VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Teuta Rugova mbërrin në Kuvend

By | August 4, 2017

Komentet

Ndërpritet verifikimi i votave nga Serbia – zyrtarët ankohen për alergji

Në Kosovë, autoritetet ndërprenë të dielën procesin e verifikimit të votave të dërguara me postë nga Serbia, pasi që një numër i zyrtarëve që ishin në kontakt me zarfet e hapura shfaqën shenja alergjie.

Besnik Buzhala nga Divizioni i shërbimit të votuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha se “tek disa zyrtarë u shfaqën disa shenja alergjie në fytyrë dhe duar. Tash janë duke u bërë kontrollet”, tha ai.

Policia e Kosovës ka rrethuar hapësirën e ndërtesës së ministrisë së Infrastrukturës në qendër të Prishtinës ku është vendosur shërbimi votues. Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha i tha Zërit të Amerikës se “policia është duke e trajtuar rastin”, ndërsa në vendin e ngjarjes janë edhe zyrtarët e prokurorisë së posaçme.

 

Në kohën e hapjes së zarfeve në mjediset ku po kryhet verifikimi ndodheshin 26 zyrtare, disa prej të cilëve janë shtruar për trajtim në Klinikën Infektive të spitaleve të Prishtinës.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës tha se ka pranuar nëntë paciente, “me kruarje të duarve të intensitetit të ultë. Dy nga to kanë pasur edhe vjellje. Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka pasur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabël. Pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfeve brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese. Ekipet kujdestare të Klinikës Infektive kanë ndërmarrë masat e duhura duke i hospitalizuar dhe duke u ofruar ndihmën e duhur mjekësore”,thuhet në komunikatën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Votat nga Serbia janë pjesë e votimeve me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë.

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi dhe shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, thanë se zhvillimet e sotme në Prishtinë janë “shfaqje” me të cilën siç thuhet, “është duke u përgatitur manipulim me votat e serbëve, me qëllim që me çdo kusht në parlamentin Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen ‘serbët e Kurtit’”, duke ju referuar përfaqësuesve politik të serbëve të Kosovës që morën pjesë në zgjedhje kundër dëshirës së Beogradit.

Shifrat alarmante, Shqipëria po shpopullohet, banorët e fshatrave të shqetësuar: S’ka kush na varros

Prej 30 vitesh, nga Shqipëria janë larguar rreth 1 milion e gjysmë qytetarë të saj. Më shumë se gjysma e qytetarëve që jetojnë në Shqipëri. Rreth 2.862.427 banorë ka sot Shqipëria. Referuar statistikave, prej këtij numri kanë dëshirë të largohen nga 50% e tyre. Janë tri valë të emigracionit në Shqipërinë e pas vitit 1990.

E para, i përket vitit 1991, kur mijëra shqiptarë u sulën drejt brigjeve italiane me anije. Emigracioni vazhdoi edhe pesë gjashtë vitet që pasuan, por me shifra më të ulëta. Në vitin 1997, kur Shqipëri u përfshi nga kaosi, pati një tjetër valë largimesh. Pas vitit 1998, ra ndjeshëm fluksi i emigracionit për t’u rikthyer pas liberalizimit të vizave.

Vala e tretë i përket vitit 2011-2018. Fluksi në rritje i vitit 2011-2012 lidhet më së shumti me liberalizimin e vizave dhe hapjen e kufijve për shqiptarët. Është e ndryshme statistika e viteve që pasuan, sidomos vitit 2015 ku ka një numër shumë të madh të emigracionit për të vazhduar edhe sot në vitin 2019.

Nuk sheh të rinj rrugëve të fshatit. Oborret janë bosh, s’ka fëmijë atje duke lozur. Më së shumti sheh ndonjë të moshuar tek ecën për tu takuar me ndonjë prej miqve të pakët që i ka mbetur në fshat….Ky është Shishtaveci këto ditë vjeshte të vitit 2019.

Banorë në Shishtavec: “Jemi rreth 50 pleq e plaka që jetojmë në këtë fshat. Fëmijët kanë ikë. S’kanë me se të ushqehen këtu. Të gjithë kanë ikë… edhe unë që jam 67 vjeç do të ikja pot ë mundesha. Jemi vetëm ne… s’ka kush na varros.”

Dyert janë të kyçura. Ka porta që prej vitesh nuk hapen. Janë larguar në emigracion. Fshati është thuajse i boshatisur. Sipas censusit të vitit 2011 Shishtaveci ishte një ndër zonat më të populluara të qarkut të Kukësit me një popullsi prej rreth 3800 banorë. Tani atje kanë mbetur vetëm të moshuar që jetojnë të vetmuar.

“Nuk ka qenë e nuk është dëshira e të rinjve të asaj zone të braktisin prindërit dhe të largohen. Padyshim që i kanë bërë përpjekjet për të ndërtuar jetën në trojet e tyre. Por politikat qeveritare jo vetëm që nuk I kanë stimular, por i kanë penguar”, shprehet Angjelo Masafra.

“Deri para dy vitesh i kisha këtu fëmijët. Kishim një dyqan por na e mbyllën. S’kishin me se të jetonin dhe ikën. Katër fëmijët e mi janë në Angli e Austri. Nuk deshën të ikin por s’kishin rrugë tjetër”, rrëfen një tjetër banorë i fshatit Shishtavec.

Ende të parritur, fëmijët e pakët të mbetur në Shishtavec për shkak të pamundësisë së prindërve për t’u shpërngulur, duan gjithashtu të ikin. Nuk parashohin asnjë stacion tjetër ndërmjet Shishtavecit dhe Londrës. Nuk duan as të ndalojnë nëpër qytetet e vendit të tyre. Dëshira e tyre është vetëm të ikin atje ku bashkëmoshatarët e tyre prej vitesh jetojnë me familjet.

Profesor Prof. Russel King, Drejtor i Qendrës Sussex për Kërkime mbi emigracionin, e njohur në të gjithë botën, ishte në krye të një studimi për emigracionin në Shqipëri por edhe vende të tjera. Për Shqipërinë, profesor Russel King shpjegon se emigracioni nuk është vetëm për shkak të varfërisë, por nga Shqipëria po largohen njerëzit e saj më të kualifikuar. Me pak fjalë, ai pranon se Shqipërisë po i ikën truri.

“Po, e vërtetë. Shqipërisë po i ikën truri, po i ikin përvoja dhe kualifikime të nivelit të lartë. Por kjo dukuri nuk po ndodh vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Europën Lindore. Studimi tregon se tendenca më e fundit është ajo e emigrimit të njerëzve që kanë mbaruar universitetin, i rinisë së kualifikuar në nivel të lartë, që ka dëshirë të madhe të emigrojë. 57 % e grupmoshës 18- 40 vjeç synojnë të emigrojnë. 46 % e atyre që nuk kanë emigruar asnjëherë synojnë të emigrojnë. 72% e emigrantëve të kthyer, pra e atyre që kanë qenë njëherë në emigracion, dëshirojnë të ikin përsëri. Rreth 1.4 milion vetë, pothuajse gjysma e popullsisë së tanishme të Shqipërisë, ka emigruar në Europën Perëndimore”, thotë profesor Rasëll King për DW.

Revista Monitor raporton se pak javë më parë, drejtuesit e një spitali me emër në Gjermani, erdhën në Tiranë për të rekrutuar një numër të konsiderueshëm infermierësh. Ata kërkuan përshpejtimin e procedurës për mësimin e gjuhës, duke iu dhënë një pagesë prej 400 euro në këmbim të lënies së punës nëpër spitalet shqiptare për të shfrytëzuar kohën për mësimin intensive të gjuhës gjermane. Drejtuesit e spitalit gjerman e kanë me nxitim nevojën për infermierë shqiptarë në spitalin e tyre.

Për shtetarët tanë nuk është aspak një problem për Shqipërinë ikja e infermierëve, mjekëve, inxhinierëve apo profesionistëve të tjerë. Emigrimi drejt Gjermanisë i mjekëve dhe infermierëve ka nisur në vitin 2015 me një konferencë të përbashkët mes shoqatave të biznesit gjerman dhe atij shqiptarë, me pjesëmarrjen e suksesshme të qeverisë.

Ne kemi një ministër e një qeveri që e stimulon e migrimin e bluzave të bardha drejt Gjermanisë. Ministri mburret se si qeveria ia ka dalë që fale vëmendjes tek arsimi profesional të përgatisë 250 infermierët e parë të gatshëm për tregun gjerman.

