VOAL

VOAL

Tageszeitung: Investimet evropiane në Ballkan, parandalojnë emigrimin ilegal

August 28, 2015

Komentet

VIDEO- Protesta në Tiranë! Nis organizimi në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV, për Gjuhën Shqipe

Ka nisur protesta në mbështetje të studentëve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimin e Jurispridencës ta zhvillojnë në Gjuhën Shqipe.

Ashtu siç ishte paralajmëruar protesta është organizuar në Tiranë, në Sheshin “Skenderbej”,.

Të shumtë janë studentët që i janë bashkuar kësaj proteste në Tiranë.

Me pankarta në duar, ata theksojnë do të qëndrojnë në mbështetje të studentëve në RMV, “Një gjuhë na bashkon përtej kufijve”, shkruhet në një prej pankartave.

Kujtojmë se më 18 maj, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, zhvilluan protestën e dytë në Shkup për gjuhën shqipe, ku të pranishëm ishin mijëra studentë nga të gjitha trevat shqiptare.

Gjithashtu, studentët kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut. Protesta vjen si shprehje e revoltës së studentëve pas refuzimit të kërkesës së tyre nga ministri aktual i Drejtësisë, Igor Filkov. bw

Studentët shqiptarë bashkohen sot në protestë për gjuhën shqipe: Në 17:00 nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt ambasadës maqedonase

Sot në orën 17:00, sheshi “Skënderbej” do të kthehet në pikënisjen e një marshimi të madh drejt Ambasadës Maqedonase në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë që kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimin përfundimtar të jurisprudencës në gjuhën shqipe. 

Gjatë një interviste në SYRI TV, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, Aida Turku, ka zbuluar peripecitë me të cilat u përballën 40 të rinj shqiptarë që udhëtuan drejt Shkupit për t’iu bashkuar protestës atje.

Sipas Turkut, autoritetet maqedonase, duke e kuptuar qëllimin e udhëtimit në doganën e Bllatës, vonuan qëllimisht procesin e kalimit të kufirit. Pavarësisht se studentët e shtynë orarin e marshimit për të mbërritur në kohë, një makinë civile dhe patrullat e policisë i devijuan ata drejt kufirit me Serbinë, duke përdorur një gjuhë thellësisht raciste dhe tendencioze, pavarësisht se autobusi përbëhej kryesisht nga vajza dhe nisma ishte tërësisht paqësore.

Studentja tregon se kjo ngjarje ka shërbyer si një shkëndijë për të bashkuar masivisht të rinjtë. Protestës së sotme në Tiranë nuk do t’i bashkohen vetëm studentët e Drejtësisë, por edhe ata të Shkencave Sociale, Mjekësisë dhe universiteteve private. Për më tepër, mbështetja ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, pasi një autobus me studentë nga Prishtina dhe vetë organizatorët nga Maqedonia e Veriut kanë mbërritur në kryeqytet për të marshuar krah për krah me moshatarët e tyre.

Tubimi, për të cilin është njoftuar zyrtarisht policia e shtetit, nuk do të jetë thjesht një marshim simbolik, por do të shoqërohet me fjalime të forta për të përcjellë mesazhe të qarta teorike dhe praktike mbi mbrojtjen e të drejtave thelbësore të shqiptarëve në rajon.

Turku:

Atëherë, siç e kemi thënë dhe e kemi stërthënë gjatë gjithë këtyre ditëve lobimi për këtë protestë me këtë ide dhe me këtë kauzë kaq të qenësishme… edhe pak orë na ndajnë, për mos thënë edhe një orë na ndan nga startimi i protestës, e cila do të nisë në orën 17:00. Po, në orën 17:00 do të mblidhemi që të gjithë në sheshin Skënderbej për të vijuar më tej me manifestimin tonë drejt Ambasadës Maqedonase këtu në Shqipëri.  Po, do të mblidhemi në sheshin Skënderbej të gjithë studentët dhe më pas do të vijojmë.

Patjetër që jo vetëm studentë të Fakultetit të Drejtësisë. Ne e kemi shtrirë të gjithë angazhimin tonë jo vetëm në Fakultetin e Drejtësisë që është dega përkatëse për të cilën edhe po luftojnë, po nisin zërin kolegët tanë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Na janë mbështetur shumë brenda kauzës sonë edhe kolegë të tjerë studentë, përmendim këtu studentët e shkencave sociale, shkencave mjekësore, por edhe universitete private.

E kemi ndryshuar pak atë mentalitetin dhe mendësinë përsa i përket angazhimit të të rinjve në protestë. Në fakt mendoj që iniciativa kryesore dhe ideja kryesore vjen nga axhetimi i vetë neve 40 studentëve që ishim në atë autobusin që u ndaluam që të protestonim dhe të ushtronim të drejtën qytetare tonën pranë kolegëve tanë shqiptarë, maqedonas atje në Shkup. Iniciativa ishte e jona, që në ato momente paralajmëruan protestë, më pas me ritme të shpejta gjatë gjithë javës por për të konkluduar edhe në ditën e sotme, kemi finalizuar këtë. Në fakt unë nuk e shikoj si një mungesë interesi nga studentët. Në fakt ne jam shokuar, se të këtij mendimi isha dhe unë e intensifikohesha me të madhe që e kemi atë frikën që të mos protestojmë dhe të mos jemi qytetarë aktivë dhe të ushtrojmë të drejtat tona, por në fakt treguam diçka ndryshe dhe besoj do ta shikojmë masivisht edhe në sheshin e protestës.

Atëherë autoritetet e shtetit fqinj do të thosha… Si fillim, kuptuan që ne nuk ishim studentë që po shkonim thjesht për një vizitë turistike në Shkup, siç edhe neve menduam që ta paraqisnim që të mos kishte polemikat më të mëdha, por u kuptua që vizita jonë dhe data, ora në të cilën neve u shfaqëm pranë doganës së Bllatës në Maqedoni, përkonte me datën e protestës. Datën e kuptuan dhe me qëllim na ndaluan dhe na e vonuan proceset për të kaluar kufirin diku tek një orë, një orë e gjysmë që të humbisnim orarin e protestës. Lobuam përsëri me kolegët tanë atje që ta çonim misionin deri në fund, shtymë orarin e protestës diku tek një orë që ne ta kapnim të paktën diku nga mesi protestën. Më pas, patrullat e policisë na shoqëruan përgjatë gjithë rrugës se do na shoqëronin për të shkuar në hyrje të Shkupit. Në momentin që donim të hynim në hyrje të Shkupit, një makinë civile na ndalon dhe na thotë që duhet të vini me ne për kontrolle të imtësishme përpara se të futeni në qytetin e Shkupit. Më pas ai kontrolli nuk ndodhi asnjëherë.

Kontrolle raciste jo, por gjuha ishte raciste, ishte shumë tendencioze edhe mënyra se si u shfaqën dhe se si e patën qasjen ndaj nesh.

Ne ishim studentë, mund të përmend ndoshta dhe faktin për ta eufemizuar pak edhe çështjen nëse e kanë menduar si diçka, si tentativë agresive protestën. Ne ishim me shumicë femërore lart në autobus. Kështu që protesta ishte paralajmëruar që do të ishte krejtësisht paqësore, kështu që nuk e di, por mendoj thjesht ishte një tentativë tendencioze nga autoritetet maqedonase dhe na çuan drejt kufirit të Serbisë për të humbur po ashtu edhe orarin të cilin neve e shtymë për herë të dytë për protestën.

Po, duke qenë patjetër… duke qenë pjesë e grupit iniciator dhe organizues kryesor të kësaj proteste. Nga burimet e mia personale, di që kryesorët, studentët kryesorë që kanë organizuar dhe protestën në Shkup, kanë mbërritur që mbrëmë në Shqipëri. Janë këtu në Tiranë, do të na bashkohen së shpejti në sheshin e protestës, pasi dalim nga intervista jemi direkt për në shesh. Kështu që autobusi tjetër është nisur diku nga ora 12:00, 12:30 për të mos, sepse dua të jem e përgjegjshme edhe të mos gaboj me pjesën e orareve. Besoj e kanë kaluar kufirin dhe do të gjenden pranë nesh.

Shiko, nga autoritetet tona jo, sepse janë paralajmëruar dhe e kemi çdo gjë shumë të ligjëruar dhe me shumë leje…

Thjesht kemi dërguar atë njoftimin që duhet dërguar pranë policisë, sepse po ushtrojmë një të drejtë qytetare, nuk besoj që është diçka që duhet ta lobonim me të madhe për të marrë leje.

Patjetër që kemi parashikuar dhe fjalime. Fjalimet nuk janë në kuadër të të bërit protagonizëm apo nuk e di se çfarë mund të lobohet lart e poshtë nëpër media apo nëpër rrugë jo mediatike. Fjalimet janë për t’i dhënë atë formën jo thjesht si protestë dhe jo thjesht si një tubim i disa individëve që po dalin për një kauzë thjesht në mënyrë figurative. Ato fjalime janë për të dhënë një mesazh dhe për ta kthyer protestën në një formë jo vetëm praktike, por edhe një formë teorike, për të dhënë një mesazh të caktuar.

