Hajde gjeje kush cilesohet “shpifje” ne kete nahijen tone, me tha nje shok ne kafe! E thjeshte, iu pergjigja, nese thua apo shkruan se ketu ka korrupsion askush nuk te thote gje, POR, nese kete te paren e shoqeron me emra konkrete, atehere quhet “shpifje”!!!
* * *
Jo te gjithe njerezit mund te shiten apo te blihen! Kete duhet ta kuptoje pushteti…! Keta jane “shpifesit” sipas pushtetit dhe qytetaret e denje te ketij vendi sipas meje!
* * *
Lumi une per ato qe degjoj dhe i mjeri une per ate qe shoh! Ne salla luksoze, qeveria na tregon se si po jeton populli (natyrisht jemi te ne prag te lumturise), sipas tyre! Populli ka zgjedhur ose te shaje e anatemoje qeverine neper rrjetet sociale (se mediat e kane braktisur me kohe) ose merr rrugen e arratise…! Tani ose populli nuk e di c’eshte lumturia, ose qeveria nuk e di si jeton populli!
* * *
Kohe e çuditeshme : ministri i financave ngazellehet se kemi arritur te marrim nje borxh prej 450 milion euro, per te shlyer nje tjeter borxh te meparshem!!! Rast unik ne bote!!!
* * *
Ne fakt, tani e tutje, “progres-raporti” i BE-se duhet quajtur “regres-raport”!
* * *
Diten qe u shpall Lotaria Amerikane, shkruajta se kjo “eshte dita e vetme e vitit, qe i ben shqiptaret te enderrojne”! Dhe nuk qenkam gabuar : 200.000 prej tyre kane aplikuar kete vit, duke shnderruar endrren ne letra aplikimi! Praktikisht, nje familje ka 4-5 anetare dhe me nje llogari te thjeshte i bie qe 1.000.000 shqiptare duan ta abandonojne kete vend! Nuk ka nevoje as per analiza mediatike, as per sondazhe, as per testime, as per zgjedhje per te kuptuar cfare ndodh ne kete vend!
* * *
Cuci im ka mend me shume se gjysma e njerezve, thoshte Lasgushi per qenin e tij besnik!
* * *
Kosova “shitet” nga Serbia dhe miqt e saj si vend “islamik”, meqe 90% e popullsise se saj jane muslimane, por paradoksalisht 90% e vendeve islame votuan kunder pranimit te saj ne UNESCO !!! Persa i perket vendeve “komuniste” si Kuba, Venezuela, Koreja e Veriut, etj. ata votuan 100% kunder!!! Dhe ne kerkojme armiqte e kombit shqiptar me qiri ne mes te dites! Hajde shpjegoje kete!!!
* * *
Nuk ka ndonje cudi te ekzistojne idete komuniste ne ato vende ku kjo ideologji nuk ka patur pushtet dhe njerezit ushqehen mire me sistemin kapitalist…! Ne fund te fundit iluzionet nuk mund t’i pengoje askush, aq me teper kur behet fjale per solidaritet, barazi, vellazeri, arsim, lufte varferise, degjenerimit social, etj.etj.! Por…nje vend qe ka perjetuar 50 vite kete ideologji dhe ka pare se cfare fshihet pas ketyre fjaleve magjike, eshte vertete e cuditeshme qe ka akoma njerez qe ta besojne komunizmin!!!
Komentet