Kryeministri Edi Rama e sheh si një mundësi të mirë për ata profesionistë që kërkojnë të ardhmen e tyre në vende të ndryshme të perëndimit.

Statistika
Nga viti 2013 në vitin 2018 janë larguar nga vendi 875 mjekë. Teksa vetëm gjatë vitit 2018 janë larguar nga vendi kryesisht drejt Gjermanisë rreth 2 mijë infermierë. Sipas të dhënave nga numri i certifikatave të kërkuara pranë Urdhrit të Mjekut vetëm në vitin 2018 janë larguar 164 mjekë, nga 250 të diplomuar në fakultetin e mjekësisë.

Sipas censusit të kryer nga Eurostat në vitin 2011 rezulton 1 milion shqiptarë jetojnë jashtë vendit. Sipas Institutit të Statistikave, në vitet 2011-2017 u numëruan 330 mijë persona që ikën si emigrantë.
Nga të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se 167 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të Bashkimit Europian për periudhën 2011-2017.

Vetëm gjatë vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijë aplikime të tjera, duke e çuar numrin total të aplikantëve në 183 mijë.

Pse ikin?!
Studimi, i drejtuar nga Russell King i Universitetit të Sussex dhe studiuesi shqiptar, Ilir Gedeshi, zbuloi se 52% e shqiptarëve në moshë 18-40 vjeç, kanë dëshirë të largohen nga atdheu.

Studimi i profesorëve Gëdeshi-King, konstaton se vala e ikjeve ka përfshirë qytetet me nivel më të lartë jetese. Sipas studimit, gjysma e personave që marrin paga nga 1000-1400 euro duan të largohen. Por gjithashtu u pa se 70% e emigrantëve të rikthyer duan të ikin sërish.

Shkollimi dhe perspektiva më e mirë e jetës është dëshira e shumë shqiptarëve, që për ta realizuar synojnë largimin nga Shqipëria. Në një intervistë për “DW”, profesor Rasell King interpreton kështu tendencën e shqiptarëve për të lënë atdheun.

“Studimi tregon se një nga arsyet kryesore pse njerëzit duan të ikin është se nuk shohin të ardhme për vete dhe fëmijët e tyre në Shqipëri. Pjesa më e madhe kërkojnë një shkollim më të mirë për fëmijët e tyre. Vendet e preferuara janë Gjermania dhe SHBA. Arsye tjetër kryesore janë të ardhurat shumë të ulëta në Shqipëri, kur kosto e jetesës sa vjen e ngrihet. Është normale që njerëzit në Shqipëri të duan të eksplorojnë mundësi për të fituar të ardhura më të mira.

Është ky grup faktorësh: të ardhura të ulëta, pakënaqësi nga arsimi i lartë, perspektiva të vakëta pune, mungesa e perspektivës për brezin e ri, që vazhdojnë të ekzistojnë duke e bërë Shqipërinë të zërë vendin e parë në Europë dhe të pestin në botë për dëshirën e madhe për të emigruar – në bazë të një studimi të IOM ( International Organization for Migration). Që kjo situatë të ndryshojë lypsen politika zhvillimi që krijojnë më shumë mundësi punësimi dhe të ardhura të mira”, tha profesor Rasëll King për DË.

Për shkak të largimit të qindra familjeve shqiptare gjatë vitit që shkoi, janë rreth 10 mijë fëmijë më pak të regjistruar këtë vit në sistemin parauniversitar. Kjo shifër pranohet edhe nga qeveria.

Shkodra
Kjo shtëpi në fshatin Postribë pak kilometra në periferi të Shkodrës. Atje kanë jetuar deri gjatë muaj më parë, një familje e madhe, gjashtë fëmijë dhe prindërit e tyre. Pas shumë përpjekjesh për t’ia dalë në vendin e tyre, ata janë larguar drejt Gjermanisë. Porta e tyre nuk është hapur qysh prej asaj dite. Kanë nisur kalvarin e mundimshëm nëpër çadrat e kampeve që iu rezervohen refugjatëve, në përpjekje për të qëndruar në vendet e BE-së. për shkak të shpërnguljes së shumë familjeve të kësaj zone, janë mbyllur edhe disa shkolla.

Një 12-vjeçar nga fshati Samrisht, pak kilometra në periferi të Shkodrës, nuk mund të mësojë në shkollën e këtij fshati sepse Ministria e Arsimit ka vendosur ta mbyllë shkollën, pasi është ulur numri i nxënësve. Prej një viti, i duhet të udhëtojë çdo ditë 5 kilometra drejt një tjetër fshati për të bërë mësim. Nuk ka asnjë arsye që ky djalë 12 vjeçar të bëje hesapet e politikës, ta justifikojë atë pse shkolla nuk mund të qëndrojë e hapur pse ikin nxënësit e a pse nuk vijnë mësuesit…. Në fund të ditës ky është një fëmijë, shtetas shqiptar që i takon me ligj e Kushtetutë të marrë shërbimin për arsim, si një e drejtë themelore e tij…. Këtë problem vuajnë mijëra nxënës në fshatrat e Shqipërisë. Ministria mbyll shkolla dhe nuk garanton asgjë për ta.

Jo vetëm fshatrat janë prekur nga emigracioni. Ka qytete turistike të cilat gjatë periudhës së dimrit boshatisen. Këto ditë tetori në Gjirokastër sheh pak qytetarë të lëvizin rrugëve të qytetit. Shumica e të rinjve largohen drejt emigracionit.

Leskoviku është gjithashtu një qytet që është prekur së tepërmi nga emigracioni. Shqipëria nuk është vend në konflikt, nuk vuan prej mungesës së burimeve natyrore, nuk është vend me regjim totalitar, por është vendi i dytë pas Afganistanit për numrin e kërkesave për azilkërkues. Një paradoks që e shesh si të tillë edhe kryeministri Emanuel Macron e parlamenti francez.

Pak ditë më parë, në parlamentin francez u zhvillua një debat për azilkërkuesit. Kryeministri i Francës, Emanuel Macron, foli edhe për Shqipërinë, ku informoi se shqiptarët janë të dytët pas Afganistanit për numrin e lartë të azilkërkuesve. “Një vend kandidat për në BE, që është i dyti për nga azilkërkuesit. Një paradoks”, tha ndër të tjera kryeministri francez.

Është paradoks, sepse Shqipëria konsiderohet vend i sigurt origjine. Pra, ka një diferencë të madhe më Sirinë apo Afganistanin, që janë vende në konflikt. Për këtë arsye, Autoritetet franceze dhe ato të vendeve të tjera të bashkimit Evropian, përgjithësisht i refuzojnë kërkesat e shqiptarëve për azil.

Rinasi, rruga drejt shtëpisë
Këtë të martë në aeroportin e Rinasit zbritën nga avioni Çarter… … rreth 60 azilkërkues shqiptarë. Ata janë kthyer nga Franca dhe Belgjika, atje ku iu është refuzuar kërkesa për azil. Çdo të martë, në aeroportin e Rinasit riatdhesohen shtetas shqiptarë që kthehen nga vendet e ndryshe të Evropës. Ata kthehen pa dëshirën e tyre, të detyruar nga autoritet e vendeve të BE-së. Kthehen pa asnjë shpresë, e gjejnë atdheun siç ishte pa asnjë mundësi për t’iu garantuar minimumin jetik. Ata nuk duan të rrëfejnë asgjë nga përvoja ndoshta e hidhur që lanë pas, për disa muaj a pak vite në çadrat e azilkërkuesve. Në rrugën e tyre drejt shtëpisë, nuk shohin ende asnjë fener e as dritë shprese për një të ardhme më të mire për fëmijët e tyre. Prandaj ata duan sërish të ikin. Shumica kanë dëshirë të ikin.

Burimi: Balkanweb

Christiane Amanpour në Twitter: Peter Handke mbështetës i Kasapit të Ballkanit s’ka busull morale!

 

Ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë fituesi i çmimit Nobel për letërsinë e Peter Handke.

Ka reaguar gjithë bota e qytetëruar duke denoncuar Peter Handke të padenjë për këtë çmimi.

Po ju sjellim më poshtë reagimin e Christiane Amanpour e cila ka reaguar në Twitter si më poshtë:

 

 

“Kam mbuluar Millosheviçin dhe genocidin e tij dhe të ithtarëve gjatë gjithë luftës në Bosnje, dhe më vonë gjyqet e tyre për krime lufte.

Ishte kasaphana etnike e parë dhe e vetme në shkallë Europe që nga Lufta e Dytë Botërore. Kaq shpejt janë harruar kujtimet?