Në fakt… Po, po, nga Kosova e kemi… e kemi një autobus i cili po na vjen nga Prishtina dhe mendoj që edhe ata kanë ardhur besoj në po të njëjtën kohë paralelisht me kolegët shqiptarë të Maqedonas. Kështu që, përsa i përket rretheve, nuk kemi dashur që t’i ngremë dhe t’i intensifikojmë ata… besoj që kemi mjaftueshëm përfaqësim dhe Tirana ka mjaftueshëm studentë, kështu që zëri i tyre po çohet në forma të tjera dhe jo vetëm fizikisht, kështu që mbështetja që kanë dhënë ata online për kauzën dhe për të gjithë produktivitetin që e kanë parë synim…

Updated- Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

Kongresisti republikan, Keith Self, dhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Preshevë, 26 maj 2026.

 

Sandra Cvetkoviq

Delegacioni i kongresistëve amerikanë, që vizitoi Luginën e Preshevës të martën, theksoi rëndësinë e stabilitetit dhe të prosperitetit në trajtimin e çështjeve mes shqiptarëve dhe serbëve.

Keith Self nga radhët e republikanëve dhe Suhas Subramanyam nga radhët e demokratëve u takuan me zyrtarë të ndryshëm, përfshirë deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, për të marrë informacione dhe mendime të drejtpërdrejta nga terreni.

“Kemi parë se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë, siç edhe e kemi ditur. Por, do të shkojmë edhe në Kosovë për të mësuar për pakicën serbe atje. Pra, po i vizitojmë të dyja vendet për të kuptuar se si trajtohen pakicat dhe cilat janë të drejtat e tyre”, u tha Self gazetarëve.

Subramanyam përmendi sistemin arsimor dhe zhvillimin e pabarabartë për shqiptarët në Serbi si një nga problemet kryesore të të drejtave të pakicës, ndërsa tha se në takime është diskutuar edhe çështja e pasivizimit të adresave.

“Realiteti është që Serbia, për të ecur përpara, duhet të jetë në gjendje t’i adresojë këto çështje”, tha kongresisti demokrat.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë pas takimit, Kamberi tha se kongresistët “janë bindur për situatën ekzistuese në terren” dhe u shfaq i sigurt se problemet në Luginën e Preshevës po marrin vëmendje ndërkombëtare.

“Ekziston një gamë e gjerë problemesh – para së gjithash ai i integrimit në institucionet shtetërore. Mungesa e shqiptarëve në ato institucione – nisur nga policia, kufijtë, gjyqësori, pra në organet që veprojnë në territoret e komunave tona – jo vetëm që shkel të drejtat e shqiptarëve për të qenë të përfaqësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, por krijon edhe situatën ku një pakicë, e cila përbën 95% të popullsisë këtu, nuk ka besim në ato institucione”, tha Kamberi.

Preshevë, 26 maj 2026.

Preshevë, 26 maj 2026.

Ai shtoi se autoritetet në Beograd e shfrytëzojnë ndikimin rus dhe kinez për të dëshmuar gjoja se Perëndimi nuk është opsioni i vetëm, por, sipas tij, Serbia nuk ka alternativa të tjera pos Bashkimit Evropian.

“BE do të thotë pranimi dhe respektimi i të drejtave të pakicave, por politika e kësaj qeverie i ka dëmtuar jo vetëm interesat e pakicave, jo vetëm interesat e komunitetit shqiptar, por edhe vetë interesat afatgjate të Serbisë”, sipas Kamberit.

Vizita e kongresistëve amerikanë në Preshevë – qytet në jug të Serbisë, i banuar me shumicë shqiptare – vjen pasi, në fillim të këtij viti, Komiteti për Politikë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi një projektligj, që i kërkonte sekretarit amerikan të Shtetit të përgatiste një raport gjithëpërfshirës për pozitën e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Projektligji, i iniciuar nga kongresisti Self, parashikon shqyrtimin e disa çështjeve që lidhen me pakicën shqiptare në Serbi, përfshirë pasivizimin e adresave, përkatësisht fshirjen e qytetarëve nga adresat ku janë të regjistruar.

Ai trajton, gjithashtu, kufizimet në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike, mosnjohjen e diplomave nga Kosova dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Këto çështje janë përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Çfarë thonë qytetarët?

Samet Maksuti nga Presheva nuk pret ndonjë ndryshim pas vizitës së kongresistëve amerikanë.

“Nuk ka punë, nuk ka fabrika, njerëzit nuk kanë ku të punojnë. Shumë kanë migruar në Gjermani”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sabit Rexhepi thotë se nuk ka ndonjë problem në qytet dhe se bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve është e mirë.

“Politika i kërcënon të drejtat e pakicave, por, me njëri-tjetrin, ne nuk kemi probleme”, thotë ai.

Për ndryshimet eventuale që mund t’i sjellë vizita e kongresistëve amerikanë, ai thotë se ato varen nga politikanët.

“Por, unë nuk pres të ketë ndonjë gjë më mirë. Derisa Aleksandar Vuçiq të jetë president [i Serbisë], nuk do të ketë asgjë”, thotë Rexhepi.

Preshevë

Preshevë

Një ditë më parë, kongresistët amerikanë qëndruan në Beograd, ku u takuan me sekretaren shtetërore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanoviq.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe SHBA-së, për situatën në rajon, si dhe për pozitën e komunitetit serb në Kosovë.

Po ashtu, ishte planifikuar edhe një takim me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, por ai u anulua.

Më 24 maj, kongresistët amerikanë vizituan edhe Sarajevën, ku theksuan përkushtimin e tyre ndaj Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.

Ata pritet ta vazhdojnë turneun në Ballkan me një vizitë edhe në Kosovë, ku me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, do të takohen më 27 maj.

Cila është pozita e shqiptarëve në Serbi?

Pjesëtarët e komunitetit shqiptar që jetojnë në jug të Serbisë, në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, shpesh kanë ngritur shqetësime për praktika diskriminuese nga autoritetet në Beograd, ndërsa zyrtarët e Qeverisë së Kosovës i kanë mbështetur vazhdimisht pretendimet e tyre.

Kosova u ka ofruar mbështetje në disa fusha, përfshirë bujqësinë, por ka raportuar se Serbia ka penguar realizimin e disa pagesave.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës dhe shteti serb kanë arritur tri marrëveshje në vitet 2001, 2007 dhe 2013, të cilat parashihnin mbrojtjen e të drejtave dhe integrimin e pakicës shqiptare, por zbatimi i tyre ka mbetur i kufizuar.

Integrimi i shqiptarëve në institucione është gjithashtu pjesë e obligimeve të Serbisë në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2022, në Serbi jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe në këtë vend.

Ndërkohë, vendimi i Beogradit për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak ka shkaktuar shqetësim te shqiptarët e kësaj zone, të cilët thonë se kanë përvoja të dhimbshme nga e kaluara.

Në një raport të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi në vitin 2021, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përshkruhen si “peng i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

LUGINA E NARTËS- BISEDË ZOOM MBI GJENDJEN PËR TË CILËN NUK ËSHTË FOLUR DHE ILUSTRIMET VIDEO QË MEDIAT NUK I JAPIN- Gazetari Ardian Murraj me veprimtarin e mjedisit Xhemal Xherri

ÇFARË PO NDODH ME LAGUNËN E NARTËS?

(Një intervistë me Xhemal Xherri MSc, Turizëm i Qëndrueshëm, Aktivist i Mjedisit)

AM:- Z. Xherri, përshëndetje. Do desha një prezantim tuaj ë fillimisht. 

Xhemal Xherri:- Shumë faleminderit Ardi për ftesën dhe e vlerësoj. Unë jam Xhemal Xherri dhe punoj pranë organizatës PPNEA, që është një organizatë për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri. Ne merremi kryesisht me studimin e jetës së egër ë të fokusuar kryesisht te këto llojet që janë të rrezikuara në nivel kombëtar por edhe global. Shkurtimisht mund të përmend disa lloje ë lloje për shembull si rrëqebulli i Ballkanit, Kali Qyqes, Pelikani Kaçurrel, lloje të cilat janë shumë të rralla si në nivel kombëtar, por edhe në nivel ndërkombëtar. PPNEA-ja bën ato përpjekjet e veta jo vetëm për t’i studiuar, por edhe për t’i konservuar, për t’i ruajtur  nga nga zhdukja që i kanoset. Kohët e fundit siç mund ta keni parë, ne jemi hasur me zhvillime shumë të frikshme në fakt,  brenda një prej zonave më të rëndësishme të vendit tonë. Një prej ë zonave të mbrojtura më të rëndësishme siç është ajo e Pishë-Poros në Nartë ose pranë Vjosë-Nartës.

