VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

TË KRAHASOSH ZVICRËN ME SHQIPËRINË NGA ELIDA BUÇPAPAJ

By | November 16, 2018

Komentet

Lufta atdhe-mbrojtëse e UÇK-së ishte e pastër si loti – Nga Aurel Dasareti*

 

Titulli është hyrja e tekstit. Mund të përcaktoj nëse artikulli juaj do të lexohet ose nuk do të përfillet. Kur shkruani një artikull për diskutim, ju keni një dëshirë për të ndikuar. Titulli mund të krijojë vëmendje, kuriozitet, të thotë diçka rreth asaj se kush është audienca e synuar për tekstin ose të tregojë dobinë e leximit të artikullit.

***

Kërkesat për një titull të mirë të artikullit: 1) duhet të jetë kuptimplotë, 2) duhet të jetë mjaft i saktë, 3) nuk duhet të përmbajë kuota dhe pikëpyetje.

Prandaj titujt duhet të hartohen në mënyrë që lexuesi të kuptojë qartë se për çfarë bëhet fjalë. Nëse dikush e titullon artikullin: “Lufta e UÇK-së nuk ishte e pastër”, atëherë nuk i plotëson aspak këto kushte, sepse para së gjithash është përgjithësim (kinse të gjithë janë njerëz të një kallëpi). Pra, titulli është i hutueshëm, i ngatërruar, i çorientuar dhe i tollovitur.

***

Duhet të jemi të kujdesshëm kur përgjithësojmë (gjeneralizojmë), sepse mund të keqkuptohemi.

Koncepti është thelbësor për logjikën dhe filozofinë e shkencës dhe përdoret për:

1) Procesi me të cilin vëzhgon dhe krahason rastet individuale me një term të përgjithshëm ose vendos një rregull apo ligj të përgjithshëm.

2) Një pretendim (deklaratë e pambështetur që dikush e paraqet si të drejtë) që pohon ekzistencën e marrëdhënieve universale ose të pakushtëzuara ndërmjet dy ose më shumë ngjarjeve ose faktorëve.

Kontradiktat mbi bazën logjike dhe bazën e njohurive si dhe statusin e koncepteve universale është një çështje klasike në filozofi. E njëjta vlen edhe për vlefshmërinë e konkluzioneve të përgjithshme në bazë të rasteve individuale.

***

Shqiptarët nuk duhet më t`i pranojnë shpjegimet pa diskutim. Askush nuk mund të thotë: “Kështu janë gjërat, prandaj nuk mund të jenë ndryshe.” Secili prej nesh duhet t`i mbrojë pikëpamjet e veta me argumente. Përndryshe nuk mund të bindim kënd veç vetes, kurse të besosh pa kushte në një thënie apo letër të tollovitur të shkruar nga të tjerët – është një formë çmendurie.

Liria e shprehjes duhet respektuar. Gazetarët nuk duhet të kërcënohen, kritikohen po, nëse e meritojnë. Fatmirësisht edhe ne shqiptarët kemi disa gazetarë profesionistë dhe të pavarur që kritikat ndaj “kolegëve” i ilustrojnë me fakte të pakontestueshme, por janë edhe autokritik; bëjnë vetëkritik në rastet kur gabojnë apo i mirëpresin kritikat e të tjerëve nëse bazohen në fakte.

***

Për të kuptuar luftërat dhe konfliktet e kohërave të fundit, ne duhet t’i shohim ato me pikëpamje të re; duke dalluar qartë: “Luftës së mbrojtjes” nga “Luftës pushtuese”. Lufta Mbrojtëse e Atdheut që zhvilluan djemtë dhe vajzat e UÇK-së kundër pushtuesve  nazist/fashist serb, assesi nga asnjë shqiptar (me vetëdije apo pa vetëdije) nuk duhet të përgojohet si “luftë e papastër”, sepse një pretendim i tillë përveç që është gabim (i rrejshëm) edhe pa dëshirën tonë e çon ujin në mullirin e armikut gjakatar. Përndryshe, pas luftës së Kosovës (1998-1999) nuk ka ekzistuar më UÇK sepse ajo është çarmatosur-shpërbërë, por ish anëtarë të ish UÇK-së. Prandaj, ngjarjet e pasluftës, të mira apo të këqija, nuk mund assesi të lidhen me UÇK-në e dikurshme dhe luftëtarët e saj të lirisë, gjithashtu të dikurshëm.

***

Sa për fillim, organet përkatëse duhet të burgosin menjëherë dhe të dënohen me burgim të përjetshëm kriminelët tradhtarë bastardë shqipfolës që masakruan në pabesi ushtarakët profesionistë: kolonel Ahmet Krasniqi-in dhe kolonel Tahir Zemaj.

Duhet patjetër të zbulohen (dihet se kush janë) dhe burgosen të gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë, prej vitit 1998 e deri sot, vrasjet e gazetarëve dhe intelektualëve të mirëfilltë etj., me emër e mbiemër, adresë, por mos përgjithësoni, mos drejtoni gishtin në drejtim të UÇK-së. Mos e identifikoni një grupim mikroskopik legenësh pseudo-luftëtarë me 15.000 luftëtarët e vërtetë dhe martirët e UÇK-së, që nuk kanë pas pothuajse asnjë pushtet vendimmarrës për ngjarjet. Vetëm profesionistët e dinë se qysh veprohet në hierarkinë ushtarake. Hierarkia është një strukturë sociale ose funksionale e ngjashme me piramidën me disa shtresa, ku lartësia e centralizon fuqinë.

***

Një serb, gazetar i njohur për armiqësinë ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj UÇK-së, në një intervistë me të huajt ka thënë një të vërtetë (përkthimi im nga anglishtja):

 “Ai që kryente gjëra kriminale do ta përdorte UÇK-në si një justifikim. Nëse dikush do ta kishte keqtrajtuar ndonjë të pafajshëm ai do të thoshte: “Unë jam nga UÇK-ja.” U bë një shaka ndër shqiptarët për ta quajtur veten “UÇK” për t’i fshehur gjërat. Nëse dikush dëshironte të vidhte shtëpinë e dikujt tjetër, ata do të thoshin – “Ne jemi nga UÇK”

***

Gjatë përvojës sime luftarake shumëvjeçare (prej vitit 1994), çdo sekondë kam qenë i ekspozuar rrezikut të vdekjes. Kur luftëtari i hyn një beteje, duhet të pajtohet me faktin se shansi që të dalësh gjallë prej saj është vetëm 1% por edhe ajo 1% nuk është e sigurt. Dhe, vetëm me këtë psikologji mundet të mbijetosh.

 

PS: Shkruesi i kësaj letre edhe pse në moshën shumë të re, e ka dhanë kontributin e vet, në çdo mënyrë, për çështjen e çlirimit të Kosovës dhe jo vetëm, kështu që ka të drejtën për të diskutuar.

Marshi i UÇK-së:

https://www.youtube.com/watch?v=oVBkl3rzlUI

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Talentet tona i gëzon bota – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

Në gjurmët e rrëfimit të doktoreshës

së talentuar Armela Kadria

      

Ndërrimi i regjimit në dhjetor të vitit 1990, i cili u bë përmes zëvendësimit të sistemit komunist me një sistem neokomunist, solli një dukuri interesante.

Në regjimin komunist vendi mbahej i rrethuar si me tela me gjemba, në mënyrë që askush të mos kuturiste t’i afrohej kufirit shtetëror për të dalë në botën kapitaliste dhe veteranokomunistët në pushtet e çuan popullin deri në nivelet e një varfërie ekstreme. Edhe neokomunistët, të cilët e morën pushtetin nga veteranokomunistët pas lëvizjes studentore të dhjetorit, lëvizje, e cila, siç rezultoi pas gati tre dhjetëvjeçarësh, paskej qenë e orkestruar nga një dorë e fshehtë, ndoqën dhe vazhdojnë të ndjekin të njëjtën taktikë qeverisjeje, e cila ka për qëllim varfërimin e pandërprerë të shumicës dërrmuese të familjeve shqiptare.

Sigurisht, sistemi neokomunist i bijve dhe i nipave të veteranokomunistëve dikur në pushtet, do të funksiononte në kushte krejt të tjera: në kushtet e pluralizmit politik dhe të ekonomisë së tregut. Pra, në këto kushte, Shqipëria u hap me botën dhe jo pak njerëz filluan të largoheshin drejt vendeve perëndimore për një jetë më të mirë. Pjesa më e madhe e bashkatdhetarëve tanë emigroi drejt Greqisë dhe Italisë.

Valët e emigracionit kanë qenë karakteristike edhe për vende të tjera në periudha krizash ekonomike. Por për një popullsi shumëmilionëshe të një vendi të caktuar, valët e emigracionit nuk kanë qenë kaq të mëdha, saqë të ndikonin aq tepër në zvogëlimin e numrit të popullsisë, si në rastin e vendit tonë.

Dukuria e emigrimit në vitet e para të dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të kaluar, ishte e kuptueshme dhe nuk kishte asgjë për t’u habitur, sepse veteranokomunistët në pushtet vendin e kishin katandisur në një gjendje ekonomike aq katastrofike, saqë degjenerimi gjenetik i njerëzve për shkak të mungesës së ushqimeve, përbënte një rrezik serioz. Por megjithatë, të gjithë patën shpresuar se situata ekonomike do të ndryshonte, duke shkuar drejt përmirësimit shkallë-shkallë, çka do të pasqyrohej në rritjen e standardit të jetesës së familjeve shqiptare dhe, vetvetiu, do të çonte në uljen në maksimum të valës së emigrimit. Çuditërisht, nuk ndodhi kështu. Gjatë këtyre gati tridhjetë vjetëve që kanë kaluar, gjendja ekonomike e familjeve të thjeshta shqiptare është rënduar shumë më tepër. Këtë e vërteton një e dhënë statistikore e ditëve të fundit. Sipas kësaj të dhëne, rezulton ky informacion:

“Për një familje mesatare, jetesa në Shqipëri është e vështirë, madje kthehet në mbijetesë për shkak të të ardhurave të pakta dhe shpenzimeve të larta. Shumica dërrmuese e familjeve shqiptare, rreth 63% e tyre, sigurojnë të ardhura nga 0 deri në 50 mijë lekë në muaj (80% e tyre kanë më shumë se 3 anëtarë), sipas të dhënave nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë në një kampion prej më shumë se 1200 njësish familjare, të shpërndara në të gjithë vendin” (Citohet sipas: Familjet shqiptare në mbijetesë, 63 % kanë deri në 50 mijë lekë të ardhura në muaj”. Faqja e internetit “Monitor”. 14 korrik 2019).

Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se vala e emigracionit në periudhën mes viteve 2005-2013 nuk ka qenë aq shqetësuese, si në periudhën që pasoi pas ardhjes së Ramës në krye të qeverisë. Vizat u hoqën në vitin 2010, por nuk u vu re absolutisht ndonjë valë emigrimi me përmasa shqetësuese, si në periudhën që vijoi pas shtatorit të vitit 2013 dhe sidomos prej vitit 2015 e këtej, kur numri i njerëzve që braktisën vendin arriti në 500 mijë, siç i deklaroi kryeministrit Rama analisti italian Alberto Negri në programin televiziv TG2 të RaiDue në Itali më 28 shkurt 2019.

Po si shpjegohet kjo gjendje e rëndë ekonomike, paçka se kanë kaluar gati tridhjetë vjet pas ardhjes së neokomunistëve në pushtet?

Sipas këndvështrimit të çdo shqiptari të thjeshtë, të pajisur me ndërgjegje kombëtare, arsyeja kryesore e kësaj gjendjeje të rëndë ekonomike e ka burimin te paaftësia shtetformuese e shqiptarëve. Kjo paaftësi shtetformuese vjen si pasojë e nxjerrjes në plan të parë të militantizmit partiak dhe jo të aftësive të individit. Militanët partiakë, duke qenë të paaftë, janë me vite larg intelektualëve me përgatitje të lartë profesionale. Madje këta të fundit jo vetëm që nuk afrohen në drejtimin e shtetit, por shndërrohen edhe në objekt shpëfilljeje nga ana e militantëve partiakë.

Qytetarët shqiptarë le të gjykojnë për aftësitë e kryeministrit Rama për qeverisjen e vendit. Gazetari i njohur Çim Peka, në një analizë të botuar në portalin “Syri.net” të datës 05 korrik 2019, ka radhitur një më një të gjitha dështimet e Ramës, që kur ka filluar punë, deri në ditën e sotme. A mund të jetë në krye të qeverisë një njeri që nuk ka shkëlqyer absolutisht në të gjitha rrugët e jetës nga ka kaluar deri tani? Absolutisht jo. Nënkuptohet që në ekipin qeverisës ai do të grumbullojë rreth vetes, siç edhe ka grumbulluar deri tani, militantë partiakë, të paaftë profesionalisht, por të aftë për bëma antiqeverisëse, çka reflektohet në gjendjen e rënduar të pjesës më të madhe të familjeve shqiptare.

Qeverisja e vendit nga njerëz të paaftë nga radhët e militatëve partiakë, mbart në vetvete edhe një rrezik tjetër të madh: këta militantë partiakë janë pre shumë e lehtë për t’u shndëruar në mercenarë, në servilë në shërbim të të huajve dhe në tradhtarë të interesave kombëtare.