Ndërsa më poshtë Christiane Amanpour po në Twitter shkruan:

 

“Shumë mirë që Olga Tokarczuk fitoi Nobelin për Letërsi, por çfarë turpi që ajo u njoftua së bashku me Peter Handke.

Mbështetja e tij për Slobodan Millosheviçin, madje fjalimi i tij gjatë varrimit të Kasapit të Ballkanit, rrefen ashpër busullën e tij morale.”

 
 

Kurti për AA: Arkivat e Stambollit të nevojshme për çmontimin e mitit të Serbisë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, njëherësh dhe kryetar i partisë, Albin Kurti, ka deklaruar se procesin e dialogut Prishtinë-Beograd do ta fillojë së pari nga integrimi i qytetarëve serbë të Kosovës, ndërsa më pas do të rishikojë 33 marrëveshjet e nënshkruara që nga fillimi i dialogut dhe do të formojë ekipin negociues, përfshirë edhe opozitën.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Kurti grumbulloi 25,49 për qind të votave ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) siguroi 24,83 për qind të votave. Këto dy parti politike pritet që të formojnë qeverinë e re të vendit, të kryesuar nga Kurti.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Kurti flet për bisedimet për formimin e qeverisë, marrëdhëniet me fqinjët, procesin e dialogut Prishtinë-Beograd, si dhe për marrëdhëniet me Turqinë dhe ndikimin e arkivave të këtij vendi në zbardhjen e historisë së Kosovës.

Sa i përket qeverisë së re dhe ndarjes së pushtetit me LDK-në, Kurti thekson se ende nuk është vendosur cili subjekt sa ministri do të udhëheq, por shton se do të reduktojnë numrin e ministrive, pasi sipas tij, numri i tanishëm i tyre është i panevojshëm.

“U dakorduam që t’i zvoglojmë ministritë nga 21 sa kanë qenë në keqqeverisjen e kaluar, t’i sjellim diku në 12. Por, edhe të mos jenë më shumë se një e treta e zëvendësministrave nga keqqeverisja e kaluar dy vjeçare, të mos jenë rreth 80 prej tyre, por një e treta e asaj çfarë kishim. Gjithashtu u dakorduam që 30 për qind edhe të ministrave dhe të zëvendsministrave të jenë gra në kuadër të përpjekjeve tona për barazi gjinore”, tha Kurti, duke komentuar takimin e djeshëm me LDK-në.

“Lista Serbe nuk është e preferuara e komunitetit serb në Kosovë, por parti nga Beogradi”

Sa i përket partisë fituese në komunitetin serb të Kosovës, Listës Serbe, Kurti thotë se kjo parti nuk është e preferuara e komunitetit serb në Kosovë, por është parti e krijuar nga Beogradi. Ai thotë se do të kërkojë përfaqësues tjerë nga ky komunitet për të bashkëpunuar.

“Para se të arrijmë tek Lista Serbe, ne kemi serbët e tjerë që janë politikanë, përfaqësues, të cilët e pranojnë pavarësinë e Kosovës, e njohin republikën tonë dhe e respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë. Prandaj nuk mund të shkojmë te Lista Serbe pa takuar e kontaktuar e bashkëpunuar me këta serbë që janë autentik në përfaqësim dhe jashtë diktatit të Beogradit në veprim”, tha Kurti për AA, i cili shtoi se do të flasin me deputetët e Listës Serbe sepse ata do të jenë në Kuvend, megjithëse këtë fakt ai e quan fatkeqësi.

Sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, Kurti thotë se kjo ide nuk ka vdekur ende, por me ardhjen e tij në qeveri kjo ide nuk do të mbijetojë.

“Më duhet të pranoj se ideja për shkëmbim territorial nuk ka vdekur ende. Meqenëse edhe presidenti i Kosovës, edhe presidenti i Serbisë, e preferojnë atë. Por me qeverinë e re, përveçse projekti i dështuar të vuloset si i dështuar, edhe ideja e tillë po ashtu vdes. Ato janë solucione të shekullit të 19-të, ne jemi në shekullin 21 dhe duhet që sa më parë të zhvillohemi ekonomikisht, të kemi shtet të së drejtës, të kemi luftim të korrupsionit dhe sa më parë të anëtarësohemi në BE, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thekson Kurti.

Me gjithë kundërshtimin që ka për idenë e shkëmbimit të territoreve, Kurti thotë se ai do ta udhëheqë dialogun me Serbinë dhe ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), por shton se pjesë e ekipit negociator do të jetë edhe opozita e ardhshme e vendit.

“Me mua si kryeministër i Kosovës do të fillojmë qysh në javën e parë dialogun me serbët e Kosovës nga poshtë lartë, për zhvillim, për integrim shoqëror. Kjo është një gjë tjetër, e pranoj. Por, do ta fillojmë sepse asnjë kryeministër deri më sot nuk e ka bërë këtë”, thotë ai, duke shtuar se pas kësaj do ta bëjë bilancin e 33 marrëveshjeve të deritanishme që janë nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë përgjatë dialogut gjashtëvjeçar 2011-2017 në Bruksel, për të parë se sa janë zbatuar këto marrëveshje dhe cili ka qenë ndikimi i tyre.

Ndërsa tek pas këtij procesi, Kurti thotë se do të përgatiten për dialogun me Serbinë, me parime të qarta dhe ekip negociator të Kosovës me platformë dhe kërkesa ndaj Serbisë.

“Unë nuk do të lejoj arrogancë qeveritare ndaj partive opozitare dhe gjithashtu nuk do të lejojë që Serbia të na futet si pykë në skenën politike kosovare dhe të na ndajë e të na përçajë. Ne duhet të jemi bashkë kundruall Serbisë dhe marrëveshja që do të vijë një ditë me Serbinë do ta përfshijë njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndryshimin e kushtetutës së Serbisë dhe suksesionin e pasurisë e reparacionit të luftës, të jetë e tillë që siç e përshkrova e ndryshon pakrahasimisht më shumë Serbinë sesa Kosovën. Për marrëveshje duhet të ndryshojë Serbia dhe jo Kosova”, deklaron Kurti për AA.

Duke folur për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, Kurti thotë se ato nuk mund të krahasohen me marrëdhëniet me shtetet tjera fqinje. Kurti tha se ndryshe do të jenë marrëdhëniet me një “Serbi që e ka shpallur veten armik të pavarësisë së Kosovës dhe popullit shqiptar”.

“Dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës”

I pyetur se a do t’i bashkangjitet të ashtuquajturës “Shengeni i vogël”, që u inicua në takimin e fundit në Novi Sad midis kryeministrit shqiptar, Edi Rama, atij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, Kurti u përgjigj se nuk i kundërshton iniciativat rajonale dhe se Kosova nuk duhet të përjashtohet nga iniciativa të tilla.

Duke theksuar se duhet të takohet me kryeminsitrin Rama që të informohet rreth idesë, planit dhe mënyrës së kësaj iniciative, Kurti thotë se, “Unë dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës. Kjo është tejet e rëndësishme”.

Siç thotë Kurti, Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim të vizave dhe që ka nevojë për liberalizim e tyre.

“E përmendi këtë sepse kanë thënë se do të formojnë një mini Shengen ballkanik kur në fakt këto tre vende tashmë e kanë liberalizimin e vizave. Poenta është si ta marrë Kosova, jo këta që tashmë e kanë ta krijojnë mini Shengenin ballkanik. Nuk i kundërshtoj në parim iniciativat rajonale, por Kosova duhet të jetë aty e respektuar dhe aktive. Për të arritur aty, unë edhe do ta ngre këtë çështje në takimin e parë që do ta kem me kryeministrin e Shqipërsië, z. Edi Ramën”, deklaroi Kurti.

I ashtuquajturi “Shengeni i vogël” synon lehtësimin e kufijve midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke mundësuar lirinë e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve. Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në Novi Sad nënshkruan një marrëveshje mbi këtë çështje dhe u bënë thirrje Kosovës, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi t’i bashkangjiten “Shengenit të vogël” në Ballkan.

“Arkivat e Stambollit të rëndësishëm për të kundërshtuar pretendimet e Serbisë në Kosovë”

Sipas Kurtit, arkivat nga Perandoria Osmane që ndodhen në Stamboll, kanë një rëndësi të madhe për mitin e Serbisë. Ai thekson se rreth 15 për qind e arkivave në Stamboll, që kanë të bëjnë me viset ku jetojnë shqiptarët dhe që në Perandorinë Osmane kanë qenë vilajete, ende nuk janë hapur.