Pyetje AM:-Bile Pishë-Poro është më e afërta që është vënë re një ndërhyrje në  dëmtimin e infrastrukturës po themi biologjike, pasi mjete të rënda janë ekspozuar ë kanë filluar të bëjnë ndërhyrje duke shpyllëzuar duke trembur gjallesën rreth e rrotull. Mund të na përshkruani diçka rreth kësaj?

Xhemal Xherri:–   Po patjetër. Shumë faleminderit që ë edhe njëherë se nuk e di a e përmenda që po i dedikoni një një hapësirë kësaj çështje pasi ë jo shumë media në fakt po e po e trajtojnë këtë si problematikë. Ëh, në fakt kemi të bëjmë me një lloj pushtimi në një farë mënyre ë pasi ë zona e mbrojtur Pishë-Poron është një peizazh natyror i mbrojtur me ligj, i njohur për vlerat e biodiversitetit jo vetëm në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar. Duhet përmendur këtu fakti që kjo zonë ka status zonë e rëndësishme për shpendët në nivel ndërkombëtar, zonë kyç për biodiversitetit prapë në nivel ë ë ndërkombëtar. Është një zonë e cila nëse futemi në Bashkimin Europian do të quhet gjithashtu ‘Zonë Natyra 2000’, pra një zonë me me vlera shumë të larta. Eh, por përpos faktit që është zonë e mbrojtur dhe mbrohet me ligj, kohët e fundit siç e keni parë, siç mund ta keni parë ë po bëhen disa zhvillime shkatërruese brenda zonës qendrore të të kësaj zonës së mbrojtur dhe konkretisht bëhet fjalë për një resort që është përfolur. Një resort i madh me ndërtesa dhe pallate nga një deri në gjashtë ose tetë kate. Pra, bëhet fjalë për një një mini qytet. Me pak fjalë, i cili do ndërtohet në një zonë qendrore për biodiversitetin ose për natyrën. Sikur të mos mungonte shkatërrimi që po i bëhet me Aeroportin e Vlorës, asaj zone po vazhdon me resortet të cilat janë planifikuar aty dhe deri diku misterioze. E them këtë misterioze sepse ne si organizatë kemi kohë që kërkojmë ë përgjigje drejt institucioneve përkatëse, se kush po e ndërton(?). Kush është kompania në qoftë se janë bërë studime paraprake të vlerësimit të ndikimit në mjedis në qoftë se ka një studim fizibiliteti e të tjerë e të tjerë, por është ende një mister. Domethënë bëhet fjalë momentalisht është hedhur çakull në të gjithë zonën ka pasur një rrethim pilota betoni dhe akoma nuk dihet se kush po bën, ku është leja e ndërtimit, ku është leja e zhvillimit, ku është studimi për ndikimin në mjedis etj. Pra, kemi të bëjmë me një ë projekt misterioz i cili po zbatohet dhe institucionet ë nuk po reagojnë fare.

Pyetje AM:-  Koha kur punohet atje është në mbrëmje apo ditën për diell?
Xhemal Xherri:- Ditë-natë edhe në ditë pushimi. Domethënë vetëm vullnetarët tanë që kanë qenë rreth e qarkut të zonës dhe ditën e djeshme që ishte ditë pushimi ose të shtunën ë makineritë vazhdojnë dhe punojnë.

Pyetje AM:- A e keni keni mundësuar keni mundësuar, më fal për ndërhyrjen, keni mundësuar fotografimin ose video për ta ilustruar këtë ë akt të themi të ndërhyrjes në mjedis?
Xhemal Xherri:-  Po, kemi foto e video të ndryshme të cilat po bëhen si brenda zonës, por dhe në në në në kufijtë e saj. ë vetë rrethimi që po i bëjnë zonës nga dy anët bëhet fjalë për rreth një sipërfaqe prej afro 400 hektarësh 400 deri 600 ë hektarësh ë e cila është rrethuar me me tel-gjembi, domethënë a thua sikur është një zonë e kaq private dhe ku as nuk mund të fotografosh brenda saj ku ndërkohë që deri pak më parë ose deri dje ishte një prej xhevaireve të vendit tonë ku çdokush, çdo shqiptar mund ta vizitonte. Ndërkohë si papritur për punë një jave a dy javësh zona u rrethua dhe janë vendosur edhe portat dhe tani është e pa aksesueshme, e pa aksesueshme nga çdo qytetar.

Pyetje AM:-  Për të qëndruar te kjo, sa e rrezikon jetën e gjallesës një rrethim i kësaj natyre dhe çfarë dëmesh shkakton?
Xhemal Xherri:– Eh, nuk di nga t’ja nis.Sepse me vërtetë shoqëria civile, shoqatat mjedisore janë shokuar nga kjo që po ndodh dhe nga shpejtësia që po ndodh. Kishim pasur edhe raste të tjera të zhvillimeve infrastrukturore, por ato marrin  kohën e vet. Por raste të tilla janë të frikshme.  Janë të frikshme në kuptimin që për një kohë 10 ditore të vijnë qindra kamionë me çakull dhe të shkojnë e të shtrojnë rrugën e tjera e të tjera. Bëhet fjalë për një shqetësim shumë të madh që ne mendojmë që i shkaktohet faunës së egër, faunës dhe florës. Duke filluar nga habitatet  në bregdetin e Porto-Novës gjenden këto dunat fantastike ranore,  peizazhe të cilat janë dashur qindra vite që të krijohen dhe papritur shkatërrohen brenda një dite. Duke vazhduar pastaj te fauna, te llojet e shpendëve ose gjitarët që ndodhen aty të cilëve do t’i prishet habitati i tyre si i qëndrimit, si i dimërimit, por edhe i folezimit. Pikërisht në këtë periudhë shpendët e ndryshëm që ndodhen në të gjithë ligatinat e vendit tonë.

 

Pyetje AM:- Pra janë shumica e tyre nën kërcënim. Janë  vezët që presin të çelin tashmë dhe janë makineritë e shumta që i kalojnë afër, kalojnë rreth e qark e sigurisht që i kanë shqetësuar  dhe në një farë mënyre i kanë ndërprerë ato proceset e tyre biologjike të jetës. Pra këtu çdo gjë po bëhet me shpejtësi, me një shpejtësi të frikshme ë dhe dëmet në mjedis janë të mëdha dhe do jenë akoma më të mëdha në vijim.  Ju përmendët që çakullin që po hidhet me shpejtësi. Nga merret nga cila zonë? A keni arritur ta ndiqni ose ta përcaktoni?
Xhemal Xherri:– Nga informacionet që ne kemi nga disa vullnetarë, por nuk i kam të sigurta merret kryesisht nga rrethinat e Vlorës ë në Lumin e Vlorës ose diku aty afër. Po dua të përmend një fakt shumë interesant. Në një prej këtyre ditëve të javës së shkuar vetëm në një orë kaluan shtatë-tetë kamionë. Pra merreni me mend se sa kamionë me çakull në ditë shkojnë tek kjo sipërfaqe e caktuar. Pra është një investim shumë i madh dhe një nxitim shumë i madh nga kompania që po që realizon këtë.

Pyetje AM:- Çfarë mendoni ju? Cilat do të jenë hapat më tej tuajat për ndërgjegjësimin?
Xhemal Xherri:- Atëherë ne po punojmë për ndërgjegjësimin e popullatës. Po punojmë paralelisht edhe për të marrë informacionet e duhura se çfarë po ndodh në zonë ose cili është kuadri ligjor ku po punohet tek kjo gjë. Gjithashtu realizuam një protestë javën e shkuar. Planifikojmë ditën e nesërme (26 Maj, 2026), përpara Ministrisë së Mjedisit të realizojmë një protestë tjetër. Gjithashtu dhe javës tjetër planifikojmë prapë një protestë tjetër. Pra do jenë një sërë protestash për të për të ngritur zërin e tonë, zërin e qytetarëve, zërin e specialistëve të mjedisit mbi këtë shkatërrim që po i bëhet natyrës, Zonave të Mbrojtura dhe pasurive tona kombëtare.