Po atëherë cila është rrugëdalja që ka zgjedhur Rama për përjetësimin e pushtetit? Rrugëdaljen ai e shikon te varfërimi i njerëzve, sepse varfëria është aleati më i sigurt i pushtetit të tij autoritar. Pikërisht varfërimi i shumicës së familjeve shqiptare ka bërë që vala e emigrimit të njerëzve gjatë qeverisjes së tij të marrë përmasa të frikshme, çka ka çuar në uljen e ndjeshme të numrit të popullsisë. Kjo gjendje ka bërë që:

Së pari, të emigrojë ajo pjesë e popullsisë që  nuk dëshiron të mbajë lakun e varfërisë që Rama ia ka hedhur në qafë.

Së dyti, në valën e emigracionit të përfshihen edhe specialistë shumë të aftë, të cilët nuk e gjejnë dot veten në kushtet e mjedisit mbytës të militantëve të paaftë partiakë.

Pra, në dallim nga veteranokomunistët e Shqipërisë Socialiste, të cilët e mbanin Shqipërinë në darën e  izolimit total, neokomunistët socialistë, me Ramën në krye dhe oligarkët rreth tij, me taktikën e qeverisjes së tyre, po kërkojnë ta pakësojnë sa më shumë numrin e popullsisë, për të shpëtuar një herë e mirë nga kundërshtarët politikë, me pikësynimin që në Shqipëri të mbeten vetëm njerëz kurrizshtruar që ta shikojnë Ramën në dritën e syrit për kafshatën e gojës. Kjo mënyrë qeverisjeje nuk mund të kuptohet ndryshe, veçse si tradhti kombëtare, me qëllim shpërbërjen deri në shfarosje të popullit shqiptar të Shqipërisë Londineze.

Një inxhinier i talentuar i fushës së gjeologjisë më dërgonte para pak ditësh një letër nga Kanadaja, ku ka emigruar para shumë vjetësh. Ai ka pasë punuar në Institutin e Kërkimeve të Naftës në Fier dhe në Institutin e Kërkimeve Gjelogjike në Tiranë. Ja çfarë më shkruante:

“Në të dy institutet më mbyti egoizmi primitiv i disa kolegëve dhe pushtetarëve”.

Një rast tjetër dëshmohet  fare qartë përsëri se specialistë të aftë e shikojnë të ardhmen jo në Shqipëri, po në një vend perëndimor, se në atdheun e tyre nuk i përfill kush.

Doktoresha e talentuar Armela Kadria, vajza e një mikut tim, një e-mail që më dërgonte dy ditë më parë nga Gjermania, e shoqëronte edhe me një video nga Singapori. E ndoqa me shumë kujdes përmbajtjen e asaj videoje në anglisht, në të cilën bëhet fjalë për rrugën që pati ndjekur Singapori për t’u shndërruar nga një vend i botës së tretë, në një vend të botës së parë, madje në njërin nga gjigantët e Azisë. Në video thuhej se për drejtimin e vendit u zgjodhën specialistët më të aftë nga ana profesionale, për t’i shërbyer atdheut me tërë potencialin e vet intelektual. Falë aftësive qeverisëse të atyre specialistëve të talentuar nga radhët e inteligjencies vendase, ja ku është sot Singapori.

Po cila është doktoresha Armela Kadria?

Është bija e një familjeje të thjeshtë dibrane, e cila u zhvendos me banim në Tiranë pas zëvendësimit të sistemit komunist. Ajo mbaroi shkollën 9-vjeçare “Edith Durham” dhe Gjimnazin “Petro Nini Luarasi” me mesataren 9.8. Mandej, në vitin 2009, hyri në  Fakultetin e Mjekësisë, të cilin e përfundoi në vitin 2015, me mesataren 9. E kam njohur si një vajzë të heshtur, modeste, dinjitoze, me autoritet dhe mjaft të talentuar në studimin e gjuhëve të huaja, për të cilat kishte aftësi të jashtëzakonshme.

Ja çfarë thotë ajo për studimin e gjuhëve të huaja:

“Gjuhët e huaja kanë qenë gjithmonë pasioni im. Kur më pyesin se çfarë do të kisha dashur të bëj, përveç mjekësisë, gjithmonë përgjigjem se do të doja të kisha studiuar për gjuhë të huaja. Gjuha e parë e huaj që kam mësuar, ka qenë italishtja, me një mësues privat, me një grup fëmijësh të tjerë. Më pas fillova anglishten. Në gjimnaz kisha ndjesinë që isha mirë me anglishten tashmë dhe doja të nisja një gjuhë tjetër. Me pëlqente spanjishtja, kështu që vendosa për spanjishten. Kurset e gjuhëve të huaja i kam bërë zakonisht me një grup tjetër nxënësish. Anglishten e kishim edhe në shkollë, dhe kjo më ka ndihmuar sigurisht, por ritmet në shkollë ishin disi më të ngadalta për mua. U jam shumë mirënjohëse  prindërve që më kanë mbështetur me të gjitha mundësitë për kurset e gjuhëve të huaja. Në gjimnaz na u dha mundësia të zgjidhnim një gjuhë të huaj të dytë dhe variantet ishin italishtja, frëngjishtja dhe gjermanishtja. Zgjodha frëngjishten. Gjatë studimeve universitare nisa të krijoja idenë se varianti më i mirë për mua për specializim, do të ishte me shumë gjasa jashtë vendit. Pasi lexova dhe u informova, vendosa që Gjermania ishte vendi që duhet të synoja. Prandaj, në vitet e fundit të universitetit, nisa studimin e gjermanishtes. Aktualisht, zotëroj shumë mirë gjermanishten, anglishten, spanjishten dhe italishten.  Kam pak njohuri për frëngjishten dhe mund të kuptoj edhe portugalishten”.

Po cila qe ecuria e jetës së doktoreshë Armelës, pasi mbaroi Fakultetin e Mjekësisë? I ftoj lexuesit e nderuar të ndjekin rrëfimin e saj:

“Meqenëse në mbarim të gjimnazit mund të flisja, të paktën, në katër gjuhë të huaja, mundësitë për vazhdimin e studimeve në një universitet evropian nuk më mungonin. E megjithatë, vendimi për të lënë pas familjen time dhe vendin tim, nuk ishte një vendim që mund të merrej lehtë. Për rrjedhojë, vendosa të pres, vendosa të qendroj dhe të vazhdoj studimet e larta në Shqipëri, me shpresën se, duke punuar në fushën që dëshiroja, gjërat do të ishin më mirë. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi. Që në fillim u përballa me zhgënjim për sa i përket infrastrukturës, sallave të leksioneve me lagështirë, sallave të seminareve pa ngrohje dhe mungesës së bazës së duhur materiale për zhvillimin e seminareve dhe të leksioneve, orëve të gjata pranë dyerve të sekretarisë, informacioneve që duhej të ishin publike dhe që nuk bëheshin publike etj., etj. Më pas, me fillimin e pjesës praktike, kuptova që praktika dhe edukimi që po merrnim si mjekë të ardhshëm, ishte larg asaj që unë kisha menduar e ëndërruar dhe, çdo vit që kalonte, ndihesha gjithmonë e më shumë në ankth, me një pyetje në kokë: kur unë dhe kolegët e mi të përfundojmë këtë universitet, a do të jemi në nivelin e duhur, për t’i kryer detyrat me profesionalizmin e duhur? Në dallim nga profesionet e tjera, profesioni i mjekut është krejt ndryshe se lidhet me jetën e njeriut, gjë që është shumë serioze. Unë dhe shokët e kursit lexonim shumë, por praktika linte tepër për të dëshiruar se puna e mjekut nuk është vetëm teori. Këtu më duhet të shtoj që literatura përmblidhej më së shumti në libra të përkthyer keq, pa redaktor, ose ishte literaturë e vjetër. Paralelisht me këtë situatë, m’u krijua ndjesia se Shqipëria, në njëfarë mënyre, nuk po bënte hapa para. Sa herë hyja në QSUT, me dukej se kishte rënë një hije e rëndë, gri. Kudo shikoja fytyra njerëzish të lodhur, të sëmurë, të varfer, pamja e të cilëve nuk tregonte moshën e tyre reale. Të lindte dëshira t’i ndihmoje, por, në të njëjtën kohë, zemrën ta pushtonte një trishtim dhe pezmatim i madh. Me pas, me përfundimin e studimeve, mendova se, ndoshta, kur të nis të punoj, punët do të venë më mirë. Por ajo që ndodhi, më mbushi me dëshpërim. Gjatë shumë e shumë muajve, nuk gjeta dot një vend pune. M’u ofrua një vend pune në një qendër shëndetësore, por, në këmbim, më kërkuan të paguaja 5000 euro. Pra, donin që unë ta blija atë vend pune. Nuk pranova, jo se s’doja të punoja, jo se s’mund të gjeja një mënyrë për t’i siguruar ato para, por nuk doja. Nuk e doja një punë të tillë. Po ashtu, nuk doja ta nisja punën time në atë mënyrë. Atëherë rinisa gjermanishten intensivisht me një mësuese private. Shikoja situatën e kolegëve të mi, shumica ishin si unë. Ndokush që kishte arritur të gjente një vend pune të mirë, kish mundur ta siguronte falë njohjeve të mira dhe ky nuk ishte sekret. Kështu që, pasi e diskutova me familjen time, vendosa që më e mira që mund te bëja, ishte të tentoja për një vend pune dhe specializim në Gjermani. Më duhet të theksoj se për ndonjë specializim në Shqiperi nuk ndërmora ndonjë hap, sepse, e para, nuk kisha asnjë besim në trasparencën e atij procesi, dhe, e dyta, nuk ishte më ëndrra ime të punoja në ndonjë spital në Shqipëri në ato kushte, nuk doja t’i thoja pacientit për çdo medikament: “Më vjen keq, por duhet të iki një familjar ta blejë te farmacia se spitali nuk ka”, apo të shihja pacientët në ato dhoma, në ato kushte. Ndiej dhembje në shpirt, se ata janë pacientët e vendit tim, teorikisht unë atyre duhej t’u shërbeja, por në ato kushte e kisha të pamundur ta ushtroja profesionin tim. Dikush më pati thënë: “Në qoftë se do të qëndrosh në Shqipëri, duhet ta hedhësh vallen si hidhet këtu”. Por unë atë valle nuk doja ta hidhja, nuk doja të filloja të urreja veten dhe profesionin tim! Kështu që u largova për dy muaj në Gjermani, pa vizë, pa asgjë, thjesht për një kurs dhe ndërkohë që ndodhesha atje, nisa të aplikoja. Për fatin tim të mirë, në muajin e dytë më erdhën dy përgjigje pozitive për intervistë. Në spitalin ku nisa punën, më dhanë përgjigje pozitive që në fund të intervistës dhe u ofruan të më ndihmojnë me gjithcka. Ka qenë njëra nga ditët më të lumtura për mua. U ndjeva e vlerësuar dhe u binda që edhe mund të ecja me ëndrrat e mia. Mjekët specializantë në Gjermani punojnë me një rrogë bruto prej rreth 4600 eurosh, ndërkohë që në Shqipëri marrin rreth 30 000 ose 40 000 lekë, pra, rreth 15 herë më pak. Nuk bëhet fjalë vetëm për para. Bëhet fjalë për një shkollë të gjatë, për një kalvar vuajtjesh e investimi për një përgjegjësi shumë të madhe. Çdo mjek profesionist i përkushtuar, para se të bëjë gjumin e natës, rri e vret mendjen gjatë nëse e ka bërë çdo gjë mirë gjatë kohës që i ka shërbyer pacientit. Dhe rri e pyet veten: “A jeton? Mos duhej ta kisha bërë diçka ndryshe?”.  Për mjekun e ndërgjegjshëm në punë ky është një shqetësim i përditshëm dhe kjo kundrejt një shpërblimi që e bën shumë të vështirë të fillosh jetën, shto këtu mungesën e vlerësimit për punën e mundimshme. Me punën që kam tani në Gjermani, jam tepër e kënaqur, jam rritur shumë profesionalisht në kaq kohë, gjë që nuk mendoj se do e kisha arritur në Shqipëri në të njëjtën periudhë kohore. Kolegët gjermanë më respektojnë, shefat gjithashtu dhe gjithmonë janë të gatshëm të më ofrojnë ndihmë dhe  mbështetje dhe, ajo çka më frymëzon më shumnë,  pacientët me duan. Me pyesin shpesh: “A doni të ktheheni ne Shqiperi, doktoreshë?”.  Nuk e di, – u them, – për momentin jo, më vonë nuk e di. Dhe ata ma kthejnë: “Për ne do të ishte shumë mirë sikur të qëndronit këtu”. E në këto fjalë e sipër, më gëzon zemra, por, në të njëjtën kohë, ndiej edhe trishtim disi që kontributin tim, si mjeke në shërbim të pacienteve, nuk i pata kushtet ta jepja në atdheun tim. Tani, pas 2 vitesh pune, sa herë që kam kontakte me miqtë dhe me kolegët e mi këtu në Gjermani, të cilët më rrëfejnë për eksperiencën dhe për problemet e tyre, mendoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë”.

Doktoresha e talentuar Armela Kadria u punësua në Gjermani më 05 korrik 2017. Ajo, fillimisht, e nisi punën në spitalin multidisiplinar  “Kreiskrankenhaus Prignitz”. Tani ajo punon si mjeke okuliste në klinikën “Augen-Tagesklinik Groß Pankoë”. Që të dyja këto klinika të rëndësishme për kurimin e pacientëve, ndodhen në rajonin e Prignitz-it  Landin Brandenburg..