Siç thotë Kurti, nevojitet një numër i konsiderueshëm i osmanologëve dhe historianëve që të hulumtojnë në këto arkiva, të gjeturat dhe studimet e të cilëve do të jenë të rëndësishme për të kundërshtuar pretendimet e Serbisë në Kosovë.

“Në arkivat e Stambollit ndodhet një pjesë e konsiderueshme ende e pa zbuluar e të vërtetës së vilajeteve shqiptare në Perandorinë Osmane, ku dëshmohet dhe tregohet se shqiptarët kanë qenë edhe me prani të popullsisë, edhe me kulturën dhe veprimtarinë e tyre gjithmonë popullsi dërrmuese jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe rrotull këtyre dy vendeve”, shpjegon Kurti për AA.

Sipas tij, nuk mjafton vetëm pavarësia e Kosovës, por nevojitet edhe dekolonizimi, që siç thotë ai, “në zemër e ka historinë e vërtetë të popullit autokton i cili nuk ka rreshtur asnjëherë kryengritjet, por të cilit i është imponuar e vërteta e pushtetit të huaj”.

“Besoj se Serbia e ka një trajektore fatkeqe e tragjike, e cila ka qenë tejet e dhimbshme për neve dhe që kalon prej mitit në gjenocid. Në mënyrë që të mos kemi më kurrë gjenocid duhet ta çmontojmë mitin dhe miti çmontohet me histori të vërtetë, ku pjesë shumë e rëndësishme janë arkivat e Stambollit”, thotë Kurti.

“Pesë milionë shqiptarët në Turqi, urë lidhëse midis Kosovës dhe Turqisë”

Duke folur për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Turqisë, Kurti duke u bazuar në qasjen e Turqisë ndaj vendit të tij shpreh bindje se marrëdhëniet midis dy vendeve mund të thellohen dhe zgjerohen edhe më shumë.

“Ne i kemi rreth pesë milionë shqiptarë në Turqi dhe mendoj se ata mund të jenë një urë e fuqishme për bashkëpunim ekonomik midis Kosovës dhe Turqisë, si në aspektin ekonomik po ashtu edhe në atë të mbrojtjes, besoj se nuk janë shfrytëzuar mundësitë për bashkëpunimin midis dy vendeve tona mike”, deklaron Kurti.

Ai po ashtu kujtoi se Turqia është ndër vendet e para që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe se aeroplanët e Turqisë e kanë bombarduar Serbinë në pranverën e vitit 1999 në kuadër të ndërhyrjes së NATO kundër “Jugosllavisë së Millosheviçit që po kryente masakra e po ushtronte gjenocid mbi popullin e pambrojtur civil e shqiptar në Kosovë”.

“Çmimi Nobel për Letërsi për Peter Handke, nuk është mirë për shoqërinë dhe letërsinë”

Laureat i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 është zgjedhur shkrimtari austriak Peter Handke, i cili është eksponent i shquar i ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve si dhe mbështetës i pasionuar i Millosheviçit dhe luftërave të tij gjenocidale në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën. Sipas Kurtit, përzgjedhja e tij për këtë çmimi është “e çuditshme”.

“Është me të vëretë e çuditshme që vlerësimi i Komitetit të Nobelit të ketë kaq pak konsiderata etike atëherë kur shpërblen laureatët për letërsi. Besoj që ai është një person i cili e ka dashur Millosheviçin shumë më tepër sesa populli serb. Prandaj nuk mendoj se është mirë as për shoqërinë, por as për letërsinë që fitues të jetë një shkrimtar si Petar Handke”, shprehet Kurti për AA.

Sipas tij, përzgjedhja e këtij emri është një zhvillim fatkeq për çmimin dhe për mesazhin që duhet të jepte një çmim kaq prestigjioz.

Abbott: Britania nuk e përkrah idenë e ndryshimit të kufijve, do të punojmë me kryeministrin dhe qeverinë e re

Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott zyrtarisht e mori detyrën më 31 gusht të këtij viti. Abbott në një intervistë për Gazetën Express ka folur për qasjen që qeveria e re duhet të ketë në dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhjet që u mbajtën të dielën, po ashtu për sundimin e ligjit dhe luftën e institucioneve të drejtësisë kundër korrupsionit. Ai tutje deklaroi se Britania e Madhe është kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ambasadori britanik në Kosovë tha po ashtu se qeveria e re që do të formohet do të jetë përgjegjëse para votës që i ka dhënë populli dhe komuniteti ndërkombëtar do të bashkëpunojë me kryeministrin e ri që do të zgjidhet.Gazeta Express: Cili është mendimi juaj për zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën më 6 tetor? A mendoni se Kosova e ka organizuar një proces të mirë?

Nicholas Abbott: Unë isha i akredituar si vëzhgues në këto zgjedhje dhe e kalova ditën e zgjedhjeve në Gjakovë dhe në rrethinën e saj. Stafi im i ambasadës ka qenë i angazhuar në mbarë vendin. Ne ishim dëshmitarë në rend të parë të një përkushtimi dhe profesionalizmi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Isha i mahnitur me atë se sa të qeta dhe sa të organizuara ishin zgjedhjet dhe sa shumë entuziazëm kishin votuesit. Kjo është një shenjë e mirë e rritjes së pjekurisë së demokracisë së re të Kosovës.

Gazeta Express: Partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, i fituan zgjedhjet e së dielës dhe të dyja këto parti janë kundër bisedimeve me Serbinë sa i përket ndryshimit të kufijve të Kosovës. Cili është qëndrimi zyrtar i Mbretërisë së Bashkuar për këtë çështje?

Nicholass Abbott: Mbretëria e Bashkuar beson se ndryshimi i kufijve do të ishte destabilizim për Kosovën dhe rajonin dhe do t’i dëmtonte sigurinë rajonale, mirëqenien dhe stabilitetin. Për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, të dyja shtetet duhet ta njohin njëra-tjetrën si shtete të pavarura dhe sovrane sipas kufijve të tyre ekzistues.

Gazeta Express: A mendoni se qeveria e re e Kosovës duhet ta rifiollojë dialogun me Serbinë pa ndonjë kusht?

Nicholas Abbott: Mendoj se kthimi në dialog me Serbinë sa më shpejt që është e mundur duhet të jetë prioritet për qeverinë e re. Kosova ka nevojë për një qeveri stabile, e cila mund ta çojë përpara dialogun dhe ta arrijë një marrëveshje përfundimtare, të qëndrueshme dhe ligjërisht të obligueshme në mënyrë që të përfundohet procesi që ka nisur që nga shpallja e pavarësisë më 2008-n.

Gazeta Express: Duke pasur parasysh që ekziston përshtypja se kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, i cili i fitoi zgjedhjet, nuk është për bashkëpunim me shtetet perëndimore dhe me shumë gjasë, ai do të jetë kryeministri i ri i Kosovës, a mendoni se komuniteti ndërkombëtar do ta pengojë Kurtin që të bëhet kryeministër i ri i Kosovës?

Nicholas Abbott: Kosova është vend i pavarur dhe është përgjegjëse për marrjen e vendimeve të veta. Kryeministri i ri do të jetë përfundimisht përgjegjës para popullit të Kosovës, e jo para komunitetit ndërkombëtar. Ne dhe të gjithë anëtarët e tjerë të komunitetit ndërkombëtar do të punojmë me kryeministrin e ri dhe qeverinë e re, sepse ata e kanë mandatin nga populli i Kosovës për të qeverisur. Njëlloj, jam i sigurt që kryeministri i ri do të jetë i vetëdijshëm për mbajtjen e marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunimit me këto shtete dhe institucione, të cilat e kanë përkrahur dhe do të vazhdojnë ta përkrahin vendin.

Gazeta Express: Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, i cili i fitoi këto zgjedhje, ka deklaruar se Kosova nuk do ta suspendojë taksën ndaj prodhimeve serbe, por do ta zëvendësojë atë me reciprocitet. A mendoni se qeveria e re duhet ta suspendojë këtë taksë?

Nicholas Abbott: Mbretëria e Bashkuar e përkrah procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët duhet t’i krijojnë kushtet për përparimin e bisedimeve dhe të marrin masa që do të promovojnë një marrëveshje përfundimtare. Ne do të vazhdojmë t’i inkurajojmë të dyja palët që të kërkojnë zgjidhje pozitive, të cilat janë të pranueshme në mënyrë reciproke, që janë kreative dhe të përfytyrueshme.