Pyetje AM:-Kur ka qenë protesta e fundit që ju bëtë përpara Kuvendit të Shqipërisë?
Xhemal Xherri:–  Përpara Kuvendit të Shqipërisë ë kanë qenë në vitin e kaluar ose në 2024-ën 2025-ën. Janë bërë disa protesta për të ngritur zërin për çështjen e ligjit të zonave të mbrojtura ë pasi menjëherë pas miratimit të këtyre ndryshimeve të fundit në ligjin për zonat e mbrojtura ose për këto zhvillimet ë infrastrukturore që mund të zhvilloheshin brenda Zonave të Mbrojtura, kryesisht tek zonat me status, Peizazhi i Mbrojtur ose Monumentet e Natyrës. Ne kemi zhvilluar disa protesta dhe dhe i kemi në një farë mënyre e kemi ngritur këtë çështje dhe në nivel ndërkombëtar në Bashkimin Europian. Gjithashtu për të në konventat e caktuara, Konventa e Bernës, Konventa e Shpendëve Shtegtues e të tjerë për të adresuar këtë problematikë ë pasi nuk është vetëm problem kombëtar. Me vërtetë problemi kombëtar është kryesor, por këtu kemi të bëjmë dhe me shpend ose lloje të cilat janë shtegtues. Lloje të cilat nuk është se na përkasin vetëm ne si vend. Ato me vërtetë janë disa lloj shpendësh vijnë dhe po vezojnë në vendin tonë kryesisht periudhën Prill, Maj, Qershor, Korrik, Gusht dhe ikin në Shtator. Por këta shpend janë shtegtues . Këta shkojnë në në Bullgari, në Rumani, në Turqi, në Afrikë. Gjithashtu bëhet fjalë dhe për shpendët që vijnë nga Evropa Veriore drejt vendit tonë, kryesisht gjatë periudhës së dimrit.

Pyetje AM:- Pra janë kolonitë e qoftë edhe kolonitë e flamingove që janë po prapë shumë më larg. Po kolonitë e flamingove për shembull?
Xhemal Xherri:- Ne i kemi të vërtetuara që vijnë kryesisht Itali, Francë, Turqi. Pra kemi lloje aty që nuk nuk është se gjenden vetëm Shqipëri dhe janë shpend të cilat gjenden dhe në vende të tjera dhe vijnë nga vendet e tjera dhe në një farë mënyre duhet t’i mbrojmë dhe jo t’i shkatërrojmë habitatet e tyre.

Pyetje AM:- Dua t’ju tregoj vetëm një eksperiencë, një përvojë si të thuash personale në qytetin ku unë jetoj duhet të kujdesem vetë për pastrimin e pronës time rreth e rrotull ë barishteve, degëve të pemës e me radhë. Tani pikërisht është koha ku zogjtë folenizojnë, bile disa kanë çelur. Vitin e kaluar ka pasur një furtunë e cila rrëzoi, folenë dhe ne ishim të detyruar të njoftonim ë autoritetet përkatëse që kjo ka ndodhur. Nuk është efekt si të thuash njerëzor që ka ndërhyrë. Dhe përpos kësaj, veç falenderimit që morëm, dëgjonim edhe këshillën nga fqinjët e tjerë e rrotull. Është e ndaluar t’i prekësh qoftë dhe në pronën tënde, t’i trazosh jetën një foleje të sapo ndërtuar të çfarëdo lloj shpendi ose gjallese që të jetë dhe këtë po e them në raport me atë që disa ditë më parë duke kërkuar  rreth një konference për shtyp që u bë ë mbi gjendjen ose situatën që a funksionon a nuk funksionon, a do të funksionojë apo nuk do të funksionojë Aeroporti i Vlorës. Asnjë nga gazetarët nuk ngriti një pyetje rreth ekosistemit, lagunës dhe të them të drejtën nga kjo analizë kur shikoja që janë 200 lloje shpendësh, janë 70 lloje në rrezik botëror, në rrezik të shfarosjes nga gjallesa e asaj lagune. Pra, për rrezik botëror të shfarosjes. Ndjesia e parë që më vjen është se a mund t’ua shpjegojmë njerëzve? A mund t’ia shpjegojmë politikës? A mund t’i ndërgjegjësojmë këta aktorë dhe personalitete qoftë të shkencës, qoftë të ekonomisë për të kuptuar mirë e më mirë që ato 200 lloje janë janë inventar zogjsh (gjallese). Dhe këtu nuk flitet për 200, por flitet për mijëra e mijëra individë dhe specie që e gjallojnë atë lagunë atje ose pjesën rreth e rrotull gjirit të Vlorës.
Xhemal Xherri:- Është shumë e vështirë në fakt t’i mbushësh mendjen një ministri se sa e rëndësishme është kjo zonë. ë nuk po përmend fare shërbimet e ekosistemit që ne si njerëz i marrim nga nga proceset natyrore që ndodhin në lagunë. Por mund të përmend ë mund të vazhdojë te ajo që sapo ju thatë që ndodhen rreth 200 lloje shpendësh dhe këtu janë lloje por ama si individë mund të jenë janë mira. Pra është një ekosistem i cili është shtëpi e mijërave shpendëve disa prej tyre në nivel të rëndësishëm në nivel ndërkombëtar dhe si e tillë ë minimalisht një vend i Bashkimit Europian ose një vend kandidat duhet të sigurojë që habitati i tyre ose proceset e tyre biologjike të jetë funksional ose të jetë të jetë i mbrojtur. Ëh, por kjo nuk ndodh. Përpos se nuk ndodh, ndodh krejt e kundërta. Shkatërrohet ky habitat. Pra ë është shumë e vështirë që ti të ndërgjegjësosh klasën politike ë por sigurisht që qytetarët duhet të jenë shumë të vëmendshëm dhe të të ndjeshëm krejt kundrejt kësaj çështje, sepse është një çështje që na prek të gjithë. Është një çështje që preken vlerat tona natyrore  dhe bëhet fjalë për një zonë e cila ëh prej prej disa ditësh tashmë nuk do të ketë mundësi të aksesohet nga kushdo. Pra është një zonë totalisht e mbyllur dhe do të aksesohet vetëm nga disa persona të caktuar dhe si këto zona me zhvillimet e fundit që ne po shikojmë duket që e gjithë i gjithë bregdeti shqiptar pak nga pak po privatizohet. Dua të theksoj këtu që edhe delta e lumit vi planifikohet me sa kemi parë planifikohet të ndërhyhet me prapë edhe këtu me një mini qytet të vogël. Ana tjetër e Vjosës ose Darëzeza gjithashtu planifikohet të zhvillohet ë gjithashtu bëhet fjalë prapë zona me shumë rëndësi të madhe ekologjike, një presje, një pjesë e tyre zona të mbrojtura. Në Rrjoll për shembull, juve e keni parë ndoshta se ajo është pjesë e Zonës së Mbrojtur të Velipojës, është Zonë Ramsar gjithashtu nivelit ndërkombëtar, një zonë ku projekti që po ndodh aty momentalisht është pjesë e Zonës Ramsar. Pra ka një rëndësi të madhe ekologjike në nivel ndërkombëtar. Pra janë një sërë zonash kryesisht në bregdet të cilave i rrezikohet Statusi i tyre Ekologjik dhe shumë prej llojeve që po vezojnë, po qëndrojnë, po ushqehen tek këto zona ne do t’i humbin për fat të keq.

 

Pyetje AM:-Kush janë pikat tuaja të kontaktit në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Bashkimin Evropian për të bërë këtë ndërgjegjësim dhe sa i ndiqni ose sa përgjigje pas merrni?
Xhemal Xherri:- Po atëherë për fat të keq vetëm shumë pak deputetë të parlamentit të vendit tonë janë të ndërgjegjshëm për për çfarë po ndodh. ë ka pasur disa prej tyre ë si Z. Muçi që e ka ngritur çështjen dhe në në parlament ë por për fat të keq një pjesë e madhe e dy partive kryesore të si e Partisë Socialiste dhe ajo Demokratike nuk e kam përmendur këtë si çështje ë dhe ky është fati jonë i keq sepse bëhet fjalë siç e thashë me një zonë shumë të rëndësishme. Ndërsa në nivel ndërkombëtar, ne po punojmë me, kemi vënë në dini institucionet kryesore evropiane, Bashkimin Europian, ëh, Komisionin Europian gjithashtu, personat përgjegjës që janë komisionet përkatëse për për mjedisin dhe për anëtarësimin e Shqipërisë brenda Bashkimit Europian, lidhur me situatën që po ndodh dhe shkatërrimin që po ndodh brenda kësaj zone të mbrojtur. Sigurisht në sytë e tyre nuk është një gjë e mirë. Vetëm pak ditë përpara, nga një komunikim që kemi pasur nga një përditësim që kemi pasur me pjesëtarë të konventave të ndryshme të cilat Shqipëria i ka ratifikuar Konventa e Bernës, Konventa e Shpendëve Shtegtues nuk janë të kënaqur. Nuk e shohin aspak pozitive dhe përkundrazi e shohin tejet të zymtë  vendin tonë ose politikat politikë-bërjen nga ana e mjedisore. Politikë-bërjen mjedisore e shohin shumë të keqe e në një farë mënyre.

