VOAL- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov konfirmoi se kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin ishte takuar me presidentin Vladimir Putin. Takimi u zhvillua më 29 qershor. E raporton Tatimi.
Peskov konfirmoi thashethemet e publikuara nga gazeta franceze Libération, duke specifikuar se në takim morën pjesë 35 persona, duke përfshirë Prigozhin dhe komandantët e departamenteve të ndryshme të Wagner. “Takimi zgjati gati trI orë,” shtoi zëdhënësi. rsi-eb