Gazeta Express: Njëra nga detyrat ekskluzive të Prokurorisë Speciale të Kosovës është hetimi i korrupsionit të profilit të lartë, por ky institucion ka hyrë në vitin e dytë pa filluar ndonjë hetim të ndonjë rasti të korrupsionit të lartë. Çfarë mendoni se ju mungon më së shumti institucioneve të Kosovës sa i përket sundimit të ligjit?

Nicholas Abbott: Institucioneve të Kosovës nuk u mungojnë mjetet e duhura për t’i trajtuar këto probleme, përfshirë legjistacionin në fuqi. Policia dhe prokurorët e kanë pushtetin që u nevojitet për t’i luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë. Korrupsioni po e lë Kosovën mbrapa dhe po e pengon këtë vend të ri që ta kuptojë potencialin e vet të pasur. Ato që nevojiten janë vullneti politik, puna e madhe dhe qasja me zero tolerancë ndaj korrupsionit, pavarësisht statusit apo lidhjeve që kanë shkelësit.

Gazeta Express: A duhet të ketë veting në insitucionet e sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë?

Nicholas Abbott: Llogaridhënia, transparenca dhe integriteti në gjykata, prokurori dhe në insitucione të tjera të sundimit të ligjit janë kushte paraprake që Kosova të shënojë përparim në luftën kundër korrupsionit, nepotizmit dhe interesave personale. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është e përkushtuar që të punojë me institucionet e Kosovës për ta themeluar njësinë e vetingut që të sigurohet integritet në mesin e zbatuesve të sundimit të ligjit. Korrupsioni nuk mund të çrrënjoset vetëm përmes vetingut. Por, nëse institucionet janë të afta që ta sfidojnë dhe luftojnë aktivitetin korruptiv përmes vetingut dhe masave disiplinore, rezultati do të jetë një sistem më transparent, i cili vepron sipas interesit të kosovarëve të rëndomtë, e jo në bazë të interesit të një elite të privilegjuar.

Gazeta Express: Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, dha dorëheqje nga bordi i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës më 26 mars 2019, sepse Kuvendi i Kosovës e caktoi Naser Shalën si kryetar të kësaj agjencie. Dorëheqja e tij u pasua edhe me dorëheqjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett, nga ky bord për të njëjtën arsye. A do të jetë Mbretëria e Bashkuar pjesë e kësaj agjencie në të ardhmen, nëse Kuvendi i Kosovës e shkarkon Naser Shalën nga pozita e udhëheqësit të agjencisë?

Nicholas Abbott: Ne nuk besojnë se vendimi i Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur z.Naser Shalën si kryetar të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës ishte zgjedhja më e mirë profesionale. Projekti ynë i rekrutimit vlerësoi se ai nuk i ka plotësuar kriteret e përzgjedhjes. Vendimi i Kuvendit e dobësoi besimin tonë në aftësinë e këtij institucioni për të bërë emërime në bazë të meritave dhe jo në bazë të interesave politike. Paraardhësi im pati të drejtë kur dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të bordit të kësaj agjencie.

Gazeta Express: Qeveria e kaluar, e udhëhequr nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, e ka shkarkuar bordin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe si rezultat i këtij vendimi, kjo agjenci është përjashuar nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë më 28 shkurt të vitit 2018 dhe disa ditë më parë, për shkak të të njëjtit vendim të ish-kryeministrit, Agjencia e Kosovës për Akreditim u përjashtua edhe nga Shoqata Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Ky përjashtim do t’i prekë studentët kosovarë që synojnë ta vazhdojnë shkollimin e lartë në institucionet e BE-së. Cili është komenti juaj për këtë çështje?

Nicholas Abbott: Përjashtimi i Kosovës nga organet e rëndësishme ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë është shumë fatkeq. Ne shpresojmë që qeveria e re do ta marrë këtë çështje shumë seriozisht dhe të punojë për t’i zgjidhur këto probleme të pazgjidhura sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që studentët kosovarë të mos përjashtohen nga mundësitë për të studiuar jashtë vendit. Rinia është e ardhmja e Kosovës dhe pasuria më e madhe e saj. Të rinjë i meritojnë mundësitë më të mira të shkollimit dhe duhet të ndihmohen për të hyrë në tregun e punës të pajisur me shkathtësitë që nevojiten për ta ndërtuar të ardhmen e vendit. /GazetaExpress/

Moikom Zeqo: Handke fiton Nobelin – Është një turp i paparë, një vetëvrasje e institucionit të vetë çmimit Nobel

VOAL – Shkrimtari i shquar shqiptar Moikom Zeqo, në një reagim të menjëhershëm në faqen e tij në facebook, shkruan se në vitin 1999, në gazetën “Koha jonë” kishte botuar një faqe një shkrim për shkrimtarin Peter Handke që e mbronte kriminelin Millosheviç dhe protestonte ndaj sulmit të NATO-s ndaj Beogradit. “Kurrë nuk e kam menduar se ky Handke do të fitonte çmimin Nobel. Është një turp i paparë, një vetëvrasje e institucionit të vetë çmimit Nobel.”, shkruan shkrimtari dhe dijetari i shquar shqiptar Moikom Zeqo.

NE VITIN 1999 NE GAZETEN “KOHA JONE ” BOTOVA NJE FAQE NJE SHKRIM PER SHKRIMTARIN PETER HANKE QE MBRONGTE KRIMINELIN MILOSHEVIC DHE PROTESTONTE NDAJ SULMIT TE NATOS NDAJ BEOGRADIT
KURRE NUK E KAM MENDUAR SE KY HANKE DO TE FITONTE CMIMIN NOBEL

ESHTE NJE TURP I PAPARE
NJE VETEVRASJE E INSTITUCIONIT TE VETE CMIMIT NOBEL

moikom

The Guardian: ‘Një zgjedhje shqetësuese’: shkrimtarët kritikojnë fitoren e diskutueshme të Nobelit të Peter Handke

Peter Handke përshëndet mediat në shtëpinë e tij afër Parisit të enjten, pas fitores së tij. Photograph: François Mori/AP

 

Njëzet vjet para se Peter Handke të bëhej laureat i Nobelit, ai fitoi një titull tjetër. Në vitin 1999, Salman Rushdie e emëroi atë garuesin e “Idioti Ndërkombëtar i vitit” në Guardian, për “serinë e tij të apologjive të flakta për regjimin gjenocidal të Slobodan Milošević”. (Fituesi ishte aktori Charlton Heston, sepse ishte një lobist me armë.)

Tek dramaturgu austriak trashëgimia e tij sllovene kishte frymëzuar një nacionalizëm të zjarrtë gjatë luftës në Ballkan, ai kishte trumbetuar publikisht që myslimanët e Sarajevës kishin masakruar veten e tyre dhe kishin fajësuar serbët, dhe kishte mohuar gjenocidin e Srebrenicës. Shtatë vjet pas dënimit të ashpër të Rushdie, më 2006, ai gjithashtu do të marrë pjesë në funeralin e kriminelit të Milošević-it.

Të enjten, pas shpalljes së fitores së Handke për çmimin 9 milion krona suedeze (786,000), Rushdie i tha Guardian: “Nuk kam asgjë për të shtuar sot, por qëndroj pranë asaj që shkruaja atëherë.”

Vendimi për dhënien e çmimit Handkes për vitin 2019 – krahas Olga Tokarczuk të Polonisë fituese e vitit 2018 – u kritikua gjerësisht nga vëzhguesit si një premtim i thyer në dy fronte.

Së pari, angazhimi i dukshëm i Akademisë Suedeze për të qenë më pak “mashkullor” dhe “Eurocentric”, i shpallur vetëm disa ditë më parë, u provua shumë shpejt i rremë, me dy fitues evropianë dhe vetëm me laureaten e 15-të femër në 120 vjet. Së dyti, pasi kishte deklaruar se çmimi do të merrte një vit kohë për të rivlerësuar drejtimin e tij pas një skandali tani famëkeq të ngacmimit seksual, akademia kishte lënë vëzhguesit me shpresë se Nobeli do të ndalonte të zgjidhte polemika me ashpërsinë intelektuale, dhe të zgjidhte autorët që mund të lavdëroheshin për të dyja – punën dhe politikën e tyre.

“Handke është një zgjedhje shqetësuese për një komitet Nobel që po përpiqet të vendosë çmimin në rrugën e duhur pas skandaleve të fundit,” tha autori Hari Kunzru, i cili u ka mësuar veprën e laureatit studentëve të tij. “Ai është një shkrimtar i shkëlqyeshëm, i cili ndërton një pasqyrë të madhe me verbërinë etike tronditëse.”