 

Pyetje AM:-  Kur ju pyeta për bashkëpunimin me ë anëtarët e me anëtarët e kuvendit të Shqipërisë kisha parasysh dhe dy vite më parë protestat që janë një pjesë e e me sa kujtoj Zj. Zhupa ka qenë në atë protestë përpara parlamentit. Nuk nuk është vetëm kjo pjesë e rëndësishme. A keni ju pika kontakti me ë deputetë, pra me anëtarë të parlamentit nga cilido krah për t’i pasur ata ju ata ë përgjegjës për punën që po bëni dhe t’i si të thuash t’i ndërgjegjësoni që të hapen seancat dëgjimi për këtë alarm që po shkaktohet mbi natyrën e Shqipërisë? Të mos jenë vetëm kredi politike, por të jenë një zgjim i ndërgjegjes së tyre, i banorëve, i popullatës dhe i qytetarëve se çfarë po ndodh?
Xhemal Xherri:- Po ë shumë e vërtetë. Në fakt sigurisht zonja Zhupa dhe Tabaku kanë qenë shumë mbështetëse e kauzave mjedisore sigurisht asaj të të aeroportit. ë kam besimin që dhe për këtë çështje ato do jenë shumë mbështetëse. Ndonëse nuk kemi komunikuar ditët e fundit, por jam i sigurt që buja që ose ë buja e këtij këtij lloj investimi që po bën ose ë komunikatat për shtyp që PPN-ja ka lançuar ë besoj janë në dijeni të të situatës.

Pyetje AM:-Mënyra se si e shtroj pyetjen është e tillë që kemi një Komision Parlamentar për Mjedisin. A mund t’i shkohet dhe t’i trokitet atyre që t’i tregohet se në këtë situatë jemi? Nuk ka rëndësi. Mjafton që t’u lihet pyetja, të bëhet kjo ky depozitim dhe të pritet një situatë dëgjuese?
Xhemal Xherri:-  Mendoj që i adresuam çështjet kryesore dhe ne duhet të shkojmë gjithashtu në terren për të verifikuar situatën ë për të adresuar ditë për ditë ë se se çfarë po ndodh pasi çdo ditë ne shkojmë dhe shohim ë dita ditës gjëkuldi të ndryshme të ndodhura te pylli, tek dunat ranore ë te monumentet e ndryshme natyrore që ndodhen brenda kësaj zone të mbrojtur e tjerë e tjerë.

Pyetje AM:- A keni ndonjë të dhënë përsa i përket aeroportit? Sa në rrezik është vetë edhe ai si ndërtim për ta për ta sjellë jo vetëm thjesht si mbrojtje të ë gjallesës atje, por edhe si rrezikshmëri e përmbytjes?
Xhemal Xherri:- Po. Në fakt ka disa projeksione… ka disa studime që flasin për tokën aty ose projeksione të cilat kanë të bëjnë me rritjen e nivelit të ujit dhe bëhet fjalë për një ë rritje të nivelit të ujit në 20 vjeçaren e ardhshëm ë 2030- 2050 çka e bën shumë vulnerabël atë zonë të gjithë atë zonë jo vetëm aeroportin. Duhet të kuptojmë këtu sepse ajo zonë ka qenë para shumë vitesh ka qenë lagunë, ligatinë, ndonëse është drenazhuar dhe është tharë gjatë periudhës së komunizmit, por gjithsesi projeksionet e ardhshme për atë zonë parashikojnë një përmbytje. Me sa kemi parë ë në Aeroportin e Vlorës janë është hedhur goxha material dhe janë hapur kanale kulluese, por gjithsesi çdo dimër sikurse edhe  sot e kësaj dite, unë isha vetëm përpara dy ditësh dhe pjesa rrethuese e aeroportit është e mbuluar në ujë. E kam parë në Dhjetor dhe në Janar , kishte shira në Mars.  Përpara disa ditësh që unë isha aty ishte pjesa rrethuese anash ë le të themi taxi runway e pistës që ishte nën ujë. Kështu që ë këto janë investime të cilat duhet të mendohen mirë përpara se të realizohen. Ne si organizatë prej kohësh përpara se të bëheshin investimet e kemi shprehur qartë që të konsiderohen alternativa të tjera dhe jo kjo alternativë pikërisht brenda zonës së mbrojtur.

 

Pyetje AM:- Po me unionin (UGSHPD), ne dhe ju po e them kështu nga ana e qëndrimeve  që herët në 2021-in dhe 2022-in kemi pasur biseda thjeshtë për të paraqitur gjendjen e për të bërë një lloj ndërgjegjësimi. Kur e shoh tani që kanë kaluar pesë vite, pothuajse asgjë nuk ka ndodhur në raport me sa i është marrë kësaj gjallese, pavarësisht punës dhe përpjekjeve tuaja?

Xhemal Xherri:-  Punimet aty tek aeroporti i Vlorës janë duke vazhduar, pavarësisht se dhe çështjet gjyqësore që ne kemi adresuar janë duke vazhduar. Pra ka gjithashtu shpresë se ne mund ta fitojmë çështjen. Ndonëse ka një një dritë në fund të tunelit. Nëse kjo dritë është në anën tonë ë në anën e mjedisit atëherë mund të jetë diçka pozitive. Të paktën për fazën e operimit.

Pyetje AM:- Unë atë që shoh, nëse më lejoni nga të gjithë zhvillimet e kohëve të fundit pavarësisht procedurave ligjore ë sipërmarrjeve ekonomike, bashkëpunimeve me jashtë në pjesën e grup-kapitujve ku ju e lexoni të zezën mbi të bardhë që thuhet që ky aeroport nuk do të ndërtohet pasi si dëmi dhe ndërhyrja në mjedis është kaq e madhe. Unë këtu e shoh një përfundim të shpresës. Po se si do arrijmë deri aty nuk e kam shumë të qartë dhe kjo reklama politike që vendi do të hyjë në BE, pa plotësuar këtë standard kjo është një një pjesë tepër demoralizuese për mua. Është thjesht një fasadë që ne po hyjmë në BE edhe pas kemi gjithë këto dëme qoftë mbi natyrën, qoftë mbi ajrin, qoftë mbi ujin. Të tërë këta elementë jetësorë(?).
Xhemal Xherri:-  Është e vërtetë. Edhe unë personalisht jam skeptik. Mendoj që Bashkimi Europian duhet të jetë më i sertë me ne pasi kur bëhet fjalë për mjedisin bëhet fjalë për jetën. Bë bëhet fjalë për jetën tonë, për jetën e fëmijëve tanë. Nuk është diçka që kalon kollaj. Ndaj edhe në këtë aspekt mendoj që duhet të jetë shumë i sinqertë jo vetëm me ne, por me të gjithë vendet kandidate dhe me vendet që janë anëtare. Mjedisi nuk është thjesht në fjalë goje.

Pyetje AM:- Unë shpresoj, unë shpresoj që ju të keni informacionin e duhur ilustrues dhe presionin e duhur ë në drejtim të autoriteteve vendore, Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian për ta fituar këtë betejë.
Xhemal Xherri:-  Faleminderit. Është një nga rrugët që ne po e ndjekim në fakt dhe ë gjithashtu me çështjen gjyqësore ë sepse kjo kjo çështje duhet adresuar dhe ligjërisht. Domethënë ne po i ndjekim të gjithë rrugët për ta ë për ta adresuar këtë si çështje. Kjo është shumë e vërtetë. Po.

Pyetje AM:- Atëherë t’i kthehemi një pjese tjetër të përditshmërisë së punës tuaj. Ju më keni dërguar disa materiale të cilat unë do kisha dëshirë t’ia bashkëngjisja këtij bisedimi për ilustrim. A mund të më thoni përse mediat nuk janë prezentë ose përse mediat nuk janë mikpritëse ndaj problematikave që ushtroni dhe fakteve reale edhe të freskëta që ju po i tregoni ndërkohë?
Xhemal Xherri:- Nga ana ime jo. Mendoj që i adresuam ë çështjet kryesore dhe ne duhet të shkojmë gjithashtu në terren për të verifikuar situatën për të adresuar ditë për ditë ë se se çfarë po ndodh pasi çdo ditë ne shkojmë dhe shohim dita-ditës gjullurdi të ndryshme të ndodhura tek pylli, tek dunat ranore, tek monumentet e ndryshme natyrore që ndodhen brenda kësaj zone të mbrojtur etj.

Pyetje AM:- Domethënë gjurmët janë parë në fund të Prillit?! A keni ndonjë kështu të dhënë përsa i përket aeroportit? Sa sa në rrezik është vetë edhe ai si ndërtim për ta për ta sjellë jo vetëm thjesht si mbrojtje të ë gjallesës atje, por edhe si rrezikshmëri e përmbytjes?
Xhemal Xherri:– Në fakt ka disa projeksione, ka disa studime që flasin për tokën aty ose projeksione të cilat kanë të bëjnë me rritjen e nivelit të ujit dhe bëhet fjalë për një ë rritje të nivelit të ujit në 20 vjeçaren e ardhshëm ë 203050 ë çka e bën shumë vulnerabël atë atë sezon të gjithë sezon jo vetëm aeroportin por të gjithë sezon duhet të kuptojmë këtu sepse ajo Ajo zonë ka qenë para shumë vitesh ka qenë lagunë, ligatinë, ndonëse është drenazhuar dhe është tharë gjatë periudhës së komunistit, komunizmit, por gjithsesi ë projeksionet e ardhshme për atë zonë është në përmbytje. ë me sa kemi parë ë në Aeroportin e Vlorës është hedhur goxha material ë dhe janë hapur kanale kulluese, por gjithsesi çdo dimër edhe edhe sot e kësaj dite edhe sot e kësaj dite unë isha vetëm përpara dy ditësh pjesa rrethuese e aeroportit është e mbuluar në ujë kam parë dhjetor në janar që ka shira mars ë përpara disa ditësh që unë isha aty ishte pjesa rrethuese anash ë le të themi taxi runway  pistës ishte është nën ujë kështu që ë këto janë investime të cilat duhet të mendohen mirë përpara se të realizohen. Si organizatë prej kohësh përpara se të bëhej investimi e kemi shprehur ose e kemi e kemi shprehur qartë që të konsiderohen alternativa të tjera dhe jo kjo alternativë pikërisht brenda zonës së mbrojtur.