Të vjen keq që kjo mjeke e talentuar nuk pati mundësi që ëndrrat e veta në shërbim të pacientëve t’i shikonte të realizuara në tokën mëmë. Por s’qe e thënë. Se talentet tona i gëzon bota. Se Shqipëria është vend pa zot. Kjo është pasojë e politikës së alternativës neokomuniste me mbulojë socialiste me në krye Ramën, e cila, siç kanë treguar faktet gjatë qeverisjes së saj 6-vjeçare, i ka vënë vetes si qëllim zbrazjen e vendit tonë nga specialistët e talentuar dhe, përgjithësisht, nga popullsia rrënjëse. Prandaj të dhënat statistikore të OKB-së për pakësimin drastik të popullsisë së vendit tonë në fund të shekullit, janë katastrofike. Ja në ç’përfundim ka arritur OKB-ja: Paralelisht OKB ka llogaritur projeksionet edhe sipas një skenari më negativ, i cili bazohet në një rënie më të shpejtë të lindshmërisë. Rezultatet për këtë variant janë edhe më alarmante, duke e parashikuar rrudhjen e popullsisë së Shqipërisë në vetëm 500 mijë banorë në fund të shekullit. Një projeksion fatal, që praktikisht e projekton Shqipërinë drejt zhdukjes” (Citohet sipas: “Parashikimi i OKB-së pë popullsinë e Shqipërisë”. Faqja e internetit “top-channel.tv”. 11 korrik 2019.

Le të shpresojmë që alternativa neokomuniste e Rilind(rivdek)jes socialiste do ta vazhdojë qeverisjen e vendit deri në fund të këtij shekulli, në mënyrë që ta shikojë me sytë e vet rezultatin e bëmave të saj antikombëtare.

Santa Barbara, Kaliforni

16 korrik 2019

Kush e hoqi bustin e Shtjefen Gjeçovit? Nga GANI MEHMETAJ

Edhe pas një lumi reagimesh të opinionit për heqjen a vjedhjen e bustit të Shtjefen Gjeçovit në shkollën fillore të Zllakuqaniut (Klinë), nuk lexova kumtesë të policisë së Klinës, nuk ma kapi syri asnjë reagim të institucioneve shtetërore, nuk pashë gatishmërinë e askujt që të premtoj se do të angazhohet për ndriçimin e rastit. Heshtja i ndihmon mjegullnajës e hamendësimeve nga më të çoroditurat, heshtja ndihmon keqbërësit, heshtja krijon huti publike, heshtja i njollos institucionet e shtetit.

Vjedhja e bustit të atë Shtjefen Gjeçovit mund të jetë bërë për ta shitur për skrap, ndërsa hajdutët s’kanë skrupuj vjedhin çdo gjë që u bie në dorë. Gjurmë vandalizmi nuk ka. Por marrja e bustit mund të jetë bërë edhe nga grupet terroriste islamike që duan të nxisin mos durim e konfrontim fetar, që zakonisht e kultivojnë hoxhallarët në xhamitë e Dardanisë. Vandalizma të tilla janë bërë në të kaluarën nga grupet islamike. Policia duhej t’i ndriçonte këto dyshime.

Nuk është mirë t’i prijmë të keqes, por athua ishte rastësi banale a e qëllimshme heqja e bustit në përvjetorin e vrasjes së Shtjefen Gjeçovit, njëri ndër personalitetet më të mëdha të Dardanisë. A pati bashkëpunim serbo-islamik në këtë vjedhje? Shtjefen Gjeçovin e vranë serbët, sepse rrezatonte shqiptarizëm, kërkonte rrënjët ilire të shqiptarëve, ua ndriçonte mendjen shqiptarëve në gjuhën shqipe, ndërsa në atë kohë ishte e ndaluar mësimi shqip. Serbët e dënuan me vdekje dhe e ekzekutuan, po grupi i atyre që ia morën bustin ç’ patën me te?

NJË DEMOKRACI BASHKËKOHORE MUND TË JETË VETËM LIBERALE – Nga SABINO CASSESE* – E përktheu Eugjen Merlika

Shtohen shenjat e mosdurimit kundrejt demokracive liberale. Për shembull ministri i Brendshëm Italian në ditët e fundit ka deklaruar se zgjedhja e një përfaqësuesi të Partisë demokratike në postin e kryetarit të Parlamentit evropian, nuk respekton votat e italianëve dhe të evropianëve dhe drejtësia italiane nuk është ajo që i duhet Vendit.

Ai, pra, dëshëron të peshojë më shumë në Bashkimin Evropian edhe se i ka cilësuar drejtuesit e tij të mundshëm si “politikucë” edhe mbasi nuk ka marrë pjesë pothuajse në të gjitha mbledhjet e organizmave evropiane në të cilat duhet t’ishte i pranishëm. Do të dëshironte gjithashtu që normat të interpretohen e të zbatohen simbas dëshirave të tij, me mëtimin që është i vetmi zëdhënës i popullit italian.

Armiqtë e demokracisë liberale do të duhej të bënin një përsëritje të shpejtë të rregulloreve bashkëkohore, sepse atyre i u mungon gramatika e kushtetueshmërisë. Ministrit të Brëndshëm italian, për shembull, i ikën nga mëndja funksionimi i parimit të shumicës. Votat e mbledhura prej partisë së tij në zgjedhjet e fundit evropiane përfaqësojnë një të tretën e atyre që votuan, më pak se një të pestën e zgjedhësve, më pak se një të gjashtën e popullsisë. Në këta kushte a mund të flasë ai në emër të popullit italian duke mëtuar se ka të drejtën përjashtimore? Më parë se të thuhet se fituesi merr gjithshka, duhet të jetë fitues.

Mbështetësit e demokracisë iliberale harrojnë, në rradhë të dytë, se në organizimin bashkëkohor demokracia është e vendosur në shkallare të ndryshme, aq sa ne votojmë për Këshillat e qyteteve, për ata rajonalë, për Parlamentin kombëtar e për atë evropian. Mund të jetë parti e parë në një komunë, në pakicë në një komb; mund të jetë pakicë në një Rajon e shumicë në shkallë kombëtare e evropiane. Pra, historia dhe kushtetutat i kanë përvijuar organizimet bashkëkohore duke i themeluar mbi vullnetin e popullit e, në të njëjtën kohë, duke mos i besuar atij, prandaj i kanë dhënë popullit shumë zëra, që të mund të vendosë në mënyra të ndryshme, dhe të mund të korigjohet. Pra, të mos ketë vetëm një fitues, por shumë fitues. Jo, pra demokracia por demokracitë.

Rryma e re demokratiko – populiste, në rradhë të tretë, harron se pothuajse të gjithë të zgjedhurit kanë kohë të ndryshme. N’Itali antarët e Parlamentit janë të zgjedhur për pesë vite, presidenti i Republikës qëndron në detyrë për shtatë vjet, gjykatësit e Gjykatës kushtetuese nëntë. Këshillat komunale, ata rajonale, Parlamenti kombëtar, Parlamenti evropian përtërihen në çaste të ndryshme. E gjithë kjo për të ndaluar që pushteti publik të jetë prerogativë e vetëm një force politike, sepse dëshërohet të ruhet pluralizmi i shoqërisë.

Harresa e fundit e armiqve të lirisë ka të bëjë me trashëgiminë e liberalizmit, kryesisht ndarjen e pushteteve dhe mbrojtjen e të drejtave themelore. Kuptohet që ka bërë shkollë kryeministri hungarez Viktor Orban, lëvrues i demokracisë iliberale. Demokracia nuk mund të mos jetë liberale, jo vetëm sepse, historikisht, përbën një zhvillim të liberalizmit, por edhe se pjesëmarrja në zgjedhje dhe e drejta e votës  do të ishin një iluzion i zbrazur po të mos ishin së bashku të gjitha liritë, duke filluar nga ajo e shfaqjes së mendimit dhe e grumbullimit, veç gjykatësve të pavarur në mbrojtje të tyre. Këta gjyqtarë duhet të kenë mundësi të interpretojnë ligjet pa detyrime që vijnë nga qeveria, madje duhet të kenë mundësi, simbas rastit, edhe të venë në dyshim ligjëshmërinë e tyre e të japin një interpretim në përputhje me Kushtetutën, ose t’i drejtohen Gjykatës kushtetuese për gjykim, sepse edhe vetë vlera e demokracisë ka një cak në liritë e të drejtat.

Ministrit të Brëndshëm italian, në veçanti, dua t’i kujtoj se nuk mjafton të veshësh rroben e policisë ose të premtosh marrjen në punë të forcave të reja të mbrojtjes së rendit, për të qenë një ministër i Brëndshëm i mirë. Në vend që të përjetësohet me një mitraloz në dorë, më pas me një pushkë  e së fundi me një revole elektrike, do të bënte mirë të merrte shëmbull nga i pari ministër i Brëndshëm, mbas shpalljes së Republikës, Alcide De Gasperi, që qe një shëmbull aftësie politike dhe mase në administrim.

 

“Corriere della Sera”, 9 korrik 2019   E përktheu Eugjen Merlika

 

*Shënim i përkthyesit:

Autori i kërij shkrimi është editorialist i njohur i kësaj të përditëshmeje. Ka lindur në vitin 1935. Ka qenë dhe vazhdon të jetë profesor në disa universitete italiane dhe evropiane e amerikane. Ka qenë antar i Gjykatës kushtetuese të Italisë gjatë periudhës 2005 – 2014. Është njëri ndër kostitucionalistët më të mirë italianë. Ka në arkivin e tij 24 vepra të botuara mbi probleme të ndryshme.

U vura t’a përkthej këtë shkrim se m’u duk si një artikull mjaft instruktiv per çastin e veçantë të amullisë institucionale në të cilën ndodhet Shqipëria. Mendoj se kemi nevojë si opinion publik, për të mos përmendur atë politik, për të freskuar disa njohuri mbi të drejtat e detyrat e të zgjedhurve e të zgjedhësve në një vënd demokratik, siç mëtojmë të gjithë se duam të ndërtojmë në Shqipërinë tonë. Besoj se ky shkrim na jep një vështrim mjaft të saktë të kësaj problematike. Edhe se i kushtohet gjëndjes së Italisë së sotme besoj se edhe neve kemi mjaft për të mësuar prej këtij shkrimi.   

Reflektime çasti ose momenti…. – Nga AGRON SHABANI

“Njeriu ngritët, afirmohet dhe përparon nga etika (moraliteti), edukata, kultura, arsimimi ose emancipimi i tij.”Do thoshte dikur Immanuel Kanti, për tè shtuar se”çdo gjë e logjikshme është e natyrshme, sepse çdo gjë e natyrshme është e logjikshme”.

Se këndejmi, e vërteta ose drita e njohur shkencore dhe humaniste, duke i lënë nën hije ose errësirë të plotë paditurinë, mediokritetin, nebulozen, imagjinatat e ndryshme ose fantazitë iracionale dhe negative së bashku me adoleshencën ose foshnjerinë e hershme shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike, shkencore, arsimore ose profesionale të personit ose individit, e zbulojnë në ndërkohë sekretin e të së vërtetës dhe lumturisë së gjithëmarëshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit.

Sipas filozofisë së përgjithëshme qytetare dhe asaj politike, problemet e vogla shtetërore, nacionale, qytetare ose poliike, gjithëmonë flasin me zë të lartë, ndërsa problemet e mëdha ose kardinale, presin në radhë ose shpeshherë heshtin në kuptimin e asaj se nganjëherë përdorimi me i bukur i fjalëve është heshtja.

Në të kundërtën, edukata dhe kultura e mbrojnë ose shpëtojnë njeriun nga “tabula rasa”, gjegjësishtë nga adoleshenca e përgjithshme që i ka fshehur dhe krijuar vet.

Atyre që janë të ditur, të thellë, të dashur dhe të urtë, jeta dhe koha gjithëmonë ua hapin të gjitha portat e mundshme të ardhmerisë.

Ndryshe nga kjo, nesër është tepër vonë për të jetuar, punuar dhe menduar vetem sot. Apo…?!

Ne jetojmë sot..për çastin ose momentin. E djeshmja i përket të së kaluarës, ndërsa e nesërmja të së panjohures.

Një digresion:

Ndërkohë që “Robinson Krusoja”, duke u bërë mik si dhe duke vënë (vendosur) raporte të shkëlqyera me atë “nomadin fisnik” të Daniel Defosë , kishte fituar mbështetje dhe simpati të shumëta ndër qarqët e ndryshme kulturore dhe artistike të kontinentit plak: Monteskié më anë të “Letrave Persiane” ndërkaq, do ia mundësonte edhe një të “padituri” ose “paarsimuari” që të vështronte dhe analizonte asokohe në menyrë kritike mbi të metat dhe cemet e ndryshme në strukturat e atëhershme shpirtërore, fetare, shkencore,i ntelektuale, kulturore dhe artistike në Evropë dhe me gjërë. Përderisa mbi filosofinë e njohur kineze (të Konfucit..) atëbotë ishin ngritur mite, epose dhe legjenda të shumëta të “kultit” etj.

Për fund:

Do shtuar se një trohë para vdekjës së Hegelit, në Gjermani, Angli, Francë etj., do fillohej me botimin ( editimin) e gazetave dhe revistave të ndryshme mujore, javore dhe ditore ose periodike. Në Londër do fillonte së botuari “Daily Courant” në vitin 1712, në Lepzig, gjegjësisht,në Berlin, do themelohën gazetat e njohura si “Teutscher Merkur” dhe “Wohssicher Zeitung”, në Paris “Journal de Paris”, në Romë “El Measagero”, etj.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe influencat ose ndikimët e fuqishme të Akademive të njohura të shkencave dhe artëve të Londrës (1662), Parisit (1666) dhe Berlinit (17OO) në ngritjen dhe formimin e mendimit, edukates, kulturës, disiplinës dhe emancipimit global ose universal të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë se përgjithshme njerëzore dhe qytetare.