Kunzru tha se ai besonte se Handke do të kishte fituar Nobel më herët, “nëse ai nuk do të kishte vendosur të vepronte si një propagandist për regjimin gjenocidal të Milosheviqit”. Ai shtoi: “Më shumë se kurrë ne kemi nevojë për intelektualë publikë, të cilët janë në gjendje të bëjnë një mbrojtje të fortë të të drejtave të njeriut përballë indiferencës dhe cinizmit të udhëheqësve tanë politikë. Handke nuk është një person i tillë. ”

Slavoj žižek, filozof slloven dhe kritik prej shumë kohësh i Handkes, i tha Guardian: “Në vitin 2014, Handke kërkoi që Nobeli të shfuqizohej, duke thënë se ishte një “kanonizim i rremë “i letërsisë. Fakti që ai e mori atë tani dëshmon se ai kishte të drejtë. Kjo është Suedia sot: një apologjet për krimet e luftës merr një çmim Nobel ndërsa vendi mori pjesë plotësisht në vrasjen e personazheve të heroit të vërtetë të kohërave tona, Julian Assange. Reagimi ynë duhet të jetë: jo çmimi Nobel për letërsinë për Handke, por çmimi Nobel për paqen për Assange. ”

Autori slloven Miha Mazzini tha: “Disa artistë shitën shpirtrat e tyre njerëzorë për ideologji (Hamsun dhe Nazizëm), disa për urrejtje (Celine dhe antisemitizmi i tij i tërbuar), disa për para dhe fuqi (Kusturica) por ai që më ofendoi më shumë ishte Handke me naivitetin e tij për regjimin e Milošević. Dhe është personale. Nuk do ta harroj kurrë dimrin e ftohtë kur Jugosllavia po binte dhe nuk kishte asgjë në raftet e dyqaneve. Ne ishim një familje e re dhe vajza ime ishte vogëlushe dhe ishte jashtëzakonisht e ftohtë. Unë e kalova tërë ditën në radhë për vajin e ngrohjes dhe në mbrëmje, gati të ngrirë, fillova të lexoj esenë e Handke për Jugosllavinë. Ai shkroi për mënyrën sesi më kishte zili: ndërsa ata austriakë dhe gjermanë, ata perëndimorë, kishin rënë për konsumizëm, ne, jugosllavët, duhej të radhiteshim dhe të luftonim për gjithçka. Oh, sa afër natyrës që ishim! Sa më pak materialistë dhe më të frymëzuar ishim! Edhe në atë kohë, e gjeta atë mizore dhe tërësisht të zhytur në naivitetin e tij. ”

Dhe në një deklaratë të lëshuar të enjten, novelisti Jennifer Egan, president i letërsisë dhe organizatës së të drejtave të njeriut Pen America, tha se ndërsa Pen “nuk komenton përgjithësisht për çmimet letrare të institucioneve të tjera … shpallja e sotme duhet të jetë një përjashtim.

“Ne jemi të zhgënjyer nga zgjedhja e një shkrimtari që ka përdorur zërin e tij publik për të nënvizuar të vërtetën historike dhe të ofrojë ndihmë publike për autorët e gjenocidit, si ish Presidenti serb Slobodan Milosevic dhe udhëheqësi serb i Bosnjës Radovan Karadzic,” vazhdoi Egan. “Ne e hedhim poshtë vendimin që një shkrimtar që ka ngulitur në pyetje vazhdimisht dokumentet e krimeve të luftës, meriton të festohet për ‘zgjuarsinë gjuhësore të tij.  Ne kemi shumë keqardhje për zgjedhjen e Komitetit Nobel për Letërsinë. “/VOAL/Elida Buçpapaj

Zëri i Amerikës: Bisedimet me BE, Franca kërkon shtyrjen për Tiranën e Shkupin

Parisi propozon rishikim të procesit të Zgjerimit: Komisioni europian të paraqesë brenda pranverës së 2020 strategjinë e re. Ndërkohë të dy vendeve u kërkohet të avancojnë me reformat.

Franca kërkon shtyrjen e një vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e javës së ardhshme të Këshillit Europian.

Zëri i Amerikës ka mësuar se propozimi që Franca ka hedhur për momentin në tryezën e vendeve anëtare, lidhet së pari me idenë publike të Presidentit Emmanuel Macron, për të reformuar fillimisht BE-në përpara se të avancohet me zgjerimin. Në funksion të kësaj ideje Franca kërkon një qasje të rishikuar të procesit të zgjerimit. Sipas saj negociatat me vendet që duhet të anëtarësohen duhen të jenë graduale, më konkrete dhe procesi të mos jetë automatik dhe i pakthyeshëm, ose e thënë me fjalë të tjera, që në momentin kur nuk vlerësohet përparimi i duhur, procesi të mund të pezullohet.

Kjo, siç i shpjeguan Zërit të Amerikës burime diplomatike, është në funksion të zbatimit të prekshëm të reformave, veçanërisht ato që lidhen me Shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe të drejtave themelore.

Sipas propozimit të Francës, brenda pranverës së viti të ardhshëm, Komisioni europian duhet të hartojë këtë qasje apo strategji të re për procesin e zgjerimit. Ndërsa paralelisht, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i kërkohet që në ndërkohë, të vijojnë me zbatimin e reformave, specifikimi i të cilave mbetet për t’u përcaktuar, por që mund të jenë, në rastin e Shqipërisë, përafërsisht çka përmban propozimi gjerman dhe ndonjë element shtesë për të cilën Franca ka një ndjeshmëri të veçantë.

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike – pajtohen për bashkëqeverisje

Luljeta Krasniqi – Veseli

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pas një takimi të mbajtur të enjten janë pajtuar për fillimin e bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor në Kosovë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, tha se janë pajtuar që të qeverisin bashkë me LDK-në.

“Kosova ka humbur shumë kohë dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta. Pa humbur kohë ne kemi filluar bisedimet duke nisur me idenë e përbashkët për një qeveri sa më efikase dhe një shtet sa më të fuqishëm, synimi jonë është që t’i dalim zot nevojave të qytetarëve dhe ta orientojmë shtetin nga drejtësia, zhvillimi”, tha Kurti.

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, tha se te dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë.

“Sapo zhvilluam takimin tonë të parë me LVV-në për të diskutuar mundësitë e bashkë qeverisjes. Sot kemi diskutuar në nivel të parimeve jo të detajeve më e rëndësishmja është se të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë dhe vullnetin e mirë për të punuar në interes të qytetarëve”, tha Osmani.

Ajo ka shtuar se do të presin numërimin edhe të votave me postë, votave me kusht para arritjes së një marrëveshje finale.

Gjatë këtij takimi, Kurti dhe Osmani kanë bërë të ditur se është diskutuar sa i përket reduktimit të numrit të ministrive dhe zëvendësministrave. Po ashtu, ata kanë bërë të ditur se do të krijohen grupet punuese të të dyjave partive për të diskutuar detajet dhe për të harmonizuar programet.

Para nisjes së këtij takimi, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në bazë të rezultatit të zgjedhjeve pritet të jetë mandatari i ardhshëm për kryeministër të Kosovës ka thënë para medieve se ky është fillimi i qeverisë së re.

“Ky është fillimi i Qeverisë së re, po punojmë për koalicion qeveritar që do ta çkapë shtetin nga e keqja”, tha Kurti.

Në zgjedhjet e fundit, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani janë parë si dy figurat kryesore për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës. Ndërkaq, tani rezultati preliminar zgjedhor e favorizon për kryeministër liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Ndryshe nga e kaluara, kur pas zgjedhjeve parlamentare ishin shënuar vonesa të theksuara në konstituimin e institucioneve qendrore, duke iu referuar zgjedhjeve të fundit të 6 tetorit, analistët politikë në Prishtinë nuk parashikojnë se do të ketë vonesa të mëdha.

Analisti i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se këto dy parti politike kanë dhënë sinjale pozitive për koalicion edhe para zgjedhjeve, andaj sipas tij, nuk pritet të ketë zvarritje rreth formimit të qeverisë e re.

Ai thotë se këto dy parti mund të sigurojnë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e ardhshme të Kosovës. Ibrahimi shton se të dy partive, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, tani u mbetet vetëm të ulen dhe të shohin se cila do të jetë marrëveshja ndërpartiake për formimin e qeverisë së re.