AM:-Unë në emër të UGSHPD-s ju falenderoj për kontaktet, lidhjet që mbajmë dhe uroj që gjithmonë të të kemi mundësi të kontaktojmë për këto çështje të ndjeshme dhe të shohim një rrugë zgjidhje.
Ju Faleminderit.

 

25 Maj, 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

Sandra Cvetkoviq

Delegacioni i kongresistëve amerikanë, që vizitoi Luginën e Preshevës të martën, theksoi rëndësinë e stabilitetit dhe të prosperitetit në trajtimin e çështjeve mes shqiptarëve dhe serbëve.

Keith Self nga radhët e republikanëve dhe Suhas Subramanyam nga radhët e demokratëve u takuan me zyrtarë të ndryshëm, përfshirë deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, për të marrë informacione dhe mendime të drejtpërdrejta nga terreni.

“Kemi parë se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë, siç edhe e kemi ditur. Por, do të shkojmë edhe në Kosovë për të mësuar për pakicën serbe atje. Pra, po i vizitojmë të dyja vendet për të kuptuar se si trajtohen pakicat dhe cilat janë të drejtat e tyre”, u tha Self gazetarëve.

Subramanyam përmendi sistemin arsimor dhe zhvillimin e pabarabartë për shqiptarët në Serbi si një nga problemet kryesore të të drejtave të pakicave, ndërsa tha se në takime është diskutuar edhe çështja e pasivizimit të adresave.

“Realiteti është që Serbia, për të ecur përpara, duhet të jetë në gjendje t’i adresojë këto çështje”, tha kongresisti demokrat.

Duke folur për gazetarët pas takimit, Kamberi tha se kongresistët “janë bindur për situatën ekzistuese në terren” dhe u shfaq i bindur se problemet në Luginën e Preshevës po marrin vëmendje ndërkombëtare.

Vizita e tyre në Preshevë – qytet në jug të Serbisë, i banuar me shumicë shqiptare – vjen pasi, në fillim të këtij viti, Komiteti për Politikë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi një projektligj, që i kërkonte sekretarit amerikan të Shtetit të përgatiste një raport gjithëpërfshirës për pozitën e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Projektligji, i iniciuar nga kongresisti Self, parashikon shqyrtimin e disa çështjeve që lidhen me pakicën shqiptare në Serbi, përfshirë pasivizimin e adresave, përkatësisht fshirjen e qytetarëve nga adresat ku janë të regjistruar.

Ai trajton, gjithashtu, kufizimet në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike, mosnjohjen e diplomave nga Kosova dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Këto çështje janë përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, e vlerësoi vizitën e kongresistëve amerikanë si një sinjal të rëndësishëm të vëmendjes ndërkombëtare ndaj pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Preshevë

Preshevë

Një ditë më parë, ata qëndruan në Beograd, ku u takuan me sekretaren shtetërore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanoviq.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe SHBA-së, për situatën në rajon, si dhe për pozitën e komunitetit serb në Kosovë.

Po ashtu, ishte planifikuar edhe një takim me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, por ai u anulua.

Më 24 maj, kongresistët amerikanë vizituan edhe Sarajevën, ku theksuan përkushtimin e tyre ndaj Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.

Ata pritet ta vazhdojnë turneun në Ballkan me një vizitë edhe në Kosovë, ku me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, do të takohen më 27 maj.

Cila është pozita e shqiptarëve në Serbi?

Pjesëtarët e komunitetit shqiptar që jetojnë në jug të Serbisë, në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, shpesh kanë ngritur shqetësime për praktika diskriminuese nga autoritetet në Beograd, ndërsa zyrtarët e Qeverisë së Kosovës i kanë mbështetur vazhdimisht pretendimet e tyre.

Kosova u ka ofruar mbështetje në disa fusha, përfshirë bujqësinë, por ka raportuar se Serbia ka penguar realizimin e disa pagesave.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës dhe shteti serb kanë arritur tri marrëveshje në vitet 2001, 2007 dhe 2013, të cilat parashihnin mbrojtjen e të drejtave dhe integrimin e pakicës shqiptare, por zbatimi i tyre ka mbetur i kufizuar.

Integrimi i shqiptarëve në institucione është gjithashtu pjesë e obligimeve të Serbisë në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2022, në Serbi jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe në këtë vend.

Ndërkohë, vendimi i Beogradit për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak ka shkaktuar shqetësim te shqiptarët e kësaj zone, të cilët thonë se kanë përvoja të dhimbshme nga e kaluara.

Në një raport të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi në vitin 2021, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përshkruhen si “peng i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Studentët e Shkupit sot pasdite protestë në ‘Sheshin Skënderbej’- Selmani: Të ngremë zërin për mbrojtjen e gjuhës shqipe

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, Prof. Dr. Bashkim Selmani, pedagog në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tetovës, u shpreh se studentët shqiptarë do të zhvillojnë sot në orën 17:00 protestën e radhës në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Ai theksoi se kjo lëvizje studentore vjen si vazhdimësi e reagimeve të tyre ndaj mungesës së trajtimit të barabartë dhe kufizimeve në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Selmani u shpreh se studentët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe, si dhe mbrojtjen e gjuhës, respektimin e të drejtave të tyre dhe trajtim të barabartë në sistemin juridik dhe arsimor.

Ai shtoi se kjo nismë është një reagim edhe ndaj gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit me të cilin studentët janë përballur, duke theksuar se kërkesa kryesore mbetet garantimi i përdorimit të plotë të gjuhës shqipe në proceset institucionale dhe profesionale.

Pjesë nga deklarata:

Kush e theu këtë barrierë? E theu pikërisht studentët e Shqipërisë dhe studentët e Republikës së Kosovës, si dhe studentët tanë që nuk ikën. Por me protestën që erdhi në Shkup nga Shqipëria dhe Prishtina, ata e sollën gjuhën shqipe dhe shqiptarët, jo gjeografikisht, në Shkup. Dhe kjo është uniteti dhe unifikimi që ne e kemi pritur, dhe jemi të gjithë të gëzuar, sepse tashmë flet rinia. Dhe sot, kur sheh që studentët ngrihen në mbrojtje të gjuhës, shqipja merr vetëm një vlerësim me të cilin ajo sakrificë sot po merr një kahe tjetër. Dhe prandaj i falënderoj të gjithë shqiptarët që i përgjigjen. Po ashtu edhe sot Tiranën zyrtare; për mua sot do të jetë një ditë jashtëzakonisht e lumtur për sa i përket lëvizjes studentore. Dhe nga ana tjetër, do të jetë një ditë e dhimbshme për mua, për arsye se: vallë ku po vuajmë ne si shoqëri? Kush i trajtoi të drejtat tona? Kush abuzoi me të drejtat tona? Dhe pikërisht studentët…

Por ka pasur probleme shumë në aspektin juridik, sepse shqiptarët gjithmonë, edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe kudo, le të themi, kanë një rregull: nga momenti që ju regjistroheni, i fitoni të gjitha të drejtat. Ne jemi i vetmi komb që kemi bërë luftë për të drejtat dhe kemi humbur identitetin kombëtar. Jemi thirrur me një përqindje. Por përqindja nuk është e drejtë natyrore, por është e drejtë statistikore, matematike. Dinjiteti nuk matet me numra. Edhe 1 po të ishte…

