Të shoh,
nga larg,
përtej kufijve të botërave,
nëpër korridore të ëndrrave të mia.
.
Gumëzhijnë forma dhe plane
të dëshirave të skalitura.
Sonte edhe yjet paskan marrë
një konstelacion tjetër.
.
Erë veriu apo ngrohtësi e jugut,
nuk mund ta përcaktoj dot.
Kohëzgjatja e ëndrrave
është si gjithnjë krye më vete,
e dielli i dëshirave dhe ëndrrave
më ngroh përditë e më shumë.
.
Teksa hija ime zgjatet e zgjatet
në drejtim të kundërt me ty,
Dielli im.
.
Bekim I. Blaku
Berlin, 11 janar 2026