“Nuk besoj që do të ketë zvarritje të formimit të qeverisë, sepse në dy palë zgjedhjet e kaluara kur kemi pasur zvarritje të tilla, është parë se partia fituese e ka të drejtën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe mandatarit të qeverisë, prandaj dhe kjo nuk do të kontestohet nga asnjë parti politike, por edhe partitë politike kanë mësuar nga këto procese. Pra, nuk është se mund të nxjerrin ndonjë gjë (përfitim) nga ndonjë proces i tillë”, tha Ibrahimi.

“Përveç kësaj e dimë se kemi përpara një proces të vështirë të dialogut me Serbinë, një proces që pritet të fillojë shumë shpejt dhe të ketë një epilog sepse këtë e kemi parë edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që kanë vizituar Prishtinën edhe qëndrimet vendeve të Kuint-it, prandaj nuk besoj që klasa politike kosovare ka luks të bëjë vonesa të tilla”, thotë Ibrahimi.

Për formimin e Qeverisë së Kosovës, janë të domosdoshme të paktën 61 vota në Kuvend. Koalicioni apo partia fituese, kryesisht llogaritë në koalicione paszgjedhore edhe në pakicat, si kategori kushtetuese e domosdoshme për përfshirje në qeveri.

Edhe analisti i çështjeve politike, Ramush Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë se nuk pret vonesa në konstituimin e institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Sipas tij, deri në nëntor Kosova mund të ketë qeverinë e re.

Sipas Tahirit, dy partitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar tanimë se kryeministri i takon subjektit që ka fituar më së shumti vota dhe se mbetet vetëm harmonizimi programor.

“Zgjedhjet parlamentare treguan ndryshimin si vullnet i shprehur i popullit. Vetëvendosje doli e para, e ndjekur me pak vota ose më një apo dy deputetë më pak nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kosova nuk e ka përjetuar asnjëherë një koalicion të tillë i orientimit socialdemokrat edhe liberal-demokrat, por që e shprehin një elan të ri të qeverisjes. Probleme sa i përket krijimit të qeverisë së këtyre dy partive nuk shoh, pasi që kanë pasur partneritet për të bërë koalicion parazgjedhor dhe nuk janë marrë vesh vetëm për anën formale të caktimit të kryeministrit, mirëpo janë marrë vesh parimisht që kryeministri i takon subjektit që del e para në zgjedhje dhe kjo e zgjidh problemin”, thotë Tahiri.

Sa i përket çështjeve programore, Tahiri shton se do t’i harmonizojnë shpejtë, sepse siç thotë ai ‘do të kenë edhe ndihmën ndërkombëtare të ekspertëve’.

Në të kaluarën pas zgjedhjeve, konstituimi i institucioneve të reja në Kosovë zakonisht ka hasur në vështirësi.

Pas zgjedhjeve të vitit 2017 krijimi i shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës kishte qenë një sfidë e vërtetë për koalicionin fitues të zgjedhjeve të atëhershme të 11 qershorit, i quajtur koalicioni PAN, i cili më vete kishte përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën.

Koalicioni ishte arritur të krijohej pas tre muajve nga mbajtja e zgjedhjeve.

Një kohë më të gjatë të krijimit të institucioneve të reja kishte ndodhur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014. Në atë kohë, koalicioni qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte arritur të bëhet pas gjashtë muajve nga mbajtja e zgjedhjeve.

PJETËR BOGDANI NË NJU JORK: 30-VJETORI I NJË SEMINARI (Me rastin e 330-vjetorit të vdekjes) – Nga Frank Shkreli

Ky është Pjetër Bogdani i Gurit të Hasit!

330-vjet më parë, në fund të vitit 1689 ka ndërruar jetë, në Prishtinë, ipeshkvi imzot Pjetër Bogdani. 30-vjetë më parë, me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së tij, me 7 tetor, 1989 është mbajtur në Nju Jork një seminar madhështor për të kujtuar Imzot Pjetër Bogdanin, figurën e shquar të letërsisë së vjetër shqipe, kultivuesin dhe ndriçuesin e ndërgjegjes dhe të identitetit kombëtar të shqiptarëve. Përveç kontributit të tij fetar, Pjetër Bogdani ishte edhe atdhetar i madh, i cili ka dhënë kontribute të rëndësishme në përpjekjet e popullit shqiptar për çlirim nga zgjedha osmane.

Ishin pikërisht këto kontribute të Pjetër Bogdanit të cilat u diskutuan në seminarin e organizuar 30-vjet më parë – në fillim të tetorit, 1989– nga Kisha katolike shqiptare, “Zoja e Këshillit të Mirë”, sot “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork. Në atë seminar ishin të ftuar folës të zgjedhur dhe personalitete të njohura shqiptare në fushën e kulturës, të fesë dhe politikës shqiptare të asaj periudhe. Dalloheshin Profesor Arshi Pipa, At Danjel Gjeçaj, Prof. Dr. Ibrahim Rugova dhe Profesor Dr. Engjëll Sedaj (të ardhur nga Kosova), si dhe Profesor Martin Camaj.

Personalitetet e shquara hodhën dritë mbi jetën dhe në përgjithësi mbi veprimtarinë fetare dhe atdhetare të Pjetër Bogdanit. Në kumtesat e tyre ata kanë thekësuar, ndër të tjera, edhe rolin që ai ka luajtur në formimin e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve, si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689, dhe pasqyrimin e historisë së shqiptarëve në kryeveprën e tij teologjike, “Cuneus Prophetarum”, “Çeta e Profetëve”, për të cilën kanë folur më hollësisht Dr. Martin Camaj dhe Dr. Ibrahim Rugova. Për fatin e mirë, të gjitha kumtesat nga pjesëmarrësit e dalluar si dhe historiku i organizimit të seminarit, janë botuar – si një testament i përherëshëm historik — në librin me titull, “Imzot Pjetër Bogdani në New York”. Libri është botuar nga Z. Tonin Mirakaj, ish-kryetari i Këshillit të Kishës Katolike, “Zoja e Këshillit të Mirë, në Nju Jork, publicist dhe aktivist i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan – njëheri edhe drejtuesi i komisionit që organizoi seminarin për 300-vjetorin e vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit, tetorin e vitit 1989.

….
Folësit me atë rast thekësuan se krahas aktivitetit shpirtëror dhe fetar, imzot Pjetër Bogdani, veproi edhe në zgjimin e identetitetit kombëtar, duke u marrë aktivisht me organizimin e shqiptarëve në rezistencë kundër pushtuesve osmanë ndërsa vizitonte të gjitha kishat dhe krahinat nën mbikqyrjen e tij si kryeipeshkëv, i atyre anëve. “E pra, kur lufta anadollake kishte shpërthye me ma të madhin hov, kur turku kishte këthye Shkodrën në kasaphane priftënsh e fretënsh, kur vet banorët e këtyre anave mshefeshin nepër shpella e galushtra të maleve…kundra këshillit të shi atyne që sot më padisin, unë mora në dorë këtë kishë të Shkodërs. S’shiqova komoditet as pushim: pa mbulojë, pa shtrojë, pa pullaz mbi krye, në rrezik nga turku, nga shkjetë, nga çifutënt, vizitova Kelmendin, Kuçin, Hotin, Kastratin, Shkrelin, Plavën, Rrjollin e vende të tjera”. (Nga libri “Imzot Pjetër Bogdani në New York”)
Në kuadër të veprimtarisë së tij atdhetare, Pjetër Bogdani, në vitin 1688-1689 udhëheqë kryengritjen anti-osmane, me 6000 shqiptarë, në koalicion me ushtrinë austriake, thekësuan studiuesit e jetës dhe të veprimtarisë së Pjetër Bogdanit. Fatkeqësisht, kryengritja e tij kundër osmanlinjve nuk pati sukses dhe pas një sëmundjeje të rëndë vdes në Prishtinë në vitin 1689. Me vdekjen e Bogdanit, vdiq ideja dhe organizimi i kryengritjes së armatosur kundër pushtuesve turq, ka shënuar Gaspër Gjini në librin e tij, “Ipeshkvia Shkup-Prizren nepër shekuj”.