Po, patjetër. Jo, por nëse ju na thoni se ne shqiptarët e Maqedonisë jemi 20%, atëherë si i bie kjo? Të marrësh frymë 80% apo 20%? Bie në kundërshtim me të drejtat natyrore. Dhe nga ana tjetër, taksat. Edhe ne ndaj shtetit të Maqedonisë duhet të paguajmë taksa vetëm 20%. Ne të drejta kemi 20%, ndërsa detyrime kemi 100%. Atëherë, ju lutemi, pra ky është problemi, mangësitë juridike ku janë. E dini kur është prishur Marrëveshja e Ohrit? Në aspektin juridik është prishur. Për të pasur një marrëveshje duhen tre elemente bazë: barazia mes palëve dhe garancia. Maqedonasit e kishin armën, ne e kishim armën. Fillon marrëveshja të bëhet, por nuk pati përpilues shqiptar. Dhe elementi i barazisë nuk u sigurua; në momentin që u dorëzuan armët, u prish barazia, sepse ne nuk e siguruam barazinë. Sa ligje do sillni, aq armë sillni. Dhe kjo është mangësi juridike, sepse në Marrëveshjen e Ohrit nuk ka pasur përpilues, por vetëm nënshkrues. Dhe të gjitha këto marrëveshje kanë filluar në aspektin e përgjithshëm, sepse nuk kemi juristë të cilët duhet ta mbrojnë sigurinë juridike. Për shembull, lind një fëmijë, është maqedonas, po e regjistrojmë. Ne nuk e regjistrojmë që është maqedonas. Dhe prandaj Maqedonia nuk ka shqiptarë. Kjo është e keqja, se po të hapim kushtetutën, shihni si shkruan 20%. Por ai 20% nuk është vetëm i shqiptarëve, mund të jetë i romëve dhe të tjerëve. Dhe ky është problemi i shmangies. Ne na kanë nxjerrë nga preambula dhe sovrani. Pra, ne nuk jemi pjesë sovrane. Për të qenë pjesë sovrane, duhet të kesh disa elemente. Ne e kemi pozitën gjeografike nga Struga deri në Likovë, pastrim etnik shqiptar. Kemi mbi 15 komuna juridike që janë pastër me votë shqiptare. Kemi varrezat; varrezat janë prona e shtetit, janë autoktonia. Dhe në këtë rast, pikërisht preambula nuk e njeh këtë autoktoni dhe na ka hedhur në pjesën e minoriteteve. Dhe tani ne po bëjmë luftë në pjesën e minoriteteve dhe themi kush i ka fajet. Jo mor miku, fajin e ka kushtetuta. Dhe prandaj unë kam bërë disa pika dhe çfarë duhet të kërkojnë studentët. Ka tre elemente bazë…

Po, deri tani jo se është, por ka një logjikë për sa i përket kur të rinjtë, kur studentët dhe inteligjenca juridike ngre zërin, por jo në auditor, sepse ne pedagogët nuk i realizuam të drejtat reale që t’ua plotësonim të gjitha ato të drejta, sepse i përmbante legjislacioni. Çfarë ndodhi tani? Studentët kanë dalë në rrugë. Dalja në rrugë do të thotë që ata tashmë i japin një kahe tjetër shtetit. E kanë çliruar kombin nga frika. Nuk frikësohet më shqiptari i Maqedonisë, sepse pikërisht studentët i thanë ndal padrejtësive, ndal abuzimeve, ndal padrejtësive në vlerësim. Nëse një student është me 10 zero-zero, ai duhet të jetë në punë, jo ai me gjashtë. Dhe kjo është disbalanca me të cilën studentët e drejtësisë u thanë ndal padrejtësive në Maqedoninë e Veriut.

Ne nuk kemi ardhur në Tiranë për të kërkuar mëshirë; kemi ardhur për të ndarë shqetësimin dhe për të kërkuar zgjidhje. Gjuha shqipe nuk është vetëm komunikim, është dinjitet dhe e drejtë e barabartë. Të ngremë zërin për mbrojtjen e gjuhës. Apeloj për maqedonasit që gjuha shqipe, krahas gjuhës maqedonase, e zbukuron gjuhën maqedonase. Sot, në orën 17:00, në Sheshin “Skënderbej”.

Kongresistët amerikanë vizitojnë Preshevën mes shqetësimeve për të drejtat e shqiptarëve në Serbi

Preshevë, 26 maj 2026.

 

Sandra Cvetkoviq

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Keith Self nga radhët e republikanëve dhe Suhas Subramanyam nga demokratët, po qëndrojnë sot në Preshevë, ku po takohen me përfaqësues të pushtetit lokal, partive politike shqiptare dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Vizita në këtë qytet në jug të Serbisë, të banuar me shumicë shqiptare, vjen pasi, në fillim të këtij viti, Komiteti për Politikë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi një projektligj, që i kërkonte sekretarit amerikan të Shtetit të përgatiste një raport gjithëpërfshirës për pozitën e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Projektligji, i iniciuar nga kongresisti Keith Self, parashikon shqyrtimin e disa çështjeve që lidhen me pakicën shqiptare në Serbi, përfshirë pasivizimin e adresave, përkatësisht fshirjen e qytetarëve nga adresat ku janë të regjistruar.

Ai trajton, gjithashtu, kufizimet në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike, mosnjohjen e diplomave nga Kosova dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Këto çështje janë përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, e vlerësoi vizitën e kongresistëve amerikanë si një sinjal të rëndësishëm të vëmendjes ndërkombëtare ndaj pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Preshevë

Preshevë

Një ditë më parë, ata qëndruan në Beograd, ku u takuan me sekretaren shtetërore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanoviq.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe SHBA-së, për situatën në rajon, si dhe për pozitën e komunitetit serb në Kosovë.

Po ashtu, ishte planifikuar edhe një takim me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, por ai u anulua.

Më 24 maj, kongresistët amerikanë vizituan edhe Sarajevën, ku theksuan përkushtimin e tyre ndaj Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.

Ata pritet ta vazhdojnë turneun në Ballkan me një vizitë edhe në Kosovë, ku me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, do të takohen më 27 maj.

Cila është pozita e shqiptarëve në Serbi?

Pjesëtarët e komunitetit shqiptar që jetojnë në jug të Serbisë, në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, shpesh kanë ngritur shqetësime për praktika diskriminuese nga autoritetet në Beograd, ndërsa zyrtarët e Qeverisë së Kosovës i kanë mbështetur vazhdimisht pretendimet e tyre.

Kosova u ka ofruar mbështetje në disa fusha, përfshirë bujqësinë, por ka raportuar se Serbia ka penguar realizimin e disa pagesave.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës dhe shteti serb kanë arritur tri marrëveshje në vitet 2001, 2007 dhe 2013, të cilat parashihnin mbrojtjen e të drejtave dhe integrimin e pakicës shqiptare, por zbatimi i tyre ka mbetur i kufizuar.

Integrimi i shqiptarëve në institucione është gjithashtu pjesë e obligimeve të Serbisë në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2022, në Serbi jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe në këtë vend.

Ndërkohë, vendimi i Beogradit për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak ka shkaktuar shqetësim te shqiptarët e kësaj zone, të cilët thonë se kanë përvoja të dhimbshme nga e kaluara.

Në një raport të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi në vitin 2021, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përshkruhen si “peng i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

(Video) THIRRJE PËR MEDIAN! – Ndërgjegjësism Qytetar për Pishë Poron – Pasqyroni protestën 26 Maj nën thirrjen “NDALONI MASAKRËN NË VJOSË–NARTË!”

PPNEA – Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri bën thirrje:

“Të nderuar përfaqësues të medias,


ju ftojmë të na bashkoheni dhe të pasqyroni protestën kundër shkatërrimit që po vazhdon në Peizazhin e Mbrojtur Pishë Poro–Nartë.

Nën thirrjen “NDALONI MASAKRËN NË VJOSË–NARTË!”, qytetarë, aktivistë dhe organizata do të mblidhen për të kërkuar ndalimin e menjëhershëm të ndërhyrjeve shkatërruese në një nga ekosistemet më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë.

Ditën e nesërme, më 26 Maj 2026, në orën 14:00, do të protestojmë para Ministrisë së Mjedisit, Tiranë.

Masakra në zemër të Vjosë–Nartës po vazhdon, ndërsa institucionet heshtin dhe shmangin përgjegjësinë. Përmes kësaj proteste do t’i kërkojmë Ministrisë së Mjedisit të ndërhyjë urgjentisht dhe të detyrojë institucionet përgjegjëse të ndalojnë shkatërrimin e Zonës së Mbrojtur.

Prania dhe pasqyrimi juaj mediatik është thelbësor për të ngritur zërin publik dhe për të sjellë vëmendje ndaj kësaj çështjeje me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Some Questions for the Newspaper “Sot” from the “Save Vlora” Grouping By Laureta Petoshati & Gëzim Zilja

(On behalf of the “Save Vlora” Grouping)

To destroy protected areas, to give away Albanian territory, to violate state laws, to treat the sea and coastline as private property, and then accuse protesters of being “Greek spies,” is diversion and an insult to citizens.

The Prime Minister carried out the same kind of diversion with Flag Square, which he disfigured, damaging the symbolism and historical identity of Vlora.

Albanian law is very clear regarding the status of the coastline and the citizens’ right to use it freely.

The Constitution of the Republic of Albania and the Civil Code define the coastline, the sand, and territorial waters as inalienable public property.

Law No. 107/2014 “On Territorial Planning and Development,” as amended, prohibits construction, fencing, or obstacles that violate the public interest and citizens’ free access.