Edhe pse populli (kombi) dhe shteti mund të ndodhën në kotje ose dremitje të ndryshme objektive dhe subjektive, ata nuk guxojnë të flejnë as të vdesin kurrë!
Sëpakut kështu na mësojnë filozofia gjermane, franceze dhe ajo italiane.

Martinoviçi nè Gjilan dikur… ia futi (rrasi) vetès gastaren (shishen) n’bythè, vetèm me i fajesua, pederizua dhe kriminalizua shqiptarèt.
Ndèrkaq, LDK-s me shishe (gastare) tè huazuara nga Xhevdet Mazrekaj, Veton Surroi, Behgjet Pacolli dhe nèntoka serbo-ruse, po mendojnè me ardhè ne pushtet, duke i linçuar, shantazhuar dhe kriminalizuar ushtarèt e ndryshem tè UÇK-s!
Jusuf Buxhovi dhe Fahri Xharra & Company, janè bèrè telall tè sè keqès, gjegjèsisht, argat ose rrogtar tè Pacollit, Macollit ose Car Dushanit & Company!
Kosova po shkon nè gjakderdhje. Herèt a vonè. L’shoju rrugèn se thejnè qafen n’shurrè t’vet, thonè n’Drenicè.

“Thinjat e Atdheut” në vështrimin kritik e të pavarur të Eugjen Merlikës – Nga Albert Frasheri

 

Para një muaji, në Tiranë u organizua një takim interesant për të mirseardhur librin e fundit të autorit Eugjen Merlika. Ashtë fjala për librin “Thinjat e Atdheut” që përmbledh shkrime publicistike të autorit nga viti 2006 në 2014. Libri ashtë shtypur nga botuesi UETPRESS, Tiranë, maj 2019.

Ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut, 80 vite të shkuara, dy të rinj të dashuruar e të porsamartuar, shpresonin të kishin një të ardhme të lumtur e të qetë. Ai, një i ri i shkëlqyer, i porsa diplomuar inxhinjer elektrik dhe hidraulik në Francë e në Zvicër. Ajo, një profesoreshë e letërsisë dhe e filozofisë në shkollat superiore të Italisë.  Ai ishte i biri i një intelektuali patriot dhe politikani të shquar. Ajo, qytetare italiane e bukur dhe e kultivuar, ishte bija e adhuruar e një gazetari të shquar kolonjar, Sotir Gjikës, drejtor i gazetës “Kuvendi” të botuar në Romë në vitet 1918 – 1920.

I bashkoi dashuria këta dy të rinj: Petrit Merlika dhe Elena Gjika. Bir i kësaj dashurie ashtë autori ynë i nderuar Eugjen Merlika. Do të mjaftonte kalvari i jetës së tij për të karakterizuar tragjedinë që i solli kombit një diktator i pashpirt thellësisht antikombëtar. Prindërit dhe vetë Eugjeni mbetën për 45 vjet në burgje dhe në kampe internimi. Pra ai nuk ishte vetëm krijesa e një dashurie të mirëfilltë; ai u shndrrua në një viktimë të regjimit totalitar duke filluar nga mosha dyvjeçare e një miturie të pafajshme.

Aftësia për të vrojtuar e medituar dhe përgatitja kulturore e shumanëshme e Eugjen Merlikës, jo vetëm nga shkolla por edhe si autodidakt, i dhanë mundësinë të trasformojë vuajtjen personale të pafund në shkrime të vyera për shoqërinë. Ai ashtë përpjekur të kuptojë e t’i komunikojë brezit të ri njohjen e  mirëfilltë të së Keqes Absolute të regjimit komunist të Hoxhës, sikundër pati bërë me veprën “Una vita in dittatura” (Lampi di stampa, Milano, 2005).

Libri “Thinjat e Atdheut” ka tre pjesë kryesore dhe mbyllet me disa ndjesi personale të autorit, të gjitha interesante për pamjet njerëzore dhe të vërtetat historike që shprehin. Tre pjesët kryesore janë: Kombi shqiptar dhe vlerat e tij madhore, Përsiatje letrare, Kujtesë dhe nderim për bashkëvuajtësit që janë larguar nga kjo jetë.

Ky konceptim i librit më sjell ndër mënd një rapsodi harqesh e instrumentash frymorë ku, zakonisht, tre apo katër motive të ndryshme harmonizohen në një unitet muzikor emocionues. Pikërisht një strukturë e tillë i jep librit “Thinjat e Atdheut” një hir e kompaktësi që e shndrrojnë atë në një vepër të vyer të kohës sonë. E konsideroj si një koncert të muzikës klasike në të cilin çfaqen ndjesitë njerëzore të të gjitha frekuencave duke përfunduar me “Ndjesitë vetjake” që i ngjajnë një epilogu shumë origjinal.

Pa hyrë në detaje dhe në përmbajtjen e tyre, dua të shpreh disa mendime rreth librit në tërësi dhe sidomos mbi nevojën aktuale për vepra të tilla. Do përpiqem të anashkaloj konformizmin që shpesh herë karakterizon reçensionet e librave. Ky konformizëm konsiston në refrenin: titulli, disa anë pozitive dhe pastaj kritika apo sugjerime për ndonjë version apo për ndonjë shtesë qe vepra duhet të kishte (!!!). Personalisht mendoj që prezantimi i një vepre të re duhet të synojë njohjen e vlerave që ajo sjell në botën artistike apo letrare, nevojën dhe dobinë e saj. Do të jetë koha pastaj që konfirmon ose jo vlerën e librit dhe mendimet kritike që mund të jepen rreth tij.

Janë shkruar jo pak libra mbi gjysëmshekullin komunist dhe kjo në disa raste ka patur si autorë intelektualë me origjinë nga familjet e gjerarkëve që i patën shërbyer me zell e besnikëri diktatorit Hoxha. Familjet e tyre në terrorin e dy dekadave të fundit pësuan atë që njerëzit e thjeshtë patën vuajtur dhe vazhduan të vuajnë për një gjysëm shekulli. Theksoj që kam të njëjtën ndjeshmëri edhe kundrejt bijve të gjerarkëve të atij regjimi, por nuk mund te mos theksoj bindjen sipas së cilës “fëmijët e ofiqarëve partiakë jane viktima të veprës së prindërve të tyre edhe pse, për të njejtën arsye, kishin lindur e jetuar si të privilegjuar”. Pikëpamjet e tyre mbi realitetin e shoqërisë shqiptare u lëkundën vetëm pas të vjelave. Megjithatë drama e tyre shpreh një tjetër pamje tragjike të krimeve enveriste, pamje të cilën kam patur rastin ta përjetoj që në vitet e herëshme të rinisë sime kur shoqe apo shokë të klasës zhdukeshin në kalvarin e internimeve që familjet e tyre pësonin.

Njoh jo pak njerëz nga viktimat e mirëfillta, si familja Merlika, që lindën në lager apo u syrgjynosën në moshë fare të njomë për gjysëm shekulli. Këta njerëz sot flasin dhe rrëfejnë duke harmonizuar arsyen me ndjenjat që burojnë nga ai kalvar tragjik që ishte jeta e tyre. Ata vuajtën fizikisht e psikologjikisht por nuk i tradhëtuan mendimet dhe bindjet për realitetin që jetuan; pra rrëfimi i tyre ashtë objektiv dhe absolutisht i nevojshëm pë të kuptuar të kaluarën.

Nëse duam të kuptojmë historinë, të kaluarën e largët e të afërme, duhet të nisemi nga jeta e individit duke rrëfyer vuajtjen, emocionet, zhgënjimet dhe metamorfozën e tij. Rrëfimi që fokalizon vëmendjen te Njeriu e ndihmon kuptimin tërësor të historisë. Do të ishte kjo një nga funksionet themelore të letërsisë e të publicistikës në kohën tonë. Në këtë këndvështrim nevoja për të mbështetur dhe kultivuar letërsinë, rrëfimin e saj, bëhet imperative.

Përse imperative? Njeriu vrojton, mediton, kuvendon me të afërmit dhe vepron sipas ndërgjegjes së vet. Në të gjitha kohët dhe formacionet shoqërore ndërgjegjja dhe vetëdija janë formuar në familje, në shkollë, në ambjentin shoqëror, përfshirë besimet fetare. Sot, përkundrazi, ambjenti bëhet prè e formave të drejtpërdejta, të mimetizuara apo të maskuara të propagandës, të ideologjisë dhe të publicitetit që po pushton të gjitha sferat e jetës individuale e kolektive. Bota e sotme ashtë aq frenetike sa nuk i jep kohë meditimit dhe i thjeshton marrëdhaniet njerëzore thjesht në raporte të interesit. Pra duhet të ngadalsojmë hapin e të reflektojmë për metamorfozën e njeriut modern, prè e një krize ekzistenciale të thellë.

Nga ana tjetër nuk mund të kuptojmë të sotmen pa njohur mirë të shkuarën. Në këtë këndvështrim roli i letërsisë dhe i publicistikës bëhet themelor në dy drejtime që lidhen me momentin historik të kombit shqiptar. Këto drejtime mendoj të jenë: së pari, njohja e mirëfilltë e kombit, virtyteve, historisë dhe problemeve të tij; së dyti, njohja e thelluar e mizorive me të cilat regjimi komunist u zuri frymën shqiptarëve, i poshtëroi dhe i mjeroi në të gjitha pamjet e jetës. Kush mund të rrëfejë të kaluarën dhe historinë e shekullit të fundit? Regjimi totalitar e mjegulloi mësimin e historisë në shkollë, sepse ky komb në thelb gjatë ekzistencës së tij, ka kërkuar lirinë individuale dhe kolektive. Këtë të vërtetë historia dhe letërsia e 80 viteve të fundit e ka fshehur. Pra studimi i obskurantizmit komunist duhet konsideruar si një detyrë e rëndësishme në njohjen e historisë së kombit.  Kjo ndërlidhje apo vartësi reciproke na shtyn të vlerësojmë si ideale mundësinë që, në radhë të parë, ata që mund të shkruajnë mbi këto të vërteta të jenë viktimat maksimale të totalitarizmit komunist. Por, mjerisht, jo të gjitha këto viktima janë në gjëndje të kuptojnë e të shkruajnë mbi thelbin e të Keqes Absolute.

Rrëfimi dhe pubblicistica, vepra të Eugjen Merlikës, burojnë nga zëmra dhe mendja e viktimave maksimale të atij regjimi. Ky autor, që kam fatin të njoh, dallohet jo vetëm për kulturën, por edhe për urtësinë dhe objektivitetin e tij. Intelektualët si E.Merlika duhen admiruar për koherencën, qartësinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë përpara historisë. Shoqëria, klasa politike, editorët e shumtë duhet të mos humbasin kohë, por të kuptojnë e të vjelin nga këta qytetarë muzeun e gjallë të gjyësmshekullit të mënxyrës kombëtare.

Njohja e totalitarizmit komunist do të na ndihmonte të kuptonim edhe kohën tonë. Fjala vjen, mungesa aktuale e aftësisë për të kuvenduar edhe me kundërshtarin për zgjidhjen e problemeve kardinale në Shqipërinë e sotme,  dhuna dhe mungesa e respektit reciprok më sjellin ndër mend  arrogancën e diktatorit të urryer.

Publicistika e Merlikës, cilësia dhe karakteristikat e saj evidencojnë një konkluzion që dua ta shpreh qartë: që të shkruash për regjimin totalitar nuk ashtë e mundur pa njohjen direkte, përvojën personale dhe reflektime të thella nga ana e autorit. Reflektimi apo meditimi, në stilin e Eugjen Merlikës, marrin vlerën e një dialogu me lexuesin dhe, mendoj te jetë absolutisht i nevojshëm. Në rastin e letërsisë mbi periudhën e totalitarizmit komunist shembulli apo modeli  i kontributeve të Merlikës, më bëjnë të mendoj që për të kuptuar të kaluarën, ajo letërsi duhet të rivlerësojë meditimin si një natyrë thelbësore të saj. Theksoj këto ide sepse me rënien turpshme të regjimit enverian shume shkrimtarë apo artistë e shkencëtarë që i patën thurur lavde Hoxhës dhe regjimit, u shndrruan në demokratë të kulluar brënda njëzetekatër orëve, madje disa prej tyre, edhe pse integralistë fanatikë të ideologjisë komuniste, u vunë në krye të procesit të demokratizimit të vendit.

U përpoqa, deri këtu, të jap një profil të Eugjen Merlikës sepse libri “Thinjat e Atdheut” në një farë kuptimi ashtë edhe shprehje e ndjeshmërive të autorit që burojnë natyrshëm nga jeta e tij. Por autori nuk ashtë kufizuar vetëm me gjysëmshekullin e diktaturës komuniste. Ai ashtë thelluar edhe në probleme delikate të historisë kombëtare. Esèja e Merlikës mbi figurën e Skënderbeut përbën një model origjinal të mundësive që ofron liria e autorit kur zhbiron në periudha të vështira të historisë. Me liri të autorit nënkuptoj faktin që ai nuk i përket sistemit, d.m.th. rangjeve akademike që kanë fiksuar një kuadër apo teori të historisë. Kjo paraqitet si historiografia zyrtare dhe mjerë kush guxon të verë në dyshim bindjet teorike formale. Pikërisht në këtë prizëm Merlika është i lirë të shprehë mendimet e tija i pakushtëzuar nga dija sistemike.