Duke u hedhë një sy kumtesave të ekspertëve të lartëpërmendur në seminarin e mbajtur në Universitetin Fordham në Nju Jork, në Tetor 1989 — në 300-vjetorin e vdekjes së Pjetër Bogdanit dhe të botuara nga Tonin Mirakaj në librin kushtuar këtij përvjetori — lexuesi mëson hollësi të shumta për jetën, veprat dhe vlerat patriotike dhe fetare të Bogdanit, nga disa personalitete prej më të dalluarve eskspertë të kulturës dhe gjuhës shqipe. Folësit kanë venë në dukje, ndër të tjera, dashurinë e madhe të Bogdanit për gjuhën shqipe, për Atdheun e tij dhe për gjendjen e mjeruar të popullit shqiptar, në kohën që ai jetonte, si dhe qëndrimet e tija kundër pushtuesve osmanë. Për vetdijen e tij kombëtare, sipas Dr. Ibrahim Rugovës, në veprat e tija, Pjetër Bogdani “Jep një kontinuitet historik të popullit tonë që nga kohërat e herëshme e deri në kohën e tij.”

Organizimi i seminarit nga Kisha Katolike Shqiptare në Nju Jork në Tetor 1989, me rastin e 30-vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit, mund të konsiderohet si një ndër aktivitetet më të madhërishme dhe më të rëndësishme të komunitetit shqiptaro-amerikan gjatë viteve. Ishte i tillë për nga pjesëmarrja e madhe e shqiptaro-amerikanëve dhe seminari dallohej edhe për nga personalitetet shqiptare që paraqitën kumtesat e tyre për jetën dhe veprimtarinë e Bogdanit. Për më tepër, rëndësia e këtij seminari 30-vjet më parë, sipas disa ekspertëve, nga këndveshtrimi i sotëm, ishte pikërisht paraqitja e Dr Ibrahim Rugovës në këtë tubim me 7 Tetor të vitit 1989 — që njëkohësisht ishte edhe vizita e tij e parë në Amerikë – që në të vërtetë, ndryshoi jo vetëm jetën e tij, por edhe fatin eventual të Kosovës, si dhe politikën dhe marrëdhëniet e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara në përgjithësi, “Në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, siç kihste deklaruar ai ç’prej fillimit.

Ndonëse 30-vjet më parë, seminari tërhoqi vëmendje dhe interesim të madh në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe në diasporën shqiptare në terësi, në Shqipërinë komuniste dhe në Kosovën e pushtuar, mbretëronte një heshtje mbytëse mbi pjesëmarrësit, mbi punimet dhe kumtesat e eskpertëve më të njohur shqiptarë, mbrenda dhe jashtë trojeve shqiptare– mbi jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, mbajtur në Nju Jork. Arsyen e interesimit të madh për këtë seminar nga komuniteti shqiptaro-amerikan, në atë kohë, e shpjegoi ndoshta më së miri gazeta “Zëri i Atdheut”, e botuar dikurë në Nju Jork. Në kryeartikullin “Madhështia e një Seminari”, ndër të tjera ajo gazetë shkruante:

“Nji tjetër arsye, që e zgjoi kërshërinë e mërgimtarëve shqiptarë për këtë eveniment historik, kombëtar, fetar e kulturor, ishte ajo, që Kisha katholike shqiptare i ftoi me marrë pjesë në ketë seminar dy shkollarë shqiptarë nga Kosova, përndryshe studijues të rrastë të Pjetër Bogdanit dhe veprës së tij gjeniale: Prof. dr. Ibrahim Rugova, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës – njëni ndër përfaqsuesit ma eminent të kulturës shqiptare, jo vetëm të Kosovës dhe kolegu i tij Prof. dr. Engjëll Sedaj – që të dy profesorë në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Pjesëmarrja me aqë shumicë dhe rangu aq i naltë akademik i ligjëruesve të rastit, të lejshin me kuptue, pamvarsisht, se gjindeshim në njenën nga dy qendrat kryesore të kulturës shqiptare – në Tiranë ase në Prishtinë.”

Në Nju Jork, si sot e 30-vjet më parë, 7 tetor, 1989, Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” organizoi pra seminarin në kujtim të 300-vjetorit të vdekjes Pjetër Bogdanit — në vitin 1689 në Prishtinën dardane. Atëherë dhe sot kujtojmë Pjetër Bogdanin dhe vdekjen e tij, kur, “U vesh në zi Shqipëria, vajtoi Kisha, mbet pa Bari grigja e Kosovës shqiptare…U shkretuan Shkupi, Prishtina, Prizreni, Gjakova, Peja…Sot mbas tre shekujsh historia kërkon varrin e pa rrasë, pa emër, të pa kryq (të Pjetër Bogdanit) dhe se aty në Prishtinë të përgjakur si sot treqind vjet, vdiq dhe u nxuer prej dheut më i përmenduri Ipeshkëv arbënuer i kohës, më i denji pinjuell i Kosovës hasjane, më i squeti shkrimtar e lavrues i gjuhës neoilire, më i zellshmi Apostull dhe më i palodhshmi mbrojtës i Fesë dhe i Kombësisë”. (At Danjel Gjeçaj në kumtesën e tij në seminarin kushtuar 300-vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit, Nju jork, 7 Tetor, 1989)

Ky ishte Pjetër Bogdani i Gurit të Hasit, sot e 330-vjet më parë!

Frank Shkreli

Fotografitë mbi punimet e seminarit janë marrë nga libri Imzot Pjetër Bogdani në New York” me botues, Tonin Mirakaj

Pas seminarit në Nju Jork, Profesorët Ibrahim Rugova dhe Engjëll Sedaj, udhëtuan për në Washington D.C., të shoqëruar nga antari i komisionit përgatitës z. Simon Simonlacaj, ku kaluan dy ditë të këndshme. Atje i priti Frank Shkreli, ish-Drejtori i Zërit të Amerikës për Evropën.

Dr. Ibrahim Rugova, Frank Shkreli dhe Dr. Engjëll Sedaj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në Washington, Tetor 1989. Ishte kjo vizita e parë e tij dhe takimi im i parë me Presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës — por jo e fundit—në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara.

PËR DEMOKRACINË DUHET TË LUFTOHET ÇDO DITË – Nga Frank Shkreli

Në një takim i përzemërt në zyrën e tij në Nju Jork, kohët e fundit, me Z. Mark Gjonaj, politikanin shqiptaro-amerikan, anëtar i Këshillit të qytetit të Nju Jorkut, përfaqësues i lagjes Bronks, ku jetojnë shumë shqiptarë (dhe ish-asambleist i shtetit të Nju Jorkut), duke i dorëzuar tre vëllimet e “Demokracia Nuk Pret”.

Edhe këtu në Amerikë kemi nevojë që demokracia të mbrohet çdo ditë dhe tu kalohet si trashëgimi brezave të ardhëshëm. Kështu e ka lenë amanet ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan.
“Freedom is never more than one generation away from extinction. We didn’t pass it to our children in the bloodstream. It must be fought for, protected, and handed on for them to do the same, or one day we will spend our sunset years telling our children and our children’s children what it was once like in the United States where men were free”. (Ronald Reagan)

“Promovimi i vëllimeve të Z.Frank Shkreli është një vlerë kombëtare për Demokracinë e brishtë shqiptare dhe atë ballkanike në tërësi. Promovimi i zhvilluar në shtatorin e kaluar në Tiranë, në Shoqatën “Vatra” në Nju Jork dhe disa institucione të tjera tregon përkushtimin dhe mbështetjen që një personalitet shqiptar ofron për Lirinë, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut,duke filluar nga bashkëkombësit e tij të ndarë në katër shtete”. (Gazeta Telegraf, Tiranë 24 Tetor, 2019)

Kurti në takim me Kosnettin: Do të jem kryeministër për të gjithë qytetarët

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha të martën se “do të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Kurti i bëri komentet në një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, dy ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas rezultateve preliminare të këtyre zgjedhjeve, partia e Kurtit ka fituar shumicën e votave, me një diferencë të ngushtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka dalë e dyta.

Vetëvendosje dhe LDK-ja nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë së re, edhe pse është thënë se negociatat do të nisin pas numërimit të të gjitha votave.

Në një komunikatë për media, të lëshuar të martën nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se “ambasadori Kosnett shprehu kënaqësinë e tij për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve dhe e uroi kryetarin Kurti për një fushatë që i adresoi shqetësimet e votuesve”.

Në anën tjetër, Kurti, thuhet në komunikatë, e siguroi Kosnettin se “do të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Ai e njoftoi ambasadorin se konsolidimi i brendshëm i Kosovës me shtetndërtim demokratik, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe progres shoqëror është prioritet që do ta zbatojë, meqë edhe nevojat e qytetarëve dhe vullneti i tyre i shprehur në këto zgjedhje ishin për këtë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Analistët në Kosovë presin që negociatat për formimin e qeverisë së re të jenë të vështira.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka udhëhequr për 12 vjet, ka dalë e treta – gjithnjë sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. rel