Law No. 93/2015 “On Tourism,” as amended, requires the preservation of public spaces on beaches and guarantees free access to the coastline.

Regulations on beach administration establish that part of the beach must remain public and free of charge, while private entities do not have the right to block access to the sea or prevent citizens from moving freely.

Any fence, blockage, or treatment of the coastline as private property constitutes a legal violation and should carry administrative and criminal responsibility.

Therefore, protesting to defend the coastline and the law is not espionage. It is a civic right and a defense of the public interest.

This is how other European countries act, such as Italy: even in the case of Donald Trump Jr., investigations were opened and public debate arose over alleged violations in protected areas and hunting laws, showing that the law is enforced and there are no exceptions for anyone.

Meanwhile, in Albania, in sensitive areas such as Zvernec and Dalan, which are habitats for flamingos and important parts of protected ecosystems, citizens are raising concerns that the law is not being applied with the same standards and force for everyone.

Therefore, the question for the newspaper “Sot” remains: is it normal for citizens who demand the enforcement of the law to be labeled and smeared, while transparency and accountability are lacking for actions affecting public property? Should the law in Albania close its eyes when sons-in-law or relatives of American presidents seek favors or special treatment? And if such cases continue repeatedly without being stopped, what will remain of Albania?

Here is also what the historian and patriot Eleni Kocaqi writes:

“The Albanian government must urgently inform the public about who has fenced off an inalienable public space in Vlora, which is the absolute property of the Albanian people. The coastline, the seabed, riverbeds, lakes, and reservoirs, together with the water itself, are the absolute property of the people and can neither be sold, bought, nor privatized. They are for common use and belong to all the people. If the government has signed any contract, it must make it public and clearly specify what benefits the people will receive from this investment. The law does not allow the sea to be fenced off, and those responsible must bear criminal liability. The justice authorities should begin criminal proceedings on this matter.”

These are the arguments of a historian and a lawyer, but since many of us in that protest and in the “Save Vlora” initiative are from Dukat and Vlora, and have relatives, grandparents, and great-grandparents who fought and gave their lives in the struggle against Greek chauvinism, we ask these questions:

If influential foreign figures, such as Jared Kushner, are involved in major development projects in Albania, who guarantees that decision-making will not violate Albanian law and the public interest?

Is there full transparency regarding these projects and the people behind them, or does Albania risk being treated as a place where legal standards can be relativized because of names and political connections?

And the question for the newspaper “Sot” remains: is it normal for citizens demanding the enforcement of the law to be labeled and smeared, while full transparency is missing regarding decisions that affect public property?

In the end, a shared question arises for the newspaper and its readers: is this truly about full transparency regarding the real names of investors and decision-makers behind these projects, or about hidden structures of interest operating behind public figures and seeking benefits at the expense of the public interest?

 

 

 

Kongresistët amerikanë në Ballkan, vizitë edhe në Kosovë

Radio Evropa e Lirë

Dy kongresistët amerikanë, republikani Keith Self dhe demokrati Suhas Subramanyam, do të qëndrojnë sot në Serbi, ku do të vizitojnë edhe Luginën e Preshevës, të banuar me shumicë shqiptare.

Ata do të priten nga kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, në Beograd, prej ku do të shkojnë edhe në Preshevë.

Kryetarja e kësaj komune në jug të Serbisë, Ardita Sinani, shkroi në profilin e saj në Facebook se “Presheva mirëpret delegacionin e Kongresit amerikan”.

“Një moment historik për Luginën”, sipas saj.

Me iniciativën e kongresistit Self, anëtarët e Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratuan në janar të këtij viti një projektligj, që i kërkonte sekretarit amerikan të Shtetit të përgatiste një raport gjithëpërfshirës për pozitën e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në vitin 2022.

Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – që përfshin Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.

Një ditë më herët, Self dhe Subramanyam qëndruan në Sarajevë, ku takuan përfaqësuesit e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës.

Atje diskutuan për “mënyrat për të forcuar partneritetin dypalësh dhe për të mbështetur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

Përmes një postimi në platformën X, Ambasada amerikane në Sarajevë nënvizoi se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.

Në mesazhin e publikuar nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar (OHR) në Bosnje dhe Hercegovinë me rastin e vizitës së kongresistëve, u theksua po ashtu rëndësia e angazhimit amerikan ndaj Marrëveshjes së Dejtonit.

Dy kongresistët u takuan me zëvendëspërfaqësuesin e parë të lartë, Louis Crishock, “për të diskutuar situatën politike në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Delegacioni i kongresistëve amerikanë pritet të qëndrojë në Kosovë të martën.

Javën e kaluar, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se ka zhvilluar një takim virtual me një grup kongresistësh, në mesin e tyre edhe Self.

“Bashkëpunimi dypalësh në mbrojtje midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është më i fortë se kurrë. Kjo, kryesisht, për shkak të mbështetjes dërrmuese dypartiake që Kosova gëzon në Kongresin e SHBA-së”, shkroi Kurti në X, pas asaj bisede.

Në fund të prillit, Self, bashkë me kolegët e tij, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, propozuan një rezolutë që synon ta shtyjë përpara rrugën e Kosovës drejt NATO-s.

Rezoluta me mbështetje dypartiake thekson, mes tjerash, se “qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa shumetnike përbëjnë një argument bindës për anëtarësimin në NATO”.

Public Statement of the LQSA Board of Directors on Kosova: We urge opposition political leaders to reject the language of hatred

Ever since the process of electing a new President began in Prishtina in March, attacks against Kosova Prime Minister Albin Kurti have accelerated.  Our Albanian American Civic League Board of Directors, along with everyone who cares about the future of Kosova and the Western Balkans, have found this devastating.

Kosova’s historically unique and important reality—different religions living side by side in harmony for centuries—is in danger of being dismantled, because some smaller political parties want to undemocratically seize power and claim importance on the international stage at all costs.

This is not only at the expense of Kosova, but ultimately at the expense of the Western Balkans for which, until recently, Kosova has been the leading positive force in the region.

In addition, and as the Albanian American Civic League Board has articulated many times, if Prime Minister Kurti’s rightful insistence on Serbia’s recognition before he sits down at the negotiating table with Sebian President Aleksandar Vucic is overrun, Kosova will become a failed state.  It will be chopped up, and Russian and Chinese incursion will follow.

This is why it is critical for all Kosovar political parties to put aside their feuding and personal quest for power. We urge opposition political leaders to reject the language of hatred toward one another and respect the will of the people.

After so much suffering by Kosovars over twenty years to achieve independence and freedom from Serbia in 2008, it is tragic to confront in 2026 internal dissention and at a time when Europe is under threat. Consolidation around Prime Minister Kurti and his coalition parties is paramount.

Deklarata Publike e Bordit të Drejtorëve të LQShA-së mbi Kosovën: Ne i nxisim udhëheqësit politikë të opozitës të hedhin poshtë gjuhën e urrejtjes

Që kur filloi procesi i zgjedhjes së Presidenti të ri në Prishtinë në mars, sulmet kundër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, janë përshpejtuar. Bordi i Drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, së bashku me të gjithë ata që kujdesen për të ardhmen e Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor, këtë e kanë gjetur shkatërruese.

Realiteti historikisht unik dhe i rëndësishëm i Kosovës – me fe të ndryshme që jetojnë krah për krah në harmoni me shekuj – është në rrezik të çmontohet, sepse disa parti më të vogla politike duan të marrin pushtetin në mënyrë jodemokratike dhe të pretendojnë rendësin e tyre në skenën ndërkombëtare me çdo kusht.

Kjo nuk është vetëm në llogari të Kosovës, por në fund të fundit edhe në llogari të Ballkanit Perëndimor për të cilin, deri vonë, Kosova ka qenë forca kryesore pozitive në rajon.

Për më tepër, dhe sikur që e ka theksuar shumë herë edhe Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, nëse nuk merret parasysh këmbëngulja e drejtë e Kryeministrit Kurti për njohjen nga Serbia përpara se ai të ulet në tryezën e negociatave me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Kosova do të bëhet një shtet i dështuar. Do të copëtohet dhe do të pasojë pushtimi rus dhe kinez.

Kjo është arsyeja pse është thelbësore që të gjitha partitë politike kosovare të lënë mënjanë grindjet dhe përpjekjet e tyre personale për pushtet. Ne i nxisim udhëheqësit politikë të opozitës të hedhin poshtë gjuhën e urrejtjes ndaj njëri-tjetrit dhe të respektojnë vullnetin e popullit.

Pas kaq shumë vuajtjesh nga kosovarët gjatë njëzet viteve për të arritur pavarësinë dhe lirinë nga Serbia në vitin 2008, është tragjike që në vitin 2026 të ketë përballje me përçarje të brendshme dhe atë në një kohë kur Evropa është nën kërcënim. Konsolidimi rreth kryeministrit Kurti dhe partive të tij të koalicionit është parësor.


Send this to a friend