Esèja me titull “Skënderbeu dhe Arbëria e kohës së tij” e provon mendimin që shpreha më lart. Analiza e Merlikës, ndër të tjera, e sheh epopenë e Skënderbeut si një përpjekje për të mbrojtur identitetin jo thjesht të kombit shqiptar, por edhe të popujve europianë. Ndeshja e tij me otomanët ishte lufta e dy kulturave për të cilat discriminanti themelor në atë periudhë ishte besimi fetar: i krishterë për Europën dhe islamik për hordhitë otomane. Kjo tezë e përkrahur nga Merlika ka edhe pararendës si, fjala vjen, historianin Giorgio Otranto, sipas të cilit « . . . Vepra e dyfishtë për të bashkuar vendin politikisht e ta lidhi atë në mënyrë të qëndrueshme me sistemin e shteteve europiane ishte nje projek i ndritur dhe modern, një lloj intuizioni largpamës, do të thoja dramatikisht modern, për të cilin Europa ende sot i detyrohet Skënderbeut dhe Shqipërisë.»

Shkrimtari dhe kandidati i çmimit Nobel, Pierfranco Bruni që prej dhjetë vitesh studjon veprën e heroit shqiptar, shprehet me shumë qartësi: “Skënderbeu ashtë një nacionalist që shihte te Atdheu simbolin e përkatësisë dhe te krishtërimi shpëtimin e popullit.  Pikërisht në këtë pikëpamje Skënderbeu mbetet një personazh që mbjijeton në modernitetin tonë dhe në një kohë kur Europa, Perëndimi, Mesdheu dhe dy brigjet e Adriatikut janë një gërshetim proçesesh që duhen kuptuar dhe thelluar jashtë logjikave ideologjike dhe larg fondamentalizmave që tashmë nuk i përkasin historisë moderne të kulturës kristiane.”

Këtë problem të një rëndësie tejkombëtare Merlika e trajton me urtësi, me argumenta e referenca koherente dhe më se të qarta. Personalisht mendoj që historiografia shqiptare nuk e ka rrokur në tërësinë e vet studimin e mesazheve që vepra e Kastriotëve i sjell botës moderne shqiptare dhe europiane.  A mundeshin historianët e sistemit enverist të flisnin për krishtërimin si një tipar themelor të popujve europianë, mes të cilëve shqiptarët janë nga më të lashtët? Eugjen Merlika në rreth 18 faqe e shpalos me qartësi këtë ide. Duke e konsideruar krishtërimin si një element identitar të kombit shqiptar, ai e interpreton realisht epopenë e Skënderbeut, jo me trajtat e një legjende, por si shprehje të Universit Kulturor kombëtar.

*       *       *

Të shkosh kah e ardhmja nuk ashtë e mundur pa iu referuar horizontit historiko kulturor të kombit. Do të ishte si të ecësh mbi ujë.  Në këta dy dhjetëvjeçarët e fundit evolucioni i rendit shoqënor i ka zhgënjyer dashamirësit e demokracisë dhe, në një farë kuptimi e në mjaft raste, ka çuar në lindjen e nostalgjive për të kaluarën. Kjo dukuri përbën një problem edhe për shoqëritë demokratike perëndimore.

Në “Thinjat e Atdheut” lexuesi gjen të vërtetën mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, mbi lavdinë e kombit dhe rrënimin që diktatura komuniste solli. Mozaiku i argumentave të shkrimeve të Merlikës të bën ta perceptosh atë libër si një enciklopedi. Esseja mbi nevojën e një të djathte serioze në Shqipëri trajton një nga problemet politike më të mprehta të ditëve tona. Ai jep ide mjaft konkrete kur flet për nevojën e një gazete mbarëkombëtare për probleme të trojeve të gjuhës shqipe. Shumë interesante jane edhe kontributet që sjell Merlika për figurat e Gjergj Fishtës e të Dom Nikollë Kaçorrit. Janë thellësisht prekëse shkrimet për Elena Mirakaj Luli dhe Princesha e Mirditës.

Shumë interesante janë bindjet e Fishtës për nevojat e rimëkëmbjes së vendit jo vetëm ekonomike, por edhe ato kulturore: “Fishta anonte nga simpatia për kulturën austriake e cila, nëpërmjet politikës, kishte qënë njëra nga mbështetjet kryesore të Shpalljes së Pavarësisë e nëpërmjet institucioneve të saja ndihmonte arsimimin e shqiptarëve.”

Në kohën tonë shkolla duhet të evidencojë e tu këshillojë të rinjve  leximin e veprave të tilla. Mendoj që shoqëria shqiptare nuk e ka bërë detyrën e saj për njohjen e thelluar historisë kombëtare dhe të  diktaturës enveriane.

Nuk ashtë e lehtë të analizosh e të gjykosh një vepër letrare, sidomos kur ajo lidhet me periudha të ndryshme historike dhe me ndjeshmëritë e një kombi që jo gjithmonë konvergjojnë në një qëndrim unitar. Nuk ashtë e lehtë të shkruhen e të përhapen libra të një rëndesie të tillë për formimin kulturor kombëtar të brezave të reja. Kjo vështirësi ashtë shprehje e problemeve komplekse me të cilat kombi po ballafaqohet në këto dekadat e fundit me një klasë politike që jo gjithmonë e ka në qendër të vemendjes të kaluarën e të ardhmen e kombit. Këto rrethana e bëjnë akoma më të vyer veprën e Eugjen Merlikës, pra le t’i urojmë mirëseardhjen dhe mbarëvatjen në botën e letrave shqiptare.

BISEDIMET E KSHILLIT KOMBTAR – LEGJISLATURA E PARË – Mbledhja e 50-të – Nga MUSTAFA KRUJA

 

Mbledhja e 50-të E hënë, më 19 shtatuer 1921, ora 3.15 mbas dreke

 

  1. M. Kruja: Kjo çâshtje më duket se u shpjegue mjaft, vetëm due të flas mbi përjashtimin e disa Prefekturavet : po thuhet se duhet të përjashtohen Shkodra, Saranda e Himara. Sa për Shkodrën, un kisha me thânë se po t’ishte qi të pranojmë an prensip përjashtimin, të përjashtohet skela e Shëngjinit dhe jo Shkodra. Unë thom përjashtimi nuk âsht i nevojshëm. Sikur të kishin nevojë Korça, ose b. f. Malësi e Gjakovës, për me importue drithë, nga Greqija a Jugosllavija, ndoshta do të shtërngoheshim t’a bâjshim këtê përjashtim, por Malësi e Gjakovës mban 4 ditë prej detit, e harxhet e transportit do të ishin aqë të rânda, sa nuk do t’a vijte barra qiranë. Por, përjashtimin e Sarandës, të Himarës e të Shkodrës, nuk e shoh t’ arësyshëm pse viset qi prodhojnë drithë i kanë shumë afër. Saranda b.f. skelën e Vlorës e ka 5 sahat larg, e besoj se gjinokastritët do të paguejnë pak santim mâ tepër për të bartun drithët prej Vlone kur t’a dinë se paraja do të mbetet në Shqipní. Prandaj jam kundra përjashtimit të këtyne viseve. Edhe z. L. Gurakuqi më duket se po përkrah përjashtimin, por me nji konditë qi t’a sjellë Qeveríja e jo tregtarët. Un them se po t’a sjellë vetë Qeveríja nuk âsht nevojë të bâjmë përjashtime se ajo mund t’a nxjerrë ku të dojë. Qeveríja e ndau simbas nevojavet të vêndevet ; në paftë se mungon nji vêndi merr nga njani vênd dhe e shpje. Sikurse tha dhe z. Ali Këlcyra nuk jemi specialistë për të caktue taksën qi duhet t’i vêhet bereqetit; pra nuk mund të flas, e pranoj projektin e Qeverísë pa kundrështim ose projektin e K. të Finansave për ç’i përket këtij caktimi. Flas sikurse keni folë dhe Z. e Juej pse nuk kemi ardhë këtu me folë çâshtje ditunije, po si m’a merr mêndja, vetëm due qi taksa të jetë njisoj për të gjithë Shqipnínë, se përjashtimi në sŷtë e popullit do të njihet si nji favor q’u bahet disa krahinavet. Ka dhe nji çâshtje tjetër e cila âsht fuqíja retrore aktive e këtij projekti qi lipset të vêndohet më nji art. tjetër, d-m-th, qi t’i merret taksa dhe atij mallit qi âsht importuem e qi gjîndet i depozituem tue j’u caktue koha dhe mënyra, dhe Qeveríja tue shqyrtue dëftesat e doganave do të dijë sa mall sjell secili tregtar. Të kërkojë prej këtyne t’i njoftojnë sa kanë shitun, të kërkojë depot sa ka gjithë kush, dhe t’u caktojë qi kanë edhe mâ të pagojnë. Atyne qi do t’i gjindet mall i depozituem pas kësaj kohe t’i sekuestrohet. Me nji art. tjetër Qeverija ka lânë vetëhen të lirë për me ulë taksën kur t’a shohë të nevojshme. Megjithqi mund të sjellë ndonji konfuzion, unë nuk jam kundrështar.

 

  1. M. Kruja: Ku âsht pa se në skelat e nji Shtetit të merren taksa të ndryshme! Nuk duhet qi krahinat e Shqipnís të duken si shtet më vedi, skelat e Sarandës, të Shkodrës e të Himarës të paguejnë 18% e të tjerat 25%. Përpara dâmit politik e moral kisha me pranue paksimin e taksës në të gjitha skelat, sa dy taksa në skela të ndryshme, e për skelat e Shkodrës, Sarandës e Himarës të rritet pak sasija e caktueme edhe për skelat e tjera t’ulet, kështu qi mund të gjindet nji cak për të gjitha skelat njisoj.

Bahen 5 minuta pushim, e mas 5 minutash mledhja mbështiellet prap.

 

Këndohet urdhni i ditës i z. M. Krujës, i cili âsht ky :

Tue marrë para sŷsh arsyet qi kanë shtŷmë Komisionin e Financavet në përjashtimin e skelavet të Shkodrës, të Sarandës e të Himarës, tue e ulun taksën e drithit në tarifën e zakonshme, K.Kombëtar pranon projektin e Qeverís, përsa i përket miellit e të lashtavet, si edhe të grunit, përveç kallamoqit, të cilit i vêmë 25 % taksë për të gjitha skelat e Shqipnís.

Pranohet me shumicë (31 vota)

  1. M. Kruja: Sa për retroaktivitet sikurse thashë dhe mâ parë Qeverija të marrë taksë vetëm prej atyne malleve qi ndodhen të depozitueme. T’u vêjë nji afat tregtarëvet qi të kallëzojnë mallin qi s’kanë shitun, prej së cilës do të marrë taksë, dhe n’âsht se pas rrjedhjes të këtij afati vërtetohet se tregëtarët kanë dhe mall të mshehun Qeverija të ketë të drejtë t’a sekuestrojë.
  2. Kryeministri : Nëpër doganat e dijnë sa hŷjnë në kohën normale, dhe në shohin qi ka nji sasí mâ të naltë që kurse âsht paraqitun projekti, kuptohet se tregtarët e kanë bërë me qëllim porosínë dhe taksojmë tepricën.
  3. M. Kruja: Pyes Z. Kryeministër se ç’kupton kohë normale. Kjo mënyrë do të sjellë shumë ngatëresa dhe mua më duket e pazbatueshme.

 

  1. M. Kruja. Formulon artikullin kësisoj : Kjo ligjë ka fuqi prapavepruese për të gjith’ato sasi qi do të gjinden ndër tregëtarë të pashitun, në qoftë se vërtetohet me regjistrat e doganës qi kanë hŷmë prej së jashtmit, dhe shton qi n’art. 2 në vênd qi të thuhet Qeveria ruan të drejtën, të thuhet, Qeveria autorizohet. Pranohet mbas kësaj ligje formulohet kësisoj:

Ligjën mbi taksat e miellit, kallamoqit e të lashtës qi hŷjnë në Shqipní nga jashtë.

Art. 1) Mielli dhe të gjithë drithënat e të lashtat si gruni, elbi, okëra, e fara e linit qi hŷjnë në Shqipní nga jashtë, do të paguejnë 45% taksë doganore nga çmimi i tyne përveç kallamoqit i cili do të paguejë taksën 25% për të gjitha skelat e Shqipnísë.

Art. 2) Qeverija auktorizohet qi kur të shohë nevojë t’a shesi taksën e përmêndun në nenin 1.

Art. 3) Kjo ligjë ka fuqi prapavepruese për të gjitha ato sasi qi të gjinden nëpër tregëtarë pa u shitun, në qoftë se vërtetohet me regjistrin e doganës qi kanë hŷmë prej së jashtmi.

Pranohet.

 

  1. M. Kruja: Z. Kryetar, meqênëse çâshtja për né ka nji rândësi, dëshirojmë qi kryeministri vetë të vijë dhe t’ na apë shpjegime.
  2. K. Tasi : Me qênë se kjo çâshtje i përket M. P. të brêndëshme jam i delegue nga ana e kryeministrís me dhânë shpjegime.
  3. H. Kadri : Kjo âsht nji punë q’i përket M. Luftës, prandaj Kryeministri lipset qi të vijë dhe t’na japë shpjegime.
  4. M. Kruja: Kur e bana këtë proponim e dinja se kjo çâshtje i përkitte Kryeministrit mbasi ka të bâjë me tê edhe Ministríja e luftës, edhe Ministrija e drejtësís. Kur u bâ ky proponim parlamenti vendosi qi të thiret Kryetari i ministravet. Kjo âsht nji gjâ qi âsht pranue e bile Z. Kryeministri ka kërkue dy herë afat të cilën ja kemi pranue. Prandaj kërkoj të vijë kryetar’ i kabinetit dhe t’ na zhvillojë këtê çâshtje.

 

Marrë nga vëllimi : Mustafa Kruja   “Gjysmë shekulli me pendë në dorë”

BISEDIMET E KSHILLIT KOMBTAR LEGJISLATURA E PARË – Mbledhja e XXXXIX – Nga MUSTAFA KRUJA

 

Mbledhja e XXXXIX. E shtunë, me 17 shtatuer 1921, ora 3 e 15 mbas dreke

 

  1. M. Kruja: Mbasi çâshtja u shoshit mjaft, s’due me folë gjatë. Shqipníja e fitoi lirinë politike, u ba shtet më vedi e shqiptari me nji gjysmëshekulli mâ tepër me mund e me djersë të vet, e i ndihmuem prej rasavet politike, mund të quhet sot i lirë. E dini se lirija politike, nuk mund të ngjasë e nuk mund të qëndrojë po qe se ay popull, nuk përmbledh në vedvedi elementat qi janë bazat e kësaj lirije. Këta elementa janë naltësimi shpirtnuer, ekonomik e moral. Nji popull duhet të përpiqet vetë me inisiativa private qi t’arrinjë n’atë shkallë, n’atë ekonomike e morale e nji popullit shpirtnuer. Detyra e Qeverisë, në këtë fushatë âsht me i ndihmue për sa t’i vijë për dore institucioneve private qi ka për qëllim naltësimin shpirtnuer, moral e ekonomik të nji populli. Inisiativat duhet të vijnë prej popullit, se ndër vênde mâ të qytetnueme të botës, janë shoqninat qi përkujdesen për naltësimin shpirtnuer e Qeverija nuk përzîhet aspak në ksi çâshtje. Si kanë me j’u sigurue popullit këto mjete q’i lypsen për me u naltësue ? Tue veprue gjithsecili në kokë të vet vërtet nuk mund të bâhet gjâ, por tue i bashkue forcat energjike për bashkë-veprim. Qysh se Shqipníja âsht bâ shtet më vetëhe, janë formue pak a shumë shoqnína me qëllime të ndryshme për me i shërbye qëllimit të naltpërmêndun. Këto shoqní janë muzikale, teatrale etj. të cilat, tue mos pasë marrëveshtje ndërmjet të shoqi-shoqt, vepra e tyne mbet e kufizueme. Këto shoqni sot janë bashkue nënë emnin e Federatës së madhe “Atdheu” e kanë bashkue forcat e veta me veprue me nji program e me nji mêndim. Âsht e ditun se gjallníja e shoqnive, duhet të vijë prej ndihmavet të popullit e jo të Qeverisë, por me nji popull si ky joni i cili nuk kupton halà mirsinat e këtyne shoqninave, po nuk u ba udhëheqëse Qeveríja, âsht shum e vështirë, d.m.th. në qoftë se pa ndihmën e Qeverisë, mund të bâhet nji punë për dhetë ditë, me ndihmën e saj, mund të kryhet për pesë. Prandaj Federata “Atdheu” ju drejtue Shtetit e n’emën të Shtetit K. Kombtar, kështu qi ky të ndërmjetësojë qi ndihma e kërkueme të mos i mohohet. Shka lyp kjo shoqni ?

Nji ndihmë të hollash sa me fillue punën. Mandêj s’ka me pasë mâ nevojë për ndihmë të Qeverísë pse Shqiptari nep të holla për me i ndihmue naltësimit të vet, por deri sot âsht i pa besshëm e se kur të shofë se po bâhet diçka do të ndihmojë e nuk do të kursejë kurrgjâ ; për këtë arësye “Federata Atdheu” për me mujtë me nisë veprimin e vet, po kërkon nji ndihmë prej Qeverísë. Besoj, se mbas shumë shpenzimeve qi ka bâ Shteti Shqiptar, mbas shumë shpenzimeve qi në vedvedi janë të kota, pse janë shkaktue për shkaqe qi rrjedhin nga padija e popullit Shqiptar, të cilën padije “Federata Atdheu” po don me e largue. Pas nispetit të shpenzimeve të kota qi ka bâ Shteti i jonë, kjo shumë nuk âsht kurrgjâ. 1) 50 mijë franga besoj se nuk ka shqiptar qi t’i shohë të shuma, e këtê po e marr vesht mbas fjalëvet qi po flasin shokët e mij. 2) Kërkesa e dytë e “Federatës Atdheu”, âsht qi Qeveríja t’i napë lejën me bâ nji llotari. Lejën me  hap nji llotari e ka prej ligjit, vetëm Federata kërkon t’a monopolizojë për vetëhen e saj. 3) Pika e tretë âsht përdorimi i nji kartës të monopolizueme prej Federatës Atdheu. Me gjithë shpjegimet qi dha Z. L. Gurakuqi, due t’a shpjegoj edhe vetë nji çikë mâ tepër. Mjerisht K. i Financave, solli konfuzion në mes të shokëvet mbasi “Federata Atdheu” nuk kërkonte pullë, por qi për ç’do akt privat të taksuem prej Shtetit të përdoret nji kartë e posaçme. Për këtë kartë Shoqníja “Federata Atdheu” të kishte të drejtë shitjeje me anën të kartë-shitësit d.m.th. se un kur kam me shkrue nji lutje më duhet me i vûe pullë kësaj, e në vênd qi me shkrue letër çfarëdo do të përdori kartën e Federatës “Atdheu”. Ç’ka do të bjerri unë mbasi karta qi do t’a blej jashtë ke tregëtari kushton 10 santim e karta e Federatës kushton edhe ajo 10 santim. Ç’farë konfuzionit do të ketë Shteti?!!!! Këtu do të kishin të drejtë me u qa vetëm disa tregëtarë qi shesin kartë ; ky âsht i vetmi kundrështim apo kufizim i tregëtís. Në tregëtínë e përgjithëshme âsht edhe nji tregëtí shkresurinash : kartë, lapsa, melan etj…. Mbrênda kësaj tregtíje âsht edhe tregtíja e kartës së përgjithëshme ; po mbrênda tregëtís së kartës së përgjithëshme âsht edhe tregtíja e nji kartës qi konsumohet për aktet e taksueme. Ky âsht nji kufizim kaqë i paktë si me i hedhë nji pikë ujë në det ; nji gjâ kaq e vogël sa kurkush nuk ka me u qá. Në qoftë se në Shqipní ka nji mijë tregëtarë qi shesin karta, 1000 do të bjerrin nga 10 franga në vjet, por Shoqënija “Federata Atdheu” fiton 10.000. Kujtoj se këto 10.000 franga nuk i fiton nji njeri, por po i fiton populli e po i përdor për të mirën e Atdheut. Me dhjetë frânga dâm qi mund të ketë nji tregëtar në vjet me kufizimin e kartës e tregëtís së kartës do të fitojë naltësimin kultural e moral të popullit. Besoj se mbas këtyne shpjegimevet me këtë kartë nuk do të cënohen aspak të drejtat e Shtetit e prandaj proponoj qi përmêndorja “Federata Atdheu” të pranohet integralisht, e cila në kërkesën e saj për t’i arrirë qëllimit të vet âsht bazue mbi lehtësinat qi do t’i bâjë populli dhe Qeverija.

 

  1. L. Gurakuqi : Kërkon këndimin e Art. 2 të Traktatit.
  2. M. i P. të Jashtme : Këndon Art. 2 të Traktatit, i cili âsht ky :

Art.2.  Qeveríja italjane për të dhânë provë të ndjenjave të saj për respektimin e sovranitetit shqiptar përmbi Vlonën, si edhe për tansín toksore të Shqipnís, ka me çue në vêndin e vet ushtrín italiane, tani për tani të ndodhun në litoralin e saj, si dhe në gjithë Shqipnínë, përveç Sazanit.   

  1. M. Kruja: Mbi çâshtjen’ e kufinit prendimo-veriorelindor bashkohem pikë për pikë me Z. Gurakuqin. Sa për masat qi përmênd Z. M. P. Jashtme qi ka marrë mbi sigurimin e këtyne kufîjve megjithë qi jam i kënaqun deri diku, kujtoj se do të kishte bâ dhe mâ tepër e meqi s’ka kalue koha të marrim masa mâ të forta. Ministri i P. Jashtme thotë se i kanë dhanë të gjitha instruksionet e nevojshme delegacivet t’ona në Paris e në Gjenevë. Kur ka vênde me strategjí ekonomike të gjithë shtetet e botës u shoqnojnë delegatvet të vet edhe eksperta mbi asoj çâshtjesh t’ímta e këto rregullisht oficera të Shtetit Madhnuer. Na nuk kemi kësí njerëz por ndofta do të gjindet nonji qi sado qi nuk do t’ishte i Shtetit Madhnuer do t’i dinte ato kufîj e do të kërkonte ato vênde strategjike e ekonomike të visevet të Gorës, Veleçikut etj. Në qoftë se jemi në kohë edhe kisha me thânë me çue nji a dy prej këtyne vetëve për me ndihmue delegacionet t’ona në kësí çâshtjesh. Un çâshtjen e Veleçikut e të Gorës nuk e quej çâshtje lokale po çâshtje vitale, po në qoftë se nuk duem të shtrëngojmë malësorët t’onë ekonomikisht të bâhen veglat e të huejve kundra Atdheut, mbasi i hueji nuk mungon për këto mjete shumë të ndyra. Sa për çâshtjen e kufîjvet të jugës bashkohem me Z. Omari e dëshëroj qi Z. Ministri t’na japë shpjegime mbi ato vise qi gjinden në dorë të Grekut. Shumë gazeta italiane qi kemi këndue mbi Ishullin e Sazanit thonë se zaptimi i këtij nuk e prish integritetin e Shqipnís, bile Tribuna thotë se nuk âsht Ishull shqiptar. Mbasi Z. Ministri thotë se Sazanin e konsideron si nji pjesë të pandashme të Shqipnís e gëzohemi shumë qi Qeverija e ka në program integritetin e Shqipnís e s’do të lejë asnji masë pa marrë për me i sigurue Sazanin Shqipnisë. Për ç’i përket regjistrimit të traktatit me Lidhjen e Kombeve Qeverija ka bâ shumë liksht tue regjistrue pa e paraqitë në parlament për pëlqim. Sa për çâshtjen e Emzot Nolit nuk mund të bashkohem me z. Ministër. Zotni e tij thotë kemi bâ nji telegraf e i kemi kërkue qi deklaratën në qoftë se e ka bâ t’a përgënjeshtrojë, tue thânë se s’e ka bâ nga ana e Qeverís. Ndofta do të thotë ndokush se tue hekun Fan Nolin prej atij vêndi do të kishim nji dâm, por unë them se do të ishte shumë mâ i madh qi ai të rrijë atje. Ajo punë mbyllet vetëm me nji rrugë : tue hjekë delegatin Emzot Fan Nolin prej andej, mbasi e ndênjmja e tij atje âsht shum’ e dâmshme për Shqipní.

 

Marrë nga vëllimi : Mustafa Kruja  “Gjysmë shekulli me pendë në dorë”

50 VJET MË PARË: ZBRITJA E ANIJES SË HAPËSIRËS SË LARTË APOLLO 11 NË HËNË – “NJË HAP I VOGËL PËR NJERIUN, NJË HAP GJIGANT PËR NJERËZIMIN” – Nga Frank Shkreli

 

Këtë javë, Enti Amerikan i Hapësirës së Lartë, NASA shënon 50-vjetorin e zbritjes historike në Henë të anijes së hapësirës së Lartë, Apollo 11, me një seri ekspozitash dhe programesh të ndryshme anë e mbanë Shteteve të Bashkuara, duke filluar nga 16 -20 Korrik.

 

Ishte pikërisht 16 Korriku i vitit 1969, kur astronautët amerikanë, Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michael Collins filluan udhtimin e tyre historik për në Henë nga Qendra e Hapësirës së Lartë të NASA-s, Kennedy, në shtetin Florida.   Katër ditë më vonë, me 20 Korrik, ndërkohë që astronauti Collins drejtonte në orbitin e Hënës anijen Apollo 11, dy kolegët e tij, astronautët Armstrong dhe Aldrin zbritën në sipërfaqen e Henës me një pjesë të vogël modulare të anijes së hapësirës së lartë të mbiemëruar, Shqiponja (“Eagle”), duke i deklaruar Amerikës dhe botës së, “Shqiponja kishte zbritur” në sipërfaqën e Henës.   Ishte kjo hera e parë në historinë e njerëzimit që këmba e njeriut kishte shkelur mbi sipërfaqen e Henës.

 

Astronauti, Neil Armstrong, i pari përfaqsues i njerëzimit që hodhi hapin e parë mbi Hënë, kishte deklaruar se misjoni i tyre eskplorues në hapësirë, ndonëse mund të ishte, “Një hap i vogël për njeriun”, për nga rëndësia historike, shkencore dhe teknologjike, ai ishte i vetdijshëm se suksesi i tyre përbënte edhe një“Hap gjigant për mbarë Njerëzimin”.   Astronauti Armstrong konsideronte pra se se zbritja në Henë e astronautëve amerikanë, 50-vjetë më parë, ndonëse ishte një nismë, ekskluzivisht, e paparë deri atëherë në historinë njerëzore, nuk ishte vetëm një hap i madh drejt eksplorimit të hapësirës së lartë nga Shtetet e Bashkuara, por si i tillë, duhej të konsiderohej edhe si një përfitim i madh për mbarë botën dhe për zhvillimet e ndryshme në shumë fusha të shkencës, teknologjisë dhe komunikimit.

Astronauti Neil Armstrong, njeriu i parë që shkeli në sipërfaqen e Hënës

 

Astronauti Neil Armstrong ka ndërruar jetë në vitin 2012, në moshën 82-vjeçare, por dy kolegët e tij në këtë udhtim historik në Henë, Buzz Aldrin dhe Michael Collins jetojnë ende dhe do të ribashkohen të hënën me 16 korrik për të kujtuar këtë përvjetor, në Qendrën e hapësirës së Lartë Kennedy në Florida – aty ku gjysëm shekulli më parë filloi misioni i tyre për të zbritur në Henë.   Enti amerikan  i hapësirës së lartë, NASA njofton se—ndër të tjera aktivitete anë e mbanë vendit –përfshirë edhe ato që do mbahen në Washington — dy astronautët e Anijes Apollo 11 do të kenë një konferencë me gazetarët e mbledhur aty për të kujtuar këtë përvjetor historik dhe pastaj do të vizitojnë Qendrën Kennedy, ku do të takohen me ish-drejtuesit e misionit të Apollo 11, si edhe me drejtuesit e misjoneve aktuale ARTEMIS, pjesë këto të programit aktual amerikan të hapësirës “Nga Hëna në Mars”, për eksplorimin e mëtejshëm të hapësirës nga njerëzimi.

 

Credits: NASA

Zbritjes aktuale në Henë, Korrikun e vitit 1969, i kishte paraprirë një angazhim kombëtar i ndërmarrë nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John Kennedy – i cili në një atmosferë të asaj kohe të rivalitetit gjeopolitik midis Bashkimit Sovjetik komunist dhe Shteteve të Bashkuara –në një fjalim para Kongresit të Shteteve të Bashkuara mbi nevojat urgjente kombëtare kishte deklaruar mbi planin për zbritjen në Henë se, “Unë besoj se kombi ynë duhet të angazhojë forcën dhe burimet financiare për të arritur, para mbarimit të kësaj dekade, zbritjen e astronautëve në Henë dhe kthimin e tyre në tokë.   Asnjë projekt tjetër i vetëm në këtë periudhë, nuk do të jetë më mbresëlenës për njerëzimin dhe as më i rëndësishëm për eskplorimet afatgjata të hapësirës së lartë, por edhe asnjë projekt tjetër nuk do të jetë më i shtrenjtë dhe më i vështirë për tu realizuar”, kishte paralajmëruar ish-Presidenti John Kennedy., duke shtuar se “Nëqoftse e miratojmë dhe nëqoftse realizohet ky projekt, nuk është se vetëm një njeri do të shkojë në Henë,por do të jetë i mbarë kombi që shkelë në Henë, pasi nevojitet bashkpunimi i të gjithë neve për të bër  të mundur një gjë të tillë”, kishte deklaruar John F. Kennedy, duke njoftuar zbritjen eventuale në Henë nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Është e vërtetë se ishte Presidenti Kennedy, ai i cili ndërmori vendosmërisht angazhimin kombëtar – të cilën ai e kishte konsideruar si një urgjencë kombëtare —   zbritjen e astronautëve në Henë, por projekti për eksplorimin e hapësirës së lartë ka pasur mbështetjen e të pakën katër administratatave, republikane dhe demokrate, duke filluar nga Presidenti Eisenhower, si dhe nga Kongresi dhe populli amerikan në përgjithësi, gjatë më shumë se një dekade, vazhdimisht deri në arrijtjen e këtij objektivi, në Korrik të vitit 1969.   Këtë mbështetje, si dhe krenarinë e amerikanëve për zbritjen në Henë të astronautëve, e kishte shprehur edhe ish-presidenti Richard Nixon në një bisedë telefonike me anë të radio-transmetimeve nga  Shtëpia e Bardhë me astronautët nga sipërfaqja e Hënës – një komunikim ky që ai e ka quajtur si telefonata më me rëndësi në historinë e njerëzimit –me astronautët Armstrong, Aldrin dhe Collins. Nixoni është shprehur: “Më mungojnë fjalët që të shprehi krenarinë që të gjithë ne ndiejmë për punën tuaj.   Për çdo amerikan, ky moment duhet të jetë momenti më krenar në jetën tonë.   Por edhe popujt anë e mbanë botës, jam i bindur, se bashkohen me amerikanët për të celebruar këtë arritje të mrekullueshme.   Si përfundim i veprës suaj, qielli dhe hapësira e lartë tani janë pjesë e botës së njeriut në tokë.   Kështuqë, ndërkohë që flisni me ne nga anija e hapësirës së lartë në Henë, na frymëzoni që të dyfishojmë përpjekjet tona këtu në tokë për sjellur paqë dhe mirëqenje në planetin tonë.   Në këtë moment të papërshkrueshëm, të gjithë popujt e botës janë të bashkuar dhe ndajnë me ju krenarinë e tyre për suksesin tuaj…”, është shprehur ish-Presidenti Nixon.   Ndërsa Astronauti Armstrong duke e falënderuar Presidentin Nixon, ka shprehur ndjenjat e tij dhe të kolegëve duke thënë:“Është nder dhe privilegj i madh që gjëndemi këtu (në Henë), si përfaqsues jo vetëm të Shteteve të Bashkuara por edhe të njerëzve paqëdashës anë e mbanë botës, të cilët janë të interesuar dhe kuriozë dhe që ndajnë me ne një vizion për të ardhmen”, ka thënë 50-vjetë më parë astronauti Armstrong.

 

Ndoshta pak kush prej nesh është i vetdijshëm se ishte pikërisht zbritja në Henë 50-vjetë më parë dhe vizioni i këtyre astronautëve amerikanë dhe të tjerëve si ata që ka bërë të mundur sot të gjitha mënyrat e reja të komunikimit që përdoren sot anë e mbanë botës, përfshirë përdorimin e satelitëve që bëjnë të mundur transmetimin brenda sekondash të fotografive, të zërit dhe të sinjaleve, nga një anë e globit në tjetrën.   Kështuqë kur të telefononi të afërmit tuaj dhe të komunikoni me ta kudo në botë me anë të telefonit, facebook-ut, facetime ose mënyrave të tjera të komunikimit modern, kujtoni sot tre astronautët amerikanë – Armstrong Collins dhe Aldrin—në 50-vjetorin e zbritjes së tyre në Henë, pasi ishte ai sukes fillestar që bën sot të mundur, për secilin prej nesh, komunikimin e lehtë me të gjithë botën.   Ky është vetëm një përfitim nga shumë dobi të tjera që vinë nga eskplorimet e hapësirës së lartë, atëherë dhe sot.

Si shmanget konflikti në Shkodër – Nga Prof. dr. ROMEO GURAKUQI

Zoti Valdrin Pjetri! Duke mirëkuptuar dëshirat tuaja personale për ta konsideruar të përmbyllur si në ëndërr procesin zgjedhor në Shkodër, bazuar mbi kornizat dhe standardet njëpartiake, unë kërkoj vëmendjen tuaj për disa shqyrtime paraprake që ju, sipas mendimit tim, do të duhet të keni parasysh në vlerësimin e pozicionit karshi publikut dhe institucionit më të lartë  të qeverisjes krahinore, para çdo deklarimi ose veprimi të mëtejshëm politik.

Sa më sipër, e bëj para së gjithash, nisur nga interesa themelore e ruajtjes së paqes sociale në Shkodër dhe nga nevoja imediate e shmangies së çdo përplasjeje artificiale, që mund të provokojë ambicia politike e paarsyetueme. Së pari, unë mendoj se çështja e drejtimit të Bashkisë së Shkodrës, në linjë kanunore dhe statutore është e bazuar mbi disa parime themelore të konsoliduara me kohë në qeverisjen qytetare në anët tona. Ndërmjet këtyre parimeve duhet t’ju përmend veç dy prej tyre: a) një pranueshmëri e gjithanshme e kandidaturave prej faktorëve politikë dhe komunitarë, historikisht përcaktues dhe (b) zgjedhje të lira e të ndershme ndërmjet kandidatëve konkurrues, të aprovuar paraprakisht nga përfaqësuesit e spikatur të komunitetit.

Të dy këto parime janë shkelur brutalisht nga “komandanti” juaj dhe, për rrjedhojë, zgjatja e mëtejshme e juaja në lojën e Edi Ramës në Shkodër, mendoj se do ta zhvleftësojë në mënyrë të pariparueshme pozicionin e ardhshëm tuajin në anët tona. Së dyti, zgjidhja e problemit të vlefshmërisë së ngjarjes së çuditshme të datës 30 qershor 2019, do të vijë vetëm pasi Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e krizës së dy pushteteve në Shqipëri. Kjo do të thotë se çështja e Bashkisë së Shkodrës, sa është një çështje krahinore, është edhe një pjesëz e një problemi shumë më të madh juridikokushtetues me rëndësi kombëtare, i shtruar për t’u zgjidhur nga faktorët më të rëndësishëm të brendshëm dhe ndërkombëtarë.

Çdo ngutje për t’u vetëdeklaruar për hapa proceduralë, bazuar nga pozitat e forcës, mbështetur mbi përdorimin e paligjshëm të forcave policore, ju dëmton ju personalisht shumë fort dhe ju heq çdo të drejtë për të pretenduar me qenë kandidat sërish në zgjedhjet e datës 13 tetor 2019. Së treti, më datën 29 qershor 2019, një grup i mirëstrukturuar civilësh, me drejtim politik dhe me heshtje të urdhnuar policore (tanimë e interceptuar dhe e identifikuar edhe nga agjencitë informuese), ka ushtruar një veprimtari të paligjshme demonstrative nëpër rrugët e qytetit për disa orë me radhë (nga ora 13:30 deri në orën 23:00), duke dhunuar punonjësit e bashkisë dhe objektet në pronësi të komunitetit shkodran.

Në disa prej këtyre demonstrimeve kërcënuese dhe dhunuese, ju keni qenë i pranishëm me distancë (jeni identifikuar në lagjen “Badra”, ku unë jam lindur dhe rritur) dhe keni asistuar në veprimtarinë e civilëve të paautorizuar nga ligja (ligja autorizon vetëm Përmbaruesit Gjyqësor, që kërkojnë mbështetjen e Policisë për zbatimin e një vendimi të Gjykatës). Deri sot, ju jo vetëm nuk keni kërkuar falje për sa më sipër, por as nuk jeni distancuar nga “demonstruesit”. Duhet t’ju kujtoj, se ju po heshtni edhe sot e kësaj dite, kur Policia e Shkodrës, që atë ditë hapi rrugët për makinat me xhama të errët, po kërkon cep më cep për t’i ndëshkuar, punonjësit e bashkisë që ishin në plotësim të detyrës së ngarkuar me urdhër pune nga titullari i institucionit, në respektim të Dekretit të Presidentit të Republikës.

Ky implikim juaji në këtë ngjarje poshtëruese dhe të papranueshme për komunitetin, mungesa e tejzgjatur e faljes, e cenon automatikisht të drejtën tuaj për të pretenduar një drejtim të pranueshëm të Bashkisë Shkodër. Së katërti, duhet të keni parasysh se në Shkodër nuk mund të pranohet një drejtim këshillimor dhe ekzekutiv minoritar (sipas vlerësimit të ekipit vëzhgues që kam angazhuar në terren është vetëm 7%) i institucionit bashkiak.

Në qytetin e Shkodrës, me konventë është i ndaluar edhe drejtimi minoritar, edhe ai monopartiak. Për rrjedhojë, çështja e drejtimit të ardhshëm të Bashkisë Shkodër do të jetë vetëm rezultat i një procesi zgjedhor pluralist, bazuar në ligjshmëri të akorduar nga Gjykata Kushtetuese. Sipas të gjitha gjasave, ky proces i ri zgjedhor do të zhvillohet brenda afateve kushtetuese dhe brenda limitit kohor të ripërtëritjes së nevojshme të pushtetit krahinor. Më 13 tetor 2019, do apo nuk do Edi Rama, në Shkodër do të zhvillohen zgjedhjet pluraliste për Bashkinë e Shkodrës. Vetëm rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë ai i pranueshmi për zgjedhësit e bashkisë më të vjetër të Shqipërisë, vullnetin e të cilëve ju nuk mund ta anashkaloni me lojën e pandershme elektorale të uzurpatorit të pushtetit të Tiranës, të datës 30 qershor.

Jeni ende në kohë të deklaroni tërheqjen nga çdo aventurë zaptuese, në respekt të këtij vullneti maxhoritar të shkodranëve, për të mos e humbur të drejtën përfundimisht për të qenë kandidat potencial ne zgjedhjet e ardhshme. Duhet t’ju kujtoj se personalisht i kam kërkuar Policisë së Shtetit në Shkodër të respektojë ligjin e posaçëm dhe të mos ndërhyjë njëanshmërisht në ‘krizën e dy pushteteve’, në territorin e Bashkisë sonë. Kjo do të thotë, jo vetëm ndalje e përndjekjeve ndaj punonjësve të Bashkisë aktuale, por edhe paanësi në konfliktin, që po përvijohet mes jush, si i nominuar i Edi Ramës dhe qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk do t’ia dorëzojnë institucionin e vetëqeverisjes vendore askujt, që nuk ka ardhur në drejtim prej zgjedhjeve pluraliste sikur e përcakton Kushtetuta e RSH.

E ndiej për detyrë t’ju informoj, se ditën që dikush i pamandatuar nga sovrani do të guxojë të ngjisë me pahir shkallet e ndërtesës bashkiake me ndihmën e forcave policore të komanduara nga operacionalet tradicionale, unë në cilësinë e përfaqësuesit të zgjedhur demokratikisht në Parlamentin e Shqipërisë, do të jem së bashku me bashkëqytetarët e mi, para derës se institucionit për të paraqitur kërkesën e duhur. Mendoj se ju duhet ta vlerësoni drejt gjithë parashtrimin e mësipërm, si një thirrje vullnetmirë për mirëkuptim dhe shmangie konfliktesh të kota dhe të pafrytshme në një hapësirë, që ka vuajtur mjaftueshëm në këtë tranzicion shkatërrimtar.

NGA BONI – JUSUF BUXHOVI – Nga REXHEP SHAHU

(fragment nga libri im ne proces Lufta ime per Kosoven)

Kur dikush i ikte luftës, frontit real të luftës, kur dikush luftonte në llogoren e tij pa ikë prej llogores së tij, kur dikush front lufte i quante kafenetë e restorantet në Kukës, Has, Tropojë, Rogner, Plazh Durrës, Dajt…, pra kur dikush flladitej në kohën e luftës e sot numëron me mend varret e ushtarëve armiq që pati ndërmend t’i vriste e don të shtojë varre shqiptarësh pasi s’bëri dot varre armiqsh, po ju përcjell një ditë të nxehtë “lufte”.
Kur kisha lexuar para shumë vitesh romanin “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, nuk kisha guxuar as të ëndërroja se mund të njihesha apo mund të flisja me autorin e tij shkrimtarin e madh të letrave shqipe Jusuf Buxhovi.
Kur gazeta “Rilindja’ filloi të botohej në Tiranë, shkrimet e Jusuf Buxhovit ishin një shkak më tepër që ta lexoja çdo ditë atë gazetë e cila falë Skënder Zogajt, i vinte falas Radio Kukësit. Shkrimet e Jusuf Buxhovit, krahas Ali Podrimes, Mehmet Krajes, Ramush Tahirit, Xhemail Mustafes, Ibrahim Berishes, Rustem Rugovës, Veton Surroit, Shkelzen Maliqit, Sylejman Gashit, Sylejman Aliut, Milazim Krasniqit etj., ishin lëndë e parë për emisionet e mia. Shpesh shkrimet e tyre i përcillja të plota për dëgjuesit e radios.
Duke kërkuar që të mbaja lidhjet me zyrat e Lidhjes Demokratike në Gjermani, me Hafiz Gagicën e Sali Çekën, lidhje që i pati vendosur Izet Duraku, rasti e solli që të mësoj numrin e telefonit të Jusuf Buxhovit.
Dhe në ato ditë të vitit 1998, kur bota filloi të merrej me çeshtjen Kosovë, munda të lidhem me telefon me Jusuf Buxhovin. Nëpërmjet tij, doja që dëgjuesit e Radio Kukësit, që në atë kohë ishin të shumtë në Shqipëri e Kosovë, të informoheshin se çfarë po ndodhte në kancelaritë e perendimit me çeshtjen Kosovë, çfarë kulaçi po gatuhej për Kosovën dhe shqiptarët. (Them … në atë kohë ishin të shumtë dëgjuesit e Radio Kukësit… pasi sot kësaj Radioje ja kanë mbyllur gojën pamundësitë e shumta…).
Gjashtë biseda apo intervista telefonike kam realizuar me Jusuf Buxhovin nga Gjermania. Ai ishte në korent të çdo zhvillimi, ishte i mirëinformuar dhe i gatshëm në çdo kohë.
Ndërsa prisja ndonjë zë të rëndë e të vrazhdë, u befasova prej bisedave me Jusuf Buxhovin. Zë i ngrohtë, i ëmbël, i qartë. Njeri i gjendshëm, i shpejtë, i saktë. Dhe mbi të gjitha, njeri i qartë.
Ka patur raste që lidhjen me Jusufin e kam bërë drejtpërdrejt në edicionin qëndror të lajmeve në radio. Sidomos kur kishte ndonjë zhvillim me rëndësi për Kosovën. Dhe ai nuk harronte asnjëherë të përshendeste dëgjuesit e radios tonë, e sidomos të përshëndeste Gjakovën e njerëzit e saj.
Nuk dua të flas rreth gjithë bisedave që kam realizuar me Jusuf Buxhovin. Vetëm nuk më hiqet nga mendja biseda e realizuar ditën që në Bon të Gjermanisë u zhvillua mbledhja e radhës e Grupit të Kontaktit për Kosovën, mbledhje e drejtuar nga sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright. Kur i telefonova Jusufit, mu lut që ta merrja në telefon pas dhjetë minutash. Jam në konferencën e shtypit që po jep pas mbledhjes zonja Ollbrajt, mu përgjigj ai. Dhe e lamë ta merrja në telefon në mbrëmje.
Shtypi dhe medja në Shqipëri patën shkruar e folur se në mbledhjën e Grupit të Kontaktit në Bon, ishte ftuar të merrte pjesë edhe kryeminstri i Shqipërisë Fatos Nano. Kështu që unë në intervistën e drejtëpërdrejtë me Jusufin në edicionin e lajmeve të orës 19.30, veç të tjerave, e pyeta Jusufin edhe për këtë gjë, duke e çmuar se thirrja e kryeministrit të Shqipërisë në Mbledhjën e Grupit të Kontaktit për Kosovën ishte domethënëse.
Por Jusufi u përgjigj qartë e shkurt : Në mbledhjen e Grupit të Kontaktit që u zhvillua sot në Bon të Gjermanisë nuk ka marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë e as kryeministri i Kosovës.
Po shtypi në Shqipëri ka informuar…, ndërhyra unë. Nuk më la të vazhdoj më tej. Shtypi ka shkruar ç’ka dashur, vijoi Jusufi, por në mbledhje nuk ka marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë.
Po çfarë u vendos për Kosovën në këtë mbledhje, e pyeta Jusufin. Asgjë nuk u vendos për Kosovën, u përgjigj me mllef Jusufi. U përkëdhel përsëri Serbia. Iu dha afat përsëri Serbisë që të bëjë vrasje e masakra në Kosovë…
Edhe në bisedat e tjera që kisha zhvilluar me Jusuf Buxhovin, ai gjithmonë këtë gjë ma thonte : Iu la afat përsëri Serbisë…
Kur e pyesja se si është opinioni gjerman e më gjërë për Kosovën, Buxhovi u shpreh në një bisedë, se kam droje se vuajtjet e Kosovës do të bëhën një përditshmëri në shtypin e medjat e këtushme dhe opinioni në perendim do të ambientohet me të e nuk do t’I bëje më përshtypje dhuna serbe në Kosovë…
Në shkrimet dhe analizat e shumta të Jusuf Buxhovit, pata mësuar të jem i qartë edhe vetë për shumëçka. Prej tij pata mësuar që të flasim për largim të Serbisë prej Kosove.
Respekti për këtë gazetar e shkrimtar të madh shqiptar, na bëri që bashkë me Izetin, të zgjidhnim një shkrim të Jusuf Buxhovit dhe ta botonim në numrin 4 të revistës tonë “Dy Drina”, numër special kushtuar Kosovës. Botimi më i parë i një libri me shkrime të gazetarëve me emër nga shumë vende të botës, kushtuar Kosovës, luftës për të dhe paqes së saj. Por që nuk mori jehonë pasi e zhurmuan ata që nuk u përfaqësuan në faqet e saj… Në këtë shkrim fill pas luftës për Kosovën, Buxhovi parashihte Mitrovicën e sotme dhe problemet e saj.
E kam vlerësuar si vlerë të veçantë që për Radio Kukësin ka informuar edhe Jusuf Buxhovi nga Gjermania. Dhe për vetën time privilegj. E ruaj zërin e Jusuf Buxhovit, të cilin ende nuk kam mundur ta takoj edhe pse e deshiroj shume një takim me këtë gazetar dhe shkrimtar të madh shqiptar.

Buxhovi, ky shërbëtor i lirisë Nga Getoar Mjeku

Në foto Getoar Mjeku me shkrim­tarin Jusuf Bu­xhovi në nji pro­mo­vim libri, në lib­ra­rinë Du­ka­gji­ni në Pri­sh­tinë, dhjetor 2016

Populli i Dardanisë ka ba shumë lufta për liri. E mbrama ka mbaru para 20 vje­të­ve. Por vendi ynë nuk asht ende krejt i lirë, ndërsa sun­dim­tarët e pa­su­nuem prej pu­shtetit sul­mojnë inte­lek­tualët e ska­mun që shpre­hin men­dimin e tyne të mirë­mbë­shtetun.

Kët javë, shkrimtari e his­to­riani Jusuf Bu­xhovi e çmoi luftën e drejtë t’Ush­trisë Çlirim­ta­re të Ko­so­vës, por dënoi krimet që dy­­sho­het se i kanë ba pjesë­­tarët e saj.

«UÇK-ja nuk ka qenë e pas­tër», tha Buxhovi. «Ka qenë e drejtë, por ka pasur edhe shumë gjëra të kë­qi­ja. Janë vrarë mbi 100 zyr­tarë të LDK-së, mbas luf­tës».

Njerëzit e pushtetit iu vër­su­lën pas­krupull­sisht, tue e qujtë pro­pa­gan­dist, tradh­tar të ko­m­bit e shpiun të Sërbisë. Do thanë se Bu­xho­vi po e njo­llon «luftën e pa­s­tër të UÇK-së» dhe «pjesë[n] më të lav­di­shme të his­torisë së kom­bit dhe po­pullit shqip­tar».

Me reagimet e tyne, kun­dër­­shtarët e Buxho­vit shpër­­faqën sa mos­dije aq dhe mos­durim ndaj drej­tësisë e lirisë.

Tregunë mosdije, sepse shpikën kon­ceptin e «luf­tës së pastër». Dije­tarët kanë ri­kujtu këto ditë se e drejta dhe marrë­dhaniet ndër­kom­bë­tare nuk e njo­hin luf­tën e pastër; njo­hin vetëm luftën e drejtë. Dhe Buxhovi e ka për­sëritë ma fort se kush­­do se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Kët javë ai foli për krime që shteti ynë ende nuk i ka ndëshku.

Tue i shpërfillë ato krime — mbi 100 vrasje poli­tike të mbas­luftës — për­ndje­kë­sit e Bu­xho­vit tregunë shpir­tin des­potik. Tue u thirrë në gjoja inte­resat e gru­pit, këta zhvleftë­sojnë je­tën e njeriut, shty­pin li­rinë e in­di­vidit, dhe pen­gojnë sun­dimin e ligjit. Kë­shtu sjellja e tyne për­ban për­kufi­zimin klasik të fa­shiz­mit, kurse guximi i Bu­­xho­vit thel­bin e luftës për liri.

Librat e Jusuf Buxhovit i kam pasë në dorë qysh fë­mijë. Atëherë nuk dij­sha se ç’brezi i për­kiste, nga vin­te, a ç’dia­lekt fliste. E çmoj­­sha si tre­gim­­tar shqip­­tar. Por ma fort i ad­mi­roj­sha herojtë liri­da­shës për të cilët shkrunte.

Te Shënimet e Gjon Nikollë Ka­zazit, osmanët e va­rin Col Shku­pin që ka guxu me shkru arbë­nisht dhe me andë­rru për lirinë e po­­pu­llit tonë. E shkrim­ta­rët e nji­mendtë duhet me qenë po aq trima sa per­so­na­zhet që krijojnë.

Vite ma vonë, shkrimtarin tonë e kam taku kur kam qenë student n’Ame­rikë. Aso­kohe kam për­kthy ang­­lisht librin e tij për Ko­so­vën nën Peran­do­rinë Os­­mane. E kam përcjellë në ligjerata n’univer­si­te­te ame­ri­kane, në takime me bo­tues e in­telek­tualë ven­das, dhe në tu­bi­me me mër­­gim­tarët tanë. Të gjithë e çmoj­shin dhe e për­krah­shin.

Disa e mbajshin mend prej kohës kur vep­rat i le­xo­­he­shin si radio­dramë në Pri­sh­­tinë, disa prej vi­te­ve kur pu­nonte ko­rres­po­n­dent i Rilind­jes në Gjer­­mani, e do tjerë nga ditët e the­me­limit të LDK-së dhe vizitat e her­shme në ShBA me krye­ta­rin Ib­ra­­him Ru­gova. Kish miq bashkë­­kombas nga të gjitha tro­jet tona dhe nga ko­­lonitë arbë­reshe. E prit­shin in­telek­tualët, biznes­menët, pro­fe­sio­nis­tët, dhe pu­në­torët e thjeshtë. Dhe e nde­roj­shin veçmas ata mër­gim­tarë që e kishin mbë­sh­tetë luf­tën çlirim­tare, tue dhanë mi­liona dollarë për UÇK-në ose tue iu bashku vetë ra­dhëve të saj.

E kemi lehtë me gjetë di­çka me të cilën s’paj­to­he­mi në mbi 40 libra dhe qinda in­ter­vista e li­gje­ra­ta, dhe Bu­xho­vi ka po aq. Por asht pa­qy­te­ta­ri me e sha nji njeri aq të res­pek­tuem si Bu­xhovi.

Shkrimtari ynë asht kthy në vend­lindje më 2000, mbasi ka kalu mbi dy de­kada në mër­gim si gaze­tar e re­fugjat. Për dallim prej kundër­shta­rëve të tij që ndje­kin pri­vi­legjet e pu­sh­tetit, Bu­xhovi nuk ka kër­ku kurrë post në qeveri. Sot jeton mo­de­s­tisht në nji ba­nesë të vogël në Pri­sh­tinë, ku vijon me shkru ro­­mane e pu­bli­cistikë.

Foto: Unë me shkrim­tarin Jusuf Bu­xhovi në nji pro­mo­vim libri, në lib­ra­rinë Du­ka­gji­ni në Pri­sh­tinë, dhjetor 2016