punojne , vuajne per buken e gojes ,dhe disa mijera te tjere qe Nuk kane punuar kurre por vetem kane vjedhur dhe mashtruar jetojne ne lluks ,qe DHE sheiket e botes I kane zili. Ketu Nuk ka mbetur motiv as per te punuar ,as per te jetuar … Rrespekte per poemen tuaj ,Zonja Elida Bucpapaj .
Nje shperthim vullkani, nje rrëfe, nje kushtrim e nje mallkim, nje poemë qe gjemon, nje rapsodi qe renkon nga thellesia e shpirtit krijues e rrebelues i ndergjegjes